36
www.diaspora.com.gr NUMRI 02, PRILL - QERSHOR 2011 | Revistë tremujore social-informative e diasporës shqiptare në Greqi | SHPËRNDAHET FALAS

Diaspora nr 2 Shqip

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Reviste social-informative e disapores shqiptare ne Greqi

Citation preview

Page 1: Diaspora nr 2 Shqip

www.diaspora.com.grN UM R I 0 2 , P R I L L - Q E R S H O R 2 0 1 1 | R e v i s të t re m u j o re s o c i a l - i n fo r m at i ve e d i a s p o rë s s h q i p t a re n ë G re q i | S H P Ë R N DA H E T FA L A S

Page 2: Diaspora nr 2 Shqip
Page 3: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|1

PËRMBAJTJA

4 Briefing

8 WHO IS WHO: Jorgos Papandreu

10 WHO IS WHO: Vladimir Vladimiroviç Putin

12 INTERVISTA: Ambasadori Dashnor Dervishi

17 INTERVISTA: Leka II Zogu

20 PERSONALITETE: Niko Peleshi

22 PERSONALITETE: Andrea Mano

25 SOCIALE: Thessaloniki 2014

27 DOKUMENTACIONE: Subvencionimi i Qirasë 2011

29 DOKUMENTACIONE: Pensionet e OGA-së

30 WHO IS WHO: Oprah Winfrey

32 Argëtim

DIASPORAAristotelous 1454623 ThessalonikiGreece

Për deklarata shtypi, artikuj, fotografi, tekste dhe për çdo lloj tjetër lajmërimi apo informacioni për publikim mund të kontaktoni nëpërmjet:

Telefon: (0030) 2310280449Faks: (0030) 2310280449e-mail: [email protected]

Mënyra e ShpërndarjesNë të gjithë Greqinë nëpërmjet shërbimit postar ose në pika të posaçme

NDALOHET SHITJA E REVISTËS

Pronar-Botues-Drejtor i PërgjithshëmAleks K. Buda

Përgjegjëse e Redaksisë Kozeta Buda

Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhënieve me PublikunFotini Dhimitri

Kontakt me Sektorin e [email protected]. 6944843087

Përgjegjëse për Revistën në AthinëSofia Buda(0030) 6984671573

Përgjegjës për Revistën në ShqipëriJuxhin Çili(00355) 0-694076596

Përkthyes Adjola ShtembariJonisa Lici

Përgjegjës për Versionin ElektronikLeonard ShtikaMario Shtika

PrintimiPsaras Th. – Andoniadhis I. O.EN. Redhestos, Tel. 2310466776

Ndalohet ripublikimi, ripërtëritja e plotë ose e pjesshme, përpunimi, interpretimi i përmbajtjes të çdo botimi me cilëndo mënyrë pa miratim e mëparshëm me shkrim.

Page 4: Diaspora nr 2 Shqip

2|diaspora

| nga Aleks K. Buda

Kemi kënaqësinë që t’ju paraqesim botimin e dytë të Revistës Diaspora, me besimin e të gjithë stafit se do të jetë një hap më

shumë drejt konfirmimit të saj në komunitetin e diasporës shqiptare në Greqi.

Një hap akoma më afër nevojave për të mundësuar trajtimin e temave të rëndësishme dhe që prekin realitetin tonë. Një realitet i cili na përball me sfidat dhe problemet e këtij shteti dhe që drejtpër-drejt ndikon në mirëqenien, në jetën e përditshme dhe të ardhmen e familjeve tona. Në një kohë kur të gjithë ne ndodhemi në mes të një udhëkryqi, midis krizave të vendit ku jetojmë dhe vendit nga kemi prejardhjen, midis krizës financiare të Greqisë dhe asaj post-tranzitore të Shqipërisë, midis vështirësive ekonomike dhe pasigurisë.

Në të gjithë këtë hapësirë, do përpiqemi që të transmetojmë tek lexuesit mesazhet e shpresës, mesazhet e njerëzve që dëshirojnë dhe kanë mundësitë të sjellin ndryshime të mëdha dhe që mund të ndikojnë konsiderueshëm në jetët tona. Njerëz që na frymëzojnë dhe na mbushin me energji për të vazhduar, për të insistuar realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve. Njerëz të cilët nuk i kemi zbuluar ende por që mbartin brenda tyre talente të mëdha dhe që do të luajnë rol pro-tagonist në të ardhmen. Krijimtarë që na mësojnë rrugë të reja dhe na mbushin me optimizëm.

Në këtë revistë gjithçka që shkruhet, çdo reportazh, çdo intervistë, çdo artikull i përgjigjet pyetjes: Çfarë ka mësuar ky person nga jeta dhe çfarë mund të mësoj unë prej tij? Pra kushdo që arrin të referohet në këto fletë, nënkupton se në atë që bën, botën që përfaqëson është midis protagonistëve. Për këtë nuk është e nevojshme që gjithmonë dikush të jetë i suksesshëm apo më i miri, mjafton që përpjekja të jetë e madhe. Vullneti dhe këmbëngulja janë elementët kryesorë, për-ballja me ulje-ngritjet dhe zhgënjimet për çdo sukses të vogël. Këtu ndodhet një mësim i vogël jete, një mësim për të gjithë ne.

Nuk ngulitemi tek suksesi dhe as tek koleksionimi i historive të suksesshme. Përqendrohemi tek ndjenjat, tek pasioni dhe rrethanat përcaktuese prapa çdo iniciative. Qëllimi jonë është që lexuesi pasi të shfletojë këto faqe të gjejë një përgjigje që mbart vlera dhe të jetë më i ndërgjegjësuar dhe i frymëzuar për ide dhe iniciativa të reja. Të bëhet një qytetar më aktiv dhe më i vlefshëm për shoqërinë. Të mund të kontribuojë pak më shumë, për të na çuar pak më përpara. Të më-sojë nga sukseset dhe dështimet, nga realizimi i premtimeve dhe zh-gënjimit dhe në fund të bëjë zgjedhjet e tij.

Duke vëzhguar, dëgjuar dhe lexuar- krahasojmë, provojmë dhe mësojmë mënyra sesi mund të bëjmë jetën tonë më të mirë. Pra kjo është esenca të cilën synojmë të ofrojmë dhe shpresojmë se do të sjellim tek ju me DIASPORËN, revistën e parë që ndahet falas tek lex-uesi shqiptar në Greqi.

Keni një histori për të treguar? Mendoni se historia juaj është e për-shtatshme për tu publikuar në Revistën DIASPORA dhe ja vlen që të lexohet nga 8.500 lexuesit e saj, në të cilët shpërn-dahet falas?

Atëherë shkruani në adresën [email protected] ose dërgoni letër në adresën:DIASPORA, Aristotelous 14, T.K 546 23, Thessaloniki – Greece.

Page 5: Diaspora nr 2 Shqip

(TOLL FREE)

C

M

Y

CM

MY

CY

CMY

K

DIASPORA_albanian magazine.pdf 1 14.04.2011 18:40:47

Page 6: Diaspora nr 2 Shqip

4|diaspora

w w w . d i a s p o r a .c o m . g r

BRIEFING |

Bazuar në të dhënat e Shërbimit Statistikor Shqiptar, numri i të huajve që vizituan vendin 6 mujorin e parë të vitit 2010 (nuk përfshihen emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit), kap shifrën e 549.105 persona, domethënë 26.908 vizitorë më shumë, duke shënuar rritje të nivelit prej 5,2%, në lidhje me po të njëjtën periudhë të vitit 2009 (dhe 7,7% kundrejt gjashtëmujorit të parë të vitit 2006). Për sa i përket ardhjes së viz-itorëve të huaj në këtë periudhë, shumi-ca e tyre vijnë nga FYR Macedonia (21%), nga Kosova ( 19%), nga Mali i Zi (12%), nga Italia dhe nga Greqia (8%) dhe vi-jonin Serbia (4%), Britania e Madhe dhe Gjermania me përqindje të shkallës 3% secila.

Rritja e lëvizjes turistike vitet e fundit, kontribuoi në ekonominë e vendit në vitin 2009 me më shumë se 2,4 miliard dollarë amerikanë, ndërsa vlerësimet për vitin 2011 parashikojnë rritje akoma dhe më të madhe, që kap 4%, në bazë të të dhënave statistike të Këshillit Botëror të Turizmit (World Travel and Tourism Council). Theksohet se më shumë se 200.000 shqiptarë përfshihen në Indus-trinë turistike të vendit, shifër që pritet të rritet në dyvjeçarin e ardhshëm, pa-varësisht nga efektet e krizës financiare ndërkombëtare.

Zhvillim i konsiderueshëm i turizmit në Shqipëri

Page 7: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|5

Rritje e vizitorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një shifër-rekord 1.536.882 të cilët u shërbyen gjatë vitit 2010 nga Aeroporti Nënë Ter-eza (Tirana Internacional Airport/TIA, http://www.ti-rana.airoport.com.al/), duke shënuar rritje 10,2% në lidhje me vitin 2009. Përkatësisht, edhe numri i flu-turimeve që u realizuan nga TIA në vitin 2010 ishte më i madh. Ato arritën shifrën 20.768, domethënë 3, 5% më shumë se në vitin 2009. E njëjta situatë edhe në atë të lëvizjes tregtare, duke shënuar një rritje në peshën cargo (1.785 ton) në vitin 2010 kundrejt vitit 2009 në masën 4,4%.

Për këtë vit, lëvizja pritet akoma dhe më e mad-he, për arsye të lëvizjes së lirë pa viza të shtetasve Shqiptarë që vizitojnë vendet e Bashkimit Evropian.

Në vitin 2010, 5 kompanitë ajrore të cilat trans-portuan shumicën e pasagjerëve nga dhe drejt TIA (nga 12 që realizojnë fluturime), ishin Belle Air (43, 9%), Alitalia (10,6%), Albanian Airlines (7,4%) dhe Turkish Airlines (4,9%).

Që nga qershori i vitit 1999, Serbia për Kosovën ka shpen-zuar 5,88 miliardë euro. Sipas Qendër beogradase për poli-tikë praktike.

Që nga fillimi i luftës në Kosovë e deri më tani, Serbia e ka humbur fuqinë e saj, ndërsa Kosova u vu nën administrimin e OKB-së.

Shpenzimet për Kosovën, për çdo sekondë, rriten gjithnjë e më tepër, ndërsa sipas televizionit ‘B-92’ kjo shumë është rreth një gjysmë miliardi euro në vit që konfirmohet edhe nga kontrollet e presidentit serb Boris Tadiç.

Sipas të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bog-danoviç, vitet e fundit shpenzimet për Kosovën janë ulur dukshëm; tani ato janë diku më pak se 250 milionë euro në vit. Në këtë shumë përfshihen edhe të ardhurat dhe pagesat e pensioneve, ndihmat sociale dhe investimet, ka deklaruar Bogdanoviç për ‘B-92’.

Deputetja serbe në Parlamentin kosovar, Rada Trajkoviç, ka deklaruar shkurtimisht se rreth 40.000 serbë nga Kosova janë të varur nga rrogat, pensionet dhe ndihmat sociale nga Beogradi.

Nga 2,1 milion banorë të Kosovës, 90 për qind e tyre janë shqiptarë, ndërsa gjashtë për qind janë serbë.

BRIEFING |

Shënon rritje trafiku në Aeroportin e Tiranës

5,88 miliardë euro ka shpenzuar Serbia në Kosovë

Page 8: Diaspora nr 2 Shqip

6|diaspora

BRIEFING |

74 miliard dollarë vlerësohet pasuria e Carlos Slim Helu, 71 vjeçarit meksikan, i cili renditet si njeriu më i pasur i botës duke kaluar themeluesin e Microsoft-it Bill Gates me rreth 18 miliard dollarë.

Cilësohet si një nga gjenitë e biznesit pasi kompania e tij Telmex u themelua nga ai për të operuar në fushën e teleko-munikacioneve.

Arsimuar në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës për Biznes Administrim, miliarderi meksikan është edhe fituesi më i madh pasi fitimet e tij në 2010 u shtuan me rreth 20.5 miliardë dollarë, aksionet e tij në bursën e Meksikës u rritën me 19% krahas forcimit të pesos meksikane dhe investimeve në miniera dhe pasuri të paluajtshme. Gjithashtu bashkëlidhi kompaninë e tij të telekomunikacioneve fikse me atë celulare të Amerika Movil, kompania më e madhe celulare e Amerikës Latine, ku familja e tij disponon 62% të vlerës së pastër. Për më tepër, kombinon aksione në Saks dhe New York Times....

Kohët e fundit ka hapur një ndërtesë të re për Muzeumin e tij Soumaya ku ekspozohet falas për publikun koleksioni i gjerë artistik që disponon.

Ndërsa stresi financiar vazhdon të mbizotërojë në treg-jet e ‘të sëmurëve’ të BE-së, duket se monedha 11 vjeçare rrezikohet me tërheqje.

Portugalia, me papunësi të lartë, e fryrë në borxhe dhe me rritje të avashtë ekonomike duket se do të rikthehet në monedhën e saj eskudo duke u tërhequr nga euro. Pra nëse planifikoni pushime vitin tjetër në Algarve, atëherë përgatituni për të këmbyer monedhën evropiane në atë lokale!

Por, 2011 mund të sjellë rikthimin e Irlandës në paundin e saj dhe të Spanjës në peseta, pasi këto vende duket se po përgatiten për të hequr qafe monedhën komunitare. Në Greqi ka shumë zëra që mbështesin rikthimin e dhrahmisë greke, ndonëse qeveria deri në këto momente të shkrimit të këtij artikulli e mohon këtë skenar.

E vërteta është se ekonomitë e vendeve të prekura nga kriza financiare kanë humbur mundësinë e ushtrimit të politikave monetare dhe të ndodhura në udhëkryq duket se po i japin euros një goditje e cila mund të përfundojë me fundin e saj. Është thjesht një çështje kohe, nëse nuk ndryshon diçka nga vendimmarrësit e mëdhenj të BE-së, që euro të jetë një e kaluar. Gjithë përpjekjet e viteve të kaluara mund të rezultojnë si një eksperiment i dështuar me humbës të mëdhenj, ekonomitë e fuqishme të zonës së euros.

Miliarder alla Mexicano!

Euro në krizë!!!

Page 9: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|7

ABONOHU FALAS – INFORMOHU FALAS

Si mund të abonoheni për të marrë Revistën Diaspora në shtëpinë tuaj FALAS?

Dërgoni me SMS në numrin 6983979161 adresën tuaj si më poshtë:Emri - Mbiemri, Rruga - Nr., Kodi Postar, Qyteti

(p.sh Albert Krutani, Aristotelous 12, 54623 Thessaloniki)ose regjistrohuni në faqen e internetit www.diaspora.com.gr

(Revista Diaspora printohet në tirazh 8.500 kopje dhe shpërndahet në pika të zgjedhura ku mblid-het komuniteti shqiptar si dhe nëpërmjet shpërndarjes postare brenda rrjetit AXEL COURIER SERVICES. Nëse jeni të interesuar për bashkëpunim në rrjetin e shpërndarjes dhe promovimit

të aktiviteteve të diasporës shqiptare në Greqi, jeni të lutur të kontaktoni me ne në adresën elek-tronike [email protected])

Page 10: Diaspora nr 2 Shqip

8|diaspora

WHO IS WHO

Lindi në vitin 1952 në Sent Pol të Minesota, SH.B.A, atje ku babai i tij, kryeministri i mëvonshëm Andrea Papan-

dreu zotëronte katedër universitare. E ëma, Margaret Çad nga Elmuhurst-Illinois-SH.B.A, është shtetase amerikane. Gjithashtu është nip i ish kryeministrit Jorgos Papandreu, emrin e të cilit morri prej të atit për të nderuar kujtimin e të gjyshit sipas traditës familjare.

Studioi për sociologji në Amherst College të Masa-husetit-SH.B.A në periudhën 1970-1975 dhe më pas kreu studimet pasuniversitare për sociologjinë e zhvillimit në London School of Economics në Londër (1975-1977), për të vazhduar më tej me studime pasuniversitare në Stok-holm – Suedi mbi tematikat e çështjeve të emigracionit dhe studime pasuniversitare në Qendrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të universitetit amerikan Harvard. Kështu Jorgos Papandreu ka jetuar dhe punuar në vende të ndry-shme (SH.B.A, Suedi, Kanada) dhe flet anglisht, frëngjisht dhe suedisht.

Familja e tij ka qenë që në kohën e gjyshit të vet një

ndër familjet më të njohura dhe me influencë të madhe politike. Me qendrën e tyre në Ahaia (zona e Patras), do të siguronin mbështetjen e nevojshme për të fituar seli-në kryeministrore të Greqisë për shumë herë. Ndonëse u ndeshën me beteja të skajshme politike duke përmendur ndjekjet dhe dëbimet e familjes gjatë regjimeve totalitare në Greqi, ata përsëri do të mbeteshin protagonistë në zh-villimet e vendit të tyre. Këto rrethana të vështira detyruan Jorgo Papandreun të jetojë dhe punojë jashtë Greqisë për një kohë të gjatë dhe të kthehet në Greqi pas restaurimit të Demokracisë në vitin 1974.

Si djalë dhe nip kryeministrash, duke konsideruar dhe formimin e tij ndër vite, ishte e pritshme angazhimi i tij në nivelet më të larta të politikës greke. Kështu në vitin 1981, nga selia e tyre elektorale në Ahaia, u zgjodh për herë të parë deputet me partinë e të atit PASOK dhe në vitet pasuese do të emërohej në krye të posteve qeveritare të kryesuara nga Andrea Papandreu dhe Kostas Simitis, si Zv. Ministër i Kulturës (1985), Ministër i Arsimit (1988),

JORGOS PAPANDREUPolitikan, Kryeministër Aktual i GreqisëMosha: 59 vjeç

Page 11: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|9

zv. Ministër i Jashtëm (1993), Ministër i Arsimit (1994) dhe Ministër i Jashtëm (1996-2004).

Karakterizohet për arritje diplomatike të suksesshme dhe aftësi për të arritur rezultate në detyra me rëndësi të madhe kombëtare. Kështu në dosjen e tij të arritjeve mund të përmendet trajtimi me sukses i problemeve të Greqisë me Turqinë dhe përmirësimi i marrëdhënieve të dy vendeve në një kohë distabiliteti dhe në një rajon me mosmarrëveshje të lashta dhe fqinjësie problematike. Gjithashtu negocimi i suksesshëm me faktorët vendim-marrës të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Qipros (pjesës greke) në BE si dhe përpjekjet e vazhdueshme në kuadër të OKB-së për zgjidhjet e problemit turko-qipriot.

Jorgos Papandreu është nderuar për mbrojtjen e lirisë së shtypit, për punën e tij kundër racizmit si dhe për aktiv-izimin e tij në favor të paqes dhe miqësisë midis Grekëve dhe Turqve. Duke u referuar për rrezikun e plasjes së një fronti të myslimaneve kundër të krishterëve gjatë kohës së sulmeve të 11 Shtatorit në SH.B.A, kishte paralajmëruar për «luftën e civilizimeve» dhe bëri lutje dhe thirrje për një «dialog të civilizimeve». Më 22 Dhjetor 2003 Zëri i Evropës në publikim e tij për «Evro-pianët e Vitit» e quajti The «Bridge Builder» (ndërtues urash) dhe «Diplomat i Vitit». Gazeta prestigjioze franceze Le Monde e ka quajtur si arki-tekt të ri-përafrimit midis Greqisë dhe Turqisë. Aktualisht Jorgos Papandreu është kryetar i Internacionales Social-iste, një post prestigjioz që e rendit atë ndër diplomatët më të mëdhenj në botë.

Më 8 Shkurt 2004 u zgjodh kryetar i partisë PASOK në zgjedhje ku morën pjesë më shumë se 1.000.000 qytetarë dhe u përpoq të arrinte riorganizimin e PASOK-ut. Por kjo reformë në parti nuk do të mundësonte fitoren në zgjed-hjet parlamentare të 2007-ës dhe u detyrua të kërkonte rinovimin e besimit të bazës së partisë. Pas shumë pre-sionesh dhe intrigash brenda-partiake do të mund të rifi-tonte besimin dhe të drejtonte PASOK-un drejt zgjedhjeve për parlamentin evropian të 7 Qershorit 2009 me fitore 36,64% kundrejt 32,29% të Demokracisë së Re të Konstan-dinos Karamanlis.

Situata e vështirë financiare dhe kolapsi i shkaktuar nga një krizë e thellë që u përkeqësua ndjeshëm gjatë qeverisjes së Karamanlis do ta drejtonte atë të shpallte zgjedhje të parakohshme që u mbajtën më 4 Tetor 2009. Ishte koha e lindjes së diellit të Papandreu, kur rruga e tij shumëvjeçare në politikë do të kulmohej me një fitore të thellë besimi të elektoratit grek në këto zgjedhje me 43,92% kundrejt 33,48% të Demokracisë së Re. Jorgo Pa-

pandreu më 5 Tetor 2009 u betua si kryeministër i 11të i Republikës së Tretë Greke.

Ishte koha e vendimeve të mëdha dhe përballjes me nevojën e reformimit të plotë të ekonomisë dhe shoqërisë greke. Me sinqeritet ka pohuar se nuk di ndonjë sektor që nuk ndodhet në gjendje kritike dhe në të cilin nuk duhet të ndërmerren masa të menjëhershme dhe urgjente. Eko-nomia, arsimi, shëndeti, politika e jashtme, ambienti, sigu-rimi publik, bujqësia, punësimi, drejtësia të gjitha së bash-ku kompozojnë një miksturë shpërthyese. Për të prioritet i parë dhe parakusht për gjithë të tjerat është natyrisht për-ballimi i drejtpërdrejtë i krizës dhe devijimi i shkatërrimit të plotë të ekonomisë. Orientimi i gjithë përpjekjeve është shpëtimi i ekonomisë dhe sovranitetit kombëtar.

Si mbështetës i emigrantëve, Jorgos Papandreu ka ndër-marrë një seri masash për të siguruar dhe për të përforcuar

kuadrin ligjor në zbatim të të drejtave të tyre. Masa ligjore të cilat ishin të paimagjin-ueshme nga qeveria e kaluar dhe që as nuk referoheshin. Bëhet fjalë për ligjin e shtetë-sisë dhe të drejtës së votës në zgjedhjet lokale. Iniciativë lig-jore e cila jo e vetëm i shkak-toi kosto politike por i krijoi një pikë të fortë fërkimi me opozitën greke. «Grek edhe lind edhe bëhesh, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë së Helenizmit» ka nënvizuar kryeministri Papandreu. «As

nuk jemi dogmatikë dhe as nuk ecim përpara me veshë të mbyllur, nuk mund të jemi të verbër dhe ti mbajmë këta njerëz përgjithmonë pa zë, pa pjesëmarrje në vendimet që marrim dhe kanë lidhje me ta» ka referuar. «Ju kemi besim në shtëpitë tona, ju kemi besim në fusha dhe arra, ju kemi besim në turizëm, ju kemi besim akoma dhe në më të sh-trenjtit e familjeve tona, pleqtë dhe fëmijët»: - ka qene një nga fjalimet e tij në mbrojte të të drejtave të emigrantëve dhe si kundër përgjigje e kërkesave të opozitës greke për mohimin e dhënies së shtetësisë në ta.

Jorgos Papandreu, mban në supet e tij përgjegjësi të mëdha për mirëqenien dhe shpëtimin e ekonomisë së banorëve të këtij vendi. Një përgjegjësi e cila e përball me historinë dhe të ardhmen e dinastisë Papandreu. Suksesi apo disfata do të thotë shpëtim apo shkatërrim dhe lidhet drejtpërdrejt me vazhdimësinë e kësaj tradite familjare për tu angazhuar me drejtimin e qeverisjes së një populli ndër vite. Është një provë besimi e aftësive të akumuluara nga arsimi dhe formimi në familje me traditë shumëvjeçare në politikë dhe e një sistemi që ka drejtuar Greqinë për shumë dekada.

WHO IS WHO

Page 12: Diaspora nr 2 Shqip

10|diaspora

WHO IS WHO

Vladimir Vladimiroviç Putin

Vladimir Vladimiroviç Putin u lind në qytetin Leningrad më 7 Tetor 1952, një vit para vdekjes së Stalinit. Ishte fëmi-ja i tretë dhe djali i vetëm i familjes, pasi dy vëllezërit e tij më të mëdhenj kishin humbur jetën që në moshë të vogël, shumë kohë para lindjes së tij.

Duke u bazuar në dëshminë e mësueses së tij, Volodia i vogël, ashtu siç e thërrisnin me përkëdheli në moshën e tij fëmijërore, ishte një person mjaft i kujdesshëm, aspak i shprehshëm dhe mbante gjithçka të fshehtë brenda tij, karakteristika këto të trashëguara nga babai i vet. Volodia ka pranuar se ka trashëguar nga gjyshi i tij aftësinë e të mbijetuarit të cilën e shfrytëzon më së miri në karrierën e vet politike. Gjyshi i Putinit, Spiridon, ushtronte profesion-in e kuzhinierit për familjen e Leninit pas revolucionit të bolshevikëve dhe me vonë u transferua në një nga vilat e Stalinit, ku qëndroi për shumë vite. «Një pakicë e njerëzve që kalonin shumë kohë në rrethin e Stalinit mbeteshin të pacënuar» - pranoi dikur Putin, «gjyshi im ishte një nga ta».

Putin që në moshë të vogël u morr me sport, kryesisht me xhudo, dhe duke u bazuar tek fjalët e tij, - sporti ishte diçka që i ndryshoi jetën, pasi e bëri atë të mos vërtiteshe më rrugëve.

Që në moshën e tij fëmijërore, tregonte interes të madh për historitë e agjentëve të sigurimit sovjetik. I ndikuar nga to, Putin, duke u bazuar në versionin zyrtar që vetë ai e bëri të njohur, në klasën e nëntë u paraqit në drejtorinë e KGB-së për të aplikuar. Atje një oficer i shpjegoi se fil-limisht do duhej të kryejë detyrimet ushtarake dhe më pas të ndjekë mësime juridike në Universitet. Por asgjë nuk kishte garanci, sepse nuk ishte ai që do të trokiste tek ta, por ... ata tek ai! Vladimir Putin u regjistrua në Fakultetin Juridik të Universitetit shtetëror të Leningradit dhe arriti të rekrutoheshe nga KGB-ja në vitin e fundit.

Karriera e Putin në KGB filloi në 1975 ku u arsimua në shkollat e KGB-së në Leningrad dhe në Moskë. Në KGB ar-riti kulmin e karrierës së tij me emërimin në Gjermaninë Lindore në vitin 1985 dhe përjetoi ndryshimet e mëdha

Page 13: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|11

me rrëzimin e murit të Berlinit. I përkushtuar në mbrojtjen dhe interesat e kombit të tij nuk do të frikohej as për jetën e vet në momentin kur turmat e njerëzve pas rrëzimit të murit do të tentonin të bastisnin zyrat e shërbimit.

Në vitin 1990 u kthye në vendlindjen e tij dhe si kolo-nel i KGB-së u punësua si asistent i Dekanit, duke ushtruar misionin sekret të mbikëqyrjes së studentëve dhe profe-sorëve. Në atë kohë erdhi në kontakt me profesorin e tij të vjetër të Juridikut, Anatoli Sobcak, i cili ishte Kryetari i Bashkisë së qytetit dhe për të cilin u punësua si asistent. Në vitin 1994 u caktua Nënkryetar i Bashkisë dhe në vitin 1997 ndërmori vendin e zëvendës menaxherit të person-elit. Në vitin 1998 u zgjodh si drejtor i FSB-së, që ishte tash-më vazhdimi i KGB-së.

Putin vërtetoi gjatë periudhës së shpejtë të anodës së tij se ishte besnik dhe këtë e tregoi fillimisht tek Anatoli Sobcak dhe më vonë tek Presidenti Jelcin, i cili e kishte përzgjedhur. Për sa i përket të parit, në kohën kur u morr në pyetje nga hetuesit publikë si i akuzuar për korrup-sion, gjatë një hetimi gjyqësor u sëmur dhe u transferua urgjentisht në spital me simptoma të mundshme mi-okarditi. Tre javë më vonë Sobcak u arratis nga Rusia me një aeroplan të marrë me qira me destinacion Parisin, një lëvizje në të cilën, ashtu si dhe bashkëshortja e Sobcak, Li-udmila Narusova, pohoi se kishte përzierje edhe Putin. Për sa i përket të dytit, kur prokurori i përgjithshëm i vendit Juri Skuratof filloi të «fuste hundën e tij në çështjet person-ale të familjes», grupi i Putinit u përpoq të gjejë mënyra për ta ndaluar. Një natë të muajit Mars të vitit 1999 televiz-ioni shtetëror transmetoi një video të shurdhër në të cilën një burrë i zhveshur, i cili ngjante me Skuratof, ndodheshe në krevat me dy femra të zhveshura-prostituta. Skuratof protestoi se kjo çështje ishte e manipuluar, por Putin ga-rantoi publikisht për videon, duke njohur «origjinalitetin» e saj, një lëvizje që ndërpreu prokurorin dhe e lëndoi atë politikisht në mënyrë fatale. Putin takoi Skuratof bashkë

me Jelcin për t’a presionuar që të jepte dorëheqjen. Jelcini në një kohë afat-shkurtër shpërblehu Putinin

duke shtuar në detyrat e tij edhe emërimin në postin e Këshilltarit të Sigurimit të Kremlinit. Në rrethin e ngushtë të Jelcinit nuk vonuan të qarkullonin thashethemet se Pu-tin mbase do të bëhej trashëgimtari i Jelcinit, në i cili do të mund të kishin besim. Duke u bazuar tek Ligor Malashen-ko – një nga themeluesit e NTV, të rrjetit të parë të pavarur televiziv të Rusisë - njerëzit e Jelcinit dëshironin më shumë se çdo gjë tjetër nga trashëgimtari i tij «garancinë që do t’i mbronte, me qëllim që një prokuror i ardhshëm, si Juri Skuratof, të mos kishte mundësi t’i ndiqte».

Në vitin 2000 kandidoi për Presidencën e Republikës së Rusisë dhe u zgjodh President. Gjithashtu në vitin 2004 u ri-zgjodh me një fitore dërrmuese, ndërsa në vitin 2007 shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet e Dhjetorit, duke mos përjashtuar mundësinë për t’u zgjedhur Kryeministër i Vendit. Në këto zgjedhje Putin u zgjodh me më shumë se 62% të votave. Ardhja e tij në pushtet i solli Rusisë një im-azh tjetër në arenën botërore duke ndërprerë periudhën e rrënimit dhe shkatërrimit ekonomik gjatë kohës së Jelcinit. Rusia përfitoi një pjesë të terrenit të humbur dhe rikthehet si një faktor determinues në çështjet botërore.

Putin, sot është një nga njerëzit më të fuqishëm duke u renditur në njeriun e katërt më me fuqi në botë. Akoma më i fuqishëm se vetë Presidenti aktual i Rusisë Dmitry Medvedev. Ndërkohë që merr vendime definitive për më shumë se një të nëntën e sipërfaqes tokësore të planetit me resurse të panumërta mineralesh dhe energjie. Është njeriu më i fuqishëm i një shteti me armë bërthamore të deklaruara dhe që ka forcën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pritet që në 2012 të rikandidojë përsëri për postin e Presidentit të Federatës Ruse.

WHO IS WHO

Page 14: Diaspora nr 2 Shqip

12|diaspora

INTERVISTA

Është përfaqësuesi më lartë i shtetit shqiptar në Greqi dhe diplomat karriere. Personalitet i njohur në

fushën e diplomacisë shqiptare dhe me kontribute të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, si ka arritur z. Dervishi në këtë post kaq të rëndësishëm dhe njëkohësisht të vështirë, nëse dikush merr para-sysh ekuilibrin e marrëdhënieve shqiptaro-greke në përgjithësi dhe realitetin në kushtet e emigrantëve shq-iptarë dhe raportet e tyre me shtetin grek? Kontaktuam me z. Ambasador në ambientet e zyrës së tij i cili u tregua shumë i përzemërt dhe bashkëpunues duke na mundësuar ofrimin e materialeve të nevojshme për realizimin e këtij artikulli. U diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1972 për fizikë bërthamore. Filloi punën në Institutin e Ur-banistikës dhe Arkitekturës në Tiranë, si specialist për problemet e fizikës së ndërtimit dhe akustikes deri në vitin 1974. Më pas u emërua si kryeredaktor i Revistës shkencore divulgative “Shkenca dhe Jeta“. Në vitin 1976 u përkushtua profesionalisht marrëdhënieve ndërkom-bëtare, ku vazhdon edhe sot. Kështu do të fillonte kar-rierën e diplomacisë.

Cilat ishin arsyet që vendosët të bëni këtë ndry-shim në karrierën tuaj?

Në periudhën e viteve 70 – 80 Shqipëria ishte një vend i izoluar nga bota e jashtme. Për rininë e asaj kohe çdo kon-takt me sinjale që vinin nga jashtë nëpërmjet radios apo televizorit, çdo lajm apo komunikim me botën e jashtme ishte një ëndërr. Çdo sektor që mërej në marrëdhëniet me Botën e jashtme ishte një shans për t’u afruar me realitete që për të tjerët ishin vetëm virtuale. Nga ana tjetër, edhe profesioni për të ndjekur problemet e ndërtimit nga pikë-pamja fizike kërkonte një shkencë që për atë kohe ishte e pa realizueshme në vendin tonë.Në vitin 1986 z. Dervishi morri kredencialet e para emëruese si ambasador duke u emëruar në Meksikën e largët, post të cilin do ta mbulonte deri në vitin 1988, në një kohë kur përafrimi me perëndimin dukej se ishte më shumë se i nevojshëm, nëse do të konsid-

erojmë gjendjen e mjerueshme ekonomike të shtetit shqiptar dhe zhvillimet historike që do të pasojnë në vitet e ardhshme.

Çfarë mbresa keni nga Meksika dhe në ç’ masë ishin marrëdhëniet e Shqipërisë në atë kohë me vendet latine?

Në vitet 70 – 80, në pjesën më të madhe të vendeve të Amerikës Latine ishin ne fuqi Junta Militare ose pushtete autoritare që ushtronin jo vetëm dhunë fizike, por edhe një

Dashnor DervishiAmbasador i Republikës së Shqipërisë në GreqiMosha: 62 vjeçDiplomuar për: Fizikë Bërthamore

Page 15: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|13

INTERVISTA

dhunë nëpërmjet varfërisë ekstreme dhe padrejtësive të tjera shoqërore. Ndikimi i ideve socialiste, qoftë nga jashtë ashtu edhe nga lëvizje të shumta brenda Kontinentit ishin mjaft të ndjeshme. Nevoja për ndryshime vinte edhe nga krahu tjetër, por me programe të ndryshme. Në këto kushte, në opinionin e vendit kishte një konfuzion idesh dhe mod-elesh për t’u ndjekur, boll që të vinte ndryshimi. Një nga këto modele, për atë kohë, ishte edhe ai shqiptar, që ishte mjaft i bukur nga propaganda e fuqishme që behej për botën e jashtme, por që nuk kishte asgjë të përbashkët me realitetin brenda vendit. Për vende të largëta si Ameri-ka Latine, merrej modeli pa u thelluar shumë në realitetet e vërteta, duke u përdorur si argument në politikën e tyre të brendshme në nevojën për ndryshim.Në vitin 1988 do të dërgohej ambasador i Shqipërisë në Itali dhe do të ishte porta jonë në Romë deri në vitin 1992. Një periudhë në të cilën Shqipëria përjetoi një ndër eksodet më të mëdha në historinë moderne të saj që nga shpallja e pavarësisë dhe ku Italia do të ishte një nga vendet me destinacionin më të frekuentuar. Fakti që z. Dervishi ndodhej atje këtë periudhë, tregon edhe rëndësinë e rolit të tij në përballimin e këtij fluksi njerëz-ish në koordinim me autoritetet vendase dhe intensite-tin e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në ato kohë të ndryshimeve të mëdha.

Si e keni përjetuar atë kohë?Periudha e qëndrimit në Itali ka qenë nga më interesan-tet dhe intensive jo vetëm për mua, por për gjithë popul-lin shqiptar dhe më tej. Periudhën e viteve 1988 – 1992 e kemi përjetuar të gjithë nëpërmjet ndryshimeve të mëdha në politikën botërore, me rënien e murit të Berlinit, ç ‘për-bërja e Bashkimit Sovjetik, rënia e regjimeve komuniste ne Evropë, filloi ç ‘përbërja e Jugosllavisë dhe së fundi ndodhi ndryshimi i regjimit ne Shqipëri.Në atë periudhë, Italia ishte vendi më i rëndësishëm Perën-dimor me të cilin përballej Shqipëria nga të gjitha pikë-pamjet, në opinionin popullor, atë qeveritar, pluralizmin, etj. Por edhe nga pikëpamja fizike, ishte vendi më i afërt duke u kthyer në portin e parë të eksodit shqiptar. Të gjitha këto kërkonin impenjim, menaxhim, vendimmarrje në kohën e duhur dhe veprime korrekte.Italia e atyre viteve u kthye në qendrën kryesore të referimit për marrjen e sinjaleve dhe si pikë referimi dhe eksperience nëpërmjet kontakteve fizike me të gjithë klasën e re politike që po lindte dhe po formohej në Shqipërinë pluraliste. Nga

Italia do nisej i pari grup artistik i muzikës së lehtë perën-dimore, Albano dhe Romina, që do jepte për herë të parë një koncert në një stadium të hapur; nga Italia do të nisej për vizitën e saj të parë historike në tokën e të parëve të saj, Nënë Tereza. Aty do rivendoseshin marrëdhëniet diploma-tike me Vatikanin, Britaninë e Madhe, Izraelin, etj.Por më e rëndësishmja është fakti i kurimit me kujdes të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë në atë periudhë të trazuar për Shqipërinë, për kalim të butë të ndryshimeve të mëdha.Një post tjetër delikat dhe me interes të veçantë në fushën e diplomacisë ka qenë edhe emërimi i tij si am-basador në Izrael gjatë periudhës 1998-2000. Një pe-riudhë e cila përket gjithashtu me zhvillime të rëndë-sishme të kombit shqiptar në histori dhe lidhet me fatin e Kosovës, plagës së moçme të një kombi i cili ende në prag të mijëvjeçarit të dytë gjendet nën një gjenocid dhe dhunë ndaj të drejtave të njeriut.

Cili ka qenë reagimi zyrtar i Izraelit në lidhje me zh-villimet në Kosovë dhe ndërhyrjes së NATO-s? Cili ishte arsyetimi në këtë temë nga pala izraelite?

Në opinionin publik izraelit patën një impakt mjaft të fuqishëm pamjet e para që tregonin gjenocidin serb të Milosheviçit ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë, sido-mos pamjet e depërtimeve masive me tren nga trojet e tyre. Nga Izraeli u ngrit i pari avion me ndihma nga jashtë që mbërriti në Tiranë, kurse në FYROM u ngrit spitali më i madh ushtarak që u erdhi në ndihmë të larguarve nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë. Ne kibucët e Izraelit u stre-huan rreth 700 kosovarë, nga qershori deri në shtator të vitit 1999. Në sheshin kryesor të Tel Avivit u organizua një nga manifestimet më të mëdha popullore, mbas asaj që u bë me rastin e vrasjes se kryeministrit Yitzhak Rabin, për të protestuar kundër dhunës së Milosheviçit ndaj popullit të Kosovës; manifestime të tilla në mbështetje të popullit të Kosovës u bënë edhe në zonat e tjera të Izraelit të banuara nga arabë.Ndryshe nga qëndrimi popullor, qëndrimi zyrtar i qever-isë izraelite nuk kishte përputhje me shumicën e vendeve demokratike të Evropës dhe SHBA-së; në mënyrë të veçantë, rezervat kishin të bënin me vendimin për të ndërmarrë bombardimet kundër Serbisë. Po ashtu, Izraeli vazhdon të mos njohë shtetin e Kosovës. Arsyet janë të thjeshta, por më kryesorja është për të mos krijuar paralelizma me qën-drimet e saj ndaj çështjes palestineze.

Page 16: Diaspora nr 2 Shqip

14|diaspora

INTERVISTA

Viti 2000 do të ishte një stacion i ambasadorit në Turqi ku do të qëndronte deri në vitin 2001. Marrëd-hëniet shqiptaro-turke gjithmonë kanë qenë miqë-sore që nga krijimi i shtetit shqiptar akoma edhe në kohët e monizmit kur nëpërmjet Turqisë krijoheshin dritaret e nevojshme të komunikimit diplomatik me vendet perëndimore.

Si do i konsideronit marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë dhe rëndësinë e tyre gjeostrategjike që ato kanë? A mendoni se përbën Turqia një fak-tor të rëndësishëm në zhvillimet rajonale dhe si e shikoni rolin e saj në të ardhmen?

Turqia është një vend i rëndësishëm në rajonin tonë. Turqia zë një vend të rëndësishëm edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit tonë, jo vetëm në ato të marrëd-hënieve dypalëshe, por edhe rajonale e më gjerë. Turqia ka qenë dhe mbetet një vend mik i Shqipërisë dhe ambasa-dori shqiptar atje është mjaft i respektuar jo vetëm në qar-qet zyrtare por edhe në opinionin e vendit.Roli dhe rëndësia e Turqisë ne politikën ndërkombëtare për-caktohet nga madhësia e këtij vendi, pozicioni strategjik, si dhe nga shume faktorë të tjerë rajonale dhe ndërkom-bëtare. Turqia është një vend kontribuues i rëndësishëm i NATO-s dhe aleat i SHBA-së. Në këtë kuadër, marrëdhëniet e vendit tonë me Turqinë gjejnë dimensione të reja në një shtrat të përbashkët interesash që përputhen me atë të vendeve të tjera mike të aleancës.Por pas shërbimit në vendin Dardaneleve dhe minareve të panumërta, do të vijonte një tjetër emërim në kar-

rierën e tij diplomatike si ambasador. Pas një kohe 5 vjeçare (2001-2006) si këshilltar i kryeministrit të vendit dhe Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme Shq-iptare për Çështjet Rajonale do të dërgohej për të shër-byer në Rumani për periudhën 2006-2010. Një tjetër vend i rajonit, me pothuajse problematikë të përafërt me Shqipërinë dhe dhimbje të njëjta nga regjimet to-talitare. Të njëjtat sfida, të njëjtat eksode emigrantësh, papunësi dhe varfëri e tepruar. Ishte koha e ndryshi-meve të mëdha për Rumaninë, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Si do e komentonit periudhën e përgatitjes dhe reformave të qeverisë rumune për anëtarësim e plotë të Rumanisë në BE? Besoni se ka qenë një anëtarësim bazuar në merita dhe integrim të gji-thanshëm të shtetit rumun apo një lëvizje gjeo-strategjike e BE-së në kuadër me atë të shteteve baltikë për zgjerimin me kritere politiko-strat-egjike.

Rumania është një vend jo vetëm me një sipërfaqe të mad-he por edhe numerikisht me një popullsi që është sa gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka pasuri të shumta natyrore, energjetike, bujqësore dhe industriale. Është një vend që grupohet në vendet e rajonit të Ballkanit, por që në fakt është mjaft afër kulturës dhe mentalitetit evropi-an. Laget nga Danubi dhe ka themele të infrastrukturës, të ngritura që në kohën e mbretërive të hareshme të saj. Në përudhën e rilindjes evropiane, në fund të shekullit 19, Bukureshti ishte një qendër e rëndësishme tregtare dhe

kulturore jo vetëm për vendet e tjera të Ballkanit por edhe për vendet evropiane të emancipuara.Pra, integrimi i Rumanisë në BE dhe NATO nuk ishte vetëm për arsye gjeostrategjike, por edhe për arsyet që përmenda, pasi themelet e Rumanisë të hedhura me kohë, mbajnë peshën e kërkesave dhe stan-dardeve evropiane që kërkohen për t’u realizuar nga shoqëria rumune, për të ar-ritur në të njëjtin nivel të parametrave të vendeve të konsoliduar evropianë.Kujtoj që Bukureshti, në vitin 2008 u bë qendra më e rëndësishme ku u mblodh Samiti më i madh në historinë e NATO-s, si nga pikëpamja e pjesëmarrjes numerike,

Page 17: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|15

INTERVISTA

nga pjesëmarrja e partnerëve të NATO-s, por edhe për nga tematika dhe konceptet e reja që u trajtuan. Në Bukuresht, Shqipëria mori ftesën zyrtare për t’u bërë anëtare e kësaj organizate, që praktikisht mund të konsiderohet si integ-rimi de facto i vendit tonë në NATO.Dhe së fundmi, pas mbarimit të misionit në Rumani, vijon emërimi i z. Dervishi në postin e ambasadorit të Shqipërisë në Greqi. Mesa duket z. Dervishi ka negoci-uar me historinë pasi ndodhet në kohën e duhur dhe në vendin e duhur të zhvillimeve të mëdha për vendet ku ai emërohet. Greqia ndodhet në një fazë reformimi të plotë shoqëror, ku politikat dhe praktikat e së kaluarës duket se kanë humbur efektin e tyre në shoqërinë mod-erne greke dhe që pasojat e tyre negative rezultuan në një krizë të thellë ekonomiko-shoqërore. Fatkeqësisht kjo krizë nuk ka lenë pa prekur dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Të ardhurat e tyre kanë pësuar ulje dhe papunësia ka goditur poth-uajse në shumicën e familjeve shqiptare. Me njërën apo tjetër mënyrë do të ndikohet edhe ekonomia e Shq-ipërisë, pasi remitancat e emigrantëve nuk janë thjesht një burim i nevojshëm valute për financat e bankës qendrore por më shumë një burim vital jetese për mi-jëra familje të të afërmeve të emigrantëve në Shqipëri.

Si do e komentonit krizën e Greqisë dhe të ardh-men e emigrantëve në Greqi? A është e përgatitur Shqipëria për të pritur këtë masë emigrantësh të kthyer?

Papunësia ka prekur të gjithë sektorët publikë dhe privatë, por më shumë kjo ndjehet në sektorin e ndërtimit dhe tur-izmit ku edhe punojnë 50% e emigrantëve shqiptare dhe mund të thuhet se kjo kategori është goditur shumë nga efektet e krizës gjë e cila mund të sjellë kthimin e një numri të konsiderueshëm të tyre në vendin e vet. Që kriza ka ndi-kuar ndjeshëm në të ardhurat e emigrantëve shqiptarë, duket edhe nga dërgesat e tyre të cilat vetëm ne tremujorin e parë të vitit të shkuar ranë me 170 milionë euro. Dërgesat e emigrantëve shqiptarë nga Greqia e kanë ndjerë krizën dhe kjo mund të ndikojë negativisht akoma më tepër në vitet në vazhdimNjë fakt shqetësues, sidomos për sa i përket dërgesave të tyre monetare drejt Shqipërisë, është edhe ulja e numrit të individëve të punësuar me kohë të plotë. Nëse në vitin 2008, 60% e emigrantëve ishin të punësuar me kohë të plotë, në

2009-n, ky nivel zbriti në 54%. Sipas Qendrës për Kërkime ‘Monitor’ e cila intervistoi rreth 1100 emigrantë shqiptarë në dhjetor të vitit të shkuar, rreth 65% e emigrantëve të anketuar, konfirmuan se dërgojnë herë pas here para në Shqipëri, por vetëm 40% kanë mundur të dërgojnë para gjatë vitit të shkuar. Pjesa dërrmuese e këtyre, ka një nivel mesatar mujor të ardhurash familjare 1,000-3,000 euro.Si përfundim, kriza greke do ketë ndikime të konsid-erueshme në rajon por sidomos në Shqipëri për shkak të numrit shumë të madh të emigranteve shqiptarë të cilët dominojnë dy sektorë nga më të prekurit nga kriza: ndërtimin dhe turizmin. E vetmja gjë pozitive është që pa-varësisht uljes së remitancave të emigranteve, këta mund të sjellin kapital për të investuar në Shqipëri në rast se ven-dosin të braktisin Greqinë përfundimisht. Gjithsesi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shumëdimensionale për shkak të historisë dhe fq-injësisë shumëshekullore si dhe marrëdhënieve ekono-mike gjatë kohërave. Ndonëse ato filluan të përmirë-soheshin që në kohën e regjimit të diktaturës, ato u intensifikuan ndjeshëm pas demokratizimit dhe hapjes së Shqipërisë me botën perëndimore në tërësi.

Si do ti konsideronit marrëdhëniet aktuale midis Shqipërisë dhe Greqisë?

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë karakterizohen si shumë të mira, me një tendencë që ka prirje për të shkuar drejt progresit, në një nivel gjithnjë e më të lartë. Duke qenë vende fqinje, në një rajon me ngarkesa historike të së kalu-arës, vlerësojmë se në realitetet e reja që po përjetojmë ka një zhvillim cilësor në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, gjë që shprehet jo vetëm në vullnetin mjaft pozitiv që kanë dy qeveritë tona, por edhe në krijimin e një opinion pozitiv në nivel popullor në të dy vendet. Greqia ka bërë shumë hapa përpara në njohjen de facto të shtetit të ri të Kosovës, ku vlen të theksohet njohja e pasaportës së shtetit kosovar nga pala greke. Kjo gjë që shprehet edhe në marrëdhëniet e shumta që realizohen midis Greqisë dhe Kosovës, si në fushën diplomatike dhe ekonomike, ashtu edhe në atë të sigurisë dhe përfshirjen e Kosovës në axhendën e Greqisë në kuadrin e proceseve të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Si përfundim Greqia mbështet pozitivisht in-tegrimin e faktorit shqiptar në strukturat e Bashkimit Evro-pian dhe në këtë kuadër jemi në drejtimin e duhur.

Page 18: Diaspora nr 2 Shqip

16|diaspora

INTERVISTA

LEKA II ZOGUTrashëgues i Fronit Mbretëror ShqiptarMosha: 29 vjeç

Leka Anwar Zog Reza Baudoin Msiziwe i Shqiptarëve

është emri i plotë i trashëguesit të Princit shqiptar

Leka I Zogu. Anwar për të nderuar presidentin Egjiptian

Anwar El Sadat, Zog në emër të gjyshit të tij Mbretit Ahmet

Zogu, Reza nga Shahu i Iranit Mohammad-Reza Shah Pahl-

avi dhe Baudoin nga Mbreti i Belgëve i cili e ka pagëzuar.

Msiziwe është një titull nderi i dhënë nga mbreti i Zulu-ve

dhe do të thotë ‘Burrë i popullit të vet’.

I lindur më 26 Mars 1982 në ‘Sandton Clinic’ në Jo-

hanesburg-Afrikë e Jugut dhe i vetmi fëmijë i Leka Zogut

dhe Susan Cullen-Ward, Leka II është deklaruar trashëgues

i fronit mbretëror prej të atit në vitin 2000. Ditën e lindjes

së tij qeveria e Afrikës së Jugut deklaroi godinën e mater-

nitetit si territor të përkohshëm shqiptar për të siguruar se

Leka u lind në territor Shqiptar.

Leka II do të kalonte vitet e fëmijërisë në Johanesburg

ku edhe do të merrte arsimin e plotë. Studioi në kolegjin

e Shën Petrit në Johanesburg gjatë periudhës 1996-2000

për biznes administrim. Me kthimin e familjes mbretërore

në Shqipëri më 28 Qershor 2002, Leka II do ti përkushtohej

studimit të literaturës shqiptare dhe në vitin 2004 do të

ndiqte kursin tre mujor përgatitor në Akademinë Ushtar-

ake ‘Skënderbej’ dhe më pas do të largohej në Angli për të

vazhduar studimet ushtarake në Akademinë Mbretërore

Ushtarake ‘Sandhurst’. Lekës iu akordua çmimi i Mbretit

Hussein. Në vitin 2006 ndoqi studime në Universitetin e të

Huajve në Peruxhia-Itali. Aktualisht po studion Juridikun

me korrespodencë. Flet Shqip, Anglisht, Italisht, Frëngjisht,

dialektin Afrikan dhe Zulu.

Leka II iu përkushtohet aktiviteteve humanitare, kul-

turore dhe politike. Intervistën e parë publike e ka dhënë

në moshën 5-vjeçare në kanalin ABC të Afrikës së Jugut

dhe në vitin 1989 pati kontaktet e para me komunitetin

shqiptar në Paris të Francës. Kthimi i familjes në Shqipëri

do të ishte dhe fillimi i një seri takimesh dhe aktivitetesh

duke përfshirë, si përfaqësues i familjes mbretërore, ato

të takimeve me protokoll në ambasadat e huaja. Është

themelues i ‘Lëvizjes Rinore për Zhvillim Kombëtar’. Më 15

Janar 2006, Leka II ishte përfaqësuesi i parë nga Shqipëria

që dha homazhet e tij në funeralin e Presidentit Rugova

në Prishtinë. Vizitat e tij të shpeshta në Kosovë i kanë dhë-

në mundësinë që të kryejë takime të niveleve të larta me

Presidentët dhe Kryeministrat e Kosovës si dhe lidershipin

e partive politike për të mbështetur njohjen dhe konsoli-

dimin e pavarësisë së shtetit më të ri në Ballkan.

Universiteti ‘ILIRIA’ në Prishtinë e ka emëruar si anëtar

nderi i Bordit të Drejtorëve dhe në vitin 2006 ndryshoi

emrin në ‘Universiteti Mbretëror i Ilirisë’. Bordi Drejtues i

Universitetit i ka dhënë të drejtën Lekës II të akordojë 15

bursa studimi në këtë universitet për studentë nga Shq-

ipëria, Kosova dhe FYROM. Disa nga këto bursa janë dhë-

në në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë për fëmijët e

policëve të vrarë në krye të detyrës ashtu si dhe në nxënës

që kanë arritur rezultate të larta në gjimnaze.

Leka II është aktiv në jetën publike në Shqipëri duke

ndihmuar të varfrit dhe duke mbështetur programe zhvil-

Page 19: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|17

INTERVISTA

limi ndërsa njëkohësisht vepron si Ambasador i Popullit

Shqiptar në nivel ndërkombëtar. Aktualisht është zyrtar në

Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe në të shkuarën

ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme.

U takuam me Lekën në ambientet e rezidencës

mbretërore në Tiranë dhe kuptuam se prapa titujve dhe

historisë, ndodhej një djalë i thjeshtë, i komunikueshëm

dhe tepër inteligjent. E gjithë biseda jonë u zhvillua në

shqip për të kuptuar sesa i është përkushtuar mësimit të

gjuhës shqipe ndonëse pjesën më të madhe të jetës e ka

kaluar në diasporë. ‘’Gjuha shqipe është gjuha ime, është

gjuha që më mësoi gjyshi dhe babai me shumë përkushtim

dhe që kurrë nuk duhet ta lemë pas edhe pse rrethanat na

largojnë jashtë atdheut. Ne Shqiptarët duhet të kuptojmë

rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj

në familje, sepse vetëm kështu mund të ruajmë identitetin

tonë. Unë jam lindur vetë në migrim dhe e kuptoj sesa të

vështira janë kushtet, por nëse shqiptarët e ruajnë virty-

tin e familjes si bërthamën më të fuqishme të shoqërisë

sonë atëherë duhet ta përforcojnë atë duke ruajtur edhe

gjuhën.’’ Leka beson se shteti duhet të jetë më aktiv në këtë

çështje kaq të rëndësishme dhe duhet të ofrojë financim

të plotë të shkollave shqipe në diasporë duke dërguar per-

sonel të kualifikuar dhe materiale mësimore me qëllim që

t’ju jepet mundësia fëmijëve të mos humbasin kontaktin

me gjuhën letrare. ‘’Puna dhe iniciativa e shoqatave dhe

organizatave jo-fitimprurëse është për tu përshëndetur,

por gjithsesi nuk mund të plotësojnë të vetmuar një de-

tyrë kaq madhore dhe me rëndësi kombëtare, shteti duhet

të ndërhyjë dhe të ndërmarrë masa të menjëhershme për

të mos humbur diasporën shqiptare në botë’’

Duke konsideruar faktin se vitet e fëmijërisë i ka kaluar

në Afrikën e Jugut, në një shtet ku dallimet racore janë

kulmuar duke shkaktuar lëvizje të gjera shoqërore kundër

racizmit, Leka solidarizohet me atë pjesë të emigrantëve

shqiptarë të cilët janë ndeshur në rrethana të njëjta raciz-

mi dhe ksenofobie. Beson se integrimi i tyre në shoqëritë

e vendeve ku jetojnë duhet të mbështetet nga iniciativa

shtetërore në mënyrë që ky proces të jetë sa më normal

dhe pa fërkime me shoqëritë vendase. Për të, kontributi

i diasporës shqiptare është mjaft i rëndësishëm pasi për-

bën fytyrën e Shqipërisë në botë dhe përfaqësimin e një

Page 20: Diaspora nr 2 Shqip

18|diaspora

INTERVISTA

kombi të hershëm. ‘’Roli i diasporës nuk duhet parë vetëm

nga spektri financiar por duhet konsideruar edhe fakti i

krijimit të një imazhi kombëtar pozitiv në vendet e botës

ku shqiptaret jetojnë’’

Ndonëse i ri në moshë, mbart vizione të mëdha për

Shqipërinë e së ardhmes, për Shqipërinë që të gjithë do të

dëshironim të jetonim. Duke u referuar në asetet e mëdha

kombëtare që disponojmë, Leka qëndron në rëndësinë e

zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe përqendrimit të saj

afatgjatë. Beson se investimet në infrastrukturë janë fillimi

i një projekti më të madh që synon kthimin e Shqipërisë

në një vend destinacion për turistët nga e gjithë bota. ‘’E

ardhmja jonë dhe gjithë përpjekjet tona duhet të përqen-

drohen tek turizmi, dhe këtu nuk nënkuptoj turistët e

pasur që vizitojnë Shqipërinë me jahtet apo kroçeret e

mëdha, por turizmin masiv familjar që do ti japë jetë ko-

muniteteve bregdetare dhe malore dhe do të krijojë zhvil-

lim dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët. Në këtë kuadër

duhet të drejtojmë përpjekjet tona drejt veprave të mëd-

ha infrastrukturore drejt ndërtimit të rrugëve, porteve dhe

aeroporteve. Pse jo një aeroport ndërkombëtar në Sara-

ndë, jo vetëm që do të shumëfishonte numrin e turistëve

të ardhur në këtë qytet por edhe do të sillte një zhvillim të

përshpejtuar të gjithë jugperëndimit të vendit.’’

Leka është i angazhuar në jetën politike shqiptare dhe

beson se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur. ‘’Ndonëse

me një stabilitet të brishtë politik vendi duket se mbart po-

tenciale të mëdha zhvillimi pasi në kushtet aktuale ekono-

mia shqiptare përsëri shfaq shifra të kënaqshme zhvillimi

duke konsideruar krizën financiare të vendeve të rajonit.

Por gjithsesi, tensioni politik mbetet problematik dhe

duhet të ndërgjegjësohemi thellë pasi çështjet kombëtare

kërkojnë kujdes të veçantë sidomos në këto momente të

konsolidimit të Republikës së re të Kosovës. Forcat politike

në Shqipëri dhe Kosovë duhet të gjejnë gjuhën e mirëkup-

timit, tolerancës dhe arsyetimit, dhe të bazohen në forcat

e tyre rinovuese, në njerëzit e aftë dhe të vullnetshëm të

cilët kanë aftësitë për të arritur ndryshime të mëdha.‘’

Page 21: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|19

Ministria e Turizmit i jep

Bashkisë Korçë çmimin e turizmit shqiptar

Mos mungoni këtë verë në Korçë, qytetin e festave

Data që nuk duhen humbur:

4 Qershor KARNAVALET E KORÇES, çelja e sezonit turistik27 Qershor – 10 Korrik SKULPTURA E PARKUT23 Korrik FESTA E LAKRORIT11-14 GUSHT FESTA E BIRRES www.festaebirres.com

Bashkia Korçë ju fton me kënaqësi të jeni pjesë e festave të qytetitwww.bashkiakorce.gov.al

Page 22: Diaspora nr 2 Shqip

20|diaspora

PERSONALITETE

Teksa e sheh në rrugët në ndërtim të qytetit, duke inspektuar

punimet dhe duke treguar në harta dhe skica, po të mos e njohësh, vështirë të thuash se ka drejtuar Bashkinë e qytetit, sepse imazhi që çdokush ka për një pushtetar, është një njeri pas një tavoline të madhe me një tufë shkresash përpara. Por ky nuk është rasti i Niko Peleshit, 40 vjeçarit i cili beson tek një vizion tjetër për Korçën.

Historia e suksesit të këtij njeriu, në fakt nuk ka filluar me Bashkinë e Korçës. Një nxënës i shkëlqyer i shkollës së mesme, një student i spikatur, me iniciativë të suksesshme biznesi që në moshë fare të re, drejtues shembullor i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Korçë, Prefekt i Qarkut me gjurmë konkrete sidomos në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës, Nikoja kandidoi dhe fitoi bindshëm para katër viteve për kreun e Bashkisë me vizonin e qartë për t’i hapur rrugën zhvillimit të qytetit.

Besimi, përkushtimi, këmbëngulja dhe puna e palodhur e këtij njeriu në këto katër vite, bënë të mundur që Korça të rifitonte kohën e humbur, të prekte ndryshimin në çdo aspekt të zhvillimit të saj dhe të dilte në krye siç i ka hije.

Nikoja beson se rrugët e qytetit nuk kanë ngjyra politike, se qyteti është i të gjithëve, prandaj dhe çdo lagje e Korçës ka prekur ndryshimin e munguar prej vitesh. Infrastruktura nëntokësore e standardeve ndërkombëtare, rrugët e asfaltuara, lulishtet e reja, blloqet e rikonstruktuara të pallateve, këndet e lojërave për fëmijë dhe këndet sportive në çdo cep të qytetit, janë realitet që tashmë qytetarët e Korçës e prekin çdo ditë.

Për herë të parë qyteti ka një Plan Rregullues model dhe një projekt bashkëkohor për qendrën, dalë nga një Konkurs Ndërkombëtar ku morën pjesë studiot më prestigjioze të arkitekturës në botë.

Të moshuarit e qytetit ndjejnë vëmendjen e Bashkisë, e

cila në këto vite ka ndërtuar për ta qendra komunitare dhe ka treguar kujdes të veçantë me shërbimet e ofruara.

Të rinjve korçarë, gjatë këtyre katër viteve iu krijuan më shumë mundësi për evidentimin dhe stimulimin e talenteve, mbështetjen e sipërmarrjeve të tyre në biznes, përfshirjen në projekte punësimi dhe argëtimin duke ju rikthyer atyre besimin se Korça është një qytet ku ja vlen të jetohet.

Në këto vite, Korça u bë pikëtakimi i artistëve brenda dhe jashtë Shqipërisë, me aktivitete kulturore të përmasave ndërkombëtare si: Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”, organizuar për tre vite radhazi për herë të parë në Shqipëri, Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës “Ditët e Mios”, Konkursi Ndërkombëtar i fotografisë “Sotir”, Festivali Evropian i Koreve, takimi ballkanik i Monodramës “Albamono” etj.

Dhe jo pa qëllim përmendim të fundit vizionin e bërë realitet të Niko Peleshit për kthimin e Korçës në kryeqendrën e festave të mëdha në Shqipëri, festa që i rikthyen buzëqeshjen qytetit dhe i treguan mbarë Shqipërisë se korçarët e duan jetën, e gëzojnë atë dhe kanë besim tek e ardhmja e qytetit të tyre. Falë këtij profili unik, Korça rifitoi edhe vëmendjen e turistëve vendas dhe jo vetëm, duke i dhënë hov zhvillimit të turizmit, biznesit dhe ekonomisë lokale.

Një hap përpara për Korçën! Niko Peleshi, kryebashkiaku i suksesshëm që i riktheu besimin qytetit dhe rikandidon për të vazhduar punën e tij

Page 23: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|21

Këto arritje të pamohueshme janë vlerësuar jo vetëm nga qytetarët e Korçës, por edhe nga organizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Koalicioni Kombëtar kundër Korrupsionit e shpall Bashkinë ë Korçës në vitin 2008 të parën në klasifikimin e Bashkive shqiptare për qeverisjen dhe ecurinë më të mirë.

Organizatat ndërkombëtare të angazhuara me çështjen e komunitetit rom, e vlerësuan Niko Peleshin në vitin 2010 me çmimin “Kryebashkiaku më miqësor ndaj çështjes rome në Shqipëri. Ministria Shqiptare e Turizmit e vlerësoi Bashkinë e Korçës me çmimin e madh “Qyteti i Turizmit Shqiptar 2010”, për profilin unik të turizmit të festave dhe përmasave të mëdha të “Festës së Birrës”. Vlerësimi më i rëndësishëm vjen nga qeveria e SHBA-së nëpërmjet programit të saj

USAID, duke e vlerësuar si Kryebashkiaku më si suksesshëm në Shqipëri për implementimin e projekteve të USAID gjatë mandatit të tij.

Niko e ka të vizatuar jo vetëm në zemrën dhe mendjen e tij Korçën e së ardhmes, por edhe në projektet konkrete, tashmë të hartuara që presin zbatimin në vitet në vazhdim.

Me qytetarët e Korçës në krah, ai është veçse në fillimin e një rruge të gjatë, e cila nuk ndalet, për të arritur në Korçën që të gjithë e duam dhe e ëndërrojmë, në qytetin që jo vetëm ofron mundësi për ata që jetojnë çdo ditë atje, por edhe për korçarët e larguar në emigracion që sytë dhe zemrën i kanë në qytetin e tyre të dashur.

Niko Peleshi do të vazhdojë punën me dashuri për qytetin për ta çuar Korçën një hap përpara.

PERSONALITETE

Mesazhi Nikos për katër vitet e ardhshme: Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve

Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social

Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit

Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë

Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja

Jam i bindur se Korca 2015 do të jetë qyteti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qendër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar

Për KorçënNjë hap përpara!

Page 24: Diaspora nr 2 Shqip

PERSONALITETE

ANDREA MANOBIOGRAFI E KANDIDATIT TË PD-së PËRBASHKINË E KORÇËS

Andrea Mano, i mbështetur nga Partia Demokratike

dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarët”, kandidon

për drejtimin e Bashkisë së Korçës në zgjedhjet e 8 majit.

Andrea është produkti tipik i një qyteti si Korça, me ar-

sim në shkollat tradicionalisht simbol të qytetit si gjim-

nazi ‘Raqi Qirinxhi’, dhe më pas me studime në fushën e

biokimisë në Tiranë. Si shumë të rinj të viteve 1990, zoti

Mano u bë dëshmitar dhe njëkohësisht pjesëmarrës në

Lëvizjen Studentore të dhjetorit me idenë e ndryshi-

meve të mëdha që më pas patën efekt edhe në formim-

in apo vazhdimin e aktivitetit të tij në ato vite. Pështjel-

limi i viteve nëntëdhjetë nuk kaloi pa ndikuar edhe tek

zoti Mano, sidomos kur ai u largua në emigracion në

Greqi, por gjithmonë me idenë e rikthimit në qytetin e

lindjes. Kthimi në vitin 2000 në Korçë u pasua me fillim-

in e sipërmarrjes së lirë dhe me mendimin se terreni më

i përshtatshëm për sukses personal do të ishte po prapë

qyteti i lindjes. Ky vit shënoi njëkohësisht rikthimin tek

pasioni i shumë të rinjve të dhjetorit, angazhimi politik

në një forcë e dalë nga debatet e shumta që ndoqën të

22|diaspora

Page 25: Diaspora nr 2 Shqip

PERSONALITETE

djathtën nga vitet 1998 e tutje, në Partinë Demokra-

tike të Re. Angazhimi politik më tepër se sa përkatë-

sia partiake ishte produkt i dëshirës për tu përfshirë

në debatin politik në qarkun e Korçës, sidomos pas

zgjedhjeve të vitit 2005 të cilat shënuan fillimin e

‘provës’ në administratën publike.

Tradicionalisht qyteti i Korçës ka ruajtur si shpre-

hjen më të pastër të qytetarisë, arsimin, një sektor

strategjik për të ardhmen e vendit. Tradita ishte

pikërisht ‘rruga’ e detyruar nëpër të cilën do të

kalonte edhe zoti Mano me emërimin e tij si drejtor

i drejtorisë arsimore te Qarkut Korçë në vitin 2005.

Pavarësisht faktit se arsimi ka qenë një prej sek-

torëve që pësoi shumë të çara nga periudha e tran-

zicionit, Andrea arriti të ruante me koherencë dhe

aftësi traditën arsimdashëse korçare. Qyteti dhe

qarku sot gjatë viteve 2005 e deri më tani kanë

ditur të ruajnë një pozicion të admirueshëm në

rang Republike. Qarku i Korçës ka sot ndoshta

sistemin arsimor fillor e të mesëm më cilësorin

në vend, çka provohet edhe nga rezultatet që

shumë studentë të kësaj ane kanë në maturën

shtetërore. Kjo është edhe lidhja e tij më e fortë

me qytetin, gjë që vazhdoi edhe me emërimin

e tij si Prefekt i qytetit në janar të vitit 2010 deri

në kandidimin e tij në zgjedhje si kandidat për

kryetar bashkie. Slogani që zgjodhi është ‘Një Korçë

për të gjithë’ me të cilin kërkon ti rikthejë qytetit jo

vetëm shkëlqimin e tij por edhe të integrojë grupet

më të margjinalizuara apo edhe ndihmë konkrete

për të rikthyerit nga emigracioni. Një qytet për të

gjithë do të thotë ruajtja e traditës në funksion të

zhvillimit të Korçës si një qendër turistike dhe treg-

tare. Qyteti ka shanse të bëhet një qendër model zh-

villimi ekonomik me rruajtjen e traditës dhe shikim

tek e ardhmja. Prioritetet e Andreas janë Zhvillimi,

Modernizimi dhe Tradita. Stimulimi i aktiviteteve

ekonomike, rregullimi i rrugëve dhe infrastrukturës

së lagjeve duke ndërtuar një qytet funksional dhe

restaurimi i simboleve të qytetit si pazari apo lagjet

tradicionale.

diaspora|23

Page 26: Diaspora nr 2 Shqip

24|diaspora

Page 27: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|25

SOCIALE

Nga data 1 Maj Selaniku pretendon të fitojë titullin e një kryeqyteti dhe akoma në këto momente

shumë njerëz po kontribuojnë në këtë përpjekje. Bëhet fjalë për konkurrimin e shpalljes të Kryeqytetit Evro-pian të të Rinjve për vitin 2014 dhe për rezultatin do të na duhet të presim deri në muajin Tetor.Në të gjithë qytetin mund të vëreni parullat me mbishkrim-in ‘Thessaloniki European Youth Capital 2014’, ndërkohë që qarkullon në facebook materiali dhe informimi zyrtar. Rrjeti i krijuar ndihmoi që të krijohet një grup i madh vull-netarësh që mbështesin këtë përpjekje dhe informojnë publikun për kandidimin dhe ecurinë e procesit në tërësi. Por le të mësojmë se për çfarë bëhet fjalë...

Çfarë është Kryeqyteti Evropian i Rinisë?

Është një iniciativë e re që nisi në vitin 2009 nga Forumi Evropian i Rinisë, që përbën

unionin më të madh të organizatave rinore jo qeveritare në Evropë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Qël-limi i kësaj iniciative është dhënia e mundësisë në qytetet evropiane të shpalosin për një vit infrastrukturën e tyre që lidhet me të rinjtë në sferën kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike dhe të organizojnë një seri evenimentesh dhe aktivitetesh. Kryeqyteti i parë Evropian i të rinjve ishte Roterdami dhe në 2010 vijoi Torino. Këtë vit, titullin e mban Amversa në Belgjikë dhe për 2012 do të jetë Braga e Portugalisë ndërsa për 2013 qyteti i Mariborit –Slloveni. Janë të gjitha qytete që besojnë në ritmet e tyre rinore dhe kanë vullnetin që të përkushtojnë vullnetarisht një vit tek të rinjtë, në idetë dhe aktivitetet e tyre. Qytete që kanë vullnetin të theksojnë pr-ezencën e tyre evropiane dhe të kontribuojnë aktivisht në idenë e evropianizimit. Selaniku dëshiron të jetë një nga këto qytete dhe për këtë arsye do të kandidojë për tu shpallur Kryeqyteti Evropian i të Rinjve për vitin 2014. Duke u bazuar në përqindjen e madhe të të rinjve, në komunitetin e madh studentor që jeton në qendër të qytetit por edhe në prezencën shumë aktive të tyre, Selaniku ka të gjitha mundësitë dhe mund të konsiderohet në pozitë favorizuese.

SELANIKU KRYEQYTET...?

Page 28: Diaspora nr 2 Shqip

26|diaspora

SOCIALE

INFONë procesin e kandidimit, idetë e të gjithëve janë të nevojshme.

Faqja e Internetit:

www.thessaloniki2014.eu

Facebook:

Thessaloniki 2014 (European Youth Capital – Canddate City)

Grupi i kandidimit, që përbëhet nga vullnetarë aktivistë, nën koordinimin e Drejtorisë Bashkiake të Rinisë

– Vullnetarizmit dhe Sportit si dhe nën përgjegjësinë e Zv. Kryetares së Bashkisë znj. Maria Pashalidu, do të

depozitojë deri më 1 Maj dosjen e kandidaturës.

Më 29 Prill do të organizohet një festë e madhe tek Kulla e Bardhë (Lefkos Pirgos) me pjesëmarrjen e shumë

grupeve rinore të qytetit.

Tema e kandidimit është....

‘Koha’ e cila është zgjedhur si elementi ku do

të bazohet kandidatura duke dhënë

rëndësi në ecurinë e qytetit ndër shekuj si dhe perspekti-

vat e zhvillimit të tij. Kuadri i veprimit përbëhet nga katër

fusha veprimi: krijimtaria, pjesëmarrja, grupet e veçanta

shoqërore, lëvizjet e reja shoqërore. Logoja karakteristike

përveç ngjyrës së verdhë përmban edhe tre ngjyra të tjera

të cilat i përkasin tre aspekteve të jetës së qytetit: spor-

tit, kulturës dhe natyrës. Kjo është treshja që përmbledh

thjesht dhe figurativisht konceptin e kandidimit.

Selaniku ka arsye për të pretenduar një titull të tillë dhe

çështja është përtej rezultatit të kandidimit – sepse ka

edhe qytete të tjera të cilat konkurrojnë, të cilat nuk janë

pak – dhe ndodhet tek përpjekja e krijimit të një fushe të

re veprimi, tek fillimi i diçkaje të re që nuk ka ekzistuar më

parë, tek fillimi i një përpjekjeje nga zero, atje ku qyteti

përgjithësisht ka probleme. Sepse qytetarët e Selanikut

nuk janë të mësuar për të pretenduar diçka të re, diçka

përtej kufijve të tyre, dhe kjo vlen edhe për gjeneratën

e re, dhe nëse rezultati është pozitiv atëherë do të jetë

shembulli më i mirë për të krijuar gjëra krejtësisht të reja

dhe më të mëdha për qytetin. Mbi të gjitha është çështje

krijimtarie dhe novacioni.

Page 29: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|27

DOKUMENTACIONE

DOKUMENTACIONI I DUHUR KËRKESË DHE DEKLARATË PËRGJEGJËSIE TË L. 1599/86 1) të cilat plotësohen në Qendrat e Shërbimeve të Qytetarëve (KEP)CERTIFIKATË E GJENDJES FAMILJARE2)

Për shtetasit shqiptarë të cilët janë pajisur me pasaportë greke kërkohet nga vetë shërbimi. Në Deklaratën e Përgjegjësisë të L. 1599/86 deklarohet nga cila Bashki duhet ta kërkojmë. Në rast se deklarohen fëmijë që studiojnë, kërkohet certifikatë studimesh.Në rast se deklarohen fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në pamundësi punësimi, kërkohet vërtetim nga Shërbimi Përkatës Shëndetësor.Në qoftë se ekziston divorc, kërkohet vendim gjykate për kujdestarinë e fëmijëve, akoma dhe vendim i përkohshëm ( kopje e legalizuar).Për shtetasit e huaj përfitues, certifikatën që do të dorëzojnë duhet:

Të jetë lëshuar nga vendi i prejardhjes gjatë a. gjashtëmujorit të fundit, Të jetë e legalizuar nga Ministria e Punëve b. të Jashtme Tiranë dhe nga Ambasada Greke në Tiranë (ose konsullata greke në Korçë/ Gjirokastër). Për personat të cilët ndodhen nën-kujdestarinë c. tuaj, me të cilët bashkëjetoni, duhet të dorëzohet leja e qëndrimit të tyre për vitin 2009, (kopje të legalizuara nga Institucion Shtetëror)

Kontratë Qiraje3) në emrin e kërkuesit, e legalizuar nga Zyra Tatimore Përkatëse deri më 31-12-2010, për banesën të cilën kishin me qira në vitin 2010 (kopje e legalizuar). Në kontratën e qirasë duhet të shkruhet qartë AFM e qiramarrësit dhe qiradhënësit. Deklaratë Përgjegjësie e qiramarrësit, 4) origjinaliteti i firmës të së cilës është i legalizuar, ku do të referohet:

Prona e paluajtshme e cila i përket kontratës a) së Qirasë (përshkrim total-adresa/kati etj.) Kohëzgjatja e lëshimit me qirab) Se banesa nuk është lëshuar në person c) tjetër (në rast se ekzistojnë me shumë se një qiramarrës të referohen me shkrim të dhënat e tyre)

Se të ardhurat që vijnë nga banesa janë d) përfshirë në Deklaratën Tatimore.

Deklarata Tatimore Fillestare e vitit ekonomik 5) 2010 (për të ardhurat e vitit 2009). Kërkohet edhe AFM e Bashkëshortit/es.

Të gjithë ata që nuk detyrohen të dorëzojnë Deklaratë Tatimore, do ta deklarojnë me shkrim në Deklaratën e Përgjegjësisë të L. 1599/86.Në këtë rast duhet të deklarohen edhe të ardhurat që ka bashkëshorti/tja, si dhe AFM dhe të dorëzohen detyrimisht.

Faturë pagese qiraje a) Vërtetim nga punëdhënësi i tyre ose nga b) Instituti i Sigurimeve (p.sh. nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore) nga të cilat do të rezultojnë të ardhurat neto të përfituesit si dhe të bashkëshortit/tes të tij/saj për vitin 2009.

Për shtetasit e vendeve të treta duhen gjithashtu :Vërtetim nga Autoriteti Kompetent në Shqipëri •nga i cili do të rezultojë pasuria juaj e paluajtshme si dhe të ardhurat tuaja në total nga vendi i prejardhjes. Kopje e legalizuar e Pasaportës tuaj•Dorëzim Deklarate Përgjegjësie (e legalizuar për •origjinalitetin e firmës-K.E.P.), ku do të shkruhen të dhënat e kërkuesit dhe të banesës së tij të përhershme, AFM e vendit të prejardhjes (në qoftë se ekziston) dhe do të deklarohet në qoftë se tërheq të ardhura të tjera duke i përcaktuar ato, nga vendi i prejardhjes ose çdo të dhënë tjetër tatimi.

Veçanërisht për shtetasit e vendeve të treta në të cilët është lëshuar azil politik kërkohet dorëzimi i Deklaratës së Përgjegjësisë ashtu si ajo referohet në paragrafi i mëparshëm.

Raporti i Likuidimeve të Tatimeve6) (Ekatharistiko) për vitin 2010 e të dy bashkëshortëve, e plotë me kode. Forma E9 e vitit 20057) që u dorëzua në Zyra Tatimore Kompetente për sa iu përket pronave si dhe viteve të mëtejshme deri në vitin 2010, në qoftë se ndryshoi diçka. Të gjithë ata që nuk detyrohen për të dorëzuar formularin E9, sepse nuk kanë asnjë pasuri, e deklarojnë më Deklaratën e Përgjegjësisë L.1599/86.

REPUBLIKA GREKEINSTITUCIONI I BANESAVE TË PUNËTORËVE (OEK)

PROGRAMI I SUBVENCIONIMIT TË QIRASË 2011(IU PËRKET QIRAVE TË VITIT 2009)

Page 30: Diaspora nr 2 Shqip

28|diaspora

Total i pagesave ditore të të Siguruarit 8) (për përfituesit - punëtorë)

Të siguruarit të cilët kanë pagesat ditore a) (imeromisthia) të kërkuara nga data 1/1/2002 deri në datën e dorëzimit të kërkesës, nuk do të dorëzojnë vërtetim nga Institucioni i Sigurimeve të tyre për totalin e pagesave ditore të kryera ose për ato të trevjeçarit të fundit, sepse këto të dhëna do të kërkohen në mënyrën e përshtatshme nga Shërbimi ynë.

Për përfituesit që nuk plotësojnë numrin e nevojshëm të pagesave ditore nga 1/1/2002 deri në datën e dorëzimit të kërkesës, kërkohet vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ku do të referohet:

Totali i pagesave ditore të cilat janë realizuar, •Me hollësi Pagesat Ditore të trevjeçarit të fundit •

(2008, 2009,2010)Në qoftë se janë realizuar mbajtje nga EOK•Të gjithë të siguruarit duhet të dorëzojnë b)

vërtetime të pagesave ditore të realizuara për vitin 2011. Këto mund të jenë një vërtetim nga punëdhënësi, nga i cili vërtetohet sigurimi i përfituesit për vitin 2011, i legalizuar formalisht për sa i përket përmbajtjes nga Institucioni i Sigurimeve Shoqërore (I.K.A)Akti i Dhënies së Pensioneve 9) (për pensionistët), i

cili do të referojë gjithashtu në qoftë se gjatë periudhës së aktivitetit profesionist ishin realizuar mbajtje për O.E.K. Fatura e Dh.E.I. ose kopje e faturës nga Dh.E.I.10) nga e cila do të rezultojë adresa e banesës me qira gjatë vitit 2009 dhe Kodi i Pagimit Elektronik.

Dokumentacion Shtesë e Kategorive të Veçanta Përfituese Punëtorët Sezonalë marrin vërtetim nga O.A.E.DH 1) që marrin ndihmën e veçantë sezonale (në qoftë se nevojitet të anëtarësohen në programin me pagesa ditore të reduktuara).

Personat me papunësi të vazhdueshme2) kanë të drejtë për marrjen e subvencionimit të qirasë për 2 vjet e shumta nga ndërprerja e ndihmës financiare për të papunët nga O.A.E.DH., por duhet të dorëzojnë:

Vërtetim nga O.A.E.DH. për papunësi të a) vazhdueshme (të paktën për dy vjet e lart). Kartën e Papunësisë të legalizuar për muajt b) përkatës deri në momentin e dorëzimit të kërkesës.Deklaratë Përgjegjësie L. 1599/86, që nuk kanë c) ndryshuar Institucion Sigurimi deri në momentin e dorëzimit të kërkesës (të shkruhet në deklaratë).

Përfituesi me aftësi të kufizuara 67% dhe lart 3) vërtetohet me:

Vërtetim i Institucionit Përkatës Shëndetësor të a) institucionit sigurues të përfituesit, kur ka lidhje me atë personalisht ose Vendim ose Vërtetim nga Institucioni Përkatës b) Shëndetësor (një përfundimtare ose dy të përkohshme) kur iu përket anëtarëve që ndodhen në mbrojtjen tuaj. Në rastet e fëmijëve nën kujdestari ose të verbërve kërkohet një vendim i përkohshëm.

KUJDES:Të gjithë përfituesit e të mësipërm duhet:

Me dorëzimin e kërkesës të dorëzojnë dhe të 1. gjithë dokumentacionin e duhur.Dokumentacioni i mësipërm të dorëzohet në 2. format origjinal ose në kopje të legalizuara nga Institucion Shtetëror. Certifikatat dhe vërtetimet të vendeve të huaja që 3. kërkohen duhet të legalizohen dhe të përkthehen në gjuhën Greke nga Ministria e Punëve të jashtme Greke, ose nga avokat grek i cili është anëtar i Këshillit të Avokatëve në Greqi, ose nga përkthyes i cili ka studiuar në Universitetin e Gjuhëve të Huaja.

DOKUMENTACIONE

PËR PËRKTHIME ZYRTARE TË LEGALIZUARA DHE TË NOTERIZUARA SIPAS KËRKESAVE TË MËSIPËRME DHE ME KOSTO TË ULËT

TELEFONONI NË NUMRIN

2310 280449

Page 31: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|29

REPUBLIKA GREKEINSTITUTI I SIGURIMEVE BUJQËSORE (OGA)DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SIGURIMEVE

Në kuadër të mënyrës së re të pagesave të pensioneve të I.S.B. (OGA) nëpërmjet bankave dhe të nevojës së rinovimit të Regjistrave të Pensionistëve të Institucionit, dokumentacioni i duhur që duhet të paraqitni ju personalisht ose një person i autorizuar nga ju është:

Certifikatë Lindje e lëshuar brenda 6 muajve të 1) fundit.Certifikatë të Gjendjes Familjare. 2) Dokumentet e mësipërme duhet të jenë të legalizuara nga Ambasada Greke në Tiranë ose Konsullatat Greke në Korçë apo Gjirokastër dhe të përkthyera nga Avokat Grek. Kopje e legalizuar të faqeve të Pasaportës 3) Biometrike Shqiptare me të dhënat tuaja personale. Kopje e legalizuar e të dy faqeve të Kartës suaj 4) të Identitetit.

Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të 5) Shqipërisë (Filiali Qendror Tiranë), e legalizuar dhe e përkthyer zyrtarisht (si më sipër), për sa i përket shumës së pensionit që tërhiqni ose deklaratë përgjegjësie, ku do të referoni shumën e pensionit tuaj. Çdo lloj dokumenti zyrtar nga i cili rezulton AFM 6) dhe AMKA juaj, si dhe e bashkëshortit/tes tuaj në qoftë se jeni të martuar dhe bashkëshorti/tja juaj është mbi moshën 65 vjeçare.

Shënojmë se të dhënat që përfshihen në dokumentacionin e mësipërm do të kryqëzohen me çdo mënyrë efektive me të dhënat që ruhen në Shërbime të tjera.

Dokumentacioni i mësipërm do të duhet të dorëzohet në nëpunësi kompetent (andapokritis) i I.S.B. (OGA).

DOKUMENTACIONE

PËR PËRKTHIME ZYRTARE TË LEGALIZUARA DHE TË NOTERIZUARA SIPAS KËRKESAVE TË MËSIPËRME DHE ME KOSTO TË ULËT TELEFONONI NË

NUMRIN 2310 280449

Page 32: Diaspora nr 2 Shqip

30|diaspora

WHO IS WHO

Oprah WinfreyMBI TË GJITHA BUSINESS-WOMAN

Mosha: 57 vjeçProfesioni: Personalitet mediatikRezidenca: Çikago - SHBAShtetësia: SHBAGjendja Civile: Beqare

Në tokë janë rreth 6,8 miliard njerëz por vetëm rreth 1000 prej tyre janë kaq të rëndësishëm saqë mund të ndryshojnë jetën dhe të ardhmen tonë. Oprah është një prej tyre. Ndonëse e 420-ta në renditjen e miliarderëve të botës dhe e 135-ta në SHBA, renditet e 64-ta për nga fuqia dhe ndikimi që ka në publikun e gjerë dhe konsiderohet si gruaja e tretë më e fuqishme në botë.

Megjithëse 30 vitet e fundit krijoi një nga markat më të fuqishme dhe si pasojë 8 milion Amerikanë ndjekin çdo ditë kanalin kabllor të saj, zonja e parë e televizionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet rob i ankthit të audiencës.

Oprah, tashmë 57 vjeçare, ka studiuar Media dhe Teatër në Universitetin shtetëror në Tenesit. Sot, pronësia e saj vlerësohet në 2,7 miliardë dollarë amerikanë. Është

gruaja më e famshme në këtë vend. ‘Gëzon besueshmëri më të madhe se vetë Presidenti’: - ka pranuar në artikullin e tij gazetari i «New York Time» Morin Daut (2007). Është i vetmi person që përfshihet vazhdimisht nga viti 2004 dhe deri më sot në listën e revistës «Time» ndërmjet 100 personave që ndikojnë më shumë në botë.

Por, nuk është jashtë vështirësive. Si fëmijë e një nëne të pamartuar në Jug të Amerikës, dhjetëvjeçarin e vështirë të viteve 50 dhe duke përjetuar një adoleshencë mjaft të vështirë dhe të hidhur, Oprah, thyen të gjitha stereoti-pat e racës dhe seksit të saj, duke krijuar 30 vitet e fundit një nga markat me të fuqishme, me miliona fansa. Show i saj «The Oprah Winfrey» mbetet një nga programet me audiencat më të fuqishme (pothuajse 8 milion amerikanë e ndjekin çdo ditë) dhe do të vazhdojë të transmetohet

Page 33: Diaspora nr 2 Shqip

diaspora|31

WHO IS WHO

në televizionin e lirë deri në Majin e ardhshëm për arsye të detyrimeve të saj me të cilat duhet të angazhohet. Por interesi i saj do jetë i përkushtuar në kanalin e saj kabllor OWN (Oprah Winfrey Network), rruga e të cilit program do të jetë e shtruar me lule, ashtu si dhe vetë ajo ka pranuar. Ky kanal ka filluar të rrezatojë që prej Vitit të Ri dhe drejtohet kryesisht në gra mbi 25 vjeç. Kritikat, të cilat janë të shumta si: -pa inovacion, mungesë kreativiteti, thjesht një rialiti dhe talk show, vërtetojnë se rruga e Oprah edhe kësaj here shkon drejt anodës. «Sigurisht që shikueshmëria e lartë është e rëndësishme, por nuk është aq e rëndësishme për mua sa është për ju»: - tha ajo në prani të unionit të kri-tikëve televizivë. Më pas shtoi se e kënaq fakti se OWN ka realizuar një nismë të fuqishme dhe ka fituar shikues të cilët kanë dëshirë për ta ndjekur. Ky kanal, në të cilin ajo ka 50% të pronësisë dhe 50% të tjera zotërohen nga kompa-nia e cila menaxhon rrjetin kabllor Discovery, ka garantuar 200 milion dollarë publicitet për vitin e parë të funksion-imit të tij, gjë që jep shpresë dhe siguri në menaxherët e tij

se do të jetë fitimprurës që brenda vitin 2011, domethënë shumë me shpejt nga parashikimi fillestar për vitin 2013.Oprah në shifra300 milion dollarë futen çdo vit në llogarinë e saj ban-kare. 49 milion shikues në javë pothuajse ndjekin show-n e saj. 36,5 milion shikues ndoqën intervistën e saj të famshme me Michael Jackson në vitin 1993.2,4 milion botime të revistës së saj qarkullojnë në muaj 145 shtete ndjekin show-n e saj. Perandoria e saj përfshin kompaninë e prodhimit Har-po (emri i Oprah nga kundërta) dhe menaxhon midis të tjerash: -Revistën mujore «O, The Oprah Magazine»-Stacionin Radiofonik Oprah Radio-Site-in oprah.com-Dyqanin elektronik dhe klubin e librit

Përgatiti | FOTINI DHIMITRI

Page 34: Diaspora nr 2 Shqip

32|diaspora

ARGËTIM

Si luhet SudokuSudoku është një lojë vetmitare logjike në të cilën lojtarit i propozohet një kuti me 9×9 kutiza, secila prej të cilave mund të përmbajë një numër nga 1 deri në 9 ose mund të jetë bosh apo e bardhë; kafazi duhet konsideruar i ndarë në 9 “nënkafazë”, të quajtur rajone, me 3 × 3 kutiza të përafërta. Lojtarit i propozohet një kafaz në të cilin vetëm disa kuti, nga 20 në 35, përmbajnë disa numra. Qëllimi i lojës është që të mbushen hapësirat boshe të një rrjete të mbushur me vija, kolona e rikuadro me numrat nga 1 deri në 9, në mënyrë të atillë që çdo vijë, kolonë apo rajon të përmbajë të gjithë numrat nga 1 deri në 9 (secili vetëm një herë). Sudoku të një manuali

enigmistik duhet të përmbushin tre kritere: numrat fillestarë duhet të formojnë një skemë simetrike në lidhje me qendrën e kafazit; duhet të ekzistojë një zgjidhje e vetme; numrat fillestarë duhet të jenë më pak se 35. Duhet saktësuar që, në të kundërt me atë që thuhet shpesh, sudoku është një lojë logjike por jo tamam matematike, e po ashtu loja nuk ka të bëjë me numrat. Veçoritë e numrave nuk përdoren asnjëherë dhe asnjëherë nuk përdoret fakti që aty janë disa numra. Për të patur edhe më të qartë këtë koncept mjafton të mendojmë se në vend të 9 numrave të parë mund të përdorim 9 shkronjat e para të alfabetit apo 9 simbole të ndryshme mes tyre ( nuk është e nevojshme as që mes simboleve

të ketë një rregull).

RregullatLoja ka një rregull të vetëm: duhen mbushur të gjitha kutitë e paraqitura në mënyrë që çdo vijë, kolonë e nënkafaz, çdo shifër nga 1 deri në 9 të shfaqet një e vetëm një herë. Instrumentet Për të kompletuar një Sudoku duhen vetëm arsyetim logjik, përqendrim e durim, përveçse laps e gomë, për rastet e mundshme ( e nganjëherë të pashmangshme ) të gabimeve.

ZgjidhjaSi çdo lojë logjike e ndërtuar mirë, secili Sudoku duhet të pranojë një zgjidhje të vetme, për ti lejuar lojtarit një kontroll të vlefshëm të rezultatit të arritur. Duhet vënë re që ndërsa një Sudoku “i thjeshtë” ( me 35 numra të futur) ka një

zgjidhje të vetme, një Sudoku ” i vështirë”, (me 20 numra) mund të ketë më shumë zgjidhje: një Sudoku bosh, vetëm me hapësira, ka sigurisht një numër të lartë zgjidhjesh.

VështirësiaNjë nga rregullat e Sudokut parashikon që secili kafaz të ketë, në nisje, jo më shumë se 30 numra. Vështirësia e një skeme shtohet me pakësimin e numrave në nisje, por nuk varet vetëm nga kjo: edhe vendosja e tyre ndikon në nivelin e vështirësisë së lojës. Historikisht kjo lojë është shumë më e thjeshtë për tu zgjidhur se sa një lojë e lashtë dhe e famshme logjike matematike të cilës i është përkushtuar edhe Euleri: bëhet fjalë për “kuadratet greko latinë”.

EASY

2 9

1 4 8 9 3

8 2 1 5

9 7 6

3 6 7 4 2 8 1 9

5 9 7

2 6 5 4

5 9 2 6 8

8 5

AVERAGE

3 4

9 6 3 1

8 5 2

4 5 7 8 3

2 5 1 8 7

9 8 4

2 6 9 8

4 2

HARD

6 8 9

8 5 2 6

4 1 6

1 3 9

9 4 7

5

2 6 7

7 6 5

8 2

VERY HARD

5 3 4 8

2 6 4

1

9 8

5 7

4

7

9 1 8 3

6 5.

e lehtë

e vështirë

mesatare

shumë e vështirë

Page 35: Diaspora nr 2 Shqip
Page 36: Diaspora nr 2 Shqip

Udhëtojmë pa viza meRezervime, Oferta: DHIMITRIS

TEL.: 2310 541043 | CEL.: 6974 655119

CDO DITE: 09:30 20:00 e 21:30

E vetmja linje me 2 tv,

film e humor,

uje ne frigorifer,

gazeta,

6 bagazhe falas,

WC ne autobuz!