View
6
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
University of Business and Technology in Kosovo University of Business and Technology in Kosovo
UBT Knowledge Center UBT Knowledge Center
Theses and Dissertations Student Work
Fall 10-2015
ROLI I MENAXHMENTIT FINANCIAR NË ZHVILLIMIN E ROLI I MENAXHMENTIT FINANCIAR NË ZHVILLIMIN E
NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME ME SHTETET NË NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME ME SHTETET NË
TRANZICION TRANZICION
Drin Krasniqi
Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd
Part of the Business Commons
Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
ROLI I MENAXHMENTIT FINANCIAR NË ZHVILLIMIN E
NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME ME SHTETET NË
TRANZICION
RAST STUDIMI KOSOVA
Shkalla Bachelor
Drin Krasniqi
Tetor, 2015
Prishtine
Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi
Punim Diplome
Viti akademik 2011-2012
Drin Krasniqi
ROLI I MENAXHMENTIT FINANCIAR NË ZHVILLIMIN E
NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME ME SHTETET NË
TRANZICION - RAST STUDIMI KOSOVA
PhD cand. Naim Preniqi
Tetor, 2015
Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme
për shkallen Bachelor
ABSTRAKT
Hulumtimi për këtë punim është realizuar gjatë vitit 2015 dhe fokusi ka qenë tek
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe studimore është vërejtur se
cilat janë barrierat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Cili është trendi i krijimit të
ndërmarrjeve të vogla në Kosovë. Ky dokument shpjegon se cilat janë burimet e investimeve që
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë i përdorin për tu rritur dhe zhvilluar. Çfarë lloje të
përgjegjësive kanë ndërmarrësit dhe gjithashtu në këtë dokument mund të gjeni një analizë rreth
investimeve, menaxhimit të investimeve, burimeve të investimeve.
Roli i menaxherit financiar në zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme (NVM) është
vital për zhvillimin dhe zgjerimin e tregut, përmes menaxherit financiare ndërmarrjet përfitojnë
dhe shfrytëzojë fondet për maksimizimin e vlerës së firmës apo, marrin vendime lidhur me
alternativat e burimeve dhe shfrytëzimin e fondeve, e gjithë kjo arrihet kur një menaxher i mire
financiare planifikon mire buxhetin, planifikon mire rritjen e fondeve ne tregun e kapitalit,
vlerëson projektet investive, planifikon strategjinë e zhvillimit te marketingut dhe çmimeve dhe
ne fund parashikon shpenzimet.
MIRËNJOHJE/FALENDERIME
Nga ky studim arrita të mësoj funksionin dhe rolin e burimeve afatshkurtër financiare për
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Një falënderim shumë të veçantë për këtë studim e ka Qendra
për Mbështetje të Biznesit – BSCK për të dhënat rreth zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme në Kosovë. Mirënjohje të veçantë gjithashtu shprehi për udhëheqësin e temës Prof. PhD
Cand. Naim Preniqi për vëmendjen që ma ka kushtuar dhe për korrektësinë që ka treguar gjatë
këtij studimi.
Jam mirënjohës për gjithë stafin e Fakulteti për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi falë të cilëve
jam pajisur me një kulturë profesionale në fushën ekonomike, përkatësisht në menaxhim. Gjitha
arritjet e mia janë rezultat i përkrahjes financiare dhe morale të cilën ma dhanë heronjtë e mi,
familja ime. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një falënderim i veçantë për koleget e mi,
për të gjithë suportin emocional dhe për prezencën e tyre të pazëvendësueshme.
PËRMBATJA E PUNIMIT
LISTA E TABELAVE..............................................................................................
LISTA E FIGURAVE..............................................................................................
FJALORI I TERMAVE...........................................................................................
1. HYRJE..................................................................................................................1
2. SHQYRTIMI I LITERATURES (HISTORIKU)............................................2
2.1 Fazat e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.....................................................2
2.2. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë........................3
2.3 Krijimi i biznesit të ri në Kosovë.....................................................................4
2.4 Procedura dhe koha e nevojshme për fillimin e biznesit..............................5
2.5. Llojet e bizneseve në Kosovë ..........................................................................5
2.5.1 Bizneset individuale................................................................................6
2.5.2 Ortakëritë.................................................................................................7
2.5.3 Shoqëritë aksionare – Korporatat..........................................................8
2.6 Burimet e financimit afatshkurtër tek ndërmarrjet e vogla.........................9
2.7 Llojet e burimeve të financimit tek ndërmarrjet e vogla në Kosovë..........10
2.8 Tendenca e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë deri në
2013.........................................................................................................................11
2.9 Ndikimi i industrisë tek NVM-të....................................................................13
2.10 Profitabiliteti i NVM-ve në Kosovë..............................................................13
2.11 Zhvillimi i tregut për NVM-të......................................................................14
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT.........................................................................17
3.1. Qëllimet e hulumtimit (pyetjet hulumtuese) ………………………………………….17
4. METODOLOGJIA..................................................................................................................18
5. REZULTATET........................................................................................................................19
5.1 Roli i financave dhe i menaxherit financiar në firmë ………………………….…...19
5.2 Funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet,
financimin dhe dividendin……………………………………………………………………...20
5.3 Karakteri shkencor i menaxhmentit financiar dhe etapat themelore të zhvillimit të
kësaj shkence……………………………………………………………………………………22
5.4 Ndikimi i aftësive menaxheriale në rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve në
Kosovë...........................................................................................................................................24
6. DISKUTIME DHE PERFUNDIME......................................................................................27
7. REFERENCAT.......................................................................................................................30
Lista e tabelave
Tabela 1.Kompanitë Kosovare dhe tatimet.
Tabela 2. Ndarja e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë prodhuese.
Tabela 3. Burimet e financimit tek ndërmarrjet e vogla gjatë vitit 2012.
Tabela 4. Investimet e ndërmarrjeve gjatë vitit 2012.
Tabela 5. Pengesat kryesore për eksport.
Tabela 6. Ndërlidhja e tri indikatorëve si barriera që ndikojnë në afarizmin Kosovar.
LISTA E FIGURAVE
Figura 1. Llojet e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2012.
Figura 2. Ndërmarrjet e vogla të reja nga viti 2009-2013.
FJALORI I TERMAVE
ATK - Administrata Tatimore e Kosovës
ARBK- Agjencia e Regjistrimeve të Bizneseve në Kosovë
ABPK-ja - Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës
BQK - Banka Qendrore e Kosovës
BI - Bizneset individuale
BSCK - Business Support Center of Kosovo
NVM - Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
SH.A - Shoqëria aksionare
SH. P. K - Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
BPV - Bruto produkti vendor
1
1. HYRJE
Pas vitit 1999 ekonomia e Kosovës u fut në një tranzicion shumë dimensional. Në këtë periudhë,
ekonomia e Kosovës përjetoi ndryshime të mëdha ekonomike. Ndryshimi i qasjes ekonomike
nga ekonomia shoqërore në atë private rezultoi që të formohen shumë ndërmarrje të vogla.
Formimi i tyre si problem kyç kishte gjetjen e fondeve për financim.
Trendët pozitive të krijimit të ndërmarrjeve të vogla sipas ministrisë te tregtisë dhe industrisë
(MTI) janë gjashte viteve të fundit, ku në vitin 2009 ishin 7000 ndërmarrje të reja të regjistruara
dhe më pastaj ky numër arriti në 9500 në periudhën e vitit 2012 me një rritje prej 37% Ndërsa
gjatë vitit 2013 janë regjistruar 3101 ndërmarrje të reja që rezultoi me një rënie të trendit si
rezultat i pamjaftueshmërisë së fondeve që të fillojnë ciklin biznesor. Vendet në zhvillim të
Evropës Jug-Lindore kanë të njëjtat probleme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që i
karakterizon pengesa e funksionimit të tregjeve financiare. Prandaj objektiv e këtij studimi është
analiza e problemit se si NVM-të duan të fillojnë dhe veprojnë në tregun Kosovar, dhe si
menaxhohen financat e tyre për të rezultuar me rritje dhe zhvillim.
Ky punim fokusohet ne rolin e menaxhmentin financiare ne zhvillimin e ndërmarrjeve ne
Kosove dhe parasheh funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet,
financimin dhe dividendin.
Gjithashtu parasheh ndikimin e aftësive menaxheriale ne rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve te
vogla dhe te mesme ne Kosove pra, aftësitë menaxheriale janë shumë të rëndësishme ngase
arritja e qëllimit çfarëdo qoftë ai fitim apo ngritje të kapaciteteve të ndërmarrjes varet nga
aftësitë menaxheriale. Aftësitë menaxheriale janë forcat e brendshme të ndërmarrjes për të
përballuar rreziqet që i kanosen ndërmarrjes apo dinamikën e tregut. Fati i ndërmarrjeve të vogla
varet shumë nga aftësitë menaxheriale se çfarë i ka ndërmarrësi, qasja e tij ndaj tregu përcakton
rrugën e ndërmarrjes. Dallimi i koncepteve ndërmarrës dhe menaxher me aftësi udhëheqëse të
mira përcakton çelësin e suksesit të ndërmarrjes, sepse ndërmarrësi i cili krijon një ndërmarrje,
por nëse nuk i përgjigjet kërkesave të tregut dhe ka mungesë të aftësive menaxheriale për ta
udhëhequr ndërmarrjen do ta dërgojë atë në humbje. Në Kosovë nuk është problem që të krijohet
një ndërmarrje e re, por ndërmarrës me aftësi të mira menaxheriale për të zhvilluar atë
ndërmarrje mungojnë.
2
2. SHQYRTIMI I LITERATURES
2.1 Fazat e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës
Zhvillimi ekonomik u arrit sipas këtyre fazave:
Faza emergjente filloi menjëherë në 1999-2000, gjatë kësaj faze filluan importimet e mallrave
për të ndihmuar popullatën. U krijuan shumë ndërmarrje të reja që merreshin me import, kjo
rezultoi që të ketë qarkullim të parave dhe filloi të funksiononte tregu financiar që në atë kohë,
më 15 nëntor 1999 u formua Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës. Ky autoritet kishte
këto funksione: licencimin, kontrollimin dhe mbikëqyrjen e bankave; licencimin, kontrollimin
dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera financiare; licencimin, kontrollimin dhe mbikëqyrjen e
kompanive të sigurimit; licencimin, kontrollimin dhe mbikëqyrjen e fondeve të pensioneve
(fondeve vullnetare); qarkullimin e pagesave dhe kujdesin për likuiditetin e sistemit bankar të
Kosovës.
Faza e dytë ose faza e ndërtimit institucional filloi nga viti 2001-2004. Në fazën e ndërtimit
institucional investimet u koncentruan kryesisht në ndërtimin e kapaciteteve institucionale duke
përfshirë legjislaturën, trajnimet, udhëtimet studimore, seminaret e ndryshme të cilat ishin
parapërgatitje e stafeve qeveritare dhe stafeve tjera të ndërtimit për këtë sektor. Në këtë kohë
gjithashtu vazhdoi ndihma për shoqatat e bujqësisë, të blegtorisë, të qumështit, mishit,
veterinarisë etj
Faza e tretë është faza e investimeve. Në këtë fazë po bëhen përgatitjet për përshtatjen e
legjislacionit me standarde evropiane dhe plotësimin e tyre para hyrjes në BE. Investimet e
drejtpërdrejta në kapitale për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese të bujqësisë duke përfshirë të
gjitha degët, pemëtari, perimtari, blegtori, sektorin qumështor, sektorin e mishit etj. Rritja
ekonomike bazohet në funksionimin e dy faktorëve prodhim – kapital që janë të lidhura në
mënyrë ekonometrike për të shpjeguar rritjen ekonomike [1].
3
2.2. Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë
Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e mbështetur nga ndihma
ndërkombëtare, sektori publik dhe remitencat . Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka
qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku
ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luajnë rol të rëndësishëm në rrugën drejtë
një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes
ekonomike.
Kosova vuan nga bilanci negativ i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Kjo
është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të e Kosovës nuk janë aq konkurrente në nivel
ndërkombëtar. NVM-të eksportuese të dobëta, jo konkurruese, pengojnë kontributin e
mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV(Bruto produkti vendor), krijimin e vendeve të punës dhe rritjen
ekonomike në përgjithësi. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes që ka dominuar në të
kaluarën, të mungesës së kulturës kreative të ndërmarrësisë dhe mungesës së investimeve në
hulumtim dhe zhvillim, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë
kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.
Mbi 50% e të gjitha NVM-ve që operojnë në sektorin tregtar karakterizohen me investime të
vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja,
kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të
zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM-të 2009" tregon se Kosova për
arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale,
ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM-ve.
Vështirësitë për qasjen në financa dhe implementim të legjislacionit theksohen edhe në raportet e
progresit të Bashkimit Evropian të vitit 2010 dhe 2011 si dhe të raportit të studimit të fizibilitetit.
Ndërsa, mungesën e konkurrueshmërisë e tregon fakti që m bi 100.000 biznese janë të
regjistruara në Kosovë, mirëpo vetëm rreth 18,000 deklarojnë tatime pranë Administratës
Tatimore të Kosovës (shih tabelën në vijim).
4
Tabela 1: Kompanitë kosovare dhe tatimet,ARBKT/MTI, ATK,/MF [2]
2.3 Krijimi i biznesit të ri në Kosovë
Fillimi i një aktiviteti ekonomik mund të ndodh për shumë arsye; ndryshimi i qasjes biznesore që
nënkupton krijimin e inovacioneve, krijimin e vendit të punës sa më të sigurt, përmirësimin e
gjendjes financiare etj. Sipas të dhënave statistikore të marra nga Qendra për Mbështetje të
Biznesit – BSCK, bizneset fillohen nga: ekonomistët, zejtarë të ndryshëm, tregtarët.
Në Kosovë, gjatë vitit 2000 filluan të krijoheshin shumë biznese, ku zakonisht operimi i
bizneseve individuale në Kosovë fillon me një aktivitet ekonomik duke filluar me procedurat në
Agjencinë e Regjistrimeve të Bizneseve në Kosovë - ARBK në kuadër të Ministrisë së Tregtisë
dhe Industrisë. Në ARBK regjistrohet biznesi, nxirret certifikata e biznesit, dhe bëhet pajisja me
një dokument në të cilin përcaktohen “informatat për biznesin”. “Informatat për biznesin”
përfshinë: plotësimin e formularit B të marrë nga ARBK rreth biznesit të ri. Më pastaj vjen
statusi i kompanisë dhe zgjedhja e menaxherëve dhe punëtoreve.
5
2.4 Procedura dhe koha e nevojshme për fillimin e biznesit
Procedurat e nevojshme për të filluar biznesin janë:
• Hapja e një llogarie bankare për depozitimin e kapitalit minimal për biznesin e ri – 1 ditë
• Marrja e certifikatës së biznesit – 5 ditë
• Pagesa e taksës për regjistrimin e biznesit që kushton 23,50 euro – 1 ditë.
• Bërja e vulës së kompanisë kushton 20-50 euro – 1 ditë.
• Kërkimi dhe marrja licencën nga komuna – 30 ditë.
• Kërkimi dhe marrja e numrit fiskal nga Administrata Tatimore e Kosovës që mund të
bëhet 15 ditë pas regjistrimit në ARBK.[3]
Pas regjistrimit të biznesit, ndërmarrja fillon aktivitetin e saj ekonomik. Aktiviteti ekonomik
nënkupton qarkullimin e mallrave apo shërbimeve dhe krijimin e të hyrave. Të gjitha
ndërmarrjet, pa marrë parasysh pronësinë se a janë biznese individuale, ortakëri apo korporata
duhet t’i nënshtrohen tatimeve në të hyrat e tyre. Fillimin e biznesit të ri e bëjnë më shumë
njerëzit të cilët janë në marrëdhënie pune.
2.5. Llojet e bizneseve në Kosovë
Gjatë regjistrimit të biznesit në ARBK, pronari i biznesit duhet të përcaktohet për llojin e
biznesit të tij. Përmes vizionit dhe strategjisë për biznes përcaktohet e ardhmja e biznesit. Në
figurën 1 janë paraqitur llojet e ndërmarrjeve në Kosovë.
6
Figura 1: Llojet e biznese në Kosovë gjatë vitit 2012, BSCK [4]
Sipas të dhënave nga BSCK-ja, numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë gjatë vitit 2012 është
i bizneseve individuale, ku nga afërsisht 500 ndërrmarrje 412 prej tyre janë biznese individuale,
22 ortakëri, 20 nga këto ndërmarrje janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe 6 ndërrmarrje
janë shoqëri aksionare.
2.5.1 Bizneset individuale
Krijimi i bizneseve individuale në Kosovë bëhet në bazë të Ligjit nr. 02/L-123 për
Shoqëritë Tregtare. Së pari vihet emri i biznesit, një emër unik i cili është elementi kryesor që
përfshinë shkurtesën B. I “Emri i ndërmarrjes”, përcaktohet adresa dhe aktiviteti i ndërmarrjes.
Sipas të dhënave statistikore rreth 86 % e ndërmarrjeve në Kosovë operojnë në vende urbane; në
qytete.
Një ndërmarrje e vogël konsiderohet ajo e cila ka rreth 9 punëtorë me një qarkullim prej 500.000
euro ose më pak.[5] Bizneset individuale udhëhiqen nga pronari i biznesit, i cili është përgjegjës
për të gjitha detyrimet me tërë pasurinë e tij. Pronari i menaxhon mjetet dhe është përfitues i
vetëm i profitit.
7
Në rastet të humbjes së biznesit apo situatave të tregut me risk, përgjegjësia i takon
përsëri pronarit. Çfarë i bënë ndërmarrësit e rinj më vigjilent për treg është qasja e tyre ndaj
investimit financiar të kapitalit dhe drejtimi i procesit të rritjes së ndërmarrjes së tyre. Ideja për
krijimin e ndërmarrjes dhe fillimin e ri të aktivitetit biznesor varet nga: niveli i arsimit, përvojat e
punës në biznes, njohuri në fushën e menaxhimit të biznesit që e krijon, njohuri për menaxhimin
e financave, eksperiencat dhe traditat familjare për tregti etj.
Kjo qasje shumë dimensionale reflektohet me aftësitë e tyre për të qenë një ndërmarrës i mirë
apo krijues i një ndërmarrje të suksesshme me aftësi për ta vlerësuar tregun në mënyrë që të ketë
sukses në biznes.
2.5.2 Ortakëritë
Ortakëritë janë biznese të cilat kanë dy apo më shumë pronarë. Kur krijohet një ortakëri
patjetër duhet të jetë e regjistruar në emrin e ndonjërit nga ortakët apo bashkëpronarët e
ndërmarrjes. Nuk ka ndonjë rregull ligjore që përcakton numrin e pronarëve apo ortakëve.
Ortakëritë lindin si rezultat i bashkëpunimit në mes dy apo më shumë pronarëve, të cilët kanë të
njëjtin qëllim për një aktivitet të caktuar ekonomik. Pronarët të cilët i kanë bashkuar forcat dhe
kanë rezultuar të suksesshëm me kompanitë e tyre janë: Philips Electronics nga Holanda, Sony
Ericsson dhe Volkswagen në Gjermani, Renault në Francë, etj.
Albert Einsten thotë: “Imagjinata është më e rëndësishme se njohuritë” kjo e shpjegon
faktin se ideja për të bashkëpunuar dhe krijuar një kompani të përbashkët vjen si rezultat i një
përafrimi të mendimeve në mes ortakëve me një mision të përbashkët. Në Kosovë sipas të
dhënave statistikore të marra nga BSCK-ja ortakëritë themelohen nga anëtarët e familjes afër
rreth 68%; gjithashtu themelohen nga njerëzit të cilët kanë profesionet me natyrë specifike p.sh
arkitektura, avokatura, zejtarë etj; rreth 8% dhe më pak ortakëri themelohen si rezultat i dëshirës
për të investuar së bashku rreth 2%. Ky bashkëpunim duhet të rezultojë me një marrëveshje
paraprake para fillimit të krijimit të ortakërisë, në të cilën duhet të specifikohen kushtet dhe
përgjegjësitë. Përcaktimi i përgjegjësive rezulton që ortakët të kenë biznesin si person juridik me
përgjegjësi të kufizuar (Sh. p. k), e kjo nënkupton që ata i përgjigjen detyrimeve vetëm me
kapitalin e ortakërisë dhe jo me tërë pasurinë e tyre për dallim nga bizneset individuale. Mjetet
8
menaxhohen nga të gjithë ortakët dhe profiti ndahet zakonisht në pjesë të barabarta apo sipas
marrëveshjes. Në rastet e humbjes se biznesit apo situatave të tregut me risk, përgjegjësia i takon
të gjithë ortakëve. Rreth 55% e ortakërive në Kosovë janë të vendosura në vende urbane.
2.5.3 Shoqëritë aksionare – Korporatat
Një ndërmarrje e mesme konsiderohet ajo ndërmarrje e cila ka 10-49 punëtorë dhe për një
vit kalendarik ka qarkullim prej 2.400.000 euro ose më pak.[6] Korporatat janë një formë e
biznesit të mesëm. Këto ndërmarrje kanë të ndarë menaxhimin me pronësinë. Kjo nënkupton që
vetëm korporatës i takojnë përgjegjësitë dhe pronarët nuk përfshihen drejtpërdrejt në këto
detyrime.
Tabela 2. Ndarja e ndërmarrjeve sipas veprimtarisë prodhuese, BSCK [7]
Prodhuese Totali
B.I Sh.p.k Sh.A
Agroindustri 0 1 0 1
Metal përpunuese dhe pajisje elektrike 2 1 0 3
Material ndërtimor 0 4 1 5
Industria kimike, plastike dhe e gomës 1 2 0 3
Industri tekstilit, lëkurës, dhe këpucëve 5 0 1 6
Përpunim i drurit 6 3 0 9
Ndërtimtaria shërbyese (p.sh. murosja,etj) 5 3 2 10
Bujqësia ( fermerët) 3 0 0 3
Tjetër 5 0 2 7
Total 27 14 6 47
Korporatat formohen me bashkimin e investimeve të mëdha, të cilat njihen si aksione.
Varësisht nga koncepti i saj, ajo ka një strukturë organizative me nivele hierarkike që përbëhet
9
nga: aksionarët, bordi i drejtorëve dhe udhëheqësit e departamenteve. Korporatat në Kosovë
janë të pakta, gjithsej 6 të cilat janë të vendosura në vende urbane. Në tabelën 2 janë analizuar të
dhënat rreth relacioneve të ortakëve në aspektin e themelimit të ndërmarrjes. Ato merren me
veprimtari prodhuese, ku më së shumti janë të koncentruar në ndërtimtari shërbyese konkretisht
në murosje dhe prodhimin e materialit ndërtimor për shitjen me shumicë. Sipas të dhënave
statistikore nga BSCK-ja korporatat në Kosovë janë të orientuara për transportim të mallrave të
prodhuara dhe ndërtimtari shërbyese.
2.6 Burimet e financimit afatshkurtër tek ndërmarrjet e vogla
Investimet varet nga burimet e financimit, pra ndërmarrja rritet me shtimin e burimeve të
financimit. Format e financimit mund të jenë:
• Burimet e financimit afatshkurtër
• Burimet e financimit afatmesëm
• Burimet e financimit afatgjatë
Në këtë studim janë analizuar burimet e financimit afatshkurtër. Në fakt ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme në Kosovë financohen më shumë nga burimet e financimit afatshkurtër, kjo
ndodh si rezultat se ndërmarrjet e vogla kanë nevojë për më shumë fonde në periudha të caktuara
sezonale. Nga të dhënat e marra nga BQK periudha sezonale që ndërmarrjet kanë mungesë të
fondeve është muaji Mars dhe muaji Tetor. Në këta dy muaj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
kanë mungesë të fondeve dhe paraqiten pranë 9 bankave komerciale që gjenden në tregun bankar
të Kosovës për të marr kredi afatshkurta.
Burimet e financimit afatshkurtër janë më pak kufizuese në raport me burimet e financimit
afatgjatë.[8] Mos - kufizimi ndodh si rezultat i depozitave të ndërmarrjeve të vogla në bankat
komerciale. Avantazh tjetër i burimeve afatshkurtra për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është
gjithashtu norma e interesit për fondet që merr nga banka komerciale, norma e interesit është më
e ulët për arsye se ndikohet nga periudha e kthimit. Kurba e interesit ka pjerrësi rritëse. [9]
10
Por, marrja e burimeve afatshkurtra ndikon në rritjen e shpenzimeve, sepse rriten kostot për
shpenzimet e interesit. Në rastet kur tregjet janë me risk të madh varësisht ku operon firma dhe
ka probleme financiare atëherë këto shpenzime ndikojnë në falimentimin e saj, sepse periudha
është shumë e shkurtër për pagesë.
2.7 Llojet e burimeve të financimit tek ndërmarrjet e vogla në Kosovë
Të dhënat statistikore për ndërmarrjet e vogla dhe në mesme të marra nga BSCK-ja
përcaktojnë se burimet e financimit në Kosovë janë të ndryshme. Burimi kryesor i financimit
mbetet kapitali i ndërmarrjes apo i familjes që arrihet përmes qarkullimit të shitjeve apo parave
të gatshme që i posedon pronari nga pasuria e tij. Nga 261 ndërmarrje të analizuara në këtë pjesë
studimi rreth 63% financohen nga pasuria e pronarëve të ndërmarrjeve. Në mungesë të parave,
investimet për të rritur ndërmarrjen arrihen me kreditë të marra në bankat komerciale.
Mirëpo, kredia nga banka nuk është burimi favorizues për investim sepse kostoja e
madhe e interesit dhe kolaterali për marrje të kredisë ndikojnë që NVM-të në Kosovë të mos
financohen nga kredia bankare. Ky kolateral është pasuri e patundshme e pronarit të ndërmarrjes
që kërkon ndihmë nga banka.
Pra, këta faktorë ndikojnë që ndërmarrjet e vogla në Kosovë të marrin hua nga familja
ose miqtë të cilën kanë mundësi të ndihmon në investimet për ta rritur firmën pa një risk të madh
për humbje. Vetëm 32% e ndërmarrjeve nga 482 financohen me kredi.
Rreth 24% e ndërmarrjeve të anketuara në këtë analizë preferojnë kredinë nga bankat
komerciale, ndërsa 10.3% e ndërmarrjeve bëjnë përpjeke që burimet e financimit t’i sigurojnë
nga familja apo miqtë. Disa ndërmarrje financohen nga bankat e jashtme që japin fonde për
zhvillim.
11
Tabela 3. Burimet e financimit tek ndërmarrjet e vogla gjatë vitit 2012, BSCK [10]
Burimet e financimit Nr. i ndërmarrjeve Përqindja(%)
Mjete vetanake 165 63.2%
Kredi bankare të vendit, 62 23.8%
Kredi nga banka të jashtme 2 0.8%
Mjete pa kthim nga donatorët e jashtëm (OJQ) 2 0.8%
Hua nga familja ose miqtë 27 10.3%
Tregu joformal i kapitalit (me fajde) 0 0.0%
Remitencat (dërgesat nga diaspora) 2 0.8%
Përmes investimeve të jashtme direkte 1 0.0%
GJITHSEJ 261 100.%
Në tabelën 3 janë paraqitur llojet e burimeve të financimit në Kosovë tek ndërmarrjet e vogla dhe
të mesme. Në këtë analizë përfshihen vetëm 261 ndërmarrje, të cilat kanë deklaruar për burimet e
financimit. Formë tjetër e financimit janë gjithashtu remitancat, kjo ndodh për arsye se dërgesat e
parave nga diaspora bëhen nga familjet kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Evropë.
2.8 Tendenca e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë deri në 2013
Trendet pozitive të krijimit të ndërmarrjeve të vogla janë katër viteve të fundit, ku në vitin 2009
ishin 7000 ndërmarrje dhe më pastaj ky numër arriti 9500 në periudhën e vitit 2012 me një rritje
prej 37%.
12
Figura 2. Ndërmarrjet e vogla të reja nga viti 2009-2013 Regjistri statistikor i bizneseve; Oda
Ekonomike e Kosovës [11]
Ndërsa gjatë vitit 2013 janë regjistruar 3101 ndërmarrje të reja që rezultojë me një rënie
të trendit si rezultat i pamjaftueshmërisë së fondeve që të fillojnë ciklin biznesor. Vendet në
zhvillim të Evropës Jug-Lindore kanë të njëjtat probleme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
që i karakterizon pengesa e funksionimit të tregjeve financiare.
Shumica e ndërmarrjeve të anketuara në vitin 2013 nuk kishin tendenca për rritje, vetëm 189
ndërmarrje të vogla bënë investimet e tyre për të ngritur kapacitet e tyre.
Tabela 4. Investimet e ndërmarrjeve gjatë vitit 2012, Regjistri statistikor i bizneseve; Oda
Ekonomike e Kosovës [12]
Investimet në vitin
2012
Nr.i
ndërmarrjeve
Vlera në
përqindje
(%)
1. Po 189 38.97%
2. Jo 296 61.03%
Totali 485 100.00%
Investimet kryesisht janë orientuar në veprimtari shërbyese dhe tregtare.
13
2.9 Ndikimi i industrisë tek NVM-të
Variacioni i kapitalit qarkullues përcakton pozicionin e firmës në industri. Raporti i
kapitalit qarkullues me investimet (apo disponueshmëria e parave) përcakton rrugën e
ndërmarrjes në të ardhmen. Firma e cila dëshiron që të jetë e suksesshme dhe të ketë rol kyç në
industri duhet të analizoj mirë sektorët e veçantë. Në Kosovë sektorët më profitabilë janë
• Industria e tekstilit
• Industria e përpunimit të drurit
• Industria e materialit ndërtimor
• Industria e ndërtimtarisë shërbyese.
Suksesi i mirë financiar në këta sektorë të industrisë varet nga: shitjet, të ardhurat neto
apo fitimi neto dhe të ardhurat personale. NVM-të kthejnë investimet më shpejtë dhe kanë
ndikim në industri sepse krijojnë vende të reja të punës që ndikojnë në mirëqenien sociale të
komunitetit, gjithashtu krijohen të ardhura më të mira personale të cilat shtojnë konsumin.
2.10 Profitabiliteti i NVM-ve në Kosovë
Qëllimi kryesor i çdo ndërmarrje është që të ketë një rentabilitet të mirë, në mënyrë që të
mbijetojë në kohë afatgjatë. Profitabiliteti është matës i të ardhurave në raport me shpenzimet.
Në Kosovë në përgjithësi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një profitabilitet të mirë në
industrinë ku ato operojnë. Ky profitabilitet ndikohet nga kapitali qarkullues dhe nga investimet
e tyre për rritjen e tyre. Profitabiliteti përcaktohet nga zhvillimi i tregut. Sipas Mark Kritizman
faktorët që ndikojnë në zhvillimin e tregut janë:
• Tranzicioni ekonomik që ndikohet nga reformat politike për ekonomi që të inkuadrohet
vendi në ekonominë globale.
• Diversiteti i çmimeve për lëndë të parë.
• Stabiliteti financiar që implikohet me qëndrueshmërinë e monedhës.
14
Në Kosovë tranzicioni ekonomik po ndodh duke bërë reforma të cilat krijojnë standarde
dhe duke përgatitur legjislacionin për inkuadrim në ekonominë evropiane. Ky tranzicion
ekonomik po ndikon pozitivisht për disa ndërmarrje sepse me aplikimin e standardeve po
krijohet kulturë biznesi e barabartë, në mënyrë që të lejoj operimin në konkurrencë më të gjerë
globale. Diversiteti i çmimeve për lëndën e parë ndikohet nga qasja në segmente të reja të tregut
që ndikohet nga tranzicioni ekonomik. Përgjegjësinë për stabilitetin financiar në Kosovë e ka
Banka Qendrore e Kosovës, duke bërë kontrollimin dhe qarkullimin e parasë në vend. Këtë
stabilitet e arrin përmes krijimit të politikave monetare të favorshme për Kosovën.
2.11 Zhvillimi i tregut për NVM-të
Nga të dhënat e marra në BSCK-ja për ndërmarrjet që merren me eksport, të anketuara
rreth 457 vetëm 5.91% apo 27 ndërmarrje merren me eksportimin e mallrave në tregjet rajonale
dhe ndërkombëtare. Ky numër i vogël i ndërmarrjeve është si rezultat që ndërmarrjet e vogla dhe
të mesme në Kosovë kanë barriera në eksportimin e mallrave të tyre. Gjatë vitit 2012 mesatarisht
vetëm 276,100.000 euro janë eksportuar mallra nga Kosova.[13]
Mallrat që eksportohen janë: lëndë e parë, produktet finale të prodhuara nga vetë ndërmarrjet,
gjysmë produkte, ushqime, lëndë djegëse etj. Këto mallra kryesisht eksportohen në: Shqipëri,
Maqedoni, Serbi, Turqi, Kinë, Gjermani, Itali.
15
Tabela 5. Pengesat kryesore për eksport, Ndermarrja dhe zhvillimi i bizneseve te vogla ne
Kosove 2011 [14]
Ndërmarrjet
Përqindja
në total (%)
1) Barrierat tarifore (Madhësia e tarifave) 37 10.6%
2) Kultura e të bërit biznes në vendin e destinimit 36 10.3%
3) Mungesa e dokumentacionit personal (P.sh. Viza) 36 10.3%
4) Mosfunksionimi efikas i bankave 36 10.3%
5) Mungesa e informatave mbi tregun 36 10.3%
6) Certifikata mbi kualitetin 37 9.4%
7) Vonesat nё kufi 36 10.3%
8) Kosto e transportit 34 9.4%
9) Puna e firmave të shpedicioneve 35 10.0%
10) Funksionimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë 26 7.4%
11) Tjetër (specifiko)__________________ 1 0.3%
350 98.5%
Nga Tabela 5 shohim se zhvillimi i NVM-ve kërkon reforma për:
1. Barierrat tarifore – Gjatë procesit të eksportit, pra daljes së mallit nga pikat doganore të
Kosovës duhet të paguhet rreth 35-40 euro për çdo maunë e cila del nga terminali
doganor për një natë. Këtë tarifë duhet ta paguaj eksportuesi i mallrave. Rreth 10.6 % e
350 ndërmarrjeve apo 37 ndërmarrje nuk eksportojnë mallra nga Kosova për shkak të
kësaj barriere për eksport.
2. Kultura e të bërit biznes në vendin e destinimit – 36 ndërmarrje apo 10.3% nga 350
ndërmarrje mendojnë që duhet të kenë standarde në produktet e tyre për të eksportuar.
Njohja e këtyre standardeve dhe aplikimi i tyre për produktet eksportuese bënë
eliminimin e kësaj barriere. Shembull një nga standardet që aplikohet në Kosovë është
standardi ISO, ky standard krijon homogjenitetin për produktin të cilin ndërmarrja e
16
prodhon. Standardët tjera që aplikohen në Kosovë nga NVM-të janë ISO 9001, Comon
Europian Framework, DN201, standardet e kualitetit, standardet për ndërtimtari etj.
3. Mungesa e dokumentacionit personal – 10.3% e 350 ndërmarrjeve të anketuara si
barrierë për eksport kanë dokumentet e udhëtimit. Kosova duhet ta eliminoj këtë pengesë
përmes mekanizmave që i paracakton BE-ja për inkuadrimin e saj në qarkullimin e lirë
evropian. Gjatë vitit 2012 mesatarisht 7.63% viza kishin marrë pronarët e NVM-të për të
eksportuar mallra.
4. Mosfunksionimi efikas i bankave – Kjo barrierë shihet nga ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme në kushtet që ofrojnë për transfere të parave. Gjithashtu normat e larta të
kamatave janë faktori kyç për investime dhe rritje të tyre. Rritja e kapaciteteve varet nga
investimet që i bënë ndërmarrja. Këto investimet janë më shumë nga pasuria e tyre se sa
nga kreditë bankare.
5. Mungesa e informatave mbi tregun – Njohja e rregullave “të lojës” është elementi kyç
për NVM-të, të cilat merren me eksport. Në rastet kur dihen nevojat dhe dëshirat e
konsumatorëve atëherë duhen të gjenden segmentet për atë produkt apo shërbim të cilin e
eksportojmë nga Kosova.
6. Certifikata mbi kualitetin – Produktet të cilat eksportohen duhen të jenë në
pajtueshmëri me standardet. Kjo pajtueshmëri duhet të vërtetohet me certifikimin e tyre
mbi kualitetin. Një nga barrierat për NVM-të në Kosovë është kostoja e aplikimit të
këtyre standardeve.
17
3. DEKLARIMI I PROBLEMIT
Pas vitit 1999 mbaroi lufta në Kosovë dhe kaloi në fazën e tranzicionit. Ekonomia e Kosovës
përjetoi ndryshime të mëdha ekonomike. Kosova si shtet i procesit të tranzicionit është ne
përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar institucione stabile dhe efikase në mënyrë që të ndërtoj
infrastrukturën dhe mjedisin e të bërit biznes. Ndryshimi i qasjes ekonomike nga ekonomia
shoqërore në atë private rezultoi që të formohen shumë ndërmarrje të vogla. Formimi i tyre si
problem kyç kishte gjetjen e fondeve për financim dhe menaxhimin e këtyre fondeve. Prandaj
menaxhimi i financave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka një rol shumë të rëndësishëm në
zhvillimin e NVM dhe rrjedhimisht ne zhvillimin e vendit. Suksesi i ndërmarrjeve të vogla dhe
të mesme varet nga aftësia e menaxherëve financiare në zgjidhjen e problemeve financiare.
3.1. Qëllimet e hulumtimit (pyetjet hulumtuese)
(I). Definimi dhe karakteristikat e Menaxhmentit Financiar,
(II). Definimi dhe karakteristikat e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme (NVM),
(III). Roli i menaxherve financiar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme,
(IV). Nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve për rolin e menaxhmentit financiar në
NVM
18
4. METODOLOGJIA
Që të realizohet ky punim rëndësi të veçantë ka pasur edhe metodologjia e orientuar, e cila është
çështja bazike për fazën e konceptimit, metodologjisë së hulumtimit/kërkimit dhe punës empirike
të të dhënave që përmban ky punim.
Faza e parë përfshin rishikimin e literaturës që ka të bëjë me objektin e studimit. Ajo
përfshin: studimin e librave, artikujve shkencor, publikimeve të ndryshme, revistave shkencore
etj. Për formulimin e konceptit të punimit të diplomës u analizuan dhe u selektuan shkrimet që
kishin të bënin me këtë fushë kërkimi me një kujdes të madh sepse është e rëndësishme të dihet
se çfarë është hulumtuar më parë për këtë temë dhe çfarë janë mangësitë, në mënyrë që ti
thellojmë njohjet për burimet e financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Faza e dytë është mbledhja e të dhënave. Mbledhja e të dhënave përfshin publikimet nga
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për linjat kreditore, statistikat nga Enti Statistikor i
Kosovës për jetëgjatësinë e ndërmarrjeve, Buletinet Statistikore të Bankës Qendrore të
Republikës së Kosovës, pyetësori nga Qendra për Mbështetje të Biznesit (BSCK), etj.
19
5. REZULTATET
Roli i Menaxhmentit Financiare ne zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe të
mesme (NVM)
1. Roli i financave dhe i menaxherit financiar në firmë
2. Funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet, financimin
dhe dividendin;
3. Karakteri shkencor i menaxhmentit financiar dhe etapat themelore të zhvillimit të kësaj
shkence
4. Roli dhe rëndësia e menaxhmentit financiar në varshmëri nga format e organizimit të
firmave dhe Prezantimi i detyrave themelore të menaxhmentit financiar; Të shtjellohen
financat në strukturën organizative të firmës
5.1 Roli i financave dhe i menaxherit financiar në firmë
Rol kyç në një firmë;
Detyrat:
Buxheti, Rritja e fondeve në tregun e kapitalit dhe vlerësimi i projekteve investive
Planifikimi i strategjisë së marketingut dhe çmimeve
Detyrë primare:
Të parashikojë përfitimet dhe të shfrytëzojë fondet për maksimizimin e vlerës së firmës. Apo, të
merr vendim lidhur me alternativat e burimeve dhe shfrytëzimin e fondeve. [15]
20
Disa nga aktivitetet e menaxherit financiar
Parashikimi dhe Planifikimi : sigurimi i interaksionit të aktiviteteve me personelin tjetër
ekzekutiv, për të ardhmen e sigurt të firmës.
Parashikimi përfshin: parashikimin e shpenzimeve, kushtet e tregut të kapitalit, nevojat për
fonde për investime, kthimin nga projektet e propozuara investive, shfrytëzimin historik të të
dhënave për planifikimin e operacioneve në të ardhmen etj.
5.2 Funksionet themelore të financës në firmë, që kanë të bëjnë me investimet, financimin
dhe dividendin
Vendimet mbi financimin
Funksionet e financave të firmës. Financat e firmës përfshijnë tri fusha themelore: investimet
financimin dhe dividendin, vendimi mbi investimin, vendimi mbi financimin, vendimi mbi
dividendin.
Strategjia financiare e firmës, strategjia e firmës është rrjedhë e aksioneve, që përfshin
specifikimin e resurseve të nevojshme për të arritur objektivat e veçanta . Strategjia përfshin:
Aktivitetet organizative, Ambientin ku kryhen operacionet, Ndërlidhjen e aktiviteteve
organizative me potencialin e resurseve, Vendimet lidhur me alokimin e resurseve, Efektet e
vendimeve operative.
Strategjia: afatshkurtër dhe afatgjatë. Në formulimin e strategjisë ndikojnë këta faktorë: Faktorët
e rrethinës, Ndikimet nga grupet e interesit (pronarët, aksionarët) dhe lokacionet e brendshme,
Objektivat ekonomike dhe Përgjegjësitë sociale të organizatës
Procedura e vendimmarrjes financiare: Menaxhimi financiar pjesë e menaxhimit të përgjithshëm,
Politika financiare pjesë integrale e politikës ekonomike të ndërmarrjes, Vendimmarrja
financiare pjesë funksionale e procesit global të marrjes së vendimeve në afarizmin e
ndërmarrjes, Vendimmarrja financiare shumë e rëndësishme e menaxhmentiti financiar, krijon
parakushte për zhvillim operativ financiar, Vendimmarrja financiare çelës për zgjidhje
alternativash, në rastet e politikave financiare
21
Disiplinat primare : 1. Kontabiliteti 2. Makroekonomia 3. Mikroekonomia Disiplinat e afërta :
Marketingu, Prodhimi, Metodat kuantitative, Fushat e vendimmarrjes financiare, Analiza e
financimeve, Menaxhimi i i kapitalit punues, Burimet dhe kostoja e fondeve, Përcaktimi i
strukturës së kapitalit, Politika e dividendit, Analiza e riskut dhe kthimit.
Objektivat financiare: Formulimi i objektivave dhe politikave të firmës, Identifikohen shtigjet e
mundshme të aksionit, Sigurohen të dhënat dhe informatat relevante për të vendosur,
Analizohen, vlerësohen të dhënat dhe merret vendimi, Zbatohet vendimi dhe Monitorohen
efektet e vendimit.
Investimet dhe marrja e vendimeve financiare. Në planet afatgjata menaxheri financiar duhet të
sigurojë mjetet financiare për të mbështetur rritjen e firmës, Firmat e suksesshme shesin më
shumë, sigurojnë fonde edhe për investime, Menaxheri financiar merr vendime më të
përshtatshme për rrjedhën e fondeve investive
Bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve : menaxheri financiar duhet të bashkëpunojë me të
gjithë, sepse implikimet lidhen me financat. Rol kyç – mbajtja e evidencës financiare. Ndërlidhja
me tregun e kapitalit.
Puna e menaxherit financiar: paraja dhe tregu i kapitalit. Menaxhimi i riskut, rreziqet e ndryshme
(zjarri, vërshimet, thatësia, pasiguria e tregut, inflacioni…) krijojnë pasiguri në punë. Përgjegjës
për riskun – menaxheri financiar.
MENAXHIMI FINANCIAR (detyrat e menaxherit financiar) Parashikimi dhe Planifikimi,
Investimet dhe marrja e vendimeve financiare, Bashkërenditja dhe kontrolli i aktiviteteve
Ndërlidhja me tregun e kapitalit ,Menaxhimi I riskut.
Menaxhimi strategjik, operativ dhe i riskut. Menaxheri financiar ballafaqohet me një mori
detyrash, qëllimi: maksimizimi i fitimit dhe minimizimi i rreziqeve. Për zgjidhjen e këtyre
detyrave menaxheri i orienton aktivitetet e ndërmarrjes në aspektin strategjik, operativ dhe të
riskut.
22
5.3 Karakteri shkencor i menaxhmentit financiar dhe etapat themelore të zhvillimit
të kësaj shkence
Financat si disiplinë shkencore. Financat janë të lidhura në tre fusha: paranë dhe tregun e
kapitalit investime dhe menaxhmentin financiar. Menaxhmenti financiar si shkencë i lidhur
ngushtë me ekonominë dhe kontabilitetin; Nuk shihet i ndarë nga menaxhmenti ekonomik dhe i
kontabilitetit, prandaj është formë e ekonomisë së aplikuar; Menaxhmenti financiar duhet të gjejë
vendin në trekëndëshin: Ekonomi – Financë – Kontabilitet.
Ekonomia ka rëndësinë e vetë në aspektin makro dhe mikro; Makro (ambienti i përgjithshëm
institucional ku vepron firma, me qëllim të krijimit të një strategjie optimale për marrjen e
vendimeve). Menaxherët duhet të njohin politikat makroekonomike shtetërore (instrumentet
politike). Mikro (kërkesa, oferta, maksimizimi i fitimit, minimizimi i shpenzimeve dhe
humbjeve, faktorët e prodhimit, konkurrenca e tregut).
Financat shprehin në firmë fakte të ndryshme; merren me mënyrat se si individët shpërndajnë të
ardhurat e tyre midis konsumit dhe investimeve. Kontabiliteti – problemi i firmës qëndron në
alokimin e resurseve dhe rritjen e parasë. Zhvillimi i financave të firmës Financat e firmave si
pjesë e shkencave ekonomike në vitin 1900; në këtë periudhë merren me instrumentet financiare,
procedurat dhe format e tregut të kapitalit; Inovacionet teknologjike në industritë e reja më 1920,
ku nevojiten mjete financiare më shumë.
Investimet e reja kërkojnë mjete me shumë nga burimet e jashtme se sa ato të brendshme. Kriza
ekonomike e viteve ’30 (Depresioni i Madh) kërkon aktivitete financiare, ku përqendrohet në
sigurimin e ekzistencës, ruajtjen e likuiditetit, zbatimin e falimentimit dhe në riorganizimin e ri.
Pas LDB kërkohen detyra të reja financiare (vitet ’50 lajmërimi i kompjuterit furnizon me të
dhëna, lehtësohet marrja e vendimeve financiare). Vitet ’60, ngjarje kryesore lajmërmi i teorisë
së portfolios dhe aplikimi i saj (Teoria: “risku i një pasurie nuk duhet të vlerësohet nga devijimi i
mundshëm i kthimit, por ai do të vlerësohet në bazë të kontributit margjinal ndaj riskut të
përgjithshëm të portfolios së pasurisë”).
Vitet ’80, informacionet për letrat me vlerë (plasmani, dividendi, investimet dhe ristrukturimi i
korporatave); por,kemi edhe përparime të mëdha shkencore e profesionale në vlerësimin e
bizneseve në kushtet e pasigurisë. Vitet ’90, Teoria e kostove margjinale (fillojnë të vlerësohen
23
vendimet mbi prodhimin, investimin dhe biznesin në përgjithësi. Kjo teori ndihmon identifikimin
se çfarë përfitimi kërkon tregu i kapitalit nga firmat (përcaktimet alternative). Dekadat e fundit:
globalizimi i ekonomisë dhe aplikimi më i madh i teknologjisë informative, sfidat themelore të
menaxhmentit financiar. Në globalizimin e ekonomisë llogaritet se do të ndikojnë këta faktorë:
Përmirësimi i transportit dhe komunikimit do të ndikojë në uljen e shpenzimeve, gjë që bën
tregtinë ndërkombëtare më të realizueshme; Ngritja e ndikimit politik të konsumatorëve do të
ndikojë në zvogëlimin e barrierave tregtare; Presioni i konkurrencës do t’i shtyjë firmat të
shpërngulin prodhimin në vendet ku kanë shpenzime më të ulëta.
Roli dhe rëndësia e menaxhmentit financiar në varshmëri nga format e organizimit të firmave
dhe Prezantimi i detyrave themelore të menaxhmentit financiar; Të shtjellohen financat në
strukturën organizative të firmës
Firmat klasifikime të ndryshme, varësisht nga kriteret; Ç’është firma (biznesi)? Mendime të
ndryshme: Biznesi kuptohet si koncern tregtar ose industrial, i cili ekziston që të veprojë në
prodhim, shitje ose furnizim me të mira dhe shërbime,Biznesi është organizatë, e cila shfrytëzon
resurset ekonomike që të krijojë të mira dhe shërbime, të cilat i blejnë konsumatorët; Biznesi
është një organizatë, e cila krijon dhe ofron punë për njerëzit, Biznesi është organizatë, e cila
investon në resurse (blen ndërtesa, makina, paguan punëtorët), me qëllim që të krijojë më shumë
para për pronarët
Organizimi i financave të mvaret nga madhësia e firmës (në organizata të vogla mbulohet nga
departamenti i firmës, kurse tek të mëdhatë financat ndahen nga kontabiliteti). Tek kompanitë
financat ndahen në dy paralele: Thesari dhe Kontrolli.
Thesari bëjnë pjesë: menaxhimi i aktiviteteve financiare, planifikimi financiar, arka, marrja e
vendimeve financiare, kreditë dhe portfolio e investimeve. Kontrolli : aktivitetet kontabël
(tatimet, baza e të dhënave, kontabiliteti i shpenzimeve dhe kontabiliteti financiar).
Përgjegjësitë e thesarit (disa sosh): Relacionet bankare Menaxhimi i parasë (kesh-it) Planifikimi i
strukturës së kapitalit Menaxhimi i kredisë Pagimi i dividendit Kreditimi i konsumatorëve
Menaxhimi i fondeve të pensioneve Menaxhimi i sigurimeve
24
Përgjegjësitë e kontrollit ( disa sosh): Kontabiliteti i shpenzimeve Kontabiliteti financiar Hartimi
i raporteve financiare Auditimi i brendshëm Listat e pagave Ruajtja e dokumenteve financiare
Hartimi i buxhetit Menaxhimi i tatimeve
Marrëdhëniet financiare me qeverinë Marrëdhëniet me ekonominë botërore Marrëdhëniet me
tregun financiar dhe bankat Marrëdhëniet financiare midis firmave Marrëdhëniet financiare me
punonjësit Marrëdhëniet me klientët
5.4 Ndikimi i aftësive menaxheriale në rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve në Kosovë
Menaxhmenti paraqet procesin e orientimit të vetëdijshëm të aktiviteteve njerëzore kah
realizimi i qëllimit - qëllimeve të caktuara, përkatësisht tërësinë e ndërlidhur të pesë funksioneve:
planifikimit, organizimit, kuadrit (personelit), udhëheqjes dhe kontrolli.[16]
Pra, aftësitë menaxheriale janë shumë të rëndësishme ngase arritja e qëllimit çfarëdo
qoftë ai fitim apo ngritje të kapaciteteve të ndërmarrjes varet nga aftësitë menaxheriale.
Shikuar nga aspekti i analizës SWOT aftësitë menaxheriale janë forcat e brendshme të
ndërmarrjes për të përballuar rreziqet që i kanosen ndërmarrjes apo dinamikën e tregut. Fati i
ndërmarrjeve të vogla varet shumë nga aftësitë menaxheriale se çfarë i ka ndërmarrësi, qasja e tij
ndaj tregu përcakton rrugën e ndërmarrjes. Si p.sh... një menaxher i mirë bënë përzgjedhjen e
punëtorëve me aftësi të mira punuese dhe gjeneron një input të mirë për të arritur outputin e
mirë. Aftësitë menaxheriale si indikator për sukses përcaktojnë gjithashtu edhe dy indikator tjerë,
nivelin joadekuat të aftësive që posedojnë punëtorët dhe gjenerimin e inputit. Dallimi i
koncepteve ndërmarrës dhe menaxher me aftësi udhëheqëse të mira përcakton çelësin e suksesit
të ndërmarrjes, sepse ndërmarrësi i cili krijon një ndërmarrje, por nëse nuk i përgjigjet kërkesave
të tregut dhe ka mungesë të aftësive menaxheriale për ta udhëhequr ndërmarrjen do ta dërgojë atë
në humbje. Në Kosovë nuk është problem që të krijohet një ndërmarrje e re, por ndërmarrës me
aftësi të mira menaxheriale për të zhvilluar atë ndërmarrje mungojnë. Nga të dhënat statistikore
të marra nga BSCK-ja, konkretisht në analizën për barrierat e afarizmit kosovar del se shumica e
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë kanë probleme në aspektin menaxherial. Në
tabelën 6 paraqitet ndikimi i aftësive menaxheriale tek NVM-të në Kosovë
25
Tabela 6. Ndërlidhja e tri indikatorëve si barriera që ndikojnë në afarizmin Kosovar, Ndermarrja
dhe zhvillimi i bizneseve te vogla ne Kosove 2011 [17]
nuk
është
pengesë
pengesë
e vogël
Pengesë pengesë
e
madhe
pengesë
shumë e
madhe
9(PP)
Totali i
ndërmarrjeve
Aftësitë tuaja
menaxheriale 26 25 51 109 254 5 465
Niveli
joadekuat i
aftësive të të
punësuarave 21 46 103 120 169 5 459
Sigurimi i
materialit,
makinave
dhe pajisjeve 48 52 109 109 124 5 442
Shënim për tabelën: (PP) Vetëm 5 ndërmarrje nuk janë përgjigjur në anketë.
Në tabelë janë paraqitur tri indikatorë që përfshihen në analizën e barrierave për
afarizmin kosovar tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Aftësitë menaxheriale shihen si
pengesë shumë e madhe, ky indikator lidhet gjithashtu me nivelin joadekuat të aftësive të të
punësuarve dhe me sigurimin e materialit (inputit), makinave dhe pajisjeve. Gjithashtu edhe këta
dy indikator shihen si barriera për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe perceptohen si pengesë
shumë e madhe.
Nga 465 ndërmarrje të anketuara, rreth 55.55 % e ndërmarrjeve si pengesë për zhvillimin e tyre e
perceptojnë mungesën e aftësive menaxheriale dhe ky indikator ndërlidhet me nivelin joadekuat
të aftësive të punësuarve dhe më gjenerimin e inputit, që nënkupton se çdo e dyta ndërmarrje në
Kosovë rrezikohet me asgjësim.
26
Vlera e outputit mund të përcaktohet edhe si ekuacion matematikor dhe është çdoherë
prodhim në mes inputit dhe aftësive të punëtoreve për ta përpunuar atë.
Funksioni i aftësive menaxheriale:
(1) Inputi x aftësitë adekuate të punëtorëve për përpunim të inputit = OUTPUT.
Inputi dhe aftësitë adekuate të punëtorëve për përpunim të inputit varen nga aftësitë
menaxheriale, dhe mund të konkludojm:
(2) Inputi x aftësitë e punëtorëve ≥ aftësitë menaxheriale
(1) X (2) Aftësitë menaxheriale = Outputin.
27
6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Bizneset në Kosovë fillohen nga ekonomistët, zejtarët e ndryshëm dhe tregtarët.
Bizneset fillohen më shumë nga personat që janë në marrëdhënie pune.
Numri më i madh i ndërmarrjeve në Kosovë që regjistrohen janë biznese individuale.
Ortakëritë në Kosovë themelohen nga anëtarët e familjes.
Korporatat në Kosovë kryesisht merren me ndërtimtari shërbyese.
Barrierat e afarizmit për NVM-të në Kosovë janë: tatimi, inkasimi i borxheve (apo pranimi i
llogarive të arkëtueshme), burimet e financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në
Kosovë dhe ndikimi i aftësive menaxheriale që ndërlidhet me dy indikator tjerë; nivelin
joadekuat të aftësive të të punësuarve dhe gjenerimin e inputit.
Sa më e madhe të jetë mbledhja e tatimeve aq më shumë do të zhvillohet mjedisi ekonomik
dhe tregu, i cili ndikon në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla.
Burimet financiare afatshkurtra janë: kreditë tregtare, letrat tregtare dhe kreditë afatshkurtra
bankare.
Kreditë tregtare i përdorin ndërmarrjet e vogla gjatë periudhave sezonale.
Kreditë afatshkurtra financiare nuk përdoren si burimi favorizues i NVM-ve në Kosovë.
Aftësitë menaxheriale në Kosovë ndikojnë në gjenerimin e inputit dhe përcaktimin e aftësive
teknike menaxheriale për outputin e synuar të ndërmarrjes.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë investojnë nga burimet e financimit afatshkurtër.
Burimet e financimit afatshkurtër i përdorin zakonisht për periudha sezonale. Kjo
periudhë përfshinë muajin Mars dhe Tetor.
Burimet e financimit afatshkurtër për NVM-të në Kosovë janë:
• Pasuritë e pronarit,
• Kreditë afatshkurtra bankare,
• Huat e ndryshme.
Zakonisht burimet e financimit afatshkurtër përdoren për kapital qarkullues.
Marrja e kredive afatshkurtra ndikon në rritjen e shpenzimeve, sepse rriten kostot për
shpenzimet e interesit. Vetëm 32% e ndërmarrjeve në Kosovë financohen me kredi.
Format e financimit me kredi afatshkurtra janë: mbitërheqjet dhe vija kreditore.
28
Mbitërheqjet mund të jenë prej 500 – 3,000 euro. Ndërsa vija kreditore më shumë
përdoren nga ndërmarrjet e mesme që depozitojnë para në banka tregtare.
Norma e interesit për kredi është rreth 12% me afat maturitet më shumë se një vit.
Aftësitë menaxheriale janë shume te rëndësishme (kyçe) për rritjen dhe zhvillimin e
NVM-ve në Kosovë.
Investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë të orientuara në kapital qarkullues.
Kapitali qarkullues i ndërmarrjeve në Kosovë gjatë vitit 2012 pësoi rënie, ku rreth 40% të
NVM-ve iu zvogëluan qarkullimet e shitjeve. Arsyeja pse kapitali qarkullues i
ndërmarrjeve pësoi rënie është ngritja e shpenzimeve nga ana e ndërmarrjeve.
Më frytdhënës ishte viti 2013 në aspektin e afarizmit sepse NVM-të patën ngritje të tyre,
ku sipas të dhënave statistikore rreth 61% e ndërmarrjeve patën trende pozitive të
shitjeve. Gjatë vitit 2013 patën rritje të shitjeve për 25.05% apo në total rreth 25 milion
euro duke përfshirë kapitalin qarkullues të të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë.
Kryesisht rreth 74 ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kosovë janë financuar me kredi
nga bankat tregtare. Ku mesatarja e financimit është rreth 31.6% që në total nënkupton
vetëm 9.88% e ndërmarrjeve nga 749 financohen me kredi. Investimet e tyre kryesisht i
bëjnë nga pasuritë e tyre personale apo nga profiti i mbajtur.
Rreth 275 ndërmarrje në Kosovë financohen nga pasuritë e tyre, financimin nga profiti i
mbajtur e bëjnë rreth 263 ndërmarrje, kurse vetëm 74 ndërmarrje financohet nga kreditë
bankare.
Në Kosovë sektorët më profitabilë janë: Industria e tekstilit, industria e përpunimit të
drurit, industria e materialit ndërtimor, industria e ndërtimtarisë shërbyese.
Suksesi i mirë financiar në këta sektorë të industrisë varet nga: shitjet, të ardhurat neto
apo fitimi neto dhe të ardhurat personale.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e tregut janë: tranzicioni ekonomik, diversiteti i
çmimeve, stabiliteti financiar i monedhës.
Në Kosovë tranzicioni ekonomik po ndodh duke bërë reforma të cilat krijojnë standarde
dhe duke përgatitur legjislacionin për inkuadrim në ekonominë evropiane. Ky tranzicion
ekonomik po ndikon pozitivisht për disa ndërmarrje sepse me aplikimin e standardeve po
krijohet kulturë biznesi e barabartë në mënyrë që t’i lejoj operimin në konkurrencë më të
gjerë globale.
29
Diversiteti i çmimeve për lëndën e parë ndikohet nga qasja në segmente të reja të tregut
që ndikohet nga tranzicioni ekonomik.
Përgjegjësinë për stabilitetin financiar në Kosovë e ka Banka Qendrore e Kosovës, duke
bërë kontrollimin dhe qarkullimin e parasë në vend. Këtë stabilitet e arrin përmes krijimit
të politikave monetare të favorshme për Kosovën.
Rreth 457 vetëm 5.91% apo 27 ndërmarrje merren me eksportimin e mallrave në tregjet
rajonale dhe ndërkombëtare. Ky numër i vogël i ndërmarrjeve është si rezultat që
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë kanë barriera në eksportimin e mallrave të
tyre.
Mallrat që eksportohen janë: lëndë e parë, produktet finale të prodhuara nga vetë
ndërmarrjet, gjysmë produkte, ushqime, lëndë djegëse etj. Këto mallra kryesisht
eksportohen në: Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Turqi, Kinë, Gjermani, Itali.
Pengesat kryesore për eksport janë:
• Barrierat tarifore
• Kultura e të berit biznes në vendin e destinimit
• Mungesa e dokumentacionit personal
• Mosfunksionimi efikas i bankave
• Mungesa e informatave mbi tregun
• Certifikata mbi kualitetin.
Gjatë vitit 2012 ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë kanë importuar lëndë të
parë mesatarisht rreth 20 milion euro. Në krahasim më vitin 2011 ndërmarrjet e vogla
kanë importuar mesatarisht rreth 3 milion euro. Pra, çmimi për lëndë të parë është rritur
përafërsisht 7 herë duke i krahasuar këto mesatare për dy vite.
30
REFERENCA
[1] Ekonomia e Kosovës (2013). [online]
https://sq.wikipedia.org/wiki/Ekonomia_e_Kosov%C3%ABs
[2] Kompanitë kosovare dhe tatimet,ARBKT/MTI, ATK,/MF. [online]
http://www.mti-ks.org/sq/Agjencia-e-Regjistrimit-te-Bizneseve-Kosovare
[3] Procedurave për nisje të biznesit. Adaptuar nga “Të Bërit Biznes në Kosovë”, nga Banka
Botërore – Bashkëpunimi Financiar Ndërkombëtar
[4] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve te vogla në Kosovë 2011 Prishtinë, Tetor 2012. [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
[5] Ligji Nr. 02/L-5 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. [online]
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2416
[6] Ligji Nr. 02/L-5 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. [online]
https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2416
[7] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve të vogla në Kosovë 2011 Prishtinë Tetor 2012 [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
[8] Eugene F. Brigham, Michael C. (2010) . Ehrhardt. Financial Management Theory and
Practice, 13th Edition. Thomson ONE
[9] Eugene F. Brigham, Michael C. (2010) . Ehrhardt. Financial Management Theory and
Practice, 13th Edition. Thomson ONE
[10] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve te vogla në Kosovë 2011Prishtinë Tetor 2012 [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
[11] Oda Ekonomike e Kosovës. Regjistri statistikor i bizneseve. [online]
https://ask.rks-gov.net/publikimet/cat_view/36-publikimet-e-pergjithshme?start=20
[12] Oda Ekonomike e Kosovës. Regjistri statistikor i bizneseve. [online]
https://ask.rks-gov.net/publikimet/cat_view/36-publikimet-e-pergjithshme
[13] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve te vogla në Kosovë 2011Prishtinë Tetor 2012 [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
[14] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve te vogla në Kosovë 2011Prishtinë Tetor 2012 [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
[15] Menaxherat/menaxhimi-financiar [online]
http://www.slideshare.net/Menaxherat/menaxhimi-financiar-ligjeratat
[16] Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës - Rilindja, Prishtinë (1991)
[17] Ndërmarrja dhe zhvillimi i bizneseve të vogla në Kosovë 2011 Prishtinë Tetor 2012 [online]
http://www.bsckosovo.org/publikimet/20121108044632244.pdf
Recommended