40
Kuq e zi – 2015– viti XXII Nr. 97 R E V I S T E K U L T U R O R E E U R O – S H Q I P T A R E SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnore

SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Kuq e zi – 2015– viti XXII Nr. 97

R E V I S T E K U L T U R O R E E U R O – S H Q I P T A R E

SHBA – Washington

Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnore

Page 2: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Shqiptarve s’kanë ç’u duhën ideologjitë e hueja duke pasë një te vetmën të tynën, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar. Nderi i Revistës : Arshi Pipa, Mikel Koliqi, Guljelm Deda, Nermin Vlora, Renzo Falaschi, Injaz Zamputi, Mitat Araniti, Lazer Radi, Mark Dema, Zef Pllumi, Frano Ilija, Nikoll Mazrreku, Ambroz Martini. Ishin këta që të parët e miratuen dhe përkrahën Revistën Kuq e Zi, që mbetën të përhershëm Anëtarë Nderi të saj..

THEMELUE NE BRUKSEL ME TETOR 1993 E DREJTUE

NGA LEK PERVIZI

BASHKEPUNTORE

Myrteza Bajraktari, Robert Elsie, H.-J. Lanksch, Mergim Korça, Thanas Gjika, Frtiz Radovani,

Paul Tedeschini, Eugjen Merlika Piro M. Tase, Arben Sebastej, Mark Bregu, Gjovalin Kola, Kastriot Marku, Visar Zhiti, Gjovalin Kola, Peter Tase,

Bajame Hoxha, Eurial Vinka, Lahutari Shqiptar, Ivan Pozzoni, Shqiponja Duro, Jusuf Zenunaj,

================= PAJTIMI VJETOR Belgjikë.................................40 Euro Europë.................................50 “ Amerikë, Australi.................60 “ Shqipni, Kosovë...................20 “ ================== Llogari Bankare Nr. 001-2138758-81 BNP PARIBAS FORTIS BELGIQUE Adresa : Revista Kuq e Zi Rue de la Victoire, 18 1060 Bruxelles Belgique E-mail : [email protected]

P E R M B A J T J E

* Editorial 97 Lek Pervizi ....................................................................3 * Fitorja mbi fashizmin apo përmbytje nen komunizëm Frank Shreli....................................................................4 * Nga tigani në zjarr (vjershë) Lahutari Shqiptar ………………………………6 * Gjyqi Special kundër fashistëve e …. Mërgim Korça………………………………….....7 * Një udhëtim virtual mbi Kurbinin Kastriot Marku…………………………………14 * Zog d’Albania e tre emblematiche date Tiberio Occhionero .........................................................19 * Prof. Gjon Shinishta Frtz Radovani...............................................................21 * Prenk Pervizi Gjeneral Shqiptar Lek Pervizi……………………………………...23 * .Ditar Lufte i Komandës gjerlmane… Saimir Lolja……………………………………29

Lëxoni e perhapni

Revistën Kuq e Zi

Page 3: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

EDITORIAL 97 Kur mori fund lufta e dytë botnore, këmbanat e lirisë kumbuen festive në vendet perëndimore duke përshëndetun mbarimin e luftës dhe fitorën mbi nazi-fashizmin. Ndërsa në vendet lindore këmbanat heshtën dhe veç dëgjohëshin bataret e armëve që pushkatonin njerëz të pafajshëm dhe terrorizonin popullin duke e mbushun burgjet e kampet me mija viktima të tjera. Kjo fatkeqësisht ndodhi edhe në Shqipninë tone të vogël dhe krismat morrtore të armëve dukëshin të pakta, kundrejt atyne të Rusisë 300 milonëshe, megjithëse ishin me mija ato që korrëshin në lule të rinisë. Partia komuniste shqiptare, në shëmbullin dhe udhëzimet që i vinin nga bab Stalini dhe nga motra Jugoasllavi po bante kërdinë mbi bijt me të denjë të popullit shqiptar. E si të quhej 5 maji 1945 dita e fitorës ? Gjyqet speciale po dënonin me vdekje me qindra intelektualë të lartë dhe patriotë të shquar. Po shuenin elitën e kulturës e të atdhetarizmit shqiptar. E gjithë kjo nën bekimin e gjeneralisimit Stalin e të mareshallit Tito, përfaqësuesit me të shquar të sllavizmit. Këtyne liderve të sllavo-komunizmit iu përgjërohëshin me servilizëm të madh deri në adhurim, sllavo-komunistët shqiptarë, që ua kishin shit shpirtin (si Fausti djallit) bolshevizmit stalinist dhe sllavizmit jugosllav (serb) titist. E si të binin këmbanat festive të lirisë, aty ku liria mbytej në gjak e krime të përbindshme ? Mirë e pat thane Lek Valesa në 50 vjetorin e mbarimit të luftës dhe fitorës më 1995, “ne nuk e njohim 50vjetorin e fitorës, sepse ramë nën një pushtim tjetër ma të urryeme e gjakatare, atë të Bashkimit Sovjetik, alias të komunizmit që nuk ka fare ndryshim nga nazismi, mos edhe ma i egër e shtypës. Asnjë nga liderët shqiptarë postkomonostë nuk u shpreh në këtë mënyrë, por në të kundërt vazhdoinë të kremtojnë pervjetorin e mbarimit të luftës, që shënonte edhe çlirimin e popujve nga pushtimi nazi-fashist. Ndërsa Shqipnia po gremisej nën një pushtim tjetër që ia zuni frymën lirisë dhe e kthej vendin në një kaspane, në burgje e kampe internimi, që në vendet simotra te Europës lindore nuk ndodhën në të tillë terrorizëm total që nuk kursente as qenjet njerezore ma të pafashme, siç ishin pleq e plaka dhe gra e fëmijë, të mbyllun në kampe si t’ishn berre. Europa perendimore njohu vetëm njenën anë të medaljës, atë të qëndisun në përkujtim të fitorës që arritën mbi anmikun nazi-fashist, ndërsa n’ana tjetër e medaljës ishte boshe e pa punueme, siç boshe mbeti, sepse vendin e kryqit të thyem nazist e kishte zanë drapni e çekani bolshevik. Ky symbol makabër dhe i urryem iu shpalos edhe shqiptarve bashke me yilin e kuq, gjatë një gjysmë shekulli. Nuk po zgjatemi, por nuk na rrihet pa përmendë çeshjën e një “Memoriali’ për krimet e komunizmit, që nuk u ngrit në Shqipni gjatë 25 vjetët e demokracisë, dhe tashti na del se ai qenka ngritun pikërisht në këtë muej. Prej kujt ? Po prej asaj partie demokratike qe mori përsipër të mbrojë të drejtat e të përdjekurve politikë dhe te nderimit të viktimave të komunizmit. As pare as dëgjuar. Asgjë nuk u ba, veç llafe e përciellje sot për nesër, dhe askurrë. Sa të përndjekut politikë vdiqën e po vdesin pa shijue të drejtën e shpërblimit për vitet e dënimit, që njkohësih do t’ishte dhe nje njohje morale e vuejtjëve e sakrificave të tyne ? ? Sa të tjerëve nuk u janë kthye pronat e disave u mbahen akoma

LEK PERVIZI

Në moshën kur u arrestua, më 1950, burgos e internua, 40 vjet , gjithë kohën 1950-1990, kur doli në Belgjikë.

peng shtëpitë e konfiskueme ? E sa të tjera padrejtësi, në kurriz të internuemve, që një pjesë kanë mbetun akoma në kampet ku ishin dënue, sepse nuk kane ku shkojne ? Shteti demokratik as që e ka ça kokën për ta, dhe ato vazhdojnë të jetojnë e të vdesin aty, të harruem e të stërdenuem përsëri nga mospërfillja që u bahet, nën flamurin e demokracisë. Të kthehëmi te “Memoriali”, po si u projektoka një memorial i tillë aq simbolik nga njerëz dosido, as artiste as arkitektë ? Pse nuk paska në Shqipni artiste skulptorë, inxhinierë e arkitektë ? Aq poshtë paska ra katundi ? Na qenka kujtue partia demokratike me udhëheqësit e saj, pas 25 vjet, me ba gjoja se po ua nderojmë kujtimin viktimave të komunizmit, ndersa nga ana tjetër nuk ua kanë njohun të drejta e biles i kanë trajtue me përbuzje dhe hipokrizi të madhe. Kanë shumë të drejtë ish të përdjekurit që janë shprehun kundër një “Memoriali” të tillë i ngritun qëllimisht për të fitue prestizhin e humbun të partisë demokratike dhe te lidërve të saj, që lëshuen fjalë të mëdha për dëmokracinë dhe derdhën lot krokodili mbi vuejtjet dhe sakrificat e të përdjekurve, pa i dhanë zgjidhje problemëve të tyne, ku kulmi ishte ajo sjellje e poshtër të shtypjës së grevës së urisë 1994 të ish te burgosunve, ku u përdor dhuna dhe dajaku. Atëherë ç’besim mund te kenë shqiptarët mbi këta udhëheqës që e përdorin autoritein e fuqinë e tyne, për të shtypun, në emën të demokracisë, të drejta themelor të njeriut, ndërsa nga goja e tyne dalin sloganet e fitorës së lirisë e demokracisë, së cilave ideale u vetquhën përfaqësues e lidera, fare të paqenë e të pameritueshëm të jenë. Ky lloj “Memoriali” i pa projektuem dhe i pa zbatuem nga artiste, inxhenierë-arkitektë e njerëz kompetentë të objektëve monumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba qyshë në vitet e para të Demokracisë”, së cilës i dolën dhe vazhdojnë t’i dalin Zot me llafollogji bajate se me vepra e kane tregue se nuk e kanë prirjen as qejfin. Gjithshka e bajnë nga zori. Nuk e kanë në dorë, se “vallahi bilahi” do ta kishin kthye Shqipninë përsëri nën diktaturë, pa atë Enverin e vërtetë, por me një shembulltyrë të tij, ndoshta jo ë ngjashëm si pamje,

Page 4: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

por fort të ngjashëm për veti diktatoriale. Përfundimi, Shqipnisë nuk i përshtatet fare pervjetori i mbarimit të Luftës Dytë Botërore, sepse nga një pushtim kaloj në pushtim tjetër, ku edhe sot e kësaj dite i ndihet pesha shtypëse, jo me vepra faktike, por me qëndrime e sjellje krejtësish të ngjashme. Nuk ka përsekutim politik fizik, po shumë qartë dallohet përsekutimi moral, ku ajo “lufta e klasave” nuk zhvillohet haptazi, por nën rrogoz dhe vazhdon të jetë në urdhën të ditës, ndaj po atyne që peshën e asaj lufte klasore e ndien dhe pësuen në kurriz të tyne, e cila vazhdon të pëshoje në meny ra e mjete të sofistitueme nën kostumin e demokracisë.

Mbarimi I Luftës Dytë Boterore, shnqipërisë I solli fatkeqësinë e madhe të kalimit nha puishtimi Nazi-fashist në atë komunist, që zbatoi politikën sllavo-bolshevike ttë terroerit, duke çue në pushkatime me mija shqiptarë.

Gjyqet Speciale çuen ne pushkatim me qindra intelektualë e pâtriotë të ndërshëm krejt të pafajshëm për të realizuar politikën e asgjësimit të diçktuar nga Kremlini dhe Belgradi.

INTELEKTUALE TE PUSHKATUAR

Asgjësimi i shtresës intelketaule e patriotike

shqiptare hapte rrugën drej sllavizimit të

Shqipërisë, që do të realizohej me përfshirjën e saj

në FederatënE Jugosllave si republikë e shtatë, të

cilën tradhëti kishin pranuar vetë Enver Hoxha me

partinë sllavo- komunuiste shqiptare.

Page 5: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

70 vjetori i mbarimit të Luftës Dyte

Botërore e pasojat shkatërrues të saj.

Treshja që e ndau në dy ka mpe kundështare për 45 vjet, ku

e pësoi edhe Shqipëria prej diktaturës komuniste.

Pasojat e luftës dytë boterore, shkatërrime qytetësh kudo ne

Evropë e në botë ku viktimat arritën në milionë.

Rrënimet e luftës në Francë, ishin kolosale, kur

Aleatët ndërmorën zbarkimin e tyre në Normandi.

Qyteti Dresdën në Gjermani u bë shkrum e hi nga

bombardimet e flotës ajrore aleate.

Stalini i kenaqur nga firma e traktatit Ruso-Gjermùan , alias

Ribentrop-Molotov, ku nazi-fashizmie komunizmi gjetën

gjuhën e përbashkët, çudi e madhe !

Lufta e dytë për shqiptarët nisi me zbarkimi i trupave te

Italisë fashiste në Durrës me 7 prill 1939, në qetësi të

mùadhe, ku dikush ka prallisur që aty ishte zhvilluar një

betejë që kishte zgjatur tre ditë, ndërsa nuk kishin kaluar tri

orë. Si duket kanë ngatërruar orët me ditët. Pastaj lufta

paskej vazhduar disa ditë të tjera në mbrojtje të Tiranës,

ndërsa trupat italiane të patrazuara fare kishin hyrë

triumfalisht në Kryeqytin shqiptar ditën tjetër me 8 prill.

Kështu ndodh kur historinë kërkojnë ta shkruajnë disa

individë të diplomuar me “injorancë”.

Page 6: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

FITORJA MBIFASHIIZMN APO

PERMBUTJE NËN KOMUNIZMIN

Frank Shkreli

Këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë u shënua 70-vjetori i fitores në kontinentin europian dhe mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në fjalimin e tij të përjavëshëm të shtunën drejtuar kombit, kujtoi fitoren e aleatëve në Europë, duke sjellur në kujtesë njoftimin e thjeshtë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Europë, Gjeneralit Dwight Eisenhower, i cili 70-vjetë më parë njoftoi kombin e vet dhe botën se me fitoren kundër nacizmit, "Misjoni i kësaj Force Aleate, u krye."

Presidenti amerikan theksoi me këtë rast se "Kjo është një ditë për të kujtuar burra dhe gra, të cilët dekada më parë shërbyen dhe sakrifikuan për kauzën e lirisë". Ai vazhdoi duke thënë se me sakrificën e tyre për t'i dhënë fund luftës, mund të thuhet se ata shpëtuan botën, dhe vendosën themelet për paqë. Në fjalimin e tij fund javën që kaloi, Presidenti Obama u kërkoi amerikanëve, që përveç kujtimit të këtij përvjetori të rëndësishëm historik, ata gjithashtu "të nderojmë burrat dhe gratë që sot shërbejnë në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe njëkohësisht të riangazhohemi”, theksoi presidenti amerikan, “ndaj mbrojtjes së vlerave, të cilat ne i ndajmë me aleatët tanë në Europë dhe mëtej, vlera këto që përfshijnë: lirinë, sigurinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit anë e mbanë botës", tha presidenti amerikan në fjalimin e tij kushtuar 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Obama vzahdoi duke thënë se "Ne do tu jemi përgjithmonë mirënjohës këtyre burrave edhe grave të jashtzakonshëm për veprën dhe për altruizmin e tyre që ata treguan në njërën prej periudhave më të errëta të historisë. Por, ndërsa shënojmë këtë 70-vjetor”, shtoi ai, “le të mos jetë ky vetëm një kujtim i një historie të kaluar, por le të përdorim këtë përvjetor si një rast i mirë që të "dedikohemi rishtas në mbështetje të lirisë, për të cilën luftuan ata dhe humbën jetën."

Siç duket në një referencë të tërthortë ndaj gjëndjes së sotëme në Europë, të krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, Presidenti amerikan përfundoi fjalimin e tij kushtuar 70-vjetorit të Fitores në Europë mbi fashizmin, duke theksuar angazhimin e tij për të qenë të, “Bashkuar me aleatët tanë në Europë dhe më gjërë, në mbrojtje të vlerave të përbashkëta: lirisë, sigurisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit anë e mbanë botës – dhe

njëkohësisht të jemi të bashkuar kundër urrejtjes në të gjitha format dhe pamjet e sajë, për t'i dhënë kuptimin domethënës, zotimit: "Kurrë mos harro. Kurrë më", një betim ky që ka për qëllim që kjo histori të mos përsëritet më, në çfardo forme ose ideologjie qoftë.

Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një vizite në Francë, shënoi këtë përvjetor duke vendosur lule tek baza e Arc d'Triomphe, në një shënjë simbolike për të nderuar miliona veta të guximshëm nga të gjitha vendet aleate të cilët me sakrificat e tyre bënë të mundur arritjen e fitores. Sekretari Kerry, tha se me këtë gjest, ai "Kujtoi të gjithë të humburit nga të gjitha palët në atë luftë, dhe me dhimbje ishte atje për të kujtuar miliona viktima të agresionit nazist." Duke thënë se lufta na prekë të gjithëve, kryedipolamti amerikan theksoi në deklaratën e tij se, "Është me rëndësi, që në këtë ditë, të mos harrojmë arsyen se pse u bë kjo luftë dhe si u arrijtë fitorja. Kjo luftë u bë", tha ai, sepse "agresioni, fanaticizmi dhe urrjetja, nuk u kundërshtuan në kohhë dhe si rrjedhim ato zunë rrënjë edhe më të thella. Lufta u fitua", shtoi ai, "sepse popuj të ndershëm anë e mbanë botës u bashkuan për një kauzë të përbashkët, para se të ishte tepër vonë." Nga kjo luftë, tha John Kerry, doli një angazhim i ri në mbështetje të të drejtave të nejriut, begatisë së përbashkët dhe paqës. Në deklaratën e tij me rastin e 70-vjetorit të Fitores në Europë, Sekretari Amerikan i Shtetit pohoi se nga kjo luftë doli gjithashtu edhe një vendosmëri e përbashkët për të qenë vigjilentë kundër kujdo qoftë që do të abuzonte me pushtetin, me qëllim për të zhdukur kundërshtarët duke përdorur dhunë kundër tyre, për arritjen e objektivave politike dhe ideologjike. John Kerry përfundoi deklaratën e tij duke theksuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara se, "Ndërsa kujtojmë të kaluarën, ne pranojmë përgjegjësinë për të mbajtur fjalën për angazhimin tonë në mbështetje të drejtësisë, ndaj zbatimit të ligjit, si dhe për të bashkpunuar me Aleatët dhe me miqtë tanë në mbrojtje të të drejtave dhe të dinjitetit njerëzor për secilin person kudo. Këtë, ne ua kemi borxh atyre të cilët sakrifikuan aq shumë për kauzën e lirisë", përfundoi John Kerry deklaratën e tij me rastin e 70-vjetorit të mbarimit të Luftës së dytë Botërore në Europë.

Por, akademikë, analistë komentatorë dhe autorë -- në të kaluarën dhe tani me rastin e 70-vjetorit -- kanë shkruar dhe kanë komentuar për hir të së vërtetës historike, nëse fitorja mbi nacizmin me të vërtetë solli lirinë dhe demokracinë dhe respektin për të drejtat e njeriut anë e mabnë Europës, apo siç kanë argumentuar shumë prej tyre, kjo fitore mbi nacizmin, u shëndrrua në të vërtetë në një fitore për komunizmin duke mbytur lirinë dhe demokracinë në pjesën më të madhe të Europës, nga një sistem aq brutal dhe pamëshirëshëm sa ishte edhe nacizmi. A ishte fitorja mbi nacizmin, mbarimi i një lufte për të siguruar lirinë dhe dinjitetin e secilit person kudo, e sidomos popujve të Europës, a por ishte zëvëndësimi i një dikakture të egër me një tjetër? Për më tepër -- për të parafrazuar

Page 7: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

fjalët e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, nëse pas kësaj fitoreje mbi nacizmin -- a u tregua vigjilenca e nevojshme nga Perëndimi kryesisht, por edhe nga forcat demokratike anë e mbanë Europës, kundër atyre që përfaqësonin sistemin komunist të pas luftës, i cili u vendos në pushtet anë e mbanë Europës duke abuzuar me pushtetin dhe duke zhdukur kundërshtarët me dhunë, duke i zhdukur ata fizikisht dhe duke i dërguar në kampet e përqendrimit, ndërkohë që nëdrmorën lloj-lloj krimesh të tjera kundër njerëzimit për të arritur objektivat e tyre politike dhe ideologjike?

Dihet se pas fitores mbi fashizmin në Europë, një murtajë tjetër e zezë mbuloi pjesën më të madhe të kontinentit të vjetër. Ishte kulshedra e sllavo-komunizmit që pushtoi dhe robëroi popujt e atij kontinenti dhe më gjërë -- jo për 4-5 vjetë -- por për pothuaj një gjysëm shekulli. Historianë, autorë, ekspertë dhe analistë të ndryshëm konsiderojnë se humbja e fashizmit u zëvëndsua fatkeqsisht me fitoren e komunizmit, duke zëvendësuar kështu tiraninë nacizste me një tirani tjetër, atë komuniste. Njëri prej tyre këtyre historianëve, Norman Davies një historian britanik dhe autor i më shumë se një dyzinë librash i cili ka shkruar shumë për periudhën e Luftës së dytë Botërore, përfshirë edhe librin: “Europa në Luftë, 1939-1945 – Jo një Fitore e Thjeshtë”, është shprehur se Lufta e Dytë Botërore nuk ishte, ajo “lufta e mirë”, ashtu siç konsiderohet dhe festohet, por ishte sipas tij, një luftë në Europën Lindore dhe Qëndrore e cila vuri një tirani kundër një tjetre, një tirani e cila më në fund, megjithë fitoren mbi nacizmin, robëroi popujt dhe mbyti demokracinë në pjesën më të madhe të Europës për dekada që pasuan fitoren mbi nacizmin. Në një fjalim kohë më parë, Profesor Davies në mbështetje të qëndrimit të tij ai vuri në dukje përvojën e babait të bashkshortes së tij -- një biologu polak – fati personal i të cilit, thotë ai, është i krahasueshëm me atë që ka ndodhur në Europën Lindore gjatë dhe pas luftës. Babai i gruas së tij, ka thënë ai, ishte arrestuar nga gjermanët më 1939, një muaj pas shpërthimit të luftës dhe ishte burgosur nga nacistët në Dachau dhe në Matthausen vetëm e vetëm sepse ai i përkiste elitës akademike polake. Pasi mbijetoi luftën në një kamp përqëndrimi gjerman, ai u lirua për t’u arrestuar menjëherë nga sovjetikët komunistë sepse kishte mbijetuar në kampet gjermane. Sipas Profesorit Davies, babai i të shoqes së tij u torturua nga Gestapo më 1939 dhe pastaj më 1945, përsëri u torturua nga policia sekrete sovjetike. Në të dy rastet, ka pohuar Profesori, ai u torturua “mbi të njëjtën tavolinë dhe në të njëjtën qëndër policie”, në vendlindjen e tij. Kjo përvojë e dyfishtë e babait të bashkshortes së tij, ka thënë Profesori Davies, është thelbi i asaj që ka ndodhur gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dmth, lufta ka thënë ai, ishte një përplasje në Europën Lindore, “midis dy regjimeve vrasëse të cilat zhdukën miliona njerëz pa asnjë arsye të logjikshme.”

Ndërsa autorja dhe komentatorja e njohur amerikane Anne Applebaum me librin e saj të fundit, Iron Curtain: The Crushing of Eastern Europe, 1944-1956, (Perdja e Hekurt: Shtypja e Europë Lindore, 1944-1956) përshkruan imponimin me forcë të sllavo-komunizmit totalitar stalinist, në vendet e Europës Qëndrore. Është kjo një

vepër që kritikët e kanë cilësuar si një libër i cili kërkon një përballim historik dhe moral me ngjarjet e pas luftës në Europë. Autorja e njohur amerikane shkruan në librin e saj se ndonëse popujt e Europës Qëndrore dhe Lindore pritshin që të ringjalleshin shpirtërisht dhe ekonomikisht pas humbjes së regjimit nazist, ato tani ishin pushtuar nga një tirani tjetër e cila i përngjante shumë tiranisë nga e cila sapo kishin shpëtuar. Anne Applebaum shkruan në hollësi se si komunizmi iu imponua vendeve të Europës. Ajo përshkruan mënyrat se si regjimet komuniste zhdukën menjëherë partitë politike kundërshtare, kishat, median, organizatat e rinisë dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile, në të gjitha nivelet e shoqërisë. Komentatorja e shquar amerikane, duke përdorur materiale arkivore të pa njohura deri tani, përshkruan taktikat komuniste se si ata erdhën në fuqi duke kërcënuar dhe duke zhdukur të gjitha ata që i kundërshtonin. Ajo përmend edhe raste individësh për të dokumentuar se si njerëzit, përball këtyre taktikave të egëra komuniste, detyroheshin të luftonin, të arratiseshin ose të bashkpunonin me komunistët. Ajo shkruan se mbrenda një periudhe jashtzakonisht të shkurtë Europa Lindore ishte stalinizuar në mënyrën më brutale që ishte e mundur.

Fund javën që kaloi pati komente dhe shkrime edhe në median amerikane në përkujtim të 70-vjetorit të mbarimit të luftës në Europë. Një nga komentet ishte edhe ai që më rekomandoi miku i im Profesor Sami Repishti, një shkrim me titull: “Si Rusët e Humbën Luftën”, i novelistit dhe autorit të njohur rus Mikhail Shishkin, botuar fund javën që kaloi në gazetën New York Times. Është një koment që do të meritonte të përkëthehej në terësi, por për qëllimet e këtij shkrimi, po sjelll thelbin e asaj që ai dëshironte t’u thoshte lexuesve të tij me rastin e 70-vjetorit të mbarimit të luftës në Europë. Në atë koment, autori rus që tani jeton në Zvicër, shkruan se, “Babai i im luftoi të keqën e fashizmit, por ai u keqpërdor dhe u abuzua nga një e keqe tjetër. Ai dhe miliona të tjerë ushtarësh sovjetikë….i sollën botës jo lirinë, por një skllavëri tjetër. Njerëzit sakrifikuan çdo gjë për fitoren, por frutat e kësaj fitoreje ishin, më pak liri dhe më shumë varfëri.” Ai vazhdon komentin e tij me rastin e 70-vjetorit të fitores kundër nacizmit duke shkruar se, “Sot, Dita e Fitores nuk ka të bëjë aspak me fitoren e popullit as me atë të babait tim. Kjo nuk është një ditë paqeje dhe kujtese për viktimat”, shkruan ai. Duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë, ai thotë se “Kjo është një ditë që të kujton vrigëllimën e shpatave, një ditë për arkivole prej zinku, një ditë agresioni dhe një ditë hipokrizie të madhe”.

“Është e pamundur”, shkruan autori rus Mikhail Shishkin, “të marrësh frymë në një vend ku ajri është i ndotur nga urrjejtja. Historikisht, urrejtja është pasuar gjithmonë me shumë gjakderdhje. Çfarë e pret vendin tim”, pyet ai, dhe komenton duke thënë se: “Edhe njlherë, diktatura po u bën thirrje subjekteve të saj të mbrojnë atdheun, duke shfrytëzuar pamëshirshëm

Page 8: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

ndjenjat atdhetare të popullit rus dhe Luftën e Madhe Patriotike. ”Udhëheqsit rus”, përfundon novelisti Shishkin, “kanë vjedhur vajin e popullit, kanë vjedhur votën e popullit dhe kanë plaçkitur vendin”. Dhe më në fund shkruan ai, “Ata kanë vjedhur edhe fitoren, duke përfunduar komentin me titullin me të cilin e kishte filluar shkrimin duke I drejtuar babait të tij të vdekur pjesëëmarrës në luftën kundër nacizmit: “Baba, ne e kemi humbur luftën.”

Jam i mendimit se në këtë përvjetor shumë veta i bashkohen zhgënjimeve historike dhe të tanishme të autorit rus -- i cili në shkrimin e tij ai kujton sakrificën e babait të vet dhe të bashkluftëtarve të tij-- duke kujtuar gjithashtu miliona veta të zhdukur anë e mbanë Europës dhe ish Bashkimit Sovjetik, të cilët u vranë, u torturuan dhe u shtypën në emër të diktaturave komuniste dhe naziste. Prandaj në këtë 70-vjetor të mbarimit të Luftës së dytë Botërore, jo vetëm historianë dhe komentues, por dhe njërëz të thjeshtë konsiderojnë se fitorja mbi fashizmin 70-vjetë më parë, në të vërtetë, nuk solli lirinë për të cilën aq shumë veta sakrifikuan jetën, por solli përmbytjen e Europës nën diktaturën e komunizmit gjysëm shekullor, pasojat e të cilit shihen ende kudo, madje edhe pas një çerek shekulli nga shëmbja e komunizmit në Europë.

Lahutari Shqiptar

NGA TIGANI NE ZJARR

Kur muer fund lufta e dytë botnore,

dhe kuimbuen këmbanat e lirisë,

gufuen edhe zemrat arbënore,

për rimkambjën e përparimin e Shqipnisë.

Të zhgënjyem mbetën, t’çoroditun,

një qeveri bolshevike na ishte vendosë,

me sllavizmin rusomadh ajo e ngjitun,

me terrirrozëm vendin tuj rroposë.

Gjithë atdheun anëmbanë e kish mblue zija,

tmerre po përjetonte populli shqiptar,

nga tigani në zjarr kish ra Shqipnia,

na ishe vendosun regjim totalitar.

Me hekor e zjarr krahinat tuj rrenue,

tuj djeg, tuj vra ku ishin buura ne za,

tuj mos kursye asken, tuj pushkatue,

tuj burgosë e tu mos lane gja pa ba.

Në rrugët e kryequtetit të Shqipnisë,

gjaku i atdhetarësh u derdh rrëke,

nga komunistët kriminelë klyshë të Rusisë,

që nuk njihnin mëshirë, xhelatë të pafé.

Të shitun te Belgradi e te Kremlini,

sllavo-komuniste ishte krijue partia,

vlla për ta ish Tito, dhe babë Stalini.,

motër e dashun ishte Jugosllavia.

Masakrat nisën me gjyqet speciale,

ku kryegjykatësi na ish teneqexhi,

dhe antarët e tjerë që s’lidhnin dot një fjalë,

prokurori një i pashpirt e delenxhi.

Intelektualë të lartë e patriotë të shquar,

që n’Evropë shkollat kishin mbarue,

po dënohëshin nga injorantë të harbuar,

që me lexue nuk dinin as me shkrue.

Kështu në Shqipni nisi ajo kërdia,

që çoi ne vdekje me sa mija vetë,

gjithë popullatën e zuni lemëria,

për fatkeqësinë e madje që e kish gjetë

Lufta kish mbarue, e madhe fitore,

për popujt që vuejtën nën fashizmin,

por kjo nuk ndodhi në trojet arbnore,

që u përfshinë në sllavo-komunizmin.

Nëse lufta botnore zgjati gjashtë vjet,

dhe shumë v iktima kishte shkaktue,

manëfund paqja u rivendos opet,

dhe lirinë popujt filluen me gëzue.

Por një padrejtësi e madhe historike,

kryhej në Teheran e në Jaltë,

nga treshja e mallkueme, karabedike,

që gjysmën e Evropës e la në baltë.

Rusvelti, Stalini dhe Cerçilli,

të mbledhun luftës me i dhanë karar,

ranë në kurthën e një Stalin bandilli,

në dysh Evropën duke e ndarë.

Dy kampe u krijuen kundërshtare,

komunizmi gllabëroi Evropën Lindore,

ku mjerish u përfshin tokat shqiptare,

Shqipnia e humbi lirinë ksodore.

Një diktaturë e egër gjakakatare,

me në krye një diktator supër xhelat,

që atdhetarët i dënoi i zhduku fare,

dhe nuk kurseu as te vetin kunat.

Ish Enver Hoxha ky tiran lubi,

Iishitun te Belgradi dhe Kremlini,

që Shqipninë e qiti me krye në hi,

siç pat shkrue Vaso Pashë trimi.

per 45 vjet u mbajt Shqipnia,

larg Evropës nanë, pse desh Enveri,

njerëzit si sardelet ne kutija,

në burgje e kampe, nga Jugu e Veri.

I erdhi fundi edhe atij diktatori,

që si idhull kujtonte se nuk do të vdesë,

po ish idhull i rremë ai lloj mizori,

ateist i shpallun kundra fesë.

Ndodh që Zoti vonon por nuk harron,

vendin ia tregon Ai çdo lloj sherrit,

njerëzit e këqij rrebt i ndëshkon,

vendin ua cakton në fund të ferrit.

Parajza dhe Ferri, ta dini, ekzistojnë,

si në tokën tonë, ashtu n’atë jetë,

e qartë te jetë edhe p’r ata që s’besojnë,

që njena prej të dyve ka me i gjetë.

Prandaj diktatorët sado që krenohën,

për të pabërat e tyne gjakatare,

atje në Ferr mire do përcëllohën,

me la gjynahet e tyne barbare.

Ngadhnjimi mbi fashizmin që festohët,

në botën mbarë me haré e gezime,

në Shqipninë tonë të injorohet,

komunizmi solli veç mjerime.

Page 9: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Gjyqi special kundra fashistëve e tradhëtarëve të vëndit (Prill i vitit 1945) kujtime si dhe konsiderata

Shkruar nga : Mërgim Korça

Ftesa e mikut tim z. Simon Mirakaj të hidhja në letër kujtime si edhe mendime të mijtë rreth atij që u quajt e tashmë njihet si “Gjyqi Special kundra fashistëve si edhe tradhëtarëve të vëndit ” i zhvilluar nga muaji Mars dhe përfunduar më 15 Prill të vitit 1945, doemos nga njera anë më preku por ... edhe më tronditi. Cilësimi i parë kuptohet pa vështirësí. Kjo ësht’e qartë. Kurse pjes’e dytë ngjalli në trurin tim tamam si një ciklon të papritur në vorbullën e të cilit ndiqnin njeratjetrën ngjarje që nga Komuna e Parisit, Revolucioni i Tetorit 1917, pohime duke filluar që nga Marxi, Lenini, Stalini, Mao Tse Tungu dhe Enver Hoxha etj. që në vazhdim pastaj përlesheshin njeri me tjetrin e né, spektatorë por të interesuar t’ia shuanim vrullin asaj vorbulle e t’i trajtonim faktet qetësisht duke vënë në vënd thënjen madhore e cila thotë : Të mënçur janë ata që dijnë të përfitojnë nga përvoj’e kaluar !

Kësisoji ... kujtimet tona na kthyen në të largëtin vit 1944, e pikërisht natën e 17 Nëntorit kur një grup partizanësh trokitën në derën e apartamentit dhe kërkuan të takonin Xhevat Korçën si edhe Gencin, (të birin), dhe ne vumë ré se mes tyre kishin futur edhe Bahri Omarin i cili banonte një kat nënë né. Me ata ishte edhe teto Fahrieja, (e shoqja e Bahri Omarit). Sapo dolën im Atë me t’im vëlla, komandanti i tyre u tha se do t’i merrnin për nja dy pyetje në komandë. N’atë ndërkohë ndërhyri teto Fahrieja, (e cila më pas na tha se edhe dhjetë minuta më parë tek e kishin marrë Bahri Omarin në katin e dytë), ajo u kishte thënë dhe e përsëriti së rishmi, se ishte e motra e Enver Hoxhës dhe se do të shkonte me ta në komandën e tyre e do të priste derisa të mbaronin pyetjet e tyre. Kështu i morën që të tre, por nga që me ta shkoi edhe e shoqja e Bahri Omarit, i çuan tek Pallatet e Moscat-it, (ashtu thirreshin asokohe), dhe u njoftuam si familje se ku mund t’i gjenim të nesërmen. Ditët në vazhdim, dora-dorës mësonim se si kishin përfunduar dhjetra të thirrurit për një pyetje në komandë ... e që kurrë nuk u kthyen më në shtëpit’e tyre, duke filluar nga publicisti e demokrati i madh Nebil Çika, vëllezërit Vesim e Mumtaz Kokalari, Lluka Xhumari, Anton Fekeçi, Nazmi Uruçi, Abdulla Saraçi, Muharrem Lleshi, tre Deliallisët Kapllan, Jakup edhe Shefqet, etj., etj. (për të cilët e kemi brengë në ndërgjegje që nuk i zemë dot në gojë të gjithë sepse lista e tyre është shum’e gjatë dhe del nga kufijt’e këtij shkrimi), por kuptohet sipas pohimit të Gogo Nushit bërë Enver Hoxhës, ku del në pah edhe pozicionimi i vetë sekretarit të qarkorit të P.K. për Tiranën:

“...Me hyrjen e forcave tona në Tiranë, janë vrarë 60 vetë. Listën e kemi. Unë mendoj që asnjë nga ata nuk e meritonte këtë dënim. Jemi të sigurtë se do të kemi edhe të tjerë. Numri do të ketë kaluar edhe të 100”.

Kurse Tuk Jakova, nga ana e tij deklaronte : “... Shum njerz janë vra pa gjygj e pa faj ... Kët frymë e ka futë Dushan Mugosha. Kështu sot ushtrija duket sikur ka dalë t’a mysin popullin. Partizanët vrasin vetë pa i çue hiç njerzit përpara gjygjit ... “

Vëllezërit sllavo-komunistë varrmihësit e Shqipërisë :

Miladin Popoviç, Enver Hoxhe e Dushan Mugosha…dhe EH me Titon bashkëpuntorët e idelogjisë staliniste.

Page 10: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Kjo ishte vija që mbështeste komandanti Enver Hoxha, intelektuali i dështuar, të cilit i vinte mbarë që urdhërat dhe direktivat që jepnin jugosllavët në Shqipëri lidhur me zhdukjen nga themelet të klasës intelektuale me pregatitje universitare perëndimore ... përputheshin me egoizmin si edhe cmirën e tij !

Doemos përgjatë kësaj brazde u zhvilluan edhe seancat e Gjyqit Special, aksjoni i parë me karakter juridik në Shqipërin’e mbas luftës II-të Botërore ku, kryesin’e trupit gjykues e drejtonte gjeneral majori Koçi Xoxi, (ish teneqexhi e me ngritje intelektuale të po atij liveli), e me prokuror i cili përfaqësonte akt akuzën, Bedri Spahiun, pa asnjë njohuri juridike ! E kjo dyshe do të përballohej me ajkën intelektuale si edhe patriotët e mirëfilltë që përbënin 58 të pandehurit e Gjyqit Special ! Çfarë komedije apo më saktë, çfarë farse e montuar ! Nga 58 të pandehurit, 17 u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, pra 29 % e tyre. Në vazhdim, 39 u dënuan me dënime të ndryshëme, pra 68 % e tyre u dënuan nga burgim për jetë e poshtë e së fundi 2 u liruan për mungesë provash, pra 3 % e të pandehurve. Kjo ka ndodhur në Shqipëri. Sa për një krahasim e ftoj tashti lexuesin të nxjerrë përfundime të ndërsjella sa u takon pushkatimeve të kryera në Hollandë ndaj bashkëpunëtorëve të nazizmit. Atje janë pushkatuar gjithsej 4 kolaboracionistë, (shtet me një popullatë të atëherëshme nëntë herë më të madhe se Shqipëria) !

Ditën e parë që filloi Gjyqi Special, prokurori Bedri Spahiu iu drejtua të pandehurve duke u thënë :

“ Të pandehur ! Veprimtaria e juaj e këtyre viteve ka përbërë tradhëtí ndaj fateve të popullit dhe Atdheut. Ju keni përdhosur cilësit’e larta patriotike të vëndit duke e njollosur emrin tuaj me atë të tradhëtarit ... ! “ Kësaj replike i u përgjigj në fjalën e tij Kolë Tromara, (njeri nga të 17 të pushkatuarit me vendimin e kësaj gjykate), i cili shprehimisht mes tjerash pati thënë : “ Se kush është tradhëtar, heret apo vonë do t’a mësojë populli “.

Ndërsa Xhevat Korça, (mbasi prokurori Bedri Spahiu kishte kërkuar për të dënimin kapital, me pushkatim, (si fashist e tradhëtar), në fjalën e tij të fundit i u drejtua kryetarit të trupit gjykues Koçi Xoxit dhe i thá : “ Mos ia vini ré se ç’thotë prokurori, por gjemëni një fjalë timen thënë publikisht pro fashizmit ose një fjalí gjithashtu në favorin e fashizmit dhe ... dënomëni me pushkatim ! ”

E ftojmë tashti lexuesin të na ndjekë tek e largojmë objektivin e aparatit tonë nga përqëndrimi ndaj Gjyqit Special dhe e zgjerojmë disi këndvështrimin tonë. Pjesa m’ e madhe e intelektualëve, gjeneralëve si edhe oficerëve madhorë që u dënuan nga ai trup gjykues vetëm për faktin se u radhitën me anën e kundërshtarëve të Partisë Komuniste Shqiptare, i kishin pjesë përbërëse të kulturës së tyre pohime si edhe fakte historike ngjarjesh të kaluara, duke filluar p.sh. me faktin se si Karl Marxi i cili tek Manifesti i Partisë Komuniste, (i vitit 1848), pohon :

“ Ajo q’e shquan komunizmin nuk është zhdukja e pronës në përgjithësí, porse zhdukja e pronës borgjeze. “

E doemos, nisur tashti nga ky pohim madhor i Karl Marxit mbi t’ardhmen e pronës me t’u vendosur sistemi komunist, nuk mund të heshtim e të mos të vemë në dukje disa fakte të cilat, si gjurmët e furçes piktorit, e përvijojnë të plotë kuadrin e objektit rreth të cilit përqëndrohemi. Karl Marxi kurrë nuk ka drejtuar një sipërmarrje. Asnjë herë nuk ka patur post politik. Ai kurrë nuk ka mbikqyrur analiza financiare. Kurrë nuk ka qen'i punësuar, (asnjë lloj punësimi). Përgjatë gjithë jetës i mbështetur ekonomikisht nga shoku i tij Friedrich Engels, (bir i një fabrikanti të pasur). KarI Marxi i konsideruar nga shumë njerëz si filozofi m'i madh politik, ekonomik dhe shoqëror i të gjitha kohërave por, kudo q'u zbatuan teorit'e tija an’e kënd globit tokësor, përfunduan me dështim !

Përgjatë kësaj hullíje e ngushtojmë këndvështrimin tonë tek zbatuesi konkret i teorive të K.Marxit, Vladimir Iliç Lenini i cili ka pasë bërë shumë pohime, prej të cilëve po zemë në gojë vetëm ndonjë ... nga më thelbësorët. Ai ka pasë pohuar se

“ Me premtimin e lirisë do t’a tund botën !” (Nuk ka se si të mos nënvizohet fakti madhor i ndryshimit themelor ndërmjet premtimit si edhe garantimit të LIRISË !)

Duke e ndjekur tashti këtë brazdë zhvillimesh, mbasi Lenini e fitoi udhëheqjen e pakundërshtuar të lëvizjes revolucionare, kërkoi nga bashkësít’e marxistë-leninistëve të përjashtonin nga radhët e tyre grupimet reformiste, të ndërronin emrin e tyre në Parti Komuniste e të bashkoheshin në një Internacionale të Ré (e treta) e cila në vazhdim u quajt Internacionalja Komuniste (shkurtimisht KOMINTERN). Kjo internacionale e ré, e pranon pakundërshtim udhëheqjen e Partisë Komuniste (bolshevike) Sovjetike dhe zbaton versionin bolshevik të marxizmit. Secila parti e cila donte të bëhej pjes’e kësaj internacionaleje duhej të pranonte të “Njëzet’e një Konditat” e vendosura nga kongresi i dyt’i Internacionales ndër të cilat e dymbëdhjeta përcaktonte se si partitë pjesëmarrëse duhej t’i nënështroheshin parimit të centralizmit demokratik duke e pranuar debatin e brëndshëm por që ndalonte kategorikisht të shprehurit jashtë partisë mendimesh jo konform vijës zyrtare të saj !

E për t’a mbyllur fluturimthi edhe me Leninin, nuk e lemë dot pa përmëndur faktin se si ai i drejtoi një letër K.Q.P.K.(b) të B.S. të cilën e dorëzoi e shoqja e Leninit, Krupskaja, (sepse Lenini i pamundur mbas një hemorragjije cerebrale), ku Lenini me 4 Janar 1923 shprehej tekstualisht :

Page 11: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

“ Stalini është jashtë mase arrogant dhe kjo mangësí nuk ësht’e tolerueshme për personin që mbulon një post Sekretari të Përgjithshëm . Prandaj u propozoj shokëve t’a shqyrtojnë mundësínë t’a largojnë Stalinin nga ky post duke e zëvëndësuar me tjetër person i cili kryesisht të jetë më tolerant dhe me një temperament më pak tekanjoz !

Vazhdojmë fluturimthi, (për sa na nevoiten konkretisht lidhur me temën që trajtojmë), me radhitje faktesh këtë herë sa i takon Stalinit. Letra e Leninit nuk i a arriti qëllimit dhe Stalini vazhdoi të qëndrojë sekretar i përgjithshëm i P.K.(b) të B.S. duke zbatuar një politikë të jashtme e cila përkrahte haptas lëvizjet kundra-fashiste sa kohë që pozicioni i vetë Stalinit vijonte të forcohej. Por amá, kur Stalini nuhaste se interesat e tija e kërkonin një kthesë të fortë, as që stepej edhe lidhte marrëveshje si ajo me Gjermaninë naziste, (pakti Molotov – Ribentrop i 1939-ës), me pikësynim ndarjen e Polonisë mes dy shteteve njeri i qeverisur nga Partia Komuniste Bolshevike e tjetri nga Partia Naziste ! E nuk mund të lihet pa u theksuar fakti se Kominterni qé kthyer në një rrip transmisioni të aspiratave të drejtuesve sovietikë ! Cilido që mbështeste qoft’edhe një tezë kundërshtuese përndiqej, e dhuna e detyronte të heshtë sepse ... emërtohej tradhëtar ! Dhe shëmbullin e kemi konkret tek nobelisti André Gide, i cili me tendencat komuniste që kish, demaskoi shfrytëzimin kapitalist që ndërmarrjeve franceze u sillte fitime të mëdhá. Kësisoji humanisti dhe moralisti u ftua në vitin 1936 të vizitonte Bashkimin Sovjetik dhe kur u kthye që andej botoi librin me titull “ Kthim nga Bashkimi Sovjetik “ ku mes tjerave pohon : “Unë mendoj që në asnjë vënd sot, qoft’edhe në Gjermanin’e Hitlerit, shpirti të jetë më pak i lirë, gjithashtu i terrorizuar dhe i skllavëruar se sa në B.S. ! Nga ana tjetër kemi librin e shkruar nga Arthur Koestler me titullin “ Errësirë në mesditë “ (1941), vepër e cila vé në dukje dhunën e skajëshme të ushtruar nga ana e Stalinit nëpërmjet kampeve të internimit !

Lidhur me gjykatat Stalini pati këmbëngulur prerazi se si ato duhej jo t’i vinin pritë terrorit por përkundrazi t’a sanksjononin atë, (terrorin – shënim i M.K.), si princip, qart’edhe shquar ! E sa për t’a shuar një kureshtje eventuale, do të rikujtojmë se si gjatë viteve 1936 – 38, (vitet e quajtura të spastrimeve të mëdha), gjatë vitit 1936 u pushkatuan 1118 udhëheqës partije. Gjatë vitit 1937 u pushkatuan 353074 kryesisht ushtarakë. Kurse gjatë vitit 1938 u pushkatuan 328618 persona që Ezhovi, (kryetari i NKVD-së i konsideronte armiq). Në vazhdim edhe Ezhovi, me urdhrin e Stalinit u pushkatua ! Të gjithë këta të dënuar për krime kundra partisë edhe popullit i përmblidhte kapitulli 58 i ndarë në 14 paragrafë që parashikonin dënimin me vdekje ku formulimi ishte shum’i përgjithshëm me qëllim që si e si të mbështetej akuza për dënim kapital !

E për t’a mbyllur edhe me Stalinin, për ata që nuk e dijnë saktë ose nuk e dijnë fare, e shoqja e tij Nadjezhda Allilueva u detyrua të vrasë veten mbas një sherri të madh me të shoqin, tek ajo mundohej t’i shpjegonte se dëshmitarë pamorë i kishin treguar se si në Ukrainë, nisur nga kondita të tmerrshme mangësíshë ushqimore, ishin vërtetuar edhe episode kanibalizmi !

Sa i takon Enver Hoxhës, ai i prirë nga egoizmi i tij vetqendërzues, jo vetëm që i zhduku të githë ata që futën ideologjinë komuniste në Shqipëri duke filluar nga Llazar Fundoja për të cilin dërgoi me shkrim urdhërin e torturimit deri në vdekje, e duke vazhduar me Sejfulla Malëshovën, Koço Tashkon e Zef Malën me shokë. (Krahasoni vrasjen e Kirovit në Leningrad ku Stalini akuzohet si nxitës i atij krimi), e për të cilin pastaj bëri krimet masive të viteve 1936-1938), vetëm si e si të përqëndronte pushtetin në duart e tija. Maníja e vetëqendërzimit të Enver Hoxhës u zhvillua edhe ajo hap pas hapi. Në fillim paranoja e tij e shtyri të bëhej “beniamini” i Titos e ksisoji t’a siguronte pushtetin e tij mbi Shqipëri. Historianët nuk e kanë thënë kurrë, po a nuk qe Enver Hoxha me fjalimin e tij të datës 15 Dhjetor 1947 në Byronë Politike ku tha shprehimisht : “... Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...”. Mirëpo kur B.Sovietik i prishi marrëdhënjet me Jugosllavinë, Enver Hoxha pa asnjë mëdyshje i thirri mëndjes se duke e mbështetur B.S. ai vetë nuk kishte pse t’ishte drejtuesi i njerës nga republikat federative të Jugosllavisë, (por gjithmonë nën Titon), dhe ... e mbështeti qëndrimin e B.S. ! E për t’a fituar besimin e këtij të fundit nuk u step aspak dhe mbajti qëndrimin tejet kriminal lidhur me ngjarjen që njihet si “bomba në ambasadën Sovietike” e 19 Shkurtit 1951 për të cilën ngjarje u pushkatuan 22 intelektualë PA GJYQ !(?) E ky vendim u muar asgjëkundi tjetër por në Byronë Politike ! Kësisoji vazhdoi konsolidimi i miqësisë shqiptaro-sovietike. Mirëpo kur Enver Hoxha krijoi bindjen se B.S. e kish të plotë besimin në besnikërin’e Shqipërisë, erdhi e papritura shum’e pakëndëshme për të : vdekja e Stalinit ! Në vijim, politika e Hrushovit drejtë riafrimit me Jugosllavinë e shto këtu pastaj insinuatat e tija për zëvëndësimin e udhëheqjes shqiptare me gjak të ri, ishin pika q’e mbushi kupën dhe Enver Hoxha, nisur nga egoizmi i tij i shfrenuar për pushtet, i prishi marrëdhënjet me B.S. (1968) dhe iu kthye miqësisë me Kinën ! E këtë në një kohë që prijësi m’i talentuar edhe zbatuesi më besnik i idealeve të Marxit, Mao Tse Tungu ishte shprehur

Page 12: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Gjyqi special, te panderhurit para trupit gjykues në pritje që të merren në pyetje..

Gjyq që përfundoi me 17 denian me vdekje dhe 41 me burg te rende.

KOMUNIZMI NUK ËSHTË DASHURI POR NJË PRESË PËR TË SHTYPUR ARMIQTË !

Mirëpo në vitet 1977-1978, nga që Kina qé prirur të bëhej m’e hapur me perëndimin, (doemos për interesat e saja duke u bërë më pragmatiste), në një kohë që Shqipëria tashmë ishte izoluar krejtësisht nga Europa, vëndi ynë u distancua edhe nga Kina dhe, falë egoizmit të skajshëm të Enver Hoxhës për të qëndruar me çdo kusht në krye të

udhëheqjes deri në fund, ekonomia e vëndit tonë u katandis në një autark skajore ku sundonte parulla: Çdo gjë me forcat tona !

Mbasi i analizuam tashti, ndonëse shumë fluturimthi, zhvillimet si edhe ngjarjet që nga hedhja e idesë nga Karl Marxi se vendosja e komunizmit do të qé shpëtimi i njerëzimit, e deri në shkërmoqjen e atij sistemi thuajse gjysëm shekullor në vëndin tonë, e ngushtojmë së rishmi këndvështrimin tonë duke u munduar t’i lidhim zhvillimet me përvjetorin e 70-të të Gjyqit Special. Në parim del e qartë, shpresoj ideja, se pse ndër hapat e parë të ndërmarrë nga qeveria e ashuquajtur demokratike, me t’a marrë pushtetin në dorë, nxorri para trupit gjykues 58 persona nga më intelektualët e vëndit si edhe nga drejtuesit ushtarakë më të shquar. E çvendosim tashti objektivin tonë dhe shikojmë se si diktatori i ardhshëm i vëndit, e filloi spastrimin e rrugës tij jo vetëm nga intelektualët dhe atdhetarët e mirëfilltë por, nisur nga paranoia e tij kë eliminoi mbas katër vitesh ? Më 11 Qershor të vitit 1949 u pushkatua njeri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Enver Hoxhës, pikërisht ai Gjeneral Leitnant që i dënoi të pandehurit e Gjyqit Special duke e kryesuar trupin gjykues t’atij gjyqi, Koçi Xoxi ! Cili cilësor iu mvesh atij ? Agjent i jugosllavëve si edhe tradhëtar i atdheut ! Dakord. Mirëpo historianët tanë të nderuar që i shërbyen diktatorit me një servilizëm dhe mungesë personaliteti të pashok, mirë para vitit 1991 po pas këtij viti si nuk u kujtuan t’a shkruajnë e zezë mbi të bardhë formulimin që bëri Enver Hoxha në mbledhjen e Byrosë Politike më 15 Dhjetor të vitit 1947 lidhur me aneksimin e Shqipërisë si republik’e 7-të e Federatës Jugosllave ? Mirë Koçi Xoxi u pushkatua si agjent i jugosllavëve, po Enver Hoxha q’e dha direktivën e shkrirjes së Shqipërisë me Jugosllavinë, si duhet quajtur ?

Vazhdojmë përgjatë kësaj hullíje dhe sjellim në pah faktin se si prokuror në gjyqin e Koçi Xoxit kush ishte caktuar ? Po ai Gjeneral Major, Bedri Spahiu, i cili bëri edhe pretencën për 58 të pandehurit e Gjyqit Special ! E pikërisht po ky prokuror më 17 Qershor të vitit 1955 arrestohet si armik i partisë dhe i popullit ! E mbasi Bedri Spahiu kaloi 36 vite në burgje e

Page 13: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

internime, në vitin 1991, duke i thirrur mëndjes e brejtjes së ndërgjegjes, shkruan në gazetën “Republika” të muajit Qershor 1991 sa më poshtë : “... Duke u krijuar këto 46 vite terrori, (nga diktatura komuniste – shënim M.K.), mizoríe e mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special. Nuk jam më ai prokuror që nxorri Lufta Nacional Çlirimtare, as përkrahës i utopísë komuniste më të lemeritëshme që nxorri gjenerata e jonë ... “

Nuk mundemi t’a kalojmë pa e vënë në dukje edhe faktin se si në trupin gjykues

të Gjyqit Special bënte pjes’edhe Kolonel Beqir Balluku, ish komandant i Brigadës së II-të të formacioneve partizane, anëtar i Byrosë Politike, Zv/Kryeministër edhe Ministër i Mbrojtjes e më në fund ... i akuzuar si puçist që donte t’ përmbyste pushtetin popullor, pushkatohet më 5 Nëntor të vitit 1975.

Me këtë rast nuk ka se si mos t’a rikujtojmë se si u shpreh Z.Kolë Tromara ndaj akuzës së prokurorit Gjykatës Speciale, Bedri Spahiut ... për veprimtarí tradhëtare ndaj popullit dhe atdheut ... : Se kush është tradhëtar, heret apo vonë do t’a mësojë populli ! E ne sot nuk kemi se si mos t’a vlerësojmë këtë pohim të të pushkatuarit me grupin e 17 vetëve të Gjyqit Special ku tre nga anëtarët e trupit gjykues, (njeri Kryetar, tjetri prokuror dhe i treti anëtar i trupit gjykues), dy syresh u pushkatuan si tradhëtarë dhe armiq dhe i treti (ish prokurori) u kalb burgjeve dhe internimeve ! Por, nga ana tjetër, nuk ka se si të kalohet në heshtje edhe ç’i tha trupit gjykues të Gjyqit Special i pandehuri, i akuzuat si fashist e tradhëtar Xhevat Korça, që u tha : “ Mos ia vini ré se ç’thotë prokurori, por gjemëni një fjalë timen thënë publikisht pro fashizmit ose një fjalí gjithashtu në favorin e fashizmit dhe ... dënomëni me pushkatim ! ” Sa i takon këtij pohimi unë shtroj pyetjen : A ka në mesin e shkrimtarëve të mëdhenj e të shquar të Realizmit Socialist e që sot pretendojnë t’u jepet flamuri si disidentë të flaktë përgjatë viteve të diktaturës komuniste, të cilët jo një fjalë të thënë botërisht ose vetëm një fjalí të shtypur, por kanë shkruar vargje mbas vargjesh si edhe poezí mbas poezíshë e gjithashtu faqe mbas faqesh romanesh kushtuar diktatorit, partisë më partí, diktaturës proletare tek né si edhe komunizmit në botë ? Përgjatë kësaj brazde, sado të duam, nuk ka se si të mos na kujtohen pohimet e profesorit të nderuar Arben Puto i cili në intervistën e tij të fundit tek zë në gojë lëvizjen e studentëve kundra diktaturës komuniste është shprehur : “ ... E ndjeva se nuk mund të rrija indiferent ... kështu u shkëputa nga veprimtaria e ime shkencore dhe i u përkushtova të drejtave të njeriut ... Shqipëria më shumë se kushdo ka nevojë për guxim qytetar ... “ Dhe neve, krejtë natyrshëm na vjen në mëndje t’a pyesim profesor Puton, harroji të tjerat por thjeshtë pëqëndruar rreth kësaj teme : Si e ndjente veten profesor Putua i nderuar kur në vitin 1959, Xhevat Korça në Burgun famëkeq të Burrelit, pikërisht se të burgosurve u merreshin nëpër këmbë të drejtat më elementare të njeriut, e filloi dhe e çoi deri në fund grevën e shpallur të urísë ? Mundësitë janë dy :

1-Ose profesor Putua në vitin 1959 ishte akoma nën ndikimin (siç e ka përshkruar vetë) e të qënit krenár se ishte anëtar i P.K.fillimisht e në vazhdim i P.P.Sh. dhe vdekjen në grevë urije të të burgosurit Xhevat Korça as që e përfillte, përkundrazi e quante një reaksjonar më pak.

2-Ose i kishte ardhur keq për atë qëndrim si edhe veprim dhe mbas 32 vitesh, (e ç’është ky cak kohor për historinë), guxonte të çfaqej si mbrojtës i flakt’i të drejtave të njeriut.

Kurse zonja Liri Belishova, në njerën nga intervistat e saja nga të fundit, qe shprehur se të dhënat që ata kishin, (ajo me shokë), ishin aq të pakta sa që ajo kategori nuk mund të fajësohej për faktin që komunizmin e kishin konsideruar SHPËTIMTARIN E SHOQËRISË NJERËZORE dhe kishin punuar aktivisht në drejtim të zhvillimit të tij duke theksuar : “Si mund të ngarkohemi me përgjegjësí për gjëra që nuk i dinim ?” Kurse ne shtojmë se naiviteti i skajshëm i zonjës Liri Belishova duke u munduar të justifikojë bëmat e tyre kriminale me mosdijen dhe zhvillimin e fakteve historike, na e bën tejet më të thjeshtë pohimin se nuk e dijmë a kishte ndonjë person nga 58 të pandehurit e Gjyqit Special i cili mos t’i njihte biografitë e Karl Marxit, Vladimir Leninit, Josif Stalinit, Mao Tse Tungut si edhe Enver Hoxhës si edhe pohimet e thëna në vazhdimin e veprimtarive të tyre ? Me pak fjalë Liri Belishova bashkëpunimin me mish e me shpirt me luftën e ashtuquajtur Nacional-Çlirimtare të transformuar në Luftë Civile si edhe me vënjen dora-dorës të çdo veprimtaríe në dorë të

Page 14: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Partisë Komuniste i trajton n’atë mënyrë që ... vehten e nxjerr naive si edhe krejtë të pafajëshme ! Zoti e mëshiroftë !

Ja pra që i erdhi radha edhe mbylljes së këtij shkrimi përgjatë të cilit, me rastin e 70-vjetorit të zhvillimit të Gjyqit Special, u munduam të hedhim drit’edhe rreth disa prej problemeve nga më kardinalet që kishin lidhje me shtrirjen e komunizmit në Europ’e më gjerë e doemos që e përfshinë edhe vëndin tonë me mbarimin e Luftës së II-të botërore e prandaj nuk rrijmë dot pa e kujtuar aforizmën tashmë të famëshme të ish Presidentit të Çekosllovakisë Havelit që thotë se : “ Nuk ka kategori më të poshtër se sa ish komunistët e transformuar në demokratë !” Dhe me kaq mendova se i dhashë fund shkrimit ! Mirëpo, mbas një ore pushim, do ti e më hipi edhe një herë në kokë t’a rilexoja ç’ishte shkruar. Nga rileximi, (e posaçërisht nisur nga aforizma e Presidentit Havel), e kuptova se si kisha harruar pa i futur në kornizën e këtij shkrimi edhe dy fakte të fundit. Me 17 Prill të vitit 2014 Presidenti Nishani, ish oficer i periudhës diktatoriale, dekoroi me titullin Nderi i Kombit ish Gjeneral Leitnantin dhe për 30 vite radhazi edhe fillimisht anëtar i K.Q. të P.K.Sh. e në vazhdim i K.Q.P.P.Sh. si edhe Hero i Popullit, Rahman Parllakun. Ky i fundit së bashku me Ramiz Alinë ua kanë pasë dorëzuar jugosllavëve listat emërore te 3447 bijve vullnetarë kosovarë të cilët i pushkatoi Brigada e X-të malazeze në Tivar. Por nga ana tjetër, po me këtë titull të lartë Presidenti Nishani dekoroi me datën 24 Nëntor të vitit 2014 edhe tre të pushkatuarit nga Gjyqi Special Bahri Omarin, Kolë Tromarën si edhe Gjeneralin Aqif Përmeti. Me pak fjalë u dekoruan me të njajtin titull nderi si gjakatari e gjithasht

u edhe viktimat !

KRIMINELE TRADHETARE BASHKEPUNTORE dëshmuar me gojnë e tyre.

“Një revolucion socialist ësht’i pakonceptueshëm pa një luftë të brëndë-shme, e gjithashtu pa një luftë civile ”. (Vepra të zgjedhura, vëll. 2, faqe 277). Ky mësim Leninist radiogramit të dërguar nga Enver Hoxha me datën 21-09-1944 komandantit të Korparmatës I-rë Dali Ndreut, (të cilin në vazhdim e pushkatoi së bashku me të shoqen Liri Gegën) : “Zai Fundo është armik i poshtër i partisë … torturojeni deri në vdekje dhe pastaj pushkatojeni andej.” Dhe Zai Fundua u pushkatua pa gjyq më 23 Shtator 1944 duke ia hedhur kufomën nuk dihet se në ç’rrëzë ! E për t’a mbyllur krejtë fluturimthi edhe me Zef Malën, njerin nga ideollogët më të hershëm të komunizmit në Shqipëri, nuk rrijmë dot pa ia vënë në dukje faktin se më 1978-ën ai ka patur kurajën civile t’i pohojë Mehmet Shehut : “… Komunizmi si sistem politik është një zbythje për njerëzimin, është një utopí !”

Për periudhën diktatoriale mbas ditës që e quajnë ajo e çlirimit, E PËR 47 VITE RADHAZI, duket qartazi, sipas përcaktimit të studjuesit të filozofisë dhe kritikut të marxizmit prof.Karl Popper-it, se edhe Shqipëria e përforcon pohimin e tij se : “ DUKE I ANALIZUAR MBAS FAKTIT TË GJITHË REVOLUCIONET NË BOTË ARRIHET NË TË NJAJTIN PËRFUNDIM : U PREMTOHET MASAVE TË VARFËRA LIRIA DHE BEGATIA E MBAS FITORES SË REVOLUCIONIT, KUDO PËRFUNDOHET NË SHTET TOTALITAR E DIKTATORIAL !

Enver Hoxhës më 15 Dhjetor të vitit1947 në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh., në pranín’e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiç-it ku Enver Hoxha deklaron, (proçes-verbali i asaj mbledhje ruhet në Arkivin e Shtetit - shënim M.K.) :” ... Tani që e likuiduam këtë pengesë, (Nako Spirun - shënim M.K.), duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin

Page 15: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ... në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh. e 15 dhjetorit të vitit 1947, Enver

Hoxha u shpreh tekstualisht : . ” ... Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë

bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...”. Në përkthimin anglisht, në faqen 245, është vendosur pohimi i përfaqësuesit të Jugosllavisë

Velimir Stojniç-it në Plenumin e 2-të të Beratit të dates 23 nëndor të vitit 1944 sipas të cilit ai

shprehet si vijon : “Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonomín’e saj, por as e zhvillon dot atë

sepse imperializmi do t’a gëlltiste; … e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një

konfederatë me Jugosllavinë.

JURISQTE TE PUSHKATUAR

Page 16: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

NJË UDHËTIM « VIRTUAL » MBI KURBININ

Nga Kastriot Marku

Të shkruash për vendlindjen tënde nuk është e lehtë, ngaqë për t’ia mbërritur kësaj ashtu si duhet, duhet që së pari të shkarkosh çdo nostalgji a emocion personal lidhur me të, edhe pse kjo jo gjithnjë është e mundur, sepse jo gjithkush i reziston mundimshëm këtij tundimi. Unë jam lindur dhe rritur në Kurbin duke u përkundur këtu me historinë, legjendat, përrallat, këngët, vajet, vallet, ritualet e motomotit, me kostumet popullore, prodhimet dhe gatimet vendase të krahinës, anipse të gjitha këto gjallonin nën një anonimat me synim qartësisht rrafshues dhe unifikues me krahinat ngjitur. Kështu vepronte regjimi komunist në emër të krijimit të “njeriut të ri” pa identitet vendas, ngaqë larmia dhe shumësia nuk i shkonin përshtat ideologjisë. Kur isha i vogël, teksa hyja në “kullë” në dhomën e miqve, më binte rasti shpesh të dëgjoja bisedat e pleqve me mustaqe e flokë të thinjur me qeleshe të bardhë të ulur këmbëkryq pranë oxhakut, teksa u shkëlqente brezi ngjeshur trupit, dhe tek përmendin rast pas rasti sintagmat “paria e Kurbinit” “shtëpitë e para të Kurbinit” “zakoni i Kurbini”, “n’Kurbì”, “Kurbisë” etj., të cilat i dëgjoja tek nyjëtëoheshin vetëm aty, sepse përtej asaj dhome nuk i dëgjoja më, sepse në librat e historisë nuk e takoje më këtë emër, si emër krahine territoriale dhe administrative. Të flisje për të e për këto gjëra dukej dhe konsiderohej pak a shumë një tabu e cila merrej përnjëherësh prej tjetrit si një mentalitet i vjetëruar në të cilin vegjetonin “zakone prapanike” dhe “reaksionare”, prej të cilave duhej të distancoheshe menjëherë dhe më e pakta duhej të mbaje “qëndrim kritik”, sepse ato paraqisnin rrezik për “shoqërinë socialiste”, e cila duhej “t’i luftonte ato me zjarr dhe me hekur”. Kur pyesja të moshuarit për përkufizimin gjeografik të krahinës ata nuk ngurronin të më tregonin ashtu me thjeshtësinë e tyre sfiduese se Kurbini “fillo prej lumit Mat e shko deri n’prrue t’Droes”. Kurbini ishte shmangur qëllimisht prej regjimit të mëhershëm, për qëllime unifikuese, duke u mundur kështu të përhumbte një krahinë të mëvetësishme me tipare të përcaktuara lashtësore e cila kishte krijuar ndër shekuj një entitet dhe identitet të qartë e të dallueshëm. Mbi të gjitha Kurbini paraqitej një krahinë thellësisht “reaksionare” e mbushur me “banda kriminelësh dhe të arratisurish”, me “armiq të partisë e të pushtetit popullor”, prej së cilës regjimi kishte jo pak frikë, ndaj të vetmen mënyrë për t’a nënshtruar në një farë mënyre gjeti duke e copëtuar dhe duke ia harruar emrin. Përkundrejt këtij anashkalimi dhe shmangie të qëllimshme nga pikëpamja referenciale zyrtare, përkundrejt këtij poshtërimi politik, Kurbini vijonte të mbijetonte, vijonte të gjallonte në substancën e vet kulturore me të gjithë elementët e tij identifikues në

Kulla e Gjon Pjetrit e ri,dërtuarn

Djegur me dy të tjera tri herë rresht, ngaé rturqit, 1881 e 1911. Nga komunistët më 1945. e veja kjo ka mbetur në këmbë.

Kol Pal Gjini, nipi i Gjin Pjetrit që rindertoi kullën dhe qendroj aty deri më

janar 2015 e ku ndërroi jetë në moshën 94 vjeç. I fundit i katë vllazënve, ku dy u vranë e njeni vdiq në

kampin e Tepelenës. Kola respektohej e ndertohej nga gjithe Kurbini.

doket, zakonet, traditat, etrnografinë, follkorin

etj, si pjesë e moslëshimit të konstitucionit të tij shpirtëror që frymoi paprerë. Në festivalin Folklorik të Gjirokastrës (1988), kënga “Gjall a dek nusen t’ma bini”, një nga këngët perla muzikore të krahinës së Kurbinit, përcolli përmes vargjeve: “Veç nje besë t’ma mbajë Kurbini/Gjallë a dek nusen t’ma bini!, të gjithë koloritin muzikor burimor të krahinës, përmes një bashkëpunimi të shkëlqyer të bardëve të shquar të folkut vinjollas, ndërtuar mbi një sfond historik të një ngjarjeje të vërtetë, në trajtën e një balade sa tragjike aq edhe heroike, e cila përcolli jo vetëm ndjeshmëri, tragjizëm dhe emocion, por mbi të gjitha virtytet e trimërisë bazuar mbi nderin, moralin dhe dinjitetin e kurbinasit dhe veçanërisht femrës së kësaj krahine. Kjo këngë u bë simbol i krahinës,

Page 17: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

e cila përgjatë periudhës fundore të regjimit komunist ringjalli dhe risolli në rivështrimin e saj kulturor një lloj identifikimi në kushtet e asaj kohe. Gjatë punës dhjetëvjeçare (1998-2008), për hartimin e monografisë Kishat e Kurbinit, Tiranë, 2008, m’u desh të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin historik të botuar; dokumentacionin arkivor në arkivat shqiptare; përshkrimet e udhëtarëve të huaj që kishin kaluar nëpër krahinë, së bashku me të gjitha studimet e kryera për krahinën e Kurbinit. Të dhënave të siguruara nga ky kërkim iu shtuan kërkimet dhe vrojtimet e drejtpërdrejta në terren përgjatë së cilave përftova një profil të qartë dhe thuajse të kompletuar lidhur me historinë dhe etnografinë e krahinës, duke bërë që materiali studimor t’i tejkalonte parashikimet qëllimore të vëna në krye të herës, aq sa projektin mendova t’a ndajë në katër pjesë studimore të veçanta: 1. «Kurbini një vështrim historik dhe etnokulturor»; 2. «Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin»; 3. «Selia e Shenjtë dhe arsimi shqip. Shkolla e Kurbinit», 1632, si dhe 4. «Enciklopedia e Kurbinit».

Permbledhje shkrimesh e dshmishë realizuar

nga Lek Pervizi Botim nga LULU, New York, 2012

Prej këtyre katër punimeve, tashmë të

përfunduara, sikurse e theksova më sipër, deri tani vetëm monografia Kishat e Kurbinit (2008), (e cila nga pikëpamja vëllimore përbën 1/3 e lëndës), është botuar, ndërsa tre të tjerat presin ende dritën e botimit.

Shkrimet dhe studimet e ndryshme të kryera për krahinën e Kurbinit nisin përafërsisht në gjysmën e dytë

të shekullit XIX. Ato mund të ndahen në katër periudha kryesore. Periudha e parë përfshin gjithë shekullin XIX deri me krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912; periudha e dytë nga viti 1913 deri në vitin 1944, kur edhe përfundon Lufta e Dytë Botërore ; periudha e tretë nis nga viti 1945 deri dhe përfundon në vitin 1990 me rënien e regjimit komunist dhe periudha e katërt nis nga viti 1991 për të vijuar deri sot, pra në vitin 2015. Secila prej periudhave të sipërshënuara do të duhej të trajtohej përmes një vështrimi kronologjik dhe tematiko-tipologjik, gjë që nuk është vendi ta bëjmë këtu, por do të duhet të ndaleshim shkurtimisht në periudhën fundore, ku shkrimet dhe studimet janë më të shumta, qoftë edhe me monografi të posaçme. Të dhënat thuajse të para dhe mjaft të rëndësishme rreth historisë së krahinës së Kurbinit i kemi kryesisht nga udhëpërshkruesit dhe njëkohësisht studiues të huaj si: Johan Georg von Hahn (1863), Theodor Ippen (1900-1908), P. Lovro Mihaçeviq O.FM. (1911), Hugo Adolf Bernatzik (1929) Erik von Luchëald (1936), At Giuseppe Valentini S.J. (1941), etj., por edhe nga studiues shqiptarë, kryesisht meshtarë katolikë si: At Shtjefën Gjeçovi O.F.M, At Marin Sirdani O.F.M., At Klement Miraj O.F.M., At Marjan Prelaj O.F.M., At Donat Kurti O.F.M., Imzot Frano Illia, Dom Mark Dushi, një pjesë e punëve të të cilëve ka mbetur ende në dorëshkrim. Këtyre u duhen shtuar edhe mjaft studiues të profiluar, ku veçohen gjuhëtari David Luka, gjeografi Sabri Laçi, arkeologu Gjergj Saraçi, studiuesit Haxhi Goci, Luan Bajo, Hajredin Isufi, për të shtuar të tjerë si: ushtaraku Pjetër Hidri, shkrimtari dhe piktori Lekë Pervizi, apo arsimtarë si: Vlash Prendi, Nikollë Lleshi, Zef Kola, Zef Pjetri, Reshit Bara, Mehmet Nelaj, Baki Dollma, nëpunës si Idriz Xaka dhe së fundmi Pjetër Nikolla dhe Imer Hysa, (autorë monografish), por edhe Hilë Kamani, Shpëtim Cami etj. Atyre që janë marrë me Kurbinin u duhen shtuar edhe gazetarët, ku veçohen realizuesit e dokumentarit « Kurbini » (2005), prodhim i Televizionit Shqiptar nga Ndue Ukcama, Ilir Buçpapaj dhe Mark Lalaj, por edhe shkrime nga Dashnor Kaloçi, Fatos Baxhaku, Ardian Bushi, Violeta Murati, Ligor (Grigor) Jovani, Bektash Zeneli, Isuf Myrtaj etj.

Më ka rastisur shpesh përgjatë udhëtimeve të mia studimore vetjake në terren përqark trevës, të pyesë banorët lidhur me origjinën dhe hershmërinë e emrit të vendbanimit të tyre. Për shumicën prej tyre ajo datohej "para kohës së Skënderbeut". Ky gur kufitar historik, dokumentuar gojarisht nuk do të thotë asgjë në kuptimin e faktit historik, ngaqë çdo gjë duhet provuar së paku me dokumente ose me të dhënat që ofron arkeologjia. Duhej të provohej saktësisht përmendja e parë e emrit me dokumete. Krahina të tilla si: Çamëria, Dibra, Luma, Martaneshi, Golloborda, Dropulli, Himara, Durrësi, Elbasani, Benda, Kanovia, Korça, Kruja, Kurveleshi, Mallakastra, Mokra, Labëria, Malësia e Madhe, Mati, Mirdita, Myzeqeja, Dukagjini, Shkodra, Tirana, Zadrima, Malësia e Gjakovës, Nikaj-Merturi, Lekbibaj etj., duhet t’a masin hershmërinë e tyre përmes dokumenteve dhe në këtë kontekst ngjashëm e mat shtatin e saj historik dhe etnokulturor edhe krahina e Kurbinit. Për të siguruar një njohje rigorioze thellësore mbi një krahinë të caktuar studiuesi i duhet të përpiqet ta orientojë studimin e tij në

Page 18: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

disa drejtime: së pari: në dëshmitë dokumentare arkivore (dokumente të ndryshme, si regjistra, harta, dëshmi pronësie, akte noteriale, letërkëmbim etj.,) që dëshmojnë daljen për herë të parë të emrit të vendit apo banorëve të tij, fotografi dhe materiale ilustruese etj., së dyti: studimin e dëshmive gjuhësore, kryesisht toponimisë (emrat të vendeve) si psh. emrat e burimeve, përrenjve, lumenjve, kodrave, livadheve, rrugëve, lagjeve, shkëmbinjve, grykave etj, të cilët na çojnë tek emërtimet më të hershme, që kanë patur), tek të cilat kërkojmë origjinën e tyre mbi të cilat duhet të ndërtohet etimologia (historia e fjalëve); së treti: kërkimin dhe studimin e gjetjeve arkeologjike të cilat sigurohen nga gërmimet nëpër vendbanimet e vjetra, varreza të hershme, objektet e kultit, kryesisht kishat, prej të cilave sigurohet materiali arkeologjik, si enë të përdorimit të përditshëm, enë gatimi, vegla pune, stoli të ndryshme, unaza, varëse, vathë, mjete luftimi si shpata, mburoja etj, të cilat janë me mjaft rëndësi sepse përmes tyre mund të datojmë periudhën e përdorimit të tyre, e me këtë rast edhe kohën e banimit të vendit të cilin po studiojmë.

Krahina e Kurbinit përbën në vetvete një element substancial, themeltar në truallin e së cilës u përudh formacioni i parë shtetëror shqiptar i shtetit të Arbënit, i ftilluar me sa shihet përmes njësisë administrative kishtare të njohur si Ipeshkvia e Arbënit. Kisha abaciale benediktine e Shën Prenës (Santa Veneranda di Curbino), përbën mbase komplesin më enigmatik dhe më mbresëlënës njëherësh, në qerthullin e rrjetit kishtar mesjetar shqiptar duke nisur nga Durrësi, Kruja, Lezha, Mirdita e deri në Mat e Dibër, për të mos thënë nga Tivari e deri ne Prevezë. Do të jetë pikërisht kjo rezidencë ipeshkvore e cila do të mbajë peshën kryesore në organizimin kishtar të vendit përgjatë gjithë shekujve XVII-XIX, prej së cilës do të ftilloheshin nismat më të rëndësishme fetare, arsimore, kulturore dhe identitare të shqiptarëve të brendashkruar hapësirës territoriale gjatë kësaj periudhe historike. Vështirë të gjendet një vend tjetër i cili ka ruajtur një komunikim/raportim konstant të paprerë për tre shekuj radhazi me Selinë e Shenjtë e konkretisht me Congregazione de Propaganda Fide/Kongregata e Përhapjes së Fesë (1622), e cila mbështeti financiarisht shkollën e Kurbinit. Kjo qendër fillimisht rezidencë e Selisë Ipeshkvore të Arbënit (1615-1640), në Shën Prenë në fshatin Gallatë dhe mandej si Seli e Arkidioqezës Metropolitane të Durrësit (1640-1858), po aty në Shën Prenë, me t’u transferuar në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, po në Kurbin, në fshatin Delbnisht, kësaj veprimtarie do t’i shtojë një tjetër përmasë me rëndësi; mirëorganizimin e viseve kryesisht katolike nën varësinë e Kryeipeshkvisë së Durrësit nga Durrësi deri në Mirditë drejt pavarësimit të vendit, e ku vendin kryesor do t’a zinin personalitete si: Dom Nikoll Kaçorri, Imzot Primo Bianchi (Prend Bardhi) dhe prijësi i krahinës Gjin Pjetri. Në terma të përgjithshëm kaq do të mjaftonte që Kurbini të përfaqësojë dinjitetshëm një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, ndërkohë në terma të përveçëm ky kontribut mbetet ende për t’u zbuluar. Kurbini së paku që prej Mesjetës ka qenë një nyje e rëndësishme komunikimi për Arbërinë Qendrore e Veriore dhe më gjërë në Detin Adriatik, sepse në

grykëderdhje të lumit Mat gjendej asokohe skela detaro-lumore e Shufadasë, (Suffada, Zufada, Semphanday) qendër kjo e rëndësishme tregtare dhe doganore prej nga nisnin rrugët tregtare që e lidhnin atë skelë me qytete të rëndësishme si Lezha, Shkodra deri në Prizren në Kosovë dhe Dibër e Ohër në Maqedoni. Malësia e Kurbini, sidomos Mali i Skënderbeut dhe e gjithë zona përreth tij, kanë qenë pjesë e rëndësishme e veprimeve luftarake të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) gjatë viteve 1443-1468 kundër ushtrive osmane, ku një vend të posaçëm zë beteja historike e Ujit të Bardhë, ndryshe Albulenës (lat. Albulae Ascqua) në fshatin Zhejë më 2 shtator 1457*. Kurbini ka qenë një krahinë homogjene e për rrjedhojë edhe e qetë, e cila e ka ruajtur traditën e komunikimit e të dialogut mes vetes dhe të tjerëve ndër shekuj, me një fisnikëri që ka qenë shembullore, sikurse ishin familjet Skura dhe Gjonima, me të cilën ajo ka vetëqeverisur vetveten me norma të matura dhe urtësi. Kurbini është shquar për kuvendet me referencë të rëndësishme historike, falë prijësve, pleqve, të urtëve, të cilët kishin vlerësim për fjalën dhe dinjitetin e personit dhe askush nuk mund të dilte jashtë këtij rregulli. Burrat e Dheut mblidheshin në kuvende dhe në krye të herës dorëzonin armët tek vendi i përcaktuar dhe askush nuk kishte aq guxim sa të mbërrinte t’i përdorte, sepse tradita kuvendore kishte mbi gjithçka kultin e shenjtë të fjalës. Përfaqësuesit e krahinës së Kurbinit morën pjesë në kuvendet ndërkrahinore shqiptare në të cilët u diskutuan pjesmarrja dhe organizimi në projektet për kryengritjet antiosmane si në kuvendin e Lezhës (2 mars 1444), në kuvendin që u mbajt në Shën Llezhdër (Shën Aleksandër) të krahinës së Dukagjinit më 15 shkurt të vitit 1602, ku morën pjesë edhe 4 përfaqësuesit e krahinës, po ashtu në Kuvendin e Arbënit të 14-15 janarit të 1703, që u mbajt në Mërqinë të Lezhës, mbajtja e të cilit u njoftua më 2 dhjetor 1702 nga Selia Ipeshkvore e Durrësit në Shën Prenë të Kurbinit; në kuvendet e vetë krahinës të mbajtura në vitet 1903, 1904, 1905, ku veçohet ai i 5, 6 e 7 gushtit 1906 në Delbnisht; në Kuvendin e Zejmenit, të Manatisë, të Shënkollit, të Pllanës dhe të Rubikut gjatë vitit të Pavarësisë 1912. Kurbini është vendi i kuvendeve dhe manastireve benediktine e françeskane dhe më shumë se 30 kishave, një pjesë e të cilave janë monumente të denja të arkitekturës; është vendi i katër kështjellave mesjetare (Sebaste, Daul, Pervizit e Kokë Malçit), vendi i mullirit Fall, i Pallatit të Arqipeshkvisë, i Teqes Baba Isak, i Urës së Matit dhe i afreskeve të Shën Mërisë; Kurbini është vendi i çeljes së njërës prej shkollave të para në gjuhën shqipe (1632), në të cilën u përdorën si tekste didaktike kryetekstet e shkrimit shqip si: Dictionarium Latino-Epiroticum/Fjalori latinisht-shqip, (Romë, 1635) i Frang Bardhit, Cuneus Prophetarum/Çeta e Profetëve, (Padovë, 1685) e Pjetër Bogdanit, Il Dittionario italiano-albanese. __________________________ *-- Nga përshkrimi i hollësishëm i Dhmitër Frangut (1480) rezulton qe ajo betejë të jetë zhvilluar ne Fushën e Milotit, gjatëe bregut të Mati deri në detin Adriatik. Frangu e ka shoqëruar Skënderbeun gjatë gjithe jetës e betejave, dhe ishte shoqërues i tij në udhëtimin në Romë më 1464., në takimin me Papën Pali II. (Dhimitër Frangu “ Veprat e Lavdishme të Skënderbeut, Arbëria, Tiranë 2005).

Page 19: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

(Majtas), Mali ku gjëndët vorri kalaja e Pervizit

(majtas poshtë )Vau e Gjin Pjetrit e gryka e Shkopetit

(djathtas) mali i Skurajt ku gjendet edhe fshati omonim.

(1702) dhe Osservazioni gramaticalli nella lingua albanese/Vëzhgime gramatikore në gjuhën shqipe, (Romë, 1716), të P. Francesco Maria Da Lecce-s, Conciλi Provintiaaλi o Cuvendi i Arbenit. (Romë, 1706), Breve copendio della dottrina cristiana/Përmbledhje e shkurtër e doktrinës kristiane së krishterë (1743) e Gjon Nikollë Kazazit etj. Kurbini është vendi i hartimit të së parës gramatikë në gjuhën shqipe të botuar (1716) dhe vendi i hartimit të njërit prej fjalorëve të parë dhe më të pasur të gjuhës shqipe (1702) deri në Kongresin e Alfabetit të Gjuhës shqipe në Manastir (Nëntor 1908), fjalor i cili u hartua sikurse e përmendëm më sipër nga Francesco Maria Da Lecce (botuar në vitin 2009); Kurbini është vendi i arkivave dhe bibliotekave ipeshkvore dhe famullitare, i kodifikimit dhe i mbarështimit të Kanunit të Skënderbeut; është vendi i legjendave, gojëdhënave, përrallave, këngëve dhe ritualeve pagane të motmotit, i zejeve dhe mjeshtrive popullore, është vendi i gurrave, krojeve e lumenjve, i detit i florës dhe faunës tejet të pasur nga Laguna e Patokut deri në Trodhën, i klimës së mrekullueshme nga bregdeti deri në kullotat alpine, vendi i prodhimeve bujqësore e blektorale i vreshtarisë, i tregut dhe panaireve, i kuzhinës bio dhe i kafes unikale të Maries së Lul Palit të mirënjohur anë e kënd vendit. E gjithë krahina nga Kanioni i Shkopetit, Frashërat në Skuraj Sipër, Burimi i Vinjollit, Gështenjat e Selitës, Rrapi i Daulës, Lisat e Shën Mëhillit (Malbardhë, ullinjtë e Gjormit e deri tek Selvitë e Shëmrisë, i është besuar nën projë lumit Mat, Hurdhazës dhe Drojës që e qarkojnë nga verilindja deri në në juglindje, për të cilët dorëzanë është deti Adriatik. Kurbini është vendi i martirëve si Dom Zef Bici, Dom Mark Dushi, Dom Shtjefën Kurti, vendi ku u ushtrua sistematikisht kalvari i pafund i vuajtjeve nga regjimi komunist përmes internimeve, pushkatimeve,

burgimeve, ndjekjeve e persekutimeve të familjeve me në zë të saj; Kurbini është vendorigjina e të parëve të Papa Klementit XI, vendlindja e Imzot Prend Bardhit, Imzot Pashk Trokshit; vendlindje e dytë për At Shtjefën Gjeçovin, Imzot Frano Illinë; është ashti i prijësve popullorë nga Imzot Mark Skura deri tek Marka Kuli e Gjin Pjetri, i pleqtarëve mentarë të familjes Malqi, Murataj e Hasneziri. Kurbini është po ashtu vendi i shkrimtarëve dhe i artistëve, “i dashuruari” pas skuadrës së tij të futbollit, por edhe vendi i qitësve, atletëve dhe bilardistëve kampionë kombëtarë e ndërkombëtarë, vendi ku Bajram e Pashkë festohen në sofër gjithmonë bashkë e ku vëllazëria ndërmjetësohet në lutje në Shenjtnoren Kombëtare të Shna Ndout të Padovës. Do të mjaftonin vetëm komplesi kuvendor rezidencial i Shën Prenës dhe Mulliri Fall, që të merreshin në mbrojtje nga shteti shqiptar, për t’ çmuar si pjesë e trashëgimisë historiko-kulturore të kësaj krahine. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, së paku të kishte marrë mundimin për t’i vizituar, qoftë edhe për kureshtje këto dy monumente, dhe nuk besoj se do të mund t’i kishte rezistuar tundimit për t’i vënë në mbrojtje shtetërore këto pasuri kombëtare. Çdo brez shkruan historinë e tij dhe në këtë kuptim edhe shkrimi i historisë së krahinës së Kurbinit dhe përcjellja e saj brezave përbën një detyrë dhe njëkohësisht një sfidë për brezin e ri të sotëm. Janë me dhjetëra studentë nga Kurbini që studiojnë në universitete brenda dhe jashtë

vendit në degë të ndryshme si gjuhë-letërsi, histori, gjeografi, shkencat sociale etj,. të cilët përmes punimeve

të tyre të diplomimit të ndërtuara me subjekt tematik mbi Kurbinin mund të realizojnë kërkime të vogla të cilat nëse do të rimerreshin apo thelloheshin më tej do të përbënin

një punë të vyer për njohjen dhe studimin e kësaj krahine. Toponomastika, folklori i gojor dhe ai muzikor, e folmja e

krahinës, monumentet e artit dhe kulturës, e drejta zakonore, veshjet popullore, mënyra e jetesës, krijimtaria

letrare dhe artistike, monumentet e natyrës, flora dhe fauna, mjedisi dhe klima, popullsia dhe ekonomia,

arsimi, sporti, shëndetsia janë vetëm disa nga subjektet që do të mund të meritonin vëmendje të shtuar me studime

përkatëse.

Kryengritës kurbinas e mirditorë.

Ulur ne karrikë Ndrec Pjetri, vëlla i Gjin Pjetrit këmbëkryq, kushrijt e

tij, Nikoll Llesh , Frrok Prendi, Gjergj Lleshi.

Page 20: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Stema e Skurajve ,që u trashëgue nga fisi i Ukasanajve (Pervizi) ,si fisi

i ukut, prej figurës se skalitur aty. Figure qe gjendet dendur ne Europë

në stemat e fisnikëve dhe qytetëve.

Duke qenë se me miratimin e ligjit për ndarjen e re territoriale të vendit, riorganizimi i ri administrativ i krahinës së Kurbinit ngushtohet nga katër njësi vendore që kishte më parë (dy bashki, Laç dhe Mamurras dhe dy komuna Milot dhe Fushë-Kuqe), në një bashki të vetme: në bashkinë Kurbin, administrim i cili do të bëhet fakt real menjëherë pas zgjedhjeve vendore të muajit qershor 2015, vihet re se kjo ndarje ka marrë parasysh më shumë

parcelat zgjedhore sipas interesit të partisë qeverisëse, thuajse thjesht për qëllime elektorale se sa për administrimin e burimeve njerëzore dhe ekonomike, (gjë që mund të shihet fare lehtë në ndarjen e hartës së re territoriale dhe statistikat demografike krahasuar me mjaft bashki të tjera, kryesisht në Jug të vendit), por që gjithsesi shtron përpara disa zgjidhje në dukje simbolike por që kanë vlera bazike. E para ka të bëjë me statutin e

bashkisë së re, në të cilin do të duhej të përcaktoheshin dhe rregulloheshin me nene përkatëse emblema/stema, flamuri dhe vula e bashkisë së re Kurbinit, të cilët do të duhej të përmbanin elementët më autentikë historikë dhe kulturorë të krahinës, çfarë do të kërkonte një punë profesionale deri në miratimin e saj nga këshilli bashkiak, për tu përdorur më pas në mënyrë legale; së dyti festën e

bashkisë e cila do të mund të zgjidhej mes Shna

Prenës/Shën Prenës (26 korrik) dhe Shna Ndojit/Shën Antonit (13 qershor), festa të mirënjohura tradicionale të zonës, ose ta zëmë një datë tjetër si p.sh., e shtuna e parë e muajit gusht apo një datë tjetër, dhe së fundi ndërtesën ku do të vendosej bashkia e re. Prej një çerek shekulli që rrethi i Kurbinit funksionon më vete, por bashkia kryesore e tij, Laçi, qe vendosur në një mënyrë absurde në një ndërtesë banimi, ku qëndron edhe sot e kësaj dite, një precedent i pashembullt ky papërgjegjësisë publike ndaj qytetarëve të saj. Urojmë që qeveria më në fund t’i japë Kurbinit ndërtesën bashkiake që meriton.

Fotografi të Vjetra,(1900)

Prej librit të Kroatit Lovro Mihaçeviç

Po Albaniji Nëpër Shqipëri

Nga Anton Kaçinari

Malësor nga Iballa

Malësorë nga Hoti

Malësorë rrerë fisësh

Page 21: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Zog d’Albania e tre emblematiche date

del suo Regno

Shkrim nga arbëreshi Tiberio Occhionero

28 NOVEMBRE 1937 / Questa data rappresenta una

opportunità unica e irripetibile per l’ancora giovane Regno

Shqipëtar. Sua Maestà il Re Zog I intende dare, pertanto, la

massima solennità al XXV° Anniversario dell’Indipendenza

Nazionale Albanese. Vi sono un pranzo e un ballo a Corte.

Particolare rilievo viene dato alla inaugurazione di un arco

monumentale nella piazza del Municipio, che è stato chiamato

“Arco della Libertà”.

All’intimità dei rapporti italo-albanesi dà particolare risalto la

presenza di un rappresentante straordinario del Governo

italiano: il Conte quarantanovenne Paolo Ignazio Thaòn de

Revèl. È offerta, così, al Ministro italiano delle Finanze

l’occasione di rendersi conto dell’utilità delle spese per il

perseguimento della politica di alleanza.

Pullë poste me fotografine e Mbretëreshë Gjeralldina.

me rastin e 10 vjetorut të Mbretërisë.

Prende parte ai festeggiamenti anche una delegazione di italo-albanesi capeggiati da Francesco Kastriota Skanderbeg, Marchese di Auletta (1). Con la delegazione sono giunte anche otto coppie di giovani arbëreshë nei loro splendidi costumi. Essi suscitano in Albania le più vive simpatie. Accompagnano il Marchese d’Auletta un suo cugino Ferdinando Kastriota Skanderbeg, Barone di Fossaceca-Castelluccio (2) e la di lui sorella Matilde (3), sulla quale, come erede del più grande nome d’Albania, si è fatto conto per attirare l’interesse di Zog, in vista sempre di un possibile matrimonio. Al Re ne ha già parlato un altro arbëresh, il dott. Francesco Chinigò, al quale sia per le sue buone relazioni con la miglior società romana e sia per la fiducia che in lui ripone Re Zog, è stata rivolta la preghiera di interessarsi per un matrimonio del Sovrano

Tiberio Occhionero (Syziu), foto 1960.

nga Campobasso (Abuzzo)

shqipëtar in Italia. Neppure Matilde Kastriota incontra il favore del Re. Quest’ultimo, per dirla tutta, giudica inadeguata la Discendente diretta del Grande Kreshnìk Shqipëtar, per il semplice fatto che la Famiglia Kastriota Skanderbeg viene considerata appartenente alla nobiltà italiana più che a quella albanese. Ciò dà nuova consistenza alle ombre già precedentemente sorte nei rapporti fra Zog e il Governo di Roma a causa della sua contrarietà a propositi di matrimonio con giovani donne italiane. È chiaro che il Sovrano prepara altrove la sua scelta. Il suo segretario particolare, Jak Koçi, autorevole personalità politica, presenta a Corte in tale occasione una ragazza dell’arisatocrazia ungherese, nella speranza che essa attiri su di sé le aspirazioni matrimoniali del Re. Ciò non accade, ma la stessa giovane, resasi conto dell’ambiente e forse anche dei gusti personali di Zog, fa invitare a Tirana la ventunenne Contessa Geraldina Apponyi (4) che, giunta nel febbraio 1938, non deve più lasciare la città fino al suo matrimonio con il Re nell’aprile dello stesso anno. La sua superba ciprigna bellezza, la sua signorilità e dolcezza di carattere hanno di colpo conquistato il Sovrano e i suoi familiari.

● 27 APRILE 1938 – Sponsali Regali / I festeggiamenti si svolgono con grandissimo sfarzo. Il trentaquattrenne Conte di Cortellazzo Galeazzo Ciano (genero di Benito Mussolini) è stato invitato a fare da testimone. Il Re d’Italia Vittorio Emanuele III ha desiderato che alle nozze sia presente anche un membro di Casa Savoia e ha prescelto il quarantenne Principe Adalberto (ramo Savoia-Genova), Duca di Bergamo. Il Palazzo Reale, per dare posto ai numerosi invitati, è stato ampliato. Il quadro della cerimonia è grandioso: lo rallegra anche la presenza di molti parenti della Sposa che indossano i ricchi costumi dell’aristocrazia magiara. È fra loro una

Page 22: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

numerosa e lieta rappresentanza della avvenente gioventù femminile di Budapest, venuta a festeggiare l’amica che sale ai fastigi di una Corona. Assistono il Corpo Diplomatico al completo, i membri del Governo albanese e i rappresentanti del Parlamento, delle Forze Armate e delle alte magistrature dello Stato. Sono presenti giornalisti di varie Nazioni. Fra gli italiani si notano il quaratatreenne Giovanni Ansaldo, direttore del “TELEGRAFO”, Guido Barone della “STAMPA”, il trentunenne Virgilio Lilli del “CORRIERE DELLA SERA”, il quarantanovenne Francesco Maratea del “MESSAGGERO” e il quarantenne Orio Vergani. Il Re, in alta uniforme di

Qifti Mbretëror pas cerimonisë së Martesës. Comandante Supremo delle Forze Armate Albanesi, precede il corteo dando il braccio alla Sposa in abito bianco e con lunghissimo strascico sorretto da ufficiali della Guardia. Vengono, dopo di lui, il trentaquattrenne Duca di Bergamo Adalberto e i due testimoni dello Sposo: il Conte Ciano e il Principe Hamid, figlio dell’ultimo Sultano ottomano (5). Dietro di loro i due testimoni della Sposa: il Barone Villani (Ministro di Ungheria a Roma) e il sessantatreenne Conte Mihàly Kàrolyi di Nagykàroly, zio della Sposa. La fanfara della Guardia suona l’Inno Reale albanese e quello magiaro. La cerimonia del matrimonio (filmata dalle cineprese dall’Istituto Italiano Luce), celebrato solo civilmente, è breve: è limitata alla lettura dei tre articoli del Codice, corrispondenti a quelli del vecchio Codice Civile italiano, fatta dal Presidente della Camera dei Deputati che, chiesto l’assenso degli Sposi, li dichiara uniti in matrimonio. Ha poi luogo un suntuoso pranzo a Palazzo Reale. Fierezza illiro-magiara, serenità di spirito, gioia di vivere e grande generosa disponibilità ad operare per il benessere dei fratelli e sudditi shqipëtarë (tutti genuini sentimenti alberganti nell’animo della Augusta Real Coppia d’Albania) sono destinati a “vivere” soltanto per una breve seppur intensissima stagione: appena trecentoquarantacinque giorni! Sulla scena poilitico-militare della Patria di Skanderbeg, difatti, sta per irrompere l’amaro e fatale …….

● ……. 7 APRILE 1939 / Svaniscono

all’alba i futuri meravigliosi sogni del piccolo Aleksàndër (Leka). Per bilanciare le sempre più vigorose iniziative tedesche nell’Europa danubiana, l’Italia, su pressione in particolare del Ministro degli Esteri Galeazzo Ciano, decide di effettuare l’occupazione militare dell’Albania con una motivazione qualsiasi e servendosi di una clausola del trattato italo-albanese del 22 ottobre 1927 che fa già in pratica dell’Albania un Protettorato italiano prevede l’invio di truppe per ristabilire l’ordine nel Paese. Lo sbarco di cinque divisioni italiane (a Sarandë, Vlorë, Durrës e Sën Xhuàni Mèdhues) avviene nella notte fra il 6 e il 7 aprile 1939. La pluridecennale influenza che l’Italia esercita sull’Albania fa si che le operazioni incontrino scarsa resistenza da parte della popolazione. La Regina Geraldina è fuggita in automobile verso la Grecia all’alba del 6 aprile, vigilia dello sbarco, con il figlioletto Leka, che ha dato alla luce il giorno prima. Il Re, dopo essersi nascosto in una moschea presso Tirana, si rifugia anch’egli in Grecia, attraversando indisturbato (a pomeriggio inoltrato del giorno 7) il territorio di Elbasan. È superfluo aggiungere che Zog I viene subito dichiarato decaduto dal Comando Supremo delle Forze Militari Italiane di occupazione e la Corona d’Albania offerta a Vittorio Emanuele III. L’Albania viene mantenuta formalmente come Stato indipendente e sovrano sotto l’amministrazione di un Luogotenente del Re (per quest’ultima altissima carica viene designato, anche perché stimatissimo dagli albanesi, il calabrese quarataseienne Francesco Jacomoni di San Savino, Ministro Plenipotenziario che a Tirana lavora dal 1936 in modo abile ed equilibrato), coadiuvato da un Governo locale protetto, con Ministri, questori e prefetti shqipëtarë. Gli italiani sono presenti in funzione di Consiglieri politici ed economici, e mantengono in Albania cinque divisioni dislocate lungo le frontiere. Con l’occupazione dell’Albania, Paese dall’economia ancora bisognosa di aiuti per la quale il Governo italiano prende una serie di iniziative, potenziando quelle già contemplate dai precedenti Trattati, l’Adriatico viene a costituire un mare completamente italiano. Nonostante i timori di Benito Mussolini, dapprima riluttante all’impresa nel desiderio di non compromettere gli “Accordi di Pasqua” stretti l’anno precedente con la Gran Bretagna, l’equilibrio mediterraneo rimane sostanzialmente inalterato. Il Regno creato dal figlio prediletto della Principessa Sadijè Toptani cessa, così, di esistere, dopo appena 10 anni, 4 mesi e 6 giorni! E la nuova Regina? Si presenta con una “marcia” in più rispetto alla pur giovanissima e bellissima Geraldina. La sessantacinquenne Elena del Montenegro, infatti, già Sovrana d’Italia (dal luglio 1900) e Imperatrice d’Etiopia (dal maggio 1936), è di nobilissimo sangue shqipëtar e può vantare una lontana parentela con la Stirpe di Skanderbeg. In che modo? Il suo antenato Gushi Balsha era fratellastro di quel Principe Grika, quadrisnonno di Stresio marito della Principessa Gjella Kastriota (una delle cinque sorelle del Kreshnìk Gijergj).

Page 23: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Zogu me Gjeraldinën kur e braktisën Shqipërinë, u detyruan të enëshin nga një shtet në tjerin. : Greqi, Turqi, Cekosllavaki, Suedi, A ngli, Francë,, Amarikë, Egjypt, përfundimish në France, ku Zogu vdiq.

ANNOTAZIONI /

(1) – Francesco Kastriota Skanderbeg (Marchese d’Auletta / 1875-1943) a Tirana, nel novembre 1937, viene invitato e considerato come Capo del Ramo arbëresh discendente dall’Eroe Giorgio Skanderbeg. (2) – Ferdinando Kastriota Skanderbeg (Barone di Fossaceca e Castelluccio / 1893-1978) è cugino in 3° con Francesco. Sposa, nel 1924, Carolina dei Conti Mattiazzi. (3) – Matilde Kastriota Skanderbeg (sorella minore di Ferdinando / 1902-1984) sposa, nell’ottobre 1939, Domenico Lomonaco, Commendatore della Corona d’Italia. (4) – Il breve lasso di tempo che la vede Sovrana d’Albania registra una miriade di importanti e benemerite attività social-culturali. È Geraldina, ad esempio, che per prima intuisce la necessità di “scovare” giovani talenti shqipëtarë (presenti nei vari settori della cultura umanistica, scientifica ed artistica) al fine di sostenerli ed accompagnarli passo passo sino al raggiungimento concreto delle loro mete. Ricordiamo il caso di Ibrahìm Kodra (scomparso il 7 febbraio 2006 a Milano), il quale, grazie alla Regina, riesce ad ottenere nel 1938 una borsa di studio che gli permetterà di seguire specialissimi corsi di pittura nelle varie capitali d’Europa. Una breve digressione. Ci sovviene, in questo momento, un altro Ibrahìm. La morte (avvenuta il 21 gennaio 2006 a Prishtìna) del Presidente kosovaro Rugòva lasciava orfani e sgomenti anche noi Arbëreshë. Non crediamo nella metempsicòsi, assolutamente. Dobbiamo, però, ammettere che questo eccezionale Leader Albanese merita di passare alla Storia come il “Mahàtma dei Balcani” (una autentica ed eroica incarnazione di Mohàndas Karamchànd Gàndhi). Onore e pace a te, fratello Rugòva! Noi ti ricorderemo sempre come l’Ultimo dei Grandi Illiri! (5) – Si tratta di Maometto VI Vahid ud-Din (1861-1926), trentaseiesimo ed ultimo Sovrano dell’Impero òsmanlo dal 1918 al 1922.

Nga Fritz RADOVANI

PROF. GJON SINISHTA (8 Prill 1929 – 9 Maji 1995)

“Mos të lejohet ma që Shqipnia të lahet me lot gjaku! Përsëritja e lotëve për Shqipninë, së pari

do të jetë faj i intelektualëve!..” Gjon SINISHTA

Në Shkoder, 16 Tetor 1994

Fisnik i nderuem!

Ndër ata male të nalta, maje degëve të një lisi shekullor asht edhe një çerdhe e bame me krande e baltë, ku Nana, vështron e rritë zogjtë e sajë tue i mëkue... Njëditë ata fluturojnë, ... ikin... Në muzg, pa ra dielli, Ajo me sy vështron se, mos po këthejnë të vegjlit prej detit a rrugëve të pafund të pyllit... Dikur, kotët, e kështu, fillon vetmia... Herët në mëngjez, një pupul që sjell era ia këputë shpirtin, një copë skjep i thyem e disa njolla të kuqe, që tokën tonë vaditën për kaq shumë vite, janë aty... Tue fluturue mbi një gêm, mendon me vete: “Po tjerët, a thue, kanë shpëtue?”.... Dhimbje, dashni, ankth e trishtim, tue pritë njëditë me i pa... Vajza e zbathun me velin e bardhë si bora me vija të holla bojë qielli që valvitë era, morrlani i vorfnisë pashoqe, mjedis jetëshkurtëve, ringjallë jetën, besimin e shpnesën, vetëm, tue i prekë me duert e Saja të bekueme, e ata, në dhimbje të pakundshoqe thërrasin: “Ooo... Nanë!...” Djali me dru Krygjet në dorë, i zgaçun, me post të ngjeshun krah e qafë... nisët drejt rrugëve të largëta ku, dielli atje përëndon herët prej shtëpijave

Page 24: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

të nalta. Nëpër shkëlqimet e vezullimet e vetrinave që të marrin sytë, sheh edhe shamia kuq e zi, ashtusi i “pëlqenin” Nanës... Asaj çdo natë, kur kapaktë e territ i bashkojnë çerpiktë, mendja tek ti i fluturonte edhe pse ti kishe humbë. I dukej e zhdukej hija yte por, gjumi e kotollonte e aty kah e vona e merrte me të mirë me andrra të gjata. As dy gisht letër nuk gjejnë plasë me hi tek perdja që lak ka ba. Nuk asht thanë me u gëzue zemra e Saj e djegun në mall. Vetëm rrin në vetmi...tue të pritë ty! Fe e Atdhé, për ty Fatos i dijës, ishin arma e yte vërbuese për t’ patënzonë... E... njëditë Fitove! Atëditë, të pashë dhe unë së parit më 25 prill 1993. Papa Gjon Pali II-të, na njohu: “Jemi vëllazën” na tha, na i shtërnguem dorën fort njeni tjetrit si burrat, e kryet për krye zatetëm si dikur motit ndeshte Shqiptari. Mbi kokat tona valvitëshin flamujt nga flladi i Lirisë së dishrueme... Kur ike s’parit, Fëtyra e yte ishte si maza e tamlit që milte Lokja. Kur erdhe në krahët e Sajë, Ajo nuk të njohu atëditë edhe pse shtëpia mori dritë. Çerdhja ishte çartë e krandët shkapërda. Ajo ndjeu erën tande, e era Yte i mbushi gjoksin me gëzim e hare, ku i rrahte e bardha zemër edhe pse ka 50 vjetë që asht qorre biro! Ajo nuk i sheh thinjat e mjekrrën tande të zbardhun si biluri, veç buzët e shkrumueme të Sajat për ballin tand të vizatun ngjëshi sidikur, kur të kishte në prehën e frigohëj nga zjermia. Ajo ngrohtësi e ytja ishte prap ndër buzët e Saja të plasarituna e të bame shkrum... Rozafa sot për parzëm të ka shtërngue, për atë gji, në të cilin, ti thithe mjaltën që nxjerr pa da goja yte. Ndër ata mure të asaj Kështjellë, tash sa vjet veç kullonte tamth ‘e Sh’Njon në Sh’Njon... për të gjatë Bunës rrëkajë derdhëj në det, me lot përzi... e porsi tallaz përplasej për brigjët e asaj toke të bekueme, ku ishe Ti, o Gjon Shqiptari! Ti sot, jé këtu, tek Nana! Fé e Atdhé, ishin dashtnia e vepra yte, e qé, ku janë!.. Ashtu si i mblodhe me Dritë, Dije e Përparim, Ti Rinisë Shqiptare ia solle pasuninë ma të madhe të Tandën; Virtytin, mundin e djersën, veprën e përjetëshme... Të pastë Nana Yte...Shqipni, me shumë djelm’ e Fatosa si Ti! Në Muzeun Historik të Shkodrës, më 16 tetor 1994. Botohet me rasen e 20 vjetorit vdekjes Prof. Gj. Sinishtes. Melbourne, 9 Maji 2015.

Fotografi të Vjetra (1900)

Nga libri i Lovro Mihaçeviç

Nëpër Shqipëri, Zagreb 1911.

Gjomarkajt

Bib Dod Pasha Gruaja e Bib Dodës

Davida, motra e Bib Dodës I biri Preng Bib Doda

Preng Bib Doda Gruieja e Preng Bib Dodës

në kostume princor

Page 25: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

TE NJOHIM HISTORINE E SHQIPERISE

NEPERMJET FIGURAVE PATRIOTIKE QE E SHOQERUEN

II

Në shërbim të Atdheut

Emnimi me detyrё si rrethkomandant i Krujёs erdhi ne

nje kohё kur Shqipnia sa kishte dalё prej luftёs botnore. Ndersa

austriakёt qё kishin humb luftёn ishin kthye ne vend tё tyne,

forcat e tjera si ato serbe, italiane, franceze, greke e bullgare,

qendronin akoma nё territorin shqiptar, me qёllime tё kёqia tё

njё ndarje mes tyne tё trojeve arbnore. Forcat serbe kishin

zbrit deri ne Mat e afër Krujës. Italianёt ishin vendos nё Vlorё

duke u shtri mbi gjithё Kurveleshin deri nё Gjirokastёr e

Sarandё, duke i perzanё Grekёt. Francezët ishin vendosë në

Korçë e bashkëpunonin me Grekёt, të cilët nga ana tyne

donin të aneksonin Korçën dhe synonin pёr Vorio Epirin.

Qyshё nё prag tё luftёs mё 1913 kishte pasё orvatje tё tilla dhe

kishin plasё luftime çetash midis forcave greke e atyne

shqiptare. Shteti shqiptar i shpallun i pavarun mё 1912 nuk

arrinte te kontrollonte e pёrballonte situatёn, pa ushtri, pa

armatime e mjete. Ismail Qemali ishte detyrue me dhanё

dorёheqjen dhe ishte largue nё Itali. Dihet se Konferenca e

Ambasadorёve nё Londёr mё 1913, kishte marrё vendime tё

padrejta ndaj Shqipnisё, nga ku kёrkonin tё pёrfitonin fqinjёt

toksorё dhe tё pёrtej detit. Nё kёto rrethana mё 25 dhjetor 1913

u mblodh Kongresi Kombёtar nё Durrёs ku u formue njё

qeveri tjetёr provizore. Aty u hodhёn bazat pёr njё kuvend

kombёtar pёr formimin zyrtar te njё Shtetit ligjor, qё do tё

arrihej nё Kongresin e Lushnjё mё 21 Janar 1920. Qeveria e

Durrёsi kryesohej nga Turhan Pasha, qё pati mёritёn tё

pёrfaqёsojё Shqipninё nё Konferencёn e Vesailles mё 1919.

Nё kёto rrethana emnimi me detyrё nё Krujё vinte nga Qeveria

e Durrёsit. Im atё kishte shkue nё Tiranё, ku ishte takue me

Ahmet Zogun, i cili e kishte sigurue qё me formimin e njё

qeverie ligjore, ku ai patjetёr do tё zinte njё post, do tё

mendonte edhe pёr tё, aq ma tepёr se ishte ndёr fare tё paktёt

oficerё me Akademi ushtarake tё kryeme, e ku ? Nё Vjenё

t’Austrisё !

Ai ishte rrethkomandanti i parë shqiptar i emruem nga

një qeveri shqiptare. Kruetanët e pritën mirë oficerin e ri, që i

përkiste një fisi të njohun e të nderuem, me të cilin kishin pasë

gjithmonë lidhje miqsore

Ballina e Librit

Kullajt, Kupët, Tagajt, Tushajt, Qesjet,

Merlikët, Hajdarët e të tjerë, kishin luftue përkrah

Gjin Pjetrit, në bëtejen e Tallajbesë e gjetke, e kishin

marrë pjesë në ngritjën e flamurit në Milot.

Kruetanёt kishin njё respekt e admirim tё madh pёr

Gjin Pjetrin, dhe babёs i ra me takue njerёz qё kishin

qёnё pёrkrah Gjinit nё kryengritjёn e artmatosun

kundёr turqёve. Im atë i lidhi dhe ma fort ato miqësi

dhe tregoi në kryemjen e detyrave, aftësi ushtarake të

nivelit të mirë, duke fitue simpatinë e të gjithëve. Kur

erdhi koha për të lindun e nisi gruen në Skuraj.

Fëmijët e tij do të lindnin atje ku kishin lindun të

parët. I pari fëmi ishte vajzë, me emnin Marie, por

ajo nuk jetoi ma shumë së gjashtë muej. Ne të tre

djemt e tij, Valentini, Genci e Leka, do të lindnim të

gjithë në Skuraj. Djalin e parë, Valentin, ia fali Zoti

me 1 korrik 1920.

Kruja me kalanë.

Page 26: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Nё kёto rrethana rrezikshmёnie nga ana e serbёve, ai i

shtoi stёrvitjet duke angazhue e mobilizue edhe vullnetarё

civilё me forcat e pakta efektive qё kishte. Nё kёto stёrvitje i

ndodhi një incident. Duke ba stërvtje në qitje i kishte plasë

pushka, dhe baroti i kishte ra në fytyrë e në sy. Rrezik t’ishte

qorrue po mos të kishte qëllue një mjek popullor që arriti të ia

pastrojë sytë me marifetet e veta. Pastaj mori mjekime ma

cilësore në spitalin ushtarak të Tiranës, dhe fytyra dhe sytë i

erdhën në rregull. Por prap se prap disa vjet ma vonë që i ishte

shfaq një si alergji në fytyre ishte detyrue me shkue në Vjenë

për ta kurue, e nuk pati ma shqetsime.

Në Janar 1920 merr pjesë në mbrojtjen e Kongresit të

Lushnjës, me forcat e tjera shqiptare, që rrezikohej nga

ndërhyrja e ushtrisë italiane, që ishte përqendrue në kodrat e

Ardenicës. Kjo ndërhyrje dështoi dhe italianët u dëbuen po atё

vit nga Vlona, si pasojë e luftës heroike të popullit të Labërisë,

të udhëhequn nga trimi me fletë Selam Musaj, hero e dëshmor i

asaj lufte. Në ato kushte ai i forcoi lidhjet me shumë kolegë,

oficerë të rij si ai, me të cilët ma vonë do të miqësohej dhe me

të cilët do të bashkëpunonte në veprimet e ndryshme luftarake

për stabilitetin e vendit. Nga Kongresi i Lushnjës doli një

qeveri me Kryeministër, Sulejman Delvinën; Ministër i

Jashtëm Mehmet Konica dhe i Brendshëm Ahmet Zogu; kurse

Ministër i Financës, Ndoc Çoba

dhe i Arsimit Sotir Peci. Kongresi kishte zgjedhë edhe një

Keshill të Naltë për në krye të shtetit, dy myslymanë e dy të

krishtenë: Aqif Pashë Biçaku, Avdi Bej Toptani, Imzot Luigj

Bumçi e Dr. Mihal Turtulli. Fill mbas Kongresit im atë

caktohet në Tiranë pranë Komandës së Përgjithëshme me

detyrë të posaçme e kalon në dispozicion të Ministrisë

Brendëshme, ku e kishte tërhequn Ahmet Zogu, i cili tashma e

konsideronte mik të shtrejtë dhe kishte dallue tek ai veti të

spikatuna burmie e trimnie si dhe aftësitë ushtarake, të cilat do

të shfaqëshin në detyrat që do të kryente. Prej atij çasti, im atë

qëndroj në marëdhanje të ngushta me Zogun, në të gjithë

kohën që u gjet në Shqipni. Zogu e mbante atë, si krahun e

djathtë e bensnik të madh, e këshillohej vazhdimisht me të, siç

do ta tregonte koha. Im atë, ndonse oficer i ri, zuni vend

kryesor në komandën e operacionëve për zonat e veriut,

kryesisht për dëbimin e forcave serbe që kishin përfitue nga

lufta për të depërtue në Shqipni e mos me luejt ma prej saj.

Serbët kishin kalue në zonat veriore, Tropojë, Dibër, deri në

Mat dhe poshte te Shkalla e Tiranës, me qëllim destabilizimi të

gjëndjës. Por planet u kishin dështue sepse forcat e armatosuna

shqiptare u mobilizuen nën komandën e burrave si Bajram

Curri, Preng Jaku, Prenk Pervizi, Elez Isufi, Alush Aga i

Lumës, Gjon Fusha, Muharrem Bajraktari, Lek Margjini,

Dervish Duma, Ahmet Sata, Ali Erebara, Ceno Beg Kryeziu,

Hysni Dema, Fiqri Dine, Murat Kaloshhi e të tjerë, ku

bashkohej herë pas here edhe Ahmet Zogu. Jo vetëm që u

dëbuen serbët nga trojet shqiptare, por u vendos dhe rregull e

qetësi, duke u zhdukun bandat kriminale ordinere e duke u ba

dorëzimi i armëve. Në këto operacione, im atë u dallue dhe u

afirmue si një oficer me përgatitje e aftësi të spikatuna

ushtarake. Ndërkohë, fatkeqësisht, kishte fillue dhe lufta

politike, dhe grupe të ndryshme rebele nën maskën e opozitës

kërkonin të destabilizonin vendin për të marrë pushtetin në

dorë me anë të forcës së armëve. Vepronin edhe

bandat ordinere që grabisnin e plaçkisnin karvanët e

rrugtarët. Duke ditun se asokohë mungonin rrugët e

udhëtohej nëpër shtigje me kambë e kafshë mbartëse.

Ndonse ishte emnue një Këshillë i Naltë dhe

funksiononte një qeveri ligjore, opozita, në vend që të

zhvillonte një luftë parlamentare orvatej të krijonte

situata të rrezikshme, shkurt, të bante një grusht

shteti, duke shkaktue trubullina të njëpasnjëshme. Im

atë, tashma kapiten, ishte

transferue me bataljonin e tij në Shijak, për të mos

lejue shregullime dhe organizime kundër qeverisë në

fuqi, e cila po bante hapat e para drejt stabilizimit të

gjëndjes në mbarë vendin.

Duhet ditun se gjatë Luftës së Madhe, ne Shqipni

kishin vërshue armët e të gjithë shteteve ndërluftuese.

Vendi ishte mbushë me mauzer austrie, turku e

maliher greku, pushkë italiane, franceze, serbe,

belgjike, e të tjëra marka, si dhe me municione të të

gjithë llojëve. Populli ishte fumizue mirë dhe pushka

kërsiste ditë e natë, në dasma, lindje, festa , ... por,

fatkeqësisht, dhe për hakmarrje e banditizëm. Banda

kriminale, siç e thamë, sulmonin e grabitnin

shtegtarët, karvanet, shpitë, stanet. Kjo veçanërisht në

zonat veriore : Mirditë, Kthellë, Tropojë, Lumë,

Kukës, Mat e Dibër, etj. Paraqitej urgjente dorëzimi i

armëve nga ana e popullsisë e zhdukja e bandave..

Për këtë punë ishin krijue forcat e xhandarmërisë të

përforcueme nga ato të ushtrisë, të cilat ishin vu në

dispozicion të Ministrisë së Brendëshme. Ministri i

Brëndëshëm, Ahmet Zogu, kishte caktue në

komanden e operacioneve oficerët ma të aftë, si

Major Preng Jakun, bashkë me oficerë të tjerë të rij,

si Prenk Pervizin, Muharrem Bajraktarin, Fiqri

Dinen, Hysni Demën, Gjon Fushën, Lek Margjinin,

Lek Marashin, etj., ku shquhej Bajram Curri me

gradën kolonel kreshnik. Këto ushtarakë ishin

dallue në detyrat e tyne.

Ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Lushnjë

më 21 janar 1920.

Page 27: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

. Im atë kishte fitue eksperiencë të madhe dhe ishte shque në

operacionet kundër forcave serbe, siç e kemi thanë, në

komandën e operacioneve bashkë me Bajram Currin e major

Preng Jakun, ky, një ndër oficerët ma të shquem të kohës, me

përvojë të madhe ushtarake, krijues i bataljonëve autonomë

(baone) shetitës (shetica), që kishin detyrën për të lëvizun

vazhdimisht nga një vend në tjetrin, me shpejtësi dhe befasi.

Siç dihet major Preng Jaku vdiq nga plasja e një kallepi

dinamiti, ndërsa gjuente peshk në lumin e Valbonës, që i këputi

krahun e djathtë.

Për ata që nuk i dinë këto punë, ngjarja ndodhi kështu.

Major Preng Jaku kishte zakon me gjuejt peshk me dinamit në

lumin e Valbonës kur ishte me detyrë në Tropojë. Ai kishte

qejf ta përgatiste e ta hidhte vetë dinamitin, ku e ndizte fitilin

me anë të cigares që zakonisht mbante në gojë. Gjithçka ishte

në rregull. Ai ndezi fitilin e ... dinamiti plasi dhe i këputi dorën

e i damtoi randë krahun e djathtë. Por ishte humbja e gjakut

që i shkaktoi vdekjen, nga kohëzgjatja prej Valbone në Tiranë,

me kushtet e atëhershme, pa rrugë e pa mjete.

Im atë që ishte adjutant i tij, u përpoq që majori të arrinte sa

ma parë në Tiranë, duke e shoqnue vetë. Sado që arriti gjallë në

Tiranë ku e bani*operacion kirurgu i njohun Sinani, ai vdiq

për arësyen që thamë të humbjës së gjakut. Spitalet nuk i

kishin akoma mjetet e nevojshme e të tjera shërbime. Ishte një

humbje e madhe për ushtrinë shqiptare, dhe për Shqipninë,

sepse Preng Jaku kishte dhe tiparet e një burrë shteti, e

përspektivat për të ishin të favorshme e të shkëlqyeshme.

Besnikët e kushrijtë deshën ta vrisnin kirurgun sepse, sipas

tyne, nuk e kishte ba operacionin mirë. U desh ndërhyemja e

tim etit e të Ahmet Zogut që të ftofnin gjaknat. Preng Jaku

gëzonte simpati e influencë tepër të madhe në popull, kryesisht

në Veri, e në radhet e ushtrisë. Mik i ngushtë i Bajram Currit,

Prenk Pervizit dhe Ahmet Zogut, me ndikim të madh në

Mirditë dhe krahinat e tjera veriore. Me babën miqësia shtrihej

ma thellë në lidhje ma të vjetra ndërfisnore, prandaj emnat e

këtyne dy oficerëve nuk mund të përmendeshin pa njeni tjetrin,

edhe për arësye se i bashkonte i njejti koncept i artit ushtarak

dhe i atij të luftës popullore, të kalitun në të njejtat shkolla e të

njetat kushte të traditave luftarake të shqiptarve.

Edhe me Bajram Currin, im atë ishte lidhë me miqësi të

fortë. Jo vetëm sepse i kishte ra me luftue se bashku kundër

serbëve, por dhe për faktin se Bajram Curri kishte pasë takime

e marrëveshje me Gjin Pjetrin, për të bashkëpunue në levizjen

kryengritëse që kishte përfshi mbarë veriun. Baca Bajram

kishte qenë në Skuraj në kohën e Gjin Pjetrit. Ai mendonte se

nipi i Gjinit i kishte cilësitë e një komandanti të shquem, i

denjë me i pri ushtrisë shqiptare. Bajram Curri mendonte për

t'ardhmen dhe shtjellimet që mund të vinin, kryesisht për një

bashkim kombëtar, dhe e vlerësonte babën si një ushtarak

shumë të përgatitun, që do të lozte rol kryesor në ngjarjet që do

të interesonin çështjen shqiptare si komandant i forcave

t'armatosuna shqiptare, ku do të përfshihëshin dhe çetat e

luftëtarve vullnetarë në Kosovë. Sa herë që zbriste në Tiranë,

Bajram Curri vinte vazhdimisht ne shpinë tonë, ku kalonte

mbramjet deri natën vonë, me babën e patriotë të tjerë, duke

bisedue për çështjen shqiptare, gjithmonë ne kuptimin e

bashkimit kombëtar. Thoshte nana ime, se nuk kalonte natë që

Bajram Curri, kur zbriste në Tiranë me burra të tjerë

kosovarë, të mos vinte në shpinë e tyne. Çështja e

Kosovës ishte në plan të parë të politikës popullore

shqiptare për ta dallue nga ajo zyrtare e qeveritarve

që përlyhej me interesa meskine vetjake. Për të tilla

interesa e allishverishe, çeshtja e Kosovës mbeti

pezull e mund ta themi me plot gojë që u

nënvleftësue e u sabotue vazhdimisht në forma të

hapta dhe të fshehta, jo vetëm nga serbët e

përkrahësit e tyne, por edhe nga disa shqiptarë

renegatë e të shitun për përfitime t’ulta vetjake. Na

tregonte mama, se Bajram Curri kishte miqësi të fortë

me Ahmet Zogun, me të cilin vinte e u takonte

vazhdimisht. Kishte qëllue që të takohëshin edhe në

shpinë tonë. Tregonte im atë se kur luftonin kunfër

forcave serben, ku Ahmet Zogu vinte në ispektim,

rrinin në një çadë, ku mblidhësin me Bajram Currin,

Preng Jakun dhe të tjerë oficerë për të marrë

vendime e hartue plane. Dhe gjithkush ishte çudit kur

Bajram Curri mori krahun e opozitës, që kishte arritë

ta mashtronte e ta bante për vete. Në këtë kurthë të

opozitës kishte ra edhe Elez Isufi. Prandaj punët e

Shqipnisë nuk shkonin mbarë, përderisa, burra në za

e patriotë nuk binin dakord midis tyne dhe arrinin

edhe të anmiqësohëshin pa një arësye të bindshme.

Sigurisht se në këto veprime të damshme për vendin,

kishte gisht politika e të huejve, dhe mjerisht në

Shqipni kishin depërtue edhe idetë komuniste që

ushqehëshin nga Moska dhe që opozita donte t’i

zbatonte në Shqipni. Bajram Curri dhe Elez Isufi

ishin burra ne za dhe luftëtarë e patriotë të shquem,

por të pashkolluem e analfabetë, ku propaganda

komuniste zuni vend. Kjo gjëndje i hapte rrugë

rrezikut të destabilizimit të Shtetit shqiptar të sapo

krijuem. Sepse opozita kishte vendos me perdorë

forcën e armëve për të rrexue qeverinë ligjore dhe

me ia zanë vendin.

Operacione qetësuese

Pas Kongresit të Lushnjës qeveria shqiptare u

gjet para problemit të çarmatosjës së vendit. Siç e

kemi thanë, Shqipnia ishte mbush me armë gjatë

periudhës së luftës 1914-18. Ndërkaq vepronin edhe

banda ordinere grabitëse, veçanërisht në zonat e

veriut. Njëkohësisht disa krahina të varfëra vuenin

për bukë. Ndër to Mirdita, që njihej si një krahinë e

ashpër, sa që, as Turkia nuk e kishte randue me taksa,

duke i lanë një far autonomie duke e njohun shpinë e

Gjomarkajve si Kapidana të saj, në rang princor. Nga

ana tjetër qeveria pa asnjë kriter dallues, kërkonte

nga të gjithë krahinat që të paguenin taksa shtetit, ku

përfshihej Mirdita. Mirditorët ishin revoltue. Ata nuk

i kishin pague taksa Turkisë e jo të ia paguenin një

qeverie shqiptare. E ku t’i merrnin paret, mos vallë

binin nga qielli ?

Page 28: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Në këtë kohë, im atë tashma kapiten, ishte përfshi në

batalionin e Major Preng Jakut si adjutant i tij. Bataljoni ishte

caktue me ba dorëzimin e armëve dhe me zhduk banditizmin

që ishte përhapë dhe krijonte pasiguri. Në ato kushte primitive

njerëzit udhëtonin në kambë apo kafshë ngarkese, ku binin pré

të hajdutëve t’organizuem në banda. Por kryesor mbetej

çarmatimi, ku, siç e kemi thanë, vendi ishte mbushë me armë të

çdo lloj marke gjatë kohës së luftës.

Në këto operacione, bataljoni kaloi veprues në Mirditë, ku

ishin shkaktue disa trubullina, që u paraqitën si rebelizëm

kundër shtetit.

Si rodhën punët? Kapidani i Mirditës Marka Gjoni, kishte

shkue me u takue me Mehdi Frashërin, asokohë Ministër i

Brendshëm, në zyrën e tij. I paraqet gjendjen e mjerueshme te

Mirditës, ku banorët po vuenin deri për bukën e gojës. Qeveria

nuk kishte vu dore fare për t’i ardhu në ndihmë krahinës. Biles

kerkonte të vilte taksa, qe edhe nën sundimin e Turkisë nuk i

kishin pague. Fjalë në fjalë e biseda acarohet. Mehdi Beu e

fajson Kapidanin, që nuk ka ba dorëzimin e armëve dhe se

mirditorët nuk pranojnë me pague taksat e detyrueshme të

shtetit. Kapidani revoltohet në kulm nga ajo përgjgje e del prej

zyres pa ia dhanë dorën e duke përplas derën e fill e në Orosh

ku mbledh krenët e Mirditës. Mirditorët vendosën me e

kundërshtue vendimet e qeverisë, deri dhe me armë. Këtu

filloi ashtuquejtuni rebelimi i Mirditës e paraqitur si

kryengritje. . Mehdi Frashëri, ngarkon major Preng Jakun e

Prenk Pervizin, për rivendosjën e rregullit atje, dhe fillon

operacioni për qetësimin e gjendjës. Në këtë komandë merrte

pjesë oficerë të tjerë si Lek Margjini, Preng Marka Perzefi,

Gjin Noku, Ded Lufi, etj. pothuej të gjithë mirditorë.

Operacioni kishte qëllim ma tepër me vendosë qetësinë e me

ba dorëzimin e armëve se sa me ndez luftë dhe derdh gjak. Dhe

ashtu ndodhi. Një grumbull mirditorësh që ishin përqëndrue në

Orosh, aritën të mbajnë të rtrethuem bataljonin në kishën e

Oroshit. Rrezik me kris pushka dhe me u derdh gjak. E keqja

ishte se batalioni ishte mangut me ushqime sa kishte arritë

puna me nda nga një grusht misër në ditë për njeri. Preng Jaku

konsultohët me oficerët, dhe nëntoger Ded Luf ngarkohët me

dalë prej rrthimit për me kerkue perforcime dhe ushqime. Deda

arrin të kalojë. Por duhet ditun se çdo lëvizje bahej me

kambë, dhe veç pas dy ditëve erdhën përforcimet me Ndrec

Lufin, axhën e Dedës, që kishte ngarkue disa mushka me

ushqime e municione. Forcat e Ndrecës filluen të gjuejnë

batare me pushkë. Mirditorët e hoqën rrethimin dhe u drejtuen

për në Shpal. Preng Jaku, iu ngjit mbrapa e i rrethoi aty.

Mirditorët s’patën kah me ia mbajtë dhe u shpërndanë. Kështu

mori fund rebelimi i Mirditës. U ba dorëzimi i armëve dhe u

vendos një far qetesie. Qeveria e tërhoqi vendimin e taksave.

Por Marka Gjoni u detyrue të kalojë përkohësisht në Kosovë

me njerëzit e tij, sepse revolta e Mirditës ishte paraqitë nga ana

e Jugosllavisë si një orvatje kryengritëse kundër Shtetit

Shqiptar. Që pati një formë rebelimi, pranohet, por thjesht

për çështje ekonomike e varferinë që sundonte në atë krahinë.

Ishte Jugosllavia pra që e kishte ngritë çeshtjën e Mirditës në

Lidhjen e Kombëve, se ajo lrahinë katolike kërkonte të ndahej

në një Republikë të pavarur, por qeveria shqiptare formue me

musulmanë, po e shtypte me ushtri. Lidhja e Kombëve kishte

dërgue menjëherë një komision të kryesuem nga

profesori suedez Soderholm, që raporton se në

Mirditë mbretnonte qetësia e plotë dhe se Marka

Gjoni ishte largue në Kosovë. Kështu ajo çeshtje u

mbyll. Sa e vërtetë qendron kjo punë, u mbetët

historianeve të paanshëm ta gjajnë. Fakti asht se

qellilmisht janë krijue trillime të teprueme, sepse po

t’ishte e vërtetë, Kapidani i Mirditës ishte në gjëndje

të mblidhte 5000 mirditorë të armatosun e

t’organizuem, të cilëve zor t’u bante ballë Mirditës.

Mirditorët vendosën me e kundërshtue vendimet e

qeverisë, deri dhe me armë. Këtu filloi ashtuquejtuni

rebelimi i Mirditës e paraqitur si kryengritje. .

Mehdi Frashëri, ngarkon major Preng Jakun e Prenk

Pervizin, për rivendosjën e rregullit atje, dhe fillon

operacioni për qetësimin e gjendjës. Në këtë

komandë merrte pjesë oficerë të tjerë si Lek

Margjini, Preng Marka Perzefi, Gjin Noku, Ded

Lufi, etj. pothuej të gjithë mirditorë. Operacioni

kishte qëllim ma tepër me vendosë qetësinë e me ba

dorëzimin e armëve se sa me ndez luftë dhe derdh

gjak. Dhe ashtu ndodhi. Një grumbull mirditorësh që

ishin përqëndrue në Orosh, aritën të mbajnë të

rtrethuem bataljonin në kishën e Oroshit. Rrezik me

kris pushka dhe me u derdh gjak. E keqja ishte se

batalioni ishte mangut me ushqime sa kishte arritë

puna me nda nga një grusht misër në ditë për njeri.

Preng Jaku konsultohët me oficerët, dhe nëntoger

Ded Luf ngarkohët me dalë prej rrthimit për me

kerkue perforcime dhe ushqime. Deda arrin të kalojë.

Por duhet ditun se çdo lëvizje bahej me kambë, dhe

veç pas dy ditëve erdhën përforcimet me Ndrec

Lufin, axhën e Dedës, që kishte ngarkue disa mushka

me ushqime e municione. Forcat e Ndrecës filluen të

gjuejnë batare me pushkë. Mirditorët e hoqën

rrethimin dhe u drejtuen për në Shpal.

Kryengritës mirditorë, 1921.

Preng Jaku, iu ngjit mbrapa e i rrethoi aty.

Mirditorët s’patën kah me ia mbajtë dhe u

shpërndanë. Kështu mori fund rebelimi i Mirditës. U

ba dorëzimi i armëve dhe u vendos një far qetesie.

Qeveria e tërhoqi vendimin e taksave. Por Marka

Gjoni u detyrue të kalojë përkohësisht në Kosovë me

njerëzit e tij, sepse revolta e Mirditës ishte paraqitë

Page 29: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

nga ana e Jugosllavisë si një orvatje kryengritëse kundër Shtetit

Shqiptar. Që pati një formë rebelimi, pranohet, por thjesht

për çështje ekonomike e varferinë që sundonte në atë krahinë.

Ishte Jugosllavia pra që e kishte ngritë çeshtjën e Mirditës në

Lidhjen e Kombëve, se ajo lrahinë katolike kërkonte të ndahej

në një Republikë të pavarur, por qeveria shqiptare formue me

musulmanë, po e shtypte me ushtri. Lidhja e Kombëve kishte

dërgue menjëherë një komision të kryesuem nga profesori

suedez Soderholm, që raporton se në Mirditë mbretnonte

qetësia e plotë dhe se Marka Gjoni ishte largue në Kosovë.

Kështu ajo çeshtje u mbyll. Sa e vërtetë qendron kjo punë, u

mbetët historianeve të paanshëm ta gjajnë. Fakti asht se

qellilmisht janë krijue trillime të teprueme, sepse po t’ishte e

vërtetë, Kapidani i Mirditës ishte në gjëndje të mblidhte 5000

mirditorë të armatosun e t’organizuem, të cilëve zor t’u bante

ballë kush. Nga kjo punë, të vjen keq se kane perfitue disa

njerëz për të rrit prestizhin e tyne, duke trillue se kanë marrë

pjesë me forcatt e tyne (cilat forca ?) për të shtyp

“kryengritjën” e Mirditës, sa qe kanë krijue edhe dokumentë

fallso për të marrë përsipër veprime qe nuk i kanë krye kurrë.

Pra rrena të thata.

E treguem këtë ngjarje sepse në të ishte përfshi im atë.

Shuemja e rebelimit iu dedikue Preng Jakut e Prenk Pervizit.

Prandaj e kemi ditë shumë mirë se si shkuen punët. Asht

spekullue për ta paraqitë çështjën sikur Mirdita po donte me u

shpall Republikë me Kapidan Marka Gjonin në krye, dhe me

mbështejen e Jugosllavisë. As parë as dëgjuar do thoshte

toska. Faktikisht për sa kemi jetue në Shqipni nuk e kemi

dëgjue kurrë prej askujt një gja të tillë. As prej t’im etit as prej

rrethit tij ushtarak, duke fillue nga oficerët deri te ushtarët e

thjeshtë, që kishin marrë pjesë në atë operacion qetësues.

Sipas një dëshmie të besueshme, siç asht ajo e Dom Ndoc

Nikajt, që kishte qenë famullitar në Mirditë, mirditorët kishin

ngritun krye, nga fukaralleku e mungesa e bukës e kërkonin

ndihmën e qeverisë, që nga ana e saj ngulmonte të pagueshin

taksat që ajo kishte caktue Ishte një periudhe e keqe

ekonomike, e kishte shkue puna deri aty sa me u përzie mielli

me tallazhin e sharrës (thanje të popullit) e me u ushqye me

lende e lakna t’egra.

Në këtë periudhë, Kryeministër ishte Iliaz Vrioni e

Ministër i Brendëshëm, Mehdi Frashëri. Ahmet Zogu ishte

caktue në komandën e përgjithëshme të operacioneve për

Veriun, me qëndër në Shkodër. Ai ndërhyni për pajtimin mes

kundështarëve, e me u marr vesh me Kapidan Marka Gjonin.

Në këtë pajtim luejtën rol Preng Jaku dhe Prenk Pervizi, që

kishin lidhje gjaku dhe krushqi me Gjomarkajt. Marka Gjoni

ishte kushri i parë me gjyshën tonë, me nanat motra. Im atë i

binte kushri i dytë me djalin e Markut, Gjonin. Gjoni vetë ishte

dhandërr i Pervizajve se kishte për grue kushrinën e babës,

Mrikën, të bijën Gjok Pjetrit, axhë i t’im etit. Edhe Preng Jaku

binte kushri me Marka Gjonin me anë martesash.. Mbas

këtyne ngjarjeve Ahmet Zogu u ba përsëri Ministër i

Brendëshëm, funksion që mbajti deri në nëndor 1922 kur u

ngrit në detyrën e Kryeministrit. Në këtë post ai u ngrit pas

ngjarjeve të marsit 1922, për të cilat do të flasim ma tutj

Duke u kthye përsëri tek e ashtuquejtuna “kryengritje” e

Mirditës, ajo mbetet një çështje e pa sqarueme mirë

historikisht. Dokumentat janё pakta, për mos me

thanë se nuk ka fare, ose janë të manipuluem. Ata që

ishin protagonistët kryesorë nuk u pyetën për të

dhanë dëshmitë e tyne të mirëfillta, si Prenk Pervizi,

Muharrem Bajraktari etj. që jetuen deri vonë. Disa që

u orvaten të shkruejnë historinë ia veshën me

hamendje, kodra pas bregut, sipas oreksit të tyne

politik, partiak, fetar, krahinor e klanor. Kapiteni

mirditor Nikoll Melyshi në librin e tij " Ngjarje

Historike" (New Yok, 1976), që i kishte përjetue ato

rrethana, do të shkruente me të drejtë:

- ….Shkruesat e këtyne historive... kishin

muejtë me e gjetë të vërtetën ... prej disa burrave të

ndershëm ... që kanë qenë ndër ato vende ku asht

zhvillue lufta dhe e kanë pa me sy, sikur e kam pa

unë. Këto burra përpara se me u shkrue historinat

kanë qenë në botën e lirë ku janë dhe sot, si.p.sh.

Gjeneral Prenk Pervizi nga Kurbini-Krujë, ish oficer i

Bataljonit të Preng Jakut kundër Marka Gjonit.

Kolonel Muharrem Bajraktari, nga Luma... sot

ndodhën në Belgjikë të dy këto oficera të mëdhej.

Mandej vijnë me radhë, zz. Asllan Zeneli nga Luma

... Tahir Kolgjini, nga Luma ... e plot të tjerë.

Nikoll Mëlyshi e kishte fjalën për Tajar

Zavalanin me kolegë, që duke shkrue Historinë e

Shqipnisë, në shumë raste ia këputën Romaq per

Toma , ndërsa kishin mundësinë me marrë

informata të sakta nga ato njerëz e dëshmitarë që e

përjetuen historinë e Shqipnisë nga 1918 deri 1944,

jo thjesht si spektatorë por si pjesmarrës e në role

kryesore e vendimtare. Por, mjerisht po dallohen

edhe njerëz që me titullin e historianit i paraqesin

ngjarjet me qëllim të paramenduem, duke ia ngjeshun

ato personave të tjerë të paqenë në vend të atyne që

faktikisht ishin përfshi në to. Të vjen keq që edhe

personalitete e figura të njohuna të botës shqiptare,

kanë arritë të bien aq poshtë sa me deformue e

fallsifikue historinë me pohime të gesnjeshtra të

neveritshme. Jo ma kur lexon çfar shkruejnë disa të

ashtuquejtun historianë te huej për historinë

shqiptare, që ia këpusin si t’iu teket dhe shqiptarët

thonë “ këtë e ka shkruejt Prof. Dr. filan fisteku,

historian europian ose amerikan, prandaj çka thonë

ata quhet e vërtetë, kurse çka ka përjetue shqiptari

vetë, me trup, me sy, me gojë e me veshë, s’merret

parasyshë. Ana tjetër asht se ato bazohën mbi veprat

e diktaturës komuniste, ku marrim të dhana

krejtësisht të fallsifikueme, siç janë radhitë në

Fjalorin Enciklopedik”, 1985, të Akademisë së

Shkencave.

Sepse bota shkencore e jashtme, nuk mund të

konceptojë se një Akademi Shkecash mund ta ulë

veten aq poshte sa me e mbush atë vepër me trillime,

deformime e fallsifikime.

Asht për t’ardhun keq por ja që asht e vërtetë.

Diktatori Hoxha e kishte leshue vetë udhëzimin e

fallsifikilit të historisë, duke e mendue se sistemi

Page 30: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

komunist nuk do shuhej kurrë, dhe kështu e gjithë historia do

t’i servirej si e vërtetë rinisë shkollore të brezave të ardhshëm.

Por shembja e komunizmi i prishi ato plane dhe historia do të

rikthet në binarët e saj. Theksojmë këtë, sepse në tregimin që

po rreshtojmë të jetës e veprimtarisë së prindit tim,

pasqyrohen ngjarje siç kanë ndodhun realisht, duke qenë se ai

ishte i lidhun ngusht me gjithë atë pjesë të historisë ku ishte

përfshi nga 1918 deri më 1944, që përbën atë periudhë ma të

paqartë të historisë sonë, sepse e dominueme dhe shkrueme

nga njerëz e historianë të angazhuem politikisht, krahinorisht,

klanorisht, fetarisht dhe ideologjikisht. Lene që asokohë nuk ka

pasun as shtyp të rregullt as gazetarë dhe aspak historianë.

Këto u shfaqen dhe u formuen shum ma vonë, mjerisht si

komunistë, për t’i shërbye diktaturës së cilës i ishin

bashkangjitun. Nuk ka dyshim se pas leximit të këtij libri

lexuesi do të gjendet para fakteve e ngjarjeve që ai, jo vetëm

nuk i ka dëgjue por edhe që ia kanë paraqitun tjetër për tjetër,

te veshuna me përshkrime krejtësisht të sajueme, për të

fallsifikue jo vetëm ngjarjet, por edhe për të injorue njerëzit që

u përfshinë në to. Me këtë tregim të zgjanuem të prindit tim,

ky hyjnë dhe ngjarjet e marëdhanjet që shoqnuen e shoqnojnë

familjen tonë, lexuesi të jetë i sigurtë se do të njihet me fakte e

situata krejtësisht të vërteta, që erdhi koha që të thuhen, që

historia moderne shqiptare të njihet e të shkruhet ashtu siç u

zhvillue, sepse e tregueme nga dikush që atë histori e ka

shoqnue nga afër, nëpërmjet vetvetes dhe njerëzve me të cilët

ndau të mirat e të keqijat. Kam pasë fatin të jetoj në një mjedis

njerëzish që banë historinë shqiptare, nga ngjarjet ma të vogla

në ato ma të mëdhatë, ku një vend nderi e zen dhe im atë, i

cili, bashkë me kolegë e bashkatdhetarë të tjerë patriotë, u gjet

gjithmonë në ballë të situatave ma të rrezikshme për vetë

ekzistencën e kombit tonë, duke i zgjidhë ato me aftësitë e tij

ushtarake, kur dihet se roli i ushtrisë asht vendimtar në kushtet

e krijimit të një shteti të ri, siç ndodhi me Shqipninë, që për

herë të parë në histori u njoh si shtet më 21 Janar 1920 në

Kongresin Lushnjës. Ky rol ushtarak njihet në të gjithë botën

si vendimtar, përveç se në Shqipni, ku as që përmendet, veçse

shkarazi. E pra ky rol ka qenë ma se vendimtar, për ata që

kuptojnë. E kam fjalën për periudhën para 1944. Asht

pikërisht nga udhëheqësit ushtarakë, fitoret ose humbjet e

tyne, që krijohet e shkruhet historia e një populli dhe e një

Kombi. Politikanët nuk janë tjetër veçse përciellës e sajues

situatash ne kontekstin diplomatik dhe administrativ, por

asnjëherë zgjidhës faktikë të tyne. Në qoftë se ka zgjidhje,

veçanërisht në Shqipni, ajo vjen nga ushtria, e kur themi nga

ushtria, nënkuptohet se nga udhëheqësit e strategët e saj. Këto

zgjidhje situatash reflektohen te qeveria e politikanët, që i

përvetësojnë për vete duke lanë në hije ata që ua dhanë në

dorë. Kështu u veprue në Shqipni. Në rastin e Ahmet Zogut,

gjithçka iu vesh atij, duke qenë se punët i kryenin të tjerët. Ai u

paraqit si një “Superman”. Sigurisht se merita e tij si burrë

shteti qëndron, por pa ato burra të tjerë që ia hapën rrugën

kudo dhe e përkrahën fuqimisht ai nuk mund të kishte ba një

hap përpara. Asht sipas këtij kandvështrimi që duhet kuptue e

shkrue historia shqiptare. Ata që e mbështeten Zogun, panë tek

ai shqiptarin që i përmbushte të gjitha kushtet e një burrë shteti

të aftë dhe autoritar. Të vendosun dhe imponues. I zoti me

udhëheq shtetin, dhe i vetëdishëm se pa njerëz me

cilësi e aftësi ushtarake nuk mund të arrinte asnjë

sukses, as qellimin e tij madhor, që të bahej Mbret i

Shqiptarve. Im atë dhe të tjerë kolegë e miq

ushtarakë, ia dinin edhe të metat, po i kapërcenin ato

për të mirën e vendit.

Pas vendosjës së një farë qetësië, keshilli i parë

i Naltë dha dorëheqjen dhe u zevendësue nga një

katërshe tjetër : Ymer Pashë Vrioni, Refik Bej

Toptani, Sotir Peci e Ndoc Pistulli. Kryeministër

Abdyl Ypi, Ministër i Brendshëm, Ahmet Zogu. Këtë

detyrë Zogu e përdori, dhe për këtë ka mëritë, për të

vendosë rendin e qetësinë, pas shregullimëve të

mëdha që kishte shkaktue Lufta e Madhe. Kjo i

shërbente me forcue edhe pozitën e tij në hypjen e

shkallës së pushtetit deri në krye të vendit. Këtë

synim ia kishte imponue vetvetës, dhe bani çmos që

ta realizonte. E kemi thanë se si ima atë e kishte

psikollogjisë qyshë në Vienë, se Zogu ishte i

vetbindun se do të ndikonte në politikën shqitare dhe

se do të zinte pozita të nalta. Një lloj arrivizmi që e

shtynte të përxdorë çdo lloj mjeti për të arrit qëllimin.

Ishte një kohë kur mungonte stabiliteti prej

mosfunksionimit të shtetit shqiptar pas shpalljës së

Pavarësisë, ku qeveria e Ismail Qemalit u detyrue të

binte dhe të zëvendesohej nga një qeveri e Durrësit,

me Princ Vidin, dhe pastaj me Esad Pashën. Ky, pas

largimit të Vidit, donte me ia zanë vendin si princ

ose mbret. Dhe ishte i gatshëm të shiste gjysmën e

Shqipnisë për principatën e Topijajve për të cilën

andrronte dhe i luente të gjithë gurët. Ai për këtë

qëllim do të ia kishte shit shpirtin djallit për së gjalli,

por nuk ia arriti, e mbeti me ia shit përsëvdekmi në

Ferr. Kongresi i Lushnjës u dha fund këtyne

allishvërishëve dhe i dha afirmim Ahmet Zogut si një

burrë shteti i ri dhe i aftë me sundue. Për çdo ditë e

ma tepër ai po imponohej si njeriu që do të merrte në

dorë fatet e Shqipnisë dhe të Kombit. Parashikimet e

tim etit dolën ma së të vërteta.

Preng Jaku mes dy kapitenëve, Lek Margjini e Prenk Pervizi, oficerët

që shuan kryengritjën e Mirditës, 19

Page 31: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Abacia ose Kisha e Oroshit, qendra hspirtrore e Mirditës,

ajo u dogj prej komunistëve më 1967..

DITAR LUFTE I KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ARMATOSURA GJERMANE

Ditaret e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, KTB OKW) në vitet 1940-1945 u mbajtën nga Zyra e Mbrojtjes Kombëtare pranë Shtabit të Operacioneve të Forcave Ushtarake gjermane (Abteilung Landesverteidigung im Wehrmachtführungsstabamt). Sekretari i Ditareve të Luftës në Komandën Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (K.S.F.A.) ishte Helmuth Greiner deri më Mars 1943 dhe më pas Percy Ernst Schramm. Në vitet 1961-1965 ditaret e luftës u përpiluan nga historianët dhe u botuan nga shtëpia botuese Bernard & Graefe Verlag für Wehrwesen, Frankfurt am Main. Historiani kryesor ishte Percy Ernst Schramm dhe ndihmësit e tij historianë përkatësisht sipas vëllimeve ishin si më poshtë: Hans-Adolf Jacobsen: Vëllimi I, 1517 faqe, periudha 01.08.1940 - 31.12.1941, botuar 1965. Andreas Fritz Hillgruber: Vëllimi II 1-2, 1477 faqe, periudha 01.01 - 31.12.1942, botuar 1963. Walther Hubatsch: Vëllimi III 1-2, 1673 faqe, periudha 01.01 - 31.12.1943, botuar 1963. Percy Ernst Schramm: Vëllimi IV 1-2, 1976 faqe, periudha 01.01.1944 - 22.05.1945, botuar 1961. Më poshtë do jepen të përkthyera në Shqip, sipas vëllimeve të botuara, vetëm pjesët ku shkruhet për Shqipërinë. Vëllimi I (1 Gusht 1940 - 31 Dhjetor 1941) u botua më 2 Nëndor 2014 dhe Vëllimet II-III (1 Janar 1942 - 31 Dhjetor 1943) u botuan më 16 Dhjetor 2014 në gazetën Tirana Observer.

Përkthyer nga Ana Kolevica, redaktuar nga Saimir Lolja

Vëllimi IV

1 Janar 1944 - 22 Maj 1945

Roli i Grup-Armatave dhe Komandave të tyre Faqe 35. Sado i madh është roli i komandave dhe Armatave të tjera, roli i Armatës dhe komandës juglindore (Grup-Armata E me kryekomandant gjeneral-kolonelin Alexander Löhr) ishte i jashtëzakonshëm. Lexuesi i këtij libri do vëreje se si Hitleri nuk i mori parasysh këshillat e “ekspertëve” të cilët ishin ushtarakë të shkolluar porqë ai i shikonte me dyshim dhe përbuzje. Vetëm me shumë vonesë ai lejoi largimin e trupave nga Kreta dhe ishuj të tjerë të Egjeut, ku ishin akoma 60'000 ushtarë. Për çudi, u krye edhe largimi i trupave nga Peleponezi ku kishte vetëm një hekurudhë dhe një urë lidhëse me pjesën tjetër të Greqisë. U krye edhe largimi i trupave nga Greqia, megjithëse aty vepronin dy palë forca partizane që për fat luftonin kundër njëra-tjetrës. Katastrofa ishte në prag, kur trupat tërhiqeshin nëpër malet e Ballkanit, sepse nën shtysën sovjetike forcat bullgare që deri në atë kohë kishin luftuar në anën tonë na sulmuan nga krahu i pambrojtur lindor. Por ai sulm jo vetëm që u përballua por edhe u mbajtën pozicionet derisa ushtari i fundit u largua nga Shqipëria. Tërheqja e mëtejshme pengohej nga male të larta deri në 1400 metra dhe ngrica e dimrit që po fillonte, dy faktorë tmerret e të cilëve vështirë se mund të mbivlerësohen; megjithatë u rrezikua edhe më shumë ngase trupat e Titos, që deri në atë kohë ishin mbajtur në fre nga trupat gjermane, tani mund të vepronin lirshëm. Prandaj ushtria e Titos mundi të bashkohej me trupat e ushtrisë së kuqe që po vinin nga Rumania dhe pushtuan Beogradin. Me gjithë ato vështirësi Grup-Armata E e gjeneralit Alexander Löhr arriti të mbante deri në Prill 1945 një front të mbyllur që shtrihej nëpër Kroaci dhe Bosnje, me një gjatësi prej 1500 km. Gjenerali Alexander Löhr arriti të bënte atë që nuk arriti ta bënte Napoleoni Bonaparti gjatë tërheqjes nga Rusia: ai tërhoqi trupat e tij dhe arriti të ndërtonte një front të ri i cili nuk u prish ballë për ballë por nga shpina.

Teatri Italian i Luftës (01.04.1944 - 31.12.1944) II. Luftimet nga marrja e Romës më 4 Qershor 1944 deri në marrjen e Firences (10 Gusht 1944) dhe zbarkimit të armikut në Francën jugore më 15 Gusht 1944 4. Mbrojtja e zonës operative të bregut Adriatik përfshirë edhe Istrian Faqe 540. Shtimi i veprimit të bandave në Greqinë veriore, Shqipëri dhe Mal të Zi mund t'i shërbejë bllokimit të forcave gjermane dhe përgatitjes së zbarkimit të trupave polake ose trupave të tjera sllave.

Page 32: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Faqe 541. Prandaj duhet që komanda juglindore të jetë e përgatitur të përballojë një zbarkim në Shqipërinë jugore ose Greqinë veriperendimore. ..... Për mbrojtjen e brigjeve të rrezikuara, Hitleri ka urdhëruar përforcimin dhe zgjerimin e mbrojtjes së brigjeve detare, përforcimin e artilerisë bregdetare me qendër rëndese brigjet e Adriatikut, duke futur në veprim forcat e artilerisë që kanë qenë në Krime dhe që tani janë të gatshme për luftim kundër bandave në Shqipërinë e jugut dhe Greqinë e veriut.

Zhvillimet Luftarake në Juglindje (01.01.1944 - 31.03.1944) Hapësira juglindore si pjesë e teatrit të përgjithshëm luftarak Vështrim mbrapa i vitit 1943 Faqe 603. Fronti i tretë në zonën juglindore, bregu shqiptaro-malazez-dalmat, nuk paraqiste rrezik të madh në kohën që tokat italiane në bregun e përtejmë ishin të gjitha në duart e fuqive të boshtit. Sidoqoftë, dendësia shumë e vogël e rrjetit rrugor, mungesa pothuajse e plotë e hekurudhave, gjendja e ujësjellsave, etj., do ta vështirësojnë përparimin e forcave armike dhe do t'i japin kohë komandave tona të marrin masat e nevojshme. Faqe 604. Pasi më 25.07.1943 ra qeveria e Musolinit në Itali, u zbatua me atë rast plani "Achse" (më parë i quajtur "Alarich" për Italinë dhe “Konstantin” për Ballkanin): ndërhyrja në Itali dhe në zonën juglindore, çarmatosja e italianëve dhe marrja përsipër e mbrojtjes së zonave që më parë ishin të mbajtura nga italianet në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Greqi. Faqe 605. Një pjesë e trupave italiane u hodh në anën e kryengritësve, sidomos pasi u dha lajmi se Italia nuk luftonte më në krah të Gjermanisë, dhe mbanin nën kontroll një pjesë të madhe të bregut dalmatiko-malazezo-shqiptar. Faqe 606-607. Hitleri theksoi në ditët e fundit të Dhjetorit 1943 se ai parashikonte një sulm armik në zonën e Ballkanit sidomos në krahun e bregut dalmatiko-malazezo-shqiptar.

Shpërndarja e forcave në fillim të vitit 1944 Faqe 611. Në Shqipëri kishte dy njësi ushtarake gjermane: në afërsi të bregdetit në perëndim të Beratit ndodhej Divizioni 100 Gjuajtës dhe në zonën e Crna-s [Malit të Zi - shën. red.] Divizioni 297 Këmbësor, të dy nën komandën e Korparmatës XXI.

Analiza dhe masat kundrejt një zbarkimi të aleatëve në Nettuno të Italisë (22.01.1944) Faqe 613. .... Operacionet e zbarkimit të aleatëve janë të mundshëm së pari në bregun perendimor të Ballkanit nga Arta deri në jug të Splitit dhe së dyti përmes Detit Egje drejt Selanikut. Në atë rast Turqia do të braktiste asnjanësinë e saj ose edhe nëse do zbatohej operacioni "Gertrude" [i pushtimit të Turqisë nga ushtria gjermane - shën. red.] aleaët do të zbarkonin në bregun perendimor të Ballkanit.

Riorganizimi i njësive SS

Faqe 623-624. Më 02.03.1944 iu bë me dije komandës së lartë juglindore se i jepej komanda taktike mbi Divizionin 18 SS Këmbësorie të Motorizuar "Horst Wessel", përfshirë edhe trupat e zëvëndë-komandës së përgjithshme të Korparmatës XVII. Deri në një urdhër të ri, ky Divizion lejohej të përdorej vetëm për detyra të ruajtjes së sigurisë brenda rajonit ku ai ndodhej. E njëjta gjë vlente edhe për Divizionin SS "Skanderbeg", i cili siç iu bë me dije komandës

së lartë në juglindje më 12.03.1944 do të krijohej nga trupa shqiptare të ndodhura në Divizionin 13 SS Boshnjak dhe trupa milice shqiptare.

Serbia dhe Mihaloviçi në dimrin 1943-1944

Faqe 639. Edhe në Shqipëri pati në fillim kushte të përshtatshme për bashkimin e forcave kundra-komuniste dhe ngritjen e njësive milice në përputhje me planin nga Hermann Neubacher. Fuqia shtytëse në atë drejtim ishte Ministri gjermanodashës Xheva. Në bashkëpunim me të filloi në Janar 1944 ngritja e një aparati shteteror zbatues. Bëhej fjale në fillim për mbeshtetjen e katër batalioneve këmbësorie të cilët ishin tashmë në veprim dhe forcat pushtuese do t'i ndihmonin nëpërmjet dhënies së armatimit, pajisjeve, personelit stërvitës dhe mbikqyrës. Veç asaj do të përgatitej bashkimi i të gjitha njësive që ndodheshin nën udhëheqjen e krerëve të fiseve ose udhëhqësve në një ushtri kombëtare. Udhëheqja ishte në dorën e një SS të lartë dhe kryekomandanti policie në Shqipëri, Gjeneral-Majorit dhe Komandant-Brigade SS Josef Fitzthum, i cili në dukje ishte këshilltar i Sekretarit të Shtetit Shqiptar për sigurinë kombëtare. Komanda operacionale e njësive ushtarake shqiptare të përmendura më lart në të gjitha çeshtjet e veprimit ushtarak, të vendndodhjes dhe kohës së veprimit të trupave ishte në dorën e komandës së përgjithshme të Korparmatës XXI në Tiranë. Atëhere ishte edhe posti i gjeneralit të plotfuqishëm gjerman, në fillim gjenerali Theodore Geib dhe pastaj gjenerali Otto Gullmann, të cilët fillimisht kishin për detyrë të ushtronin ndikimin e tyre mbi autoritetet shqiptare (për të cilat Ministria e Jashtme gjermane kërkon një pavarësi sa më të madhe) sipas udhëzimeve të komandës së lartë juglindore. Shtabi i gjeneralit të plotfuqishëm gjerman u zvogëlua në periudhën fundviti 1943 - fillimviti 1944; për ca kohë u hodh mendimi të bëhej një bashkim me komandën e gjeneralit të Korparmatës XXI, por ajo nuk u ndoq më tej. Bashkë-egzistenca e këtyre komandave të ndryshme të cilave iu shtohej edhe i plotfuqishmi i Ministrisë së Jashtme Gjermane [Hermann Neubacher] krijoi njësoj si në Kroaci vështirësi të mëdha. Të gjitha ato masa vështirësoheshin njësoj si në Mal të Zi prej situates së vështirë ekonomike dhe furnizimit të keq me ushqime. Masat parandaluese të autoriteteve gjermane, para së gjithash të të dërguarit Hermann Neubacher kundër ngritjes së çmimeve dhe inflacionit, ishin vetëm pjesërisht të mbara. Në Mars – Prill 1944 të dy vendet kërcënoheshin nga uria. I dërguari Hermann Neubacher u përpoq të ndihmonte nëpërmjet ushtrisë gjermane dhe ndër të tjera kërkoi dërgimin e 120 kamionëve. Meqenëse ato mund të dërgoheshin vetëm pjesë-pjesë, Komanda Supreme Gjermane i lejoi komandës juglindore të ndihmonte me mjetet e veta; ideja ishte që komanda juglindore në zonat ku popullsia civile nuk furnizohej dot nëpërmjet administratës vendore të merrte përsipër jo vetëm furnizimin por edhe përgjegjësinë për ato zona, kuptohet në bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin Hermann Neubacher.

Luftimet në muajt e dimrit dhe të pranverës

Faqe 647. Më 13.02.1944 komanda në juglindje mori udhërin që Divizioni 100 Gjuajtës, i cili shërbente për

Page 33: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

mbrojtjen e brigjeve të Shqipërisë, të largohej që andej me shpejtesi në mbrojtje të hekurudhës në rajonin Manastir-Shkup. Faqe 649. (Këtu bëhet fjalë kryesisht për luftën e Titos në Serbi kundër gjermanëve e cila u krye me ndihmën e këshilltarëve rusë dhe furnizimeve angleze dhe që e goditi ushtrinë gjermane në një periudhë tepër të papërshtatshme pasi trupat e duhura për ta përballuar atë ofensivë ndodheshin në Hungari. Duke bërë bilancin e forcave në të dy anët dhe rigrupimin e forcave gjermane për të përballuar atë ofensivë, shkruhet edhe: - shën. përkth.) ..... Në ditët e fundit të Marsit 1944 duhet të zhvendoseshin edhe batalione të tjera bullgare dhe dy kompani të Divizionit 297 Këmbësor nga Shqipëria lindore. Faqe 654. Kur nuk ishte akoma e qartë se si anglo-amerikanët do t'i zhvillonin luftimet pasi kishin pushtuar Italinë, komanda gjermane u muar gjërësisht me mundësinë e një zbarkimi armik në anën perendimore të gadishullit ballkanik duke u nisur nga Italia. Prandaj ajo dhe u përpoq të kontrollonte sa më shpejt portet dhe ishujt e bregut dalmatin-malazez-shqiptar-grek. Gjë që dhe e arritën në shumicën e rasteve në muajt e vjeshtës së vitit 1943. ..... Në zonën bregdetare të mësiperme që mund të kërcënohej nga një zbarkim i aleatëve mendohej se vepronin trupa banditeske të një numri prej rreth 20'000 vetësh.

"Bardhë" dhe "Kuq" në Greqi

Faqe 669-670. Ndërsa vëmëndja e ushtrisë gjermane në verën e viti 1944 ishte përqëndruar në Kroaci, forcat ushtarake në Greqi ishin të pakta në numër me detyrë kryesore mbrotjen bregdetare dhe operacioneve të spastrimit në rrethina. .... Lëvizjet e rezistencës greke kurrë nuk u shndërruan në operacione në shkallë të gjërë, ashtu siç ndodhi me Titon dhe tre ofensivat e tija në Serbi. Ato ishin të lidhur shumë ngushtë me rajonin ku kishin fuqi dhe ndikim. Ndërsa ELAS [forcat komuniste - shën. red.] kishte ndikim në shumicën e Peloponezit, në Boeti, Thesali-Trakë (shtabi i tyre ishte në Verna në jug të Edesës) dhe në thellësi të Epirit; EDES [forcat jokomuniste - shën. red.] ishte i kufizuar në veri të Gjirit të Artës deri në Parga. Me udhëheqësin e forcave EDES kolonel Zerva, dhe sipas planit të të dërguarit të posaçëm Hermann Neubacher, Korparmata XXII Malore në vjeshtën e vitit 1943 bëri një marrëveshje armëpushimi të përgjithshëm e cila u respektua deri në Korrik 1944. Në anën tjetër, me forcat ELAS marrëveshjet kanë qenë vetëm të veçanta dhe sipas vendit. Meqenëse marrëdhëniet ndërmjet grupeve të rezistëncës greke ndryshonin vazhdimisht (ELAS dhe EDES kalonin nëpër marrëveshje afatshkurtëra dhe të izoluara), udhëheqja gjermane kishte më shumë raste për të ndërhyrë për të nxjerrë jashtë lojë njërën palë dhe penguar një operacion të përbashkët të tyre.

Lufta kundër kryengritësve në drejtimin juglindor në kohën e ofensivës së përgjithshme të aleatëve dhe tërheqjes së trupave gjermane Faqe 670. Komanda e lartë juglindore lajmëronte më 21.06.1944 se nuk priste ndonjë sulm frontal në Peleponez dhe as në rajonin e ishujve Kretë-Rodos. Megjithatë duheshin llogaritur sulme të vogla vendore në zonën e veriperëndimit të Greqisë dhe në Shqipëri. Faqe 671-672. Më 05.06.1944 Divizioni I Malor filloi operacionin “Gemsbock” (Cjapi i Egër) në zonën kufitare Shqipëri-Greqi duke u nisur nga Maqedonia. Pas ngritjes së një linje bllokuese në kufi, duke u nisur nga liqenet, duhej ecur përpara në drejtimin jugperendimor në drejtim të bregdetit. Në këtë zonë, pas largimit të Divizionit 100 Gjuajtës, siç thekson komanda e lartë juglindore me 17.05.1944, është rritur tej mase veprimi banditesk i mbështetur nga anglezët dhe ka arritur një nivel të lartë rrezikshmërie. Komanda

juglindore njofton më tej se me përjashtim të një zone të ngushtë në bregdet dhe disa pikave mbështetëse përgjatë rrugës Korçë-Janinë, egziston në atë zonë pararoja e një trupe armike zbarkuese, e cila duhej marrë shumë seriozisht edhe për shkak të afërsisë me Barin, Brindizin dhe Tarentin që krijonin mundësinë e një zbarkimi të papritur dhe se Korfuzi kërcënohej rëndë nga sulme armike. Komanda juglindore kishte parashikuar për atë operacion spastrues Divizionin 4 SS të Këmbësorisë së Motorizuar të policisë kufitare, por shtabi drejtues i ushtrisë gjermane nuk qe dakort me atë vendim, meqenëse ay Division si njësia e vetme e motorizuar nuk duhej të ngatërrohej në luftën me bandat, por për më tepër të mbahej gati atje ku ndodhej (në Thesali) si një rezervë e motorizuar "me sytë nga bregu". Përparimi i Divizionit I Malor hasi në një rezistencë të fortë të forcave kryengritëse që ishin të armatosura mirë. Si edhe në operacionin “Rösselsprung“ [më 25.05.1944 - 06.06.1944 për kapjen e Titos në Drvar të Kroacisë - shën. red.] forcat anglo-amerikane bombardonin duke u nisur nga aeroportet italiane, duke ndërhyrë kështu seriozisht në luftime. Më 12.06.1944 Divizioni I Malor arriti bregun dhe u kthye nga jugu drejt linjës siguruese të ngritur më parë në kufi. Si rrjedhim i operacionit, lajmëronte komanda e lartë juglindore më 25.06.1944, armiku kishte pësuar humbje të mëdha dhe në zonën e Shqipërisë jugore ishte e garantuar tani për tani liria e lëvizjeve operative. Faqe 672-673. Në zonën e Shqipërisë së veriut u zhvilluan në gjysmën e dytë të Korrikut 1944 luftime të ashpra mes Divizionit Skanderbeg (i krijuar nga forca shqiptare fillimisht pjesë të Divizionit 13 SS Malor "Hanxhar") që ndodhej atje që në Maj 1944 dhe forcave komuniste për të cilat këtu nuk po flitet më hollësisht. Ky Divizion pati këtu luftime të vështira (shiko Librin e Situatës më 24.07, 25.07, 28.07.1944). Në armatimet dhe mënyrën e luftimit të trupave komuniste u vu re përparim në bashkimin e grupeve të veçanta komuniste dhe lidhja e tyre e ngushtë me Titon. Nga fundi i muajit, ky Divizion u ndesh në kufirin shqiptaro-malazez me një sulm të ri të komunistëve që përpiqeshin të hynin në Serbinë jugore (shih Librin e Situatës 28.07.1944). Atëhere Divizioni mori urdhërin (operacioni “Draufgänger“) të krijonte një zonë përgatitore për një ofensivë të madhe të mëvoneshme, duke u nisur nga rajoni në perëndim të Pejës me sulmuar në drejtim të Beranit. Në luftimet kundër forcave të organizuara të Titos qendra e rëndesës, megjithë humbjet e mëdha që kishte pësuar lëvizja e Titos në Prill dhe gjysmën e parë të Majit 1944, ishte përsëri në zonën kufitare të Serbisë dhe Malit të Zi si dhe në vetë Malin e Zi. Komanda e lartë juglindore vinte në dukje që më 17.05.1944 se Mali i Zi në vend që të ishte një pjesë izoluese mes Kroacisë dhe Shqipërisë, rrezikonte të kthehej në një zonë të fuqishme të pushtetit të kuq. Korparmata e dytë komuniste kishte arritur të ruante këtu fuqinë e saj goditëse duke u bërë kështu pikë grumbullimi për trupa bandite që ishin goditur dhe dobësuar në rajonet e tjera. Me sa duket udhëheqja e kuqe ka për qëllim të rifreskojë trupat në Mal të Zi dhe të fillojë një ofensivë të re në drejtim të Serbisë. Në ditët e fundit të Majit 1944, ndërkohë që në Bosnje zhvillohej operacioni "Rösselsprung", forca të fuqishme komuniste u përpoqën të futeshin në Serbi nga pjesa juglindore e kufirit serbo-malazez (Libri i Situatës 30.05.1944). Në fillim të Qershorit

Page 34: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

u grumbulluan trupa në verilindje të Malit të Zi nën komandën e gjeneralit Leeb [Helge Auleb? - shën. red.] për të pushtuar aeroportet dhe vendet ku mund futeshin bandat (Libri i Situatës 06.06.1944). Në fund të Qershorit u hartua plani për të ndërmarrë një operacion tjetër spastrimi, në të cilin do të merrnin pjesë Divizioni shqiptar SS Skanderbeg së bashku me forcat malore dhe të policisë SS (Libri i Situatës 20.06.1944). Operacioni përfundoi më 30.06.1944 pa arritur që të shkatërronte forcat e grumbulluara armike të cilat përpiqeshin me u futur në Serbinë jugore (Libri i Situatës 01.07.1944). Faqe 674. Gjenerali nacionalist grek Zervas që pati bërë marrëveshje për qëndrim asnjanës me gjermanët, i sulmoi forcat gjermane papritmas më 05.07.1944 në linjën Prevezë-Agrinio. Mendohet se atë ta ketë bërë mbase nën nxitjen e anglezëve, por nuk përjashtohet mundësia ta ketë bërë edhe thjesht për interesin vetiak. ...... Në një përmbledhje të vlerësimit të situatës më 12.07.1944, komanda juglindore thekson se egziston mundësia e një lidhjeje mes gjallërimit të forcave të Zervës dhe qëllimeve të zbarkimit të anglo-amerikanëve në Greqinë perendimore ose në Shqipërinë jugore dhe e quante në këtë çeshtje shkatërrimin e trupave të Zervës si një detyrë shumë të rëndësishme. Një rrezik tjetër i rëndësishëm, siç theksonte komanda juglindore, ishin përgatitjet për një ofensive komuniste në drejtim të Serbisë jugore ose në zonën e Kosovës me qendër rëndese në rajonin Berani-Bjelopolje, gjë që u vërtetua nga masat e marra nga komunistët në zonën e Serbisë juglindore. Faqe 675. Shtabi suprem i ushtrisë gjermane, i cili më 15.07.1944 vlerësoi situatën e paraqitur nga komanda juglindore, llogariste prej kohësh një sulm të aleateve të nisur nga Italia kundër Greqisë veriore dhe Shqipërisë jugore, sulm i cili mund të ndërthurej edhe me një operacion në ishullin Rhodos (Komunikata e gjeneralit von Buttlar 29.06.1944). Prandaj shtabi suprem e quante të padëshiruar largimin e Divizionit 1 Malor për në Mal të Zi; ky Divizion kishte rëndësi të madhe në përballimin e ofensivës së aleatëve në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore; po më parë ai duhej të shkatërronte bandat e Zervës, gjë që ishte kusht paraprak për përbalimin e zbarkimit të forcave aleate. Por tani për tani nuk është marrë ndonjë vendim, meqenëse këto çeshtje do të diskutohen gjatë një vizite të afërt të shefit të shtabit juglindor, gjeneral-majorit August Winter - takim i cili u zhvillua më 20.07.1944. Faqe 675-676. Komanda e lartë juglindore përsëriti kërkesën [më 17.07.1944] për ta dërguar Divizionin I Malor në Mal të Zi, duke theksuar ndikimin psikologjik të tij në një betejë për Sofien. Për Greqinë perendimore, ajo kërkoi daljen nga rezerva në Thesali të Divizionit 4 SS të Policisë së Motorizuar, i cili bashkë më njësitë e tjera të Gruparmatës E mund të përdoreshin kundër forcave edhe komuniste edhe të Zervës, ose të paktën të përdoreshin në rast të një zbarkimi të aletaëve në rajonin e Janinës. Faqe 677. .... c) EDES dhe ELAS në Greqinë veriperendimore: Përdorimi i Divizionit 4 SS të Policisë së Motorizuar në bregun perendimor të Greqisë filloi më 27.07.1944 (Libri i Situatës 28.07.1944). Ndërkohë një situatë e re u krijua, siç paraqitet në një njoftim të komandës së lartë juglindore. Forcat e Zervës ndërprenë sulmet, kështu që duket e mundshme me i rifilluar bisedimet me to. Komanda e lartë juglindore kërkon të ndiqet ky qëndrim i cili ka lidhje me situatën në Greqi, veçanërisht në Athinë ku qarqet nacionaliste janë gati të bëjnë marrëveshje me fuqinë pushtuese [gjermane] dhe nuk mendohet e pamundur për Zervën të pranojë kërkesat gjermane (largimin nga bregu dhe porti i Pargës, luftën kundër forcave komuniste, etj.). Nga ana tjetër, situata është përkeqësuar në Epirin jugor nga veprimi i 7 Brigadave komuniste. Synimi i këtij grupi ishte ndoshta pushtimi i rripit bregdetar Prevezë-Mesolongji. Prandaj komanda e lartë juglindore hartoi në marrëveshje me Grup-Armatën E operacionin "Kreuzotter" me anë të cilit Divizioni 4 SS i Policisë së Motorizuar dhe njësi të Divizionit 104 Këmbësor sulmojnë në drejtimin jugor nga Janina mbi Artë; në të njëjtën kohë sulmohen

forcat ELAS në Beoti dhe në jug të Pindit. Përshtypja që do lenë sukseset gjermane në këto beteja ndoshta do të ndikojë që Zerva të pranojë kërkesat gjermane; përndryshe, pas përfundimit të operacionit "Kreuzotter", forcat e liruara do të sulmojnë rajonin e mbajtur prej tij. Faqe 680-681. .... d) Ndikimet e kthesës (Gusht-Shtator 1944): ..... Kur komandanti i komandës së lartë juglindore, i dërguari Herman Neubacher, Ministri i Jashtëm [Joachim von Ribbentrop], kryekomandanti i SS [Heinrich Himmler], etj. u mblodhën më 22.08.1944 në shtabin e Hitlerit, një udhëzim i ri për zhvillimin e operacioneve në drejtimin juglindor ishte përgatitur (22.08.1944). Ai nuk u firmos, sepse ditën tjetër një situatë krejtësisht e re ndodhi në Rumani [forcat sovjetike çajnë frontin në Rumani, Rumania kaloi në anën sovjetike - shën. red.]. Kështu edhe lëkundjet e Turqisë dhe ndryshimi i qëndrimit në Bullgari [Bullgaria u shpall asnjanëse më 26.08.1944 dhe kërkoi largimin e trupave gjermane - shën. red.] sollën ndryshimin në rajonin juglindor. Pozita e mëparshme gjermane në këtë rajon nuk mund të ruhej më: më 26.08.1944 komanda e lartë juglindore mori urdhërin e përgatitjeve për tërheqje të tërë trupave dhe paisjeve në jug të linjës Korfuz-Janinë-Kalabaka-Olimp, kështu braktisja e Detit Egje dhe Greqisë filloi. Faqe 681. .... e) Rasti i tretë i Titos në Serbi (Korrik-Gusht 1944): ..... Operacioni “Draufgänger“ i Divizionit SS Malor Skanderbeg në kufirin malazezo-shqiptar (Berane) tërhoqi trupa të shumta armike në luftim, por nuk mundi të ndalonte ofensivën e Korparmatave I dhe II komuniste në drejtim të Serbisë. Faqe 682. Grumbullimi i Divizionit I Malor u vonua sepse mbartja e tij nuk ishte planifikuar. Më 03.08.1944, hekurudha afër Mitrovicës u ndërpre ndërsa pjesët e Divizonit që arrinin u detyruan të futeshin në luftime përreth rajonit të Pejës. (Libri i Situatës 04.08.1944) Faqe 685. Në Divizionin SS Malor Skanderbeg u vunë re në fillim të Shtatorit raste të përsëritura të dezertimit dhe shpërbërjes, kështuqë u urdhërua shpërndarja e tij. Faqe 686. Një ofensivë [e aleatëve] kundër ishujve Rhodos-Karpathos, Peleponezit, brigjeve të Greqisë veriore dhe të Shqipërisë jugore vlerësohet si e mundëshme, sidomos duke patur parasysh përgatitjet në zonën egjiptiano-syriano-palestineze. Faqe 690. (Këtu shkruhet për tërheqjen e trupave gjermane nga Ballkani, tërheqje e cila filloi në Tetor 1944 - shën. përk.) .... Pak më ngadalë u krye tërheqja nga zonat bregdetare të Malit të Zi dhe Shqipërisë gjë e cila lidhej ngushtë me tërheqjen e Grup-Armatës E (Durrës 12.01.1945, Cetinje 17.01.1945, Kotorr 21.01.1945, etj.). Faqe 699. Deri në javën e parë të Tetorit 1944, qëllimi i komandës gjermane ishte që me Grup-Armatën E (e cila mori më 03.10.1944 urdhërin për t'u tërhequr nga Greqia, Shqipëria jugore dhe Maqedonia jugore) e ndodhur në „Linjën blu“ Shkodër-Shkup-Këlcyrë [në Greqinë veriore - shën. red.] dhe me Grup-Armatën Serbia e ndodhur në linjën Negotin-Danub (që nga 01.10.1944) dhe atë Vlasotince-Bela Palanka-Zajeçar-D. Milanovac (që nga 05.10.1944), të mbahej zona kroato-malazeze-shqiptaro veriore dhe serbe. Por shumë shpejt u pa se pjesa më e madhe e Serbisë ishte humbur. Me 10.10.1944 u dha urdhëri për tërheqjen përtej [lumit të] Moravës. Faqe 701. Në javën e parë të Nentorit u qartësua plotësisht se cilat ishin qëllimet e udhëheqjes sovjetike: Armatat sovjetike kishin filluar ofensivën në Hungari,

Page 35: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

kurse detyra e bullgarëve dhe e njësive të Titos ishte shkatërrimi i pozicioneve gjermane në zonën kroato-malazeze-shqiptaro-veriore dhe në atë mënyrë të futej nën kontrollin sovjetik pjesa perendimore e gadishullit ballkanik pak a shumë sipër linjës Shkodër-Velesh [në Maqedoni - shën. red.], në përputhje me ndarjen e zonave në Moskë. Faqe 704. Lëvizja komuniste shqiptare, që ndoshta me sa duket pat filluar me nismën vendase, gjatë verës [1944] u bë pjesë e qëndrueshme e organizatës së Titos si "Shtab Qëndror për Shqipërinë“. Krijohet përshtypja se për ca kohë ka egzistuar edhe plani për ta futur Shqipërinë në federatën jugosllave (Libri i Situatës 25.07.1944). Faqe 706. Në pritje të një ofensive të përgjithshme dhe mjaft kërcënuese të aleatëve, shtimi i veprimeve të kryengritësve në rajonet e Europës juglindore akoma nën zotërimin gjerman dhe dështimi i krijimit të qeverive në Mal të Zi dhe Shqipëri rishtruan pyetjen: nëse të paktën organizatat vullnetare serbe dhe lëvizjet politike prapa tyre duke marrë më shumë ndihmë në armatime dhe furnizime a do mund të bëheshin një forcë ndihmëse edhe luftarake për ushtrinë gjermane edhe për të krijuar një zonë sigurie për të gjithë. Faqe 707. I dërguari i posaçëm për zonën juglindore Hermann Neubacher u ndodh në Prill 1944 për ca kohë në shtabin qëndror të udhëheqjes për të diskutuar çeshtje të kohës. Ndër të tjera: ..... d) Dhënien e 120 kamionëve të cilët siç është përmendur më herët ishin kërkuar më parë për të mënjanuar problemet e furnizimit të popullsisë në Shqipëri dhe Mal të Zi ku kërcënonte uria. Kjo kish rëndësi sepse shtimi i veprimtarisë së bandave kishte lidhje edhe me mungesën e ushqimeve. Me ato masa i dërguari i posaçëm shpresonte të organizonte forcat kombëtare shqiptare me qëllim që të arrinin një numër prej rreth 20'000 vetësh. Për atë i nevojiteshin automatikë për 10-15000 vetë dhe futja e njësive të vogla gjermane me granatahedhës në forcat kombëtare shqiptare. Veç kësaj i dërguari i posaçëm Hermann Neubacher duhej të diskutonte në shtabin qëndror të udhëheqjes gjermane edhe çeshtjen e financimit të ushtrisë gjermane në Greqi dhe Shqipëri, pasi falimentimi i plotë i monedhave vendase dukej i pashmangshëm. Faqe 708. ...... Në të njëjtën kohë, Janar 1944, organet qeveritare të sapongritura në Shqipëri u shpërndanë. Pjesëtarët e besueshëm të batalioneve gjuajtës që u shpërndanë u rigrupuan në Divizionin SS shqiptar "Skanderbeg". Faqe 720. Komanda juglindore duke vënë në dukje kërcënimin ndaj hekurudhës në Maqedoni, gjendjen e rëndë të transportit dhe mungesën e qymyrit për shkak të sabotazhit, kërkoi në mënyrë të përsëritur një vendim në lidhje me Greqinë derisa më 03.10.1944 mori urdhërin për t'u tërhequr nga Greqia, Shqipëria e jugut dhe Maqedonia e jugut. ...... Më 16.10.1944 u tërhoqën nga [qytetet greke] Teba dhe Itea, njëkohësisht filloi tërheqja edhe nga ishulli Lemnos. Më 21.10.1944 prapavija gjermane ndodhej në linjën Larisë-Qafë e Metsovonit; më 23.10.1944 u krijua një linjë bllokuese në të dy anët e Korçës. Dy ditë më parë u tërhoqën nga Volosi, porti i fundit i rëndësishëm në jug të Selanikut. Më 25.10.1944 fronti kalonte në liqenet e Shqipërisë jugore. Faqe 721. Në Shqipëri vazhdonte të mbahej linja Durrës-Elbasan. Në natën nga data 1 në 2 Nëntor 1944, prapavija e Grup-Armatës E kalon kufirin greko-maqedonas pa ndonjë trysni armike të rëndësishme. Dalja nga Greqia kishte përfunduar. Faqe 723. Më rëniën e qytetit të Njishit, Grup-Armata E humbi lidhjen hekurudhore. Por ofensiva ruse në Serbinë jugore dhe e bullgarëve në jug dhe jugperëndim të Njishit po kërcënonte edhe rrugën e fundit të rëndësishme të marshimit nga Shkupi nëpër Mitrovicë, Kraljevo, Uzice për të arritur në Sarajevë. Kalimi nëpër malësinë e Shqipërisë lindore dhe në lindje të Malit të Zi do të ishte fundi i një tërheqje të bashkuar për Grup-Armatën E. Faqe 724. ... Në të njëjtën kohë bullgarët lëshuan një ofensivë në shkallë të gjërë kundër Shkupit dhe kështu rreziku i coptimit për Grup-Armatën E u rrit. ..... Divizioni 11 Trupave Ajrore u tërhoq në

veri dhe lindje të Prishtinës dhe krijoi një front të harkuar. ..... Betejat më 02.11.1944 dhe përparimi i tre Divizioneve bullgare dhe një brigade tankiste në veri të Podujevës shkaktuan çarjen e frontit në Qafën e Mërdarës dhe kërcënimin e nyjes rrugore në Prishtinë. .... ..... Një tërheqje e planifikuar nga Maqedonia u hartua. Më 06.11.1944 Strumica u lirua; më 07.11.1944 praparoja e Korparmatës XX ishtë në Shtip. Më 11.11.1944 u braktis Veleshi dhe në natën e datave 13/14.11.1944 u lirua Shkupi. Në Prishtinë, po zhvillohen beteja të ashpra me bullgarët. Faqe 725. Në tërheqjen e Grup-Armatës E, tërheqja e Korparmatës XXI (Divizionet 181, 297 Këmbësore, Brigadat e Fortesave, etj.) nga Shqipëria zë një vend të veçantë. Tërheqja ishte planifikuar fillimisht të kalonte nga Nikshiçi [në Mal të Zi] dhe Trebinja [në Bosnien jugore] për të arritur në Mostar, gjë që u bë e pamundur mbasi armiku zuri daljen në Adriatik të lumit Neretva. Kështuqë trupave iu pre rruga e tërheqjes dhe do iu duhej të provonin të çanin nëpër një malësi në drejtimin verilindor të zotëruar nga forcat e Titos. Mbas largimit nga Tirana më 17.11.1944, u mblodh një njësi ushtarake në Podgoricë për të sulmuar Nikshiçin, sulm i cili dështoi. Më 22.11.1944 krye-komandanti i trupave të juglindjes shkoi vetë me avion në Shqipëri për të vlerësuar mundësinë e një çarje të frontit për këtë njësi ushtarake. U vendos që njësia të kthehej nga Podgorica në Prijepolje nëpërmjet Kolashinit dhe Bjelopoljes dhe atje të bashkohej me trupat që tërhiqeshin nga Maqedonia. Më 29.11.1944 u larguan nga Shkodra prapavijat e kësaj trupe, por u mbajtën edhe për ca kohë pozicionet më në veri. Divizioni 181 Këmbësor ishte larguar nga Kotorri më 21.11.1944. Marshimi vazhdonte i shoqëruar me luftime të ashpra me forcat e Titos dhe vështirësohej edhe më shumë nga reshjet e deborës dhe një përmbytje të madhe që ndodhi më 11.12.1944 prej së cilës u prishën të gjitha urat e rëndësishme. Faqe 815. Komanda juglindore ndërmerr në fillim të Korrikut një operacion të madh për pastrimin e Shqipërise jugore nga bandat komuniste të atjeshme, operacion i cili nën udhëheqjen e Grup-Armatës E që mori për ndihmë edhe Divizionin 1 Malor arriti një sukses të plotë dhe prishi lidhjen që po krijohej me zonat qëndrore të vendit. Faqe 820. Më 03.10.1944 Hitleri lëshon urdhërin për tërheqjen nga Greqia, Shqipëria jugore dhe Maqedonia jugore. Faqe 821. ..... Trupat gjermane largohen më 12.10.1944 nga Vlona, nga Selaniku më 31.10.1944. Prapavijat kalojnë kufirin greko-maqedonas më 1-2.11.1944. Por në Shqipëri u krijua një front i ri në linjën Durrës –Elbasan. Faqe 822. Për të mbrojtur luginën e lumit Ibër [në Kosovën veriore - shën. red.] prej bullgarëve që po afroheshin nga jugu nëpër malësinë e Kopanikut, Grup-Armata E grumbulloi forca kombëtare shqiptare të cilat nën udhëheqjen gjermane bëjnë një luftë shembullore. ..... Nga Tetori në mes të Nëndorit 1944, armiku përparon me humbje të jashtëzakonshme në njerëz kundrejt tërheqjes tonë duke u mbrojtur. Një situatë e veçantë u krijua më 02.11.1944 dhe në ditët më pas kur tre Divizione armike dhe një Brigadë tankiste sulmojnë në veri të Podujevës dhe çajnë në Qafën e Mërdarës. Nyja e rëndësishme rrugore e Prishtinës u rrezikua mjaft. Megjithatë, duke përdorur rezervat e fundit, u bë e mundur

Page 36: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

brenda mbrëmjes të së njëjtës ditë me e ndalur përparimin dhe sulmet e tjera të armikut. Faqe 822-823. Vendimet e komandës së lartë juglindore për tërheqjen e Grup-Armatës E janë në kohën kur Armata II Tankiste po sulmon në Drin dhe Srem. Praparoja u tërhoq nga Maqdonia e jugut; Veleshi u braktis më 11.11.1944, Shkupi në natën e datave 13/14.11.1944, bullgarët risulmojnë furishëm në veri të Prishtinës më 20.11.1944. Faqe 823. ..... Tërheqja e trupave gjermane për në veri u vonua me të paktën 10 ditë për shkak të veprimeve të shumta banditeske në zonën e Tiranës. Prandaj trupat gjermane u larguan më 17.11.1944 prej Tiranës. Më 20.11.1944 mblidhet në Podgoricë një trupë e cila është mjaft e fuqishme që mund të guxojë të sulmojë Nikshiçin. Por ky sulm dështon dhe tregon se edhe duke sjellë pjesë të tjera të Korparmatës XXI do të jetë shumë e vështirë për të çarë frontin aty. Faqe 824. Çarja e frontit prej Korparmatës XXI duket shumë e vështirë. Mbas një sulmi të fuqishëm merret ura në Bioçe [verilindje, sipër Podgoricës] më 28.11.1944, e cila edhe duhet riparuar në kushte shumë të vështira nën goditjen e avionëve armiq në mënyrë që të mundësohet largimi i shumicës së trupave prej Shqipërisë. Largimi nga Shkodra mundësohet vetëm më 30.11.1944. Më tej duhet luftuar për çdo kilometër jo vetëm kundër armikut të pabesë por edhe kundër fuqive natyrore. Më 12.12.1944 ndodh një përmbytje e madhe e cila shkatërron gjithë urat e sapo rindërtuara dhe vonon kështu proçesin e tërheqjes. Anglezët të cilët bashkëpunonin me bandat, e shfrytëzojnë këtë rast për ndjekjen e trupave përgjatë rrugës së tërheqjes duke mundur t'u shkaktojnë dëme të ndjeshme sidomos në makina kolonave të marshimit, pasi ato ishin në pritje dhe në terren të hapur. Faqe 863. Forcat gjermane të cilat ndodhen në Shqipëri kërcënohen të shkëputen nga bashkimi me forcat e tjera dhe sipas urdhërit për tërheqje largohen më 20 Nëntor 1944 nga Tirana, më 29 Nëntor 1944 nga Shkodra dhe arrijnë të bashkohen më 18 Dhjetor 1944 me Grup-Armatën E e cila u liroi rrugën e bashkimit. ..... Mbas tërheqjes prej Shqipërisë dhe Serbisë, Grup-Armata E zuri një pozicion të tillë që mundëson tërheqjen e forcave që dalin nga Bosnja-Hercegovina dhe që shtrihet në linjën Mostar-Vishegrad-Drina. Faqe 865. (Këtu përshkruhet situata në fund të vitit 1944. - shën. përkth.) …. Në juglindje BRSS zotëron Rumaninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë. Grup-Armata E (gjeneral-koloneli Alexander Löhr) kishte në zotërim ende pjesë të Kroacisë; Serbia ishte tashmë nën Titon. Gjysma e Hungarisë ishte e humbur, Budapesti ishte i rrethuar. Hapësirat gjermane dhe austriake ishin tani të rrezikuara drejtpërsëdrejti.

Lufta e armikut për të penguar shfrytëzimin e pasurive minerale dhe lëndëve të tjera të para

Faqe 936. ...... 5. Një metal tjetër i nevojitur ishte kromi. Kërkesat në rritje për të mundën të plotësoheshin gjithnjë e më mirë pasi ushtria gjermane pushtoi Ballkanin. Sepse në atë mënyrë u krijua mundësia e shfrytëzimit të minierave në Greqi, Bullgari, Serbi dhe mbas kapitullimit të Italisë edhe në Shqipëri.

Librat e Situatës (01.01.1945 - 20.04.1945)

Faqe 1013 - 14.01.1945. Gjendja e armikut në Kroaci: Njësitë shqiptare mbetën mbrapa. Kundërshtari po përpiqet të dërgojë njësi serbe në drejtim të verilindjes në zonën në jug të Syrmies duke anashkaluar Sllavoninë [në Kroaci].

Faqe 1184 - 19.03.1945. Politikë: Një i dërguar anglez ka arritur në Shqipëri dhe anglezët i kanë kërkuar Titos të tërheqë trupat e tij.

Shënime të Gjeneralit Alfred Jodl në burgun e Nurembergut në lidhje me ndikimin e Hitlerit në mënyrën e zhvillimit të luftës

Faqe 1719. ...... Tanket angleze i shtynë trupat italiane të gjeneral Rodolfo Grazianit deri në kufijtë e Cyrenaices [rajoni lindor i Libisë] dhe në vend që Italia të arrinte një fitore të shpejtë në Greqi po rrezikonte dhe humbjen e Shqipërisë. Në atë situatë në Romë ndjenja e humbjes doli mbi krenarinë dhe thirrjet për ndihmë arritën deri në Berlin. Në atë situatë Hitleri vendosi: Në kushtet e luftës moderne ajrore, lufta duhej mbajtur sa më larg kufinjve të Gjermanisë. Me Greqinë ai nuk donte përplasje, prandaj dhe nuk pranoi të ndihmonte Italinë në Shqipëri.

Shqipëria nga lufta në diktaturë

Autokolonat gjermane kalimtare.

Ballkani pas shëmbjës së komunizmit

dhe pavarësisë së kosovës.

Disa foto e shënime me rastin e 70vjetorit të mbarimit të Luftës Dytë Botërore

Page 37: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Disa pamje nga lufta e dytë botërore ku Gjermania shpalosi fuqinë e madhe ushtarake

qe tronditi botën. Aleatët, Anglia, Amerika, Franca, Bashkimi Sovjetik, të bashkuar,

arritën t’i bëjnë ballë e ta mundin, pas pesë vjet betejash të përgjakshme.

Potenciali ushtrarak gjerman mbështetëj mbi n ë ushtri të fuqishme, të organizuar e

disiplinuar e të pajisur me armatime moderne, që e bënin ushtarin gjerman më t’aftë e

trim në aspektin luftarak, ku mbeti si proverb, se mjaftonte një motociklist për të

pushtuar një qytet. Në Shqipëri gjermanët nuk pushtuan asnjë qytet me veprime

luftarake, dhe në dy raste, të provokuar nga komunistër, dogjën dy fshatra duke vra

disa fshatarë, nga shkaku i provokimit të bërë kastile nga partizanët, që në ato raste ia mbathnin këmbëve.

Gjenerali Petein dhe Hitleri, nënshkruan kapitullimin e Francës për të shpëtuar Parisin, që Hitleri kishte deklaruar që do ta rrafshonte të tërin. Peteini u detyrua të pranojë për

atë pjesë që u quiajt Qevria e Vishis (Vichy) duke e mbajtur territorin e brendshëm të

Fracës të paprekur. Gjermanët zunë vetëm bregun e oceanit Atllantik dhe rrypin e territorit te Qeverisë të Vishis. Peteinit, kjo marrëveshje iu quejt tradhëti dhe u dënua ,

pavarësisht së ishte i shpallur Hero i Luftës Parë Botërore, titull që nuk iu hoq. Me kapitullimin e Francës lufta mori përpjestime të mëdha dhe u shtri në gjithë Europën

dhr zfrikën veriore.

Prishja e postoblloqëve kufitare nga gjermanët ku nisi invazioni

IiPolonisë.

Divizioneve e blinduara gjermane nuk mund t’u banin ballë regjimentët e

kalorsëse polake, që u asgjësuan.n Sacrifuca e tyre akti më i lartë ui

vetmohimit për mbrojtjën e Atdheut.

Gjermania e Bashkimi Sovjetik e ndanë Poloninë midis tyre si plaçke

lufte. Nazismi dhe komunizmi e gjetën gjuhën e përbashkët në dëm të një Polonie martire.

Page 38: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Monument i diktarurës

Projekt ideuar nga Lek Pervizi Apoteoza e diktaturës komuniste.

Një absurditet e çmenduri, sepse me 700.000 bunkerë qe mbushën Shqiperinë anëmbanë,

i binte 7 bunkere për një ushtar ??!! Jo që pastaj, me ato shpënzime ishin ndetue sepakut

100.000 apartamente për 200.000 familje shqiptare që do të thoshte strehim për një milion banorë.

Page 39: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba

Libri i fundit i Robert Eklsie, mbi Fiset Shqiptare

Page 40: SHBA Washington Memorial për fundin e Luftës Dytë Botnoremonumentale, tregon se ky akt u krye sa për sy e faqe, sa me la gojën e duert. Sepakut; edhe ashtu dosido, ta kishin ba