8
MAJ - GUSHT 2012 MAJ - GUSHT 2012 Shqipëria në Lojërat Paralimpike Londër 2012 18 Maj Dita Olimpike 2012 Gjirokastër Dita Olimpike në shkollën Harry Fultz 4 Qershor - Takim KOKSH/ MTKRS/Federata për Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013” 12 Qershor - Tryezë e rrumbullakët “Sporti dhe gjithëpërfshirja” Kurse lokale të administratorëve sportive, 13-15 Qershor, Korçë 20–22 Qershor, Kursi i Admini- stratorëve Sportive të FSHV / FSHB Aktivitete të Federatave Lojërat Olimpike LONDËR 2012 ALBANIA KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR

Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

  • Upload
    lyhanh

  • View
    226

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

MAJ - GUSHT 2012MAJ - GUSHT 2012

Shqipëria në Lojërat Paralimpike Londër 201218 MajDita Olimpike 2012 GjirokastërDita Olimpike në shkollën Harry Fultz

4 Qershor - Takim KOKSH/MTKRS/Federata për Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”12 Qershor - Tryezë e rrumbullakët “Sporti dhe gjithëpërfshirja”

Kurse lokale të administratorëve sportive, 13-15 Qershor, Korçë20–22 Qershor, Kursi i Admini-stratorëve Sportive të FSHV / FSHBAktivitete të Federatave

Lojërat OlimpikeLONDËR 2012

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR

Page 2: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR MAJ - GUSHT 2012

Shqipëria për herë të parë në Lojrat Paralimpike

Në datat 29 Gusht – 9 Shtator 2012, u zhvilluan Lojërat Paralimpike “Londër 2012”. Pas përfundimit të Lojërave Olimpike të cilat u mbyllën me datë 12 Gusht, sfidat për Ekipin Shqipëtar do të vazhdojnë ende.

Ai që do të përfaqësojë vendin tonë në këto Lojëra do të jetë sportisti Haki Doku, i cili do të garojë në disiplinën e Ciklizmit.

Haki Doku ka lindur në Krujë, 18.06.1969, aktuali-sht banues në Milano, i licensuar pranë Klubit Spor-tiv Rancilio, Parabiago Itali.

Me mbështetjen e Komitetit Olimpik si dhe të dy partnerëve të tjerë British Council dhe Fondacioni Vodafone Albania , u bë e mundur pjesëmarrja pë here të parë e Shqipërisë në këto Lojëra. Hakiu për-faqësoi realizimin e ëndrrës Olimpike të sportistëve paralimpik shqiptar.

Në pjesëmarrjen e tij të parë Olimpike në “Londër 2012” ai mori pjesë në dy gara: kronometër indivi-dual për kategorinë H2 handbike, në të cilën zuri vendin e 14-të, me kohën 33’23’’77.00 për 16km xhiro, si dhe gara e rrugës për kategorinë H2, në renditjen përfundimtare të së cilës u rendit i 13-ti.

Page 3: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

32

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

18 Maj - Dita Olimpike 2012 Gjirokastër

Në datë 18 Maj 2012, qyteti i Gjirokastrës

mirëpriti Ditën Olimpike të Vrapimit 2012. Për të festuar këtë aktivitet Olimpik, sportiv dhe artistik morën pjesë më shumë se 1400 nxënës të ardhur nga nga të gjitha qytetet e Qarkut të Gjirokastrës (Tepelenë, Përmet, Gjirokastër) si dhe fshatrat përreth. Ky aktivi-tet u organizua falë partneritetit të Drejtorisë Arsimore Rajonale të Gjirokastrës, e cila ki-shte marrë të gjitha masat për organizimin e saj, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar si dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Aktivitetin e përshëndeti edhe znj. Nora Malaj, zv. Ministre e Arsimit, si dhe z. Arjan Pano, Drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajona-le theksoi se këto aktivitete të mirëpritura në qytetin e Gjirokastrës janë një model i mirë për fëmijët dhe ndikojnë në integrimin dhe miqësinë e nxënësve.

Aktiviteti u mbyll në atmosferën e gëzueshme në qendër të qytetit duke u shndërruar në një festë e cila e veshi qytetin me ngjyrat Olimpike,

Dita Olimpike në shkollën Harry Fultz

Shkolla e mesme Harry Fultz ka zhvilluar me datë 26 Maj 2012 Ditën Olimpike. Kjo ditë ka qenë finalizimi i aktiviteteve sportive që kjo shkollë ka zhvilluar përgjatë gjithë vi-tit. Në të morën pjesë rreth 490 nxënës. Me një vrapim në am-bjentet e shkollës u ndez Flaka Olimpike duke u shoqëruar nga gru-pi aerobik i vajzave të shkollës dhe krijimi i gërmave FULTZ nga këta nxënës me unifor-mat e dhuruara nga KOKSH. Më pas, ekipet e shkollës kanë zhvilluar ndeshje volejbolli dhe basketbolli. Në fund, nxënësit dhe klasat fituese u kurorëzuan me kupa dhe diploma nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës.

Page 4: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

SHQIPËRIA NË LOJËRAT OLIMPIKE"LONDËR 2012"

Sportisti Sporti Disiplina Rezultati Renditja

Noel Borshi Not F 100m Flutur 1:05.49 sek 40-ta/42 garues

Arben Kucana Qitje M 10m Air Pistol 577 pike 20-ti/44 garues

Majlinda Kelmendi Xhudo F 52kg

Raundi eliminitaor

16-she9-ta/23 garues

Romela Begaj Peshengritje F 58kgShk.101kg; Sht.115kg; Total 216

11-ta/19 garues

Briken Calja Peshengritje M 69kgShk. 143kg; Sht. 177kg; Total 320 kg

9-ti/24 garues

Daniel Godelli Peshengritje M 69kg DNF, W Nuk e mbaroi garen Nuk u klasifikua

Sidni Hoxha Not M 100m Stil i lire 51.11 sek 37-ti/56 garues

Adriatik Hoxha Atletike M Hedhje gjyle 17.58m 37

Endri Karina Peshengritje M 94kgShk. 155kg; Sht.

195kg; Total 350kg

14-ti/21 garues

Arben Kucana Qitje M 50m Pistol 524 pike 37-ti/38 garues

Klodiana Shala Nuk konkuroi

Rezultatet e pjesëmarrjes së Ekipit Olimpik Shqiptar

Page 5: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

SHQIPËRIA NË LOJËRAT OLIMPIKE"LONDËR 2012"

Endri Karina

Daniel Godelli

Ormela Begaj

Briken Calja

Adriatik Hoxha

Majlinda Kelmendi

Arben Kuçana

Noel Borshi

Sidni Hoxha

Sportisti Sporti Disiplina Rezultati Renditja

Noel Borshi Not F 100m Flutur 1:05.49 sek 40-ta/42 garues

Arben Kucana Qitje M 10m Air Pistol 577 pike 20-ti/44 garues

Majlinda Kelmendi Xhudo F 52kg

Raundi eliminitaor

16-she9-ta/23 garues

Romela Begaj Peshengritje F 58kgShk.101kg; Sht.115kg; Total 216

11-ta/19 garues

Briken Calja Peshengritje M 69kgShk. 143kg; Sht. 177kg; Total 320 kg

9-ti/24 garues

Daniel Godelli Peshengritje M 69kg DNF, W Nuk e mbaroi garen Nuk u klasifikua

Sidni Hoxha Not M 100m Stil i lire 51.11 sek 37-ti/56 garues

Adriatik Hoxha Atletike M Hedhje gjyle 17.58m 37

Endri Karina Peshengritje M 94kgShk. 155kg; Sht.

195kg; Total 350kg

14-ti/21 garues

Arben Kucana Qitje M 50m Pistol 524 pike 37-ti/38 garues

Klodiana Shala Nuk konkuroi

Page 6: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013” Jemi vonë, herët apo në kohë?!

Me datë 4 Qershor 2012, Komisioni Teknik i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqip-tar organizoi një takim me përfaqësues të Federatave të sporteve individuale që bëjnë pjesë në progamin sportiv të Lojrave Mesdhetare 2013 që organizohen në qyte-tin e Mersinit në Turqi.

Mbledhja e thirrur sot nga Komisioni Teknik ishte vetëm një takim i përbashkët paraprak i KOKSH, MTKRS dhe Federatat

Sportive me qëllim që të sensibilizoheshin Federatat sportive për të përfshirë në axhendën e tyre të kalendarit dhe buxhetit për vititn 2013 edhe Lojrat Mesdhetare të cilat për Shqipërinë tashmë pjesëmarrja është bërë një traditë.

Përfaqësuesit e Federatave u shprehën se do ta kenë në konsideratë pjesëmarrjen në këto lojra pasi për të gjithë, mbas Lojrave Olimpike për nga ana e rëndësisë janë Lojrat Mesdhetare. Paraprakisht të gjithë përfaqësuesit e Federatave e konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre por problem më i madh i tyre mbetet ana financiare. Për Shqipërinë ky është një oportunitet për të shfaqur vlerat sportive por nga ana tjetër për sportistët këto lojra janë një vitrinë e mirë si për të përfituar por edhe për të dhënë rezultate domethënëse me medalje apo vende podi. Mendojmë se jemi në kohën e duhur për të mos thënë vonë për të marrë masat dhe bërë përgatitjet e duhura që Shqipëria të ketë objektiva dhe pritshmëri në Lojrat Mesdhetare Mersin 2013. Përgatitja e këtij ekipi mesdhetar do të jetë trampolinë për Lojrat e ardhshme Olimpike verore Rio 2016.

Palët u shprehën me interes të madh për të marrë pjesë në këto lojra, dhe konkluduan se është mjaft e rëndësishme të realizohet një bashkëpunim në sinergji të plotë që të përmbushim objektivat tona për rezultate dhe përfaqësim dinjitoz.

zhvilluar në kuadër të javës “Promovojmë Gjithëpërfshirjen”, në partneritet me Vodafone Alba-nia Foundation, MTKRS dhe British Council, në ambientet e Tirana International Hotel.

Kjo inciativë u përshëndet nga: Znj. Aida Bërxholli, Drejtore e British Council Albania, e cila informoi të pranishmit në lidhje me rezultatet e projektit “Lëvizja Paralimpike Shiptare”, si dhe Zv. Ministri i MTKRS Z. Bajaziti, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello, dhe zv. Rektori i UST z. Arben Kacurri.

Tryeza ngriti diskutime për cështjet në lidhje me: Krijimin e strukturave për një mbështetje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara, të inkuadruar në shoqata të ndryshme si;. Komi-teti Paralimpik, Olimpiku special, Forumi Rinor i personave me aftësi të kufizuara. Eksperiencat pozitive të sportistëve Paralimpikë i përcolli për të pranishmit z. Doku dhe nga personat me aftësi të kufizuara që ishin në sallë

ALBANIA

KOMITETI OLIMPIK KOMBETAR SHQIPTAR MAJ - GUSHT 2012

12 Qershor - Tryezë e rrumbullakët “Sporti dhe gjithëpërfshirja”KOKSH ishte promotor i tryezës së

rrumbullakët “Sporti dhe Gjithëpërfshirja”

Page 7: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

13-15 Qershor Korçë

KOKSH në datat 13-14-15 Qershor or-ganizoi në qytetin e Korçës Kursin Rajonal të Administratorëve Sportivë.

Realizimi i kursit u bë i mundur falë bashkëpunimit të KOKSH me Bashkinë e Korçës, Klubit Shumësportësh “Skënder-beu” dhe DAR Korçë. Në të morën pjesë mbi 20 specialistë nga Korça, Bilishti dhe Pogradeci,duke përfaqësuar institucionet e lartëpërmendura.

Z.Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH theksoi angazhimin e KOKSH për ofrimin në vazhdim të të tillave trajnimeve si dhe bashkëpunimin e frytshëm me Klu-bin Shumësportësh Skënderbeu .

Programi i kursit u bazua në administrimin dhe menaxhimin sportiv. Në të u trajtuan tema si: Lëvizja Olimpike; Fair Play, Vle-rat dhe Sjellja Etike në Sport; Menaxhim, Lidershipi, Qeverisja, Zgjidhja e probleme-ve, Vendimmarrja, Vlerësimi, Komuniki-mi, Organizimi Eventeve te Rëndësishme Olimpike, Menaxhimi Burimeve Njerezore, Andidopingu dhe Mjekësia sportive etj.

Pjesëmarrësit në kurs u përfshinë në një sërë detyrash praktike të realizuara gjatë punës në grupe apo individualisht.

20–22 Qershor Kursi i Administratorëve Sportive me specialistë të Volejbollit/Basketbollit

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi në datat filloi 20-22 Qershor, në qytetin e Tiranës Kursin e Administra-torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH; z. Korab Llazani, Sekretar i Përgjithshëm i FSHB dhe z. Gjergj Pishta-ri, Specialist pranë FSHV.

Rreth 23 pjesëmarrës nga pozicione dhe funksione të ndryshme pranë klubeve apo shoqatave sportive u bënë pjesë e trajnimit me një program të ngjeshur mbi menaxhi-min dhe administrimin sportiv, si dhe tema të tjera më specifike.

Temat e zhvilluara ishin mbi struktu-rat e Lëvizjes Olimpike, manaxhimin dhe ambjentin operues të organizatave sporti-ve, etj.

Pjesëmarrësit, në fund të kursit u pajisën me Manualin e Administratorëve Sportivë, botim i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kurse lokale të administratorëve sportive

K O K S H InformacioneK O K S H Informacione

76

12 Qershor - Tryezë e rrumbullakët “Sporti dhe gjithëpërfshirja”

Page 8: Lojërat Olimpike LONDËR 2012torëve Sportivë me specialistë të volejbollit dhe basketbollit. Në ceremoninë e hapjes përshëndetën z ... në Kupën e organizuar në Shqipëri

Mitingu Ndërkombëtar i Atletikës “Pietro Mennea”24 Maj 2012 Federata Shqiptare e Atletikës mbështetur nga Komiteti Olimpik organizoi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës “Pietro Mennea”, në të cilën morën pjesë rreth 150 atlete femra dhe meshkuj nga të cilët 40 vetëm nga vendet e Ballkanit në 7 disiplina të ndryshme. Kampjoni i Botës Pietro Mennea ishte present në Kupën e organizuar në Shqipëri për nder të tij dhe u shpreh se ishte i nderuar dhe i suprizuar që i është vënë emri i tij një aktiviteti të tillë të rëndësishëm. Akademia Olimpike ShqiptareU zhvillua në Olimpia të Greqisë më 24 – 31 Maj 2012 Sesioni i 11-të i AON për Presidentë ose Drejtorë të AOK dhe për zyrtarë të KOK . Shqipëria u përfaqësua në këtë sesion nga z. Përparim Ferunaj Drejtor i AOSH dhe znj. Junida Pogoni specialiste për Edukimin Olimpik në KOKSH. Ndërsa në datat 16-30 Qershor 2012 u mbajt -Sesioni i 52 Ndërkombëtar për të Rinjtë i IOA dhe tema kryesore e Se-sionin ishte “Olimpizmi” - Përmirësimi i parimeve të Demokracisë nëpërmjet rrugës së Lëvizjes Olimpike. Mori pjesë Gridi Sokoli studente në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në Departamentin e Edukimit Fizik pasi u përzgjodh nga KOKSH si konkurentja që kishte pregatitur esenë më të mirë mbi Olimpizmin.

Federata Shqiptare e TaekwondosFederata Shqiptare Taekwondo World, në bashkëpunim me KOKSH, organizoi Seminarin e II-të mbi “Trajnimin e Trajnerëve dhe Gjyqtareve” në datata 08-09 Qershor 2012, në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës. Për sa i përket fushës së demostrimit, Mjeshter i Madh Kim Yong Ki, 8 Dan WTF trasmetoi dije të thelluara në demostrimin poomsae.Seminari u zhvillua në dy ditë, duke mbuluar 4 module gjithsej,të cilat trajtuan tema teorike dhe seanca praktike.

Federata Shqiptare e XhudosNë datat 16-17 Qershor 2012 në Qendrën Sportive “Rinia” Kamëz, Federata Shqiptare e Xhudos në Bashkëpunim me KOKSH realizuan Kursin 2-ditor të trajnimit për trajnerë.Përveç trajnerëve pjesëmarrës, të ftuar ishin edhe gjyqtarë, sportistë elitarq dhe drejtuesit e FSHJ.I gjithë kursi u zhvil-lua në formën e diskutimit dhe bashkëbisedimit. U trajtuan tema teorike dhe veprime praktike në tapet:Është hera e parë që FSHJ pajis trainerët me liçensë për ushtrim aktiviteti. Të gjithë pjesëmarrësve iu shpërnda nga një DVD dhe materialet e diskutuara gjatë kursit.

Aktivitete të federatave