298
Hamdi Islami GURËT E KALASË

Hamdi Islami Guret E Kalase

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Hamdi Islami

GURËT E KALASË

Edited by Foxit Reader Copyright(C) by Foxit Corporation,2005-2009 For Evaluation Only.
Page 2: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Botues:ÇABEJ – Tetovë

Redaktor:Rami Kamberi

Recensent:Aqif Isaku

Lektor:Puntorie Ziba

Ballina dhe ilustrimet:Veli Gërvalla – piktor akademik

Rradhitja kompjuterikeSami Beqiri

Ndalohet çdo ribotim, dramatizim apo ekranizim pa lejen e botuesit

Tirazhi: 1000 copë

ShtypiÇABEJ - Tetovë

Page 3: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Hamdi Islami

GURËT E KALASË(Pjesë skenike, poema, përralla

dhe poezi për fëmijë)

Çabej

Page 4: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Botimin e librit e ndihmoi financiarishtMinistria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë

CIP - Katalogizimi në publikimBiblioteka Nacionale dhe Universitare

"Sv. Kliment Ohridski" – Shkup821.18(497.7)-1

ISLAMI, HamdiGurët e kalasë / Hamdi Islami, - Tetovë: Çabej,

2006. - 295 fq. : ilustr. 20 cmISBN 9989-150-43-5

COBISS.MK-ID 65139978

Page 5: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

RRËFIMI I LISIT SHTATGJATË

(Poemë)

1.

Një dhiare nëpër malMë çon shpesh atje të dal.Dhe një erë aty që frynMë takon me fëmijërinë.

Me një dhi e me dy edhaLumturinë andej e derdha.Në i thënçin lumturiAsaj jete me një dhi. Fëmijëria ime e plasur!Pse më je tash kaq e dashur?Pse më vjen kështu të qaj!Kur ti më ishe gjithë vaj?

2.

Dhe ja, sot sërish erdhaKëtu, ku atë e derdha.Siç këput gjethet nje edhNëpër ferra ta mbledh, ta mbledh.

5

Page 6: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

6

Page 7: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Për një bletë e për një fluturQë fluturonin me krahët e bukurDhe atëherë unë pata shkruarPas tyre duke vrapuar.

Dhe për kusinë në blozarQë e kishim argjend e arUnë shkruaja nganjëherëQë të jetë plot përherë.

3.

Sot më erdhi fëmijëriaAshtu ngadalë siç fryn puhia.Për një çast e për një orëM’i hodhi krahët në kraharor.

S’jam tani me dhi e edhPo mendja larg tutje më bredhAsaj dhiareje nëpër malAq kujtime që më ngjall.

Dhe ndalem e s’eci dotPranë një lisi me degë plot.Kokën gjer në qiell e kaMe të tjerë krah për krah.

Kushedi sa i kanë rënëKaq vragë që i kanë lënëPo ai si lapidarMe kokën lart qëndron krenar.

7

Page 8: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

4.

Ndalu pak, më thotë, o djalë,Eja ta heqim këtu një mallë!Dhe më merr në krahët e tijSiç më merrte në fëmijëri.

- Tungjatjeta, o lis shtatgjatë,Që më rri drejt si shpatë!A s’më thua, o i uruar,Ç’ke parë e ç’ke dëgjuar!

Ai ngadalë e ul dorënE ma prek mbi kokë borën.Buzën pakëz e vë në gazDhe barkun nisë e zbraz…

...Ishte kohë e nxirrë atë motKur unë erdha në këtë botë.Babain tim ma patën prerëCopë-copë, kushedi sa herë.

U linda unë te rrënjë e tijTë vazhdoj ku mbet ai.Kur më nisi për në jetëMë la një amanet:

Merre udhën, tha, o bir!Do ta keshë pak vështirë.Po, ama, do qëndroshQë gjakun më tej ta çosh!

8

Page 9: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

5.

Si llastar i njomë kur ishaShpesh këndej kalonin bishaSa herë brinjët m’i lakuanDhe lëkurën ma qëruan.

Sa më dogjën e sa më shanëDhanë e morën anembanë:E shfarosëm, e shfarosëm!E palosëm, e varrosëm!

Po s’më shkulën dot ataSe gjyshi rrënjët thellë i ka.Kur më prenë e kur më vranëNxirja krye në tjetrën anë.

6.

Binte borë e binte shi…Kudo tym e kudo zi.Mali ishte gjithë rrënkimSi në kohë të gjyshit tim.

Dhe një ditë, eh, ç’kam parë!Kur më erdhën dy fshatarë.Bukë e qepë aty shtruanDhe nisën e kuvenduan:

- Do t’i dalim zot vatanit!Do t’i biem të gjithë dushmanit!Zgjedhën ne s'e durojmë dot!Ta heqim qafe për jetë e mot!

9

Page 10: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

E u kapën sup më sup.Kokë më kokë e trup më trup!Si e dhanë aty betiminNë mua e ngulën të dy shikimin:

- Le të jetë ky dëshmitar,Sot këtu që na ka parë!Sa të jetë e sa të rrojë,Breznive le t’u tregojë!

Si u lidhëm me besa - besëQë malit t’i japim shpresë!

E i vunë dyfekët në krahëE fuguan nëpër rrahNjë kësulë e një kasketë.Mbi ta qeshën, qeshën retë...

7.

Dhe u mbushën maletKudo me petritëNë supe mbanin hallet,Në sy kishin dritë.

Ja, këndej kaluanPorsi suferinë!Dhe shkuan tutje, shkuan,Ta heqin robërinë!

10

Page 11: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Se kuçedra plakëIshte me shtatë kokë.Nga goja nxirrte flakë.Rëndonte shumë këtë tokë!

Sa skifterë që ranëMe dyfekë në dorëMalit iu bënëStoli në kraharor.

8.

Unë pastaj pashëUjqër e zagarëSi na nxirrnin fashëSi na vinin zjarr!

Si shushunjat erdhënMe hunj e me lakSi mbi mal u derdhënPër të pirë gjak!

Dhe rënkonim ne,O, sa shumë rënkonim!Qiellin plot me reÇdo herë e shikonim.

Si u mbush një ditë,Pamë, me kryqa t’thyer!Po shkuan t’u vënë pritëDhe armët për t’rrëmbyer,

11

Page 12: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Trimat si luanëTë fortë, tramundanë.

Yje t’kuq shkëlqeninN’kësulë e kasketë.Lart, lart mbi qiellinQeshnin, qeshnin retë.

Mitraloza, topa,Gjëmonin pa pushim.Tundej, shkundej botaNë luftën për çlirim.

9.

Dhe pashë, o, sa pashë,Trima që u vranë!Një djalë e një vashëJa, mu këtu ranë.

Sipër rrënjës sime Kokën vunë të dySi kurorë dafine Ndriçonin aty.

Pashë se si u ngjitënTë tjerë nëpër maleSi n’kraharor t’heroitKur vihet një medalje.

12

Page 13: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Kuçedra fashiste Që na vente zjarrI merrte nga s’i pristePlumbat mu në ballë.

Dhe e futi kokënE bishtin ndër shalëSe deshi të hajë botënSi ujku në përrallë...

* * *

10.

...Dhe erdhën gjallë ata të dy.Kësula me kasketën.Diell e dritë kishin në sySe luftuan për të vërtetën.

Por, ama, nuk zgjati shumëKjo ecje krah për krah,S’mund të ecnin në një gjurmëNjë fisnik dhe një maskara.

Se kasketa në rrugë dredhoiSiç dredhon një skile plakëPo dhe kësula shumë i besoiKur u nisë me të në flakë…

Ia lëshoi dhe zagarëtTa kafshojnë, ta hanë me dhëmbë.Por kësula, si të parët,Qëndroi drejt si lis në këmbë.

13

Page 14: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ah, i tha, kasketë dhelpër,Përsëri me thikë nën dorë!Jo, jo, ti nuk bëhesh tjetër!Ke qenë dhe do mbetesh horr!

Ti, moj, bishtpërdredhur,Dredhërinë e ke për soj!Sa e sa herë ma ke hedhurPrandaj kurrë më s’të besoj!

11.

Përsëri kaluan vite.Qielli i vranët si më parë.Kësula s’pa një rreze drite.Mes për mes trupin çarë.

I futi këmbët thellë n’ugarDhe i eci parmendës pas.Djersët i shkonin palë palëE i vinte për të plas.

Herë herë ngrinte hostenëE të mbrohej nga kafshimiSe i suleshin anësh qentëFaqe dheut fare ta zhbinin!

Po s’e zhbinë që nuk e zhbinëU skalit si përmendoreMe të tëra thikat në shpinëFaqebardhë doli në fitore.

14

Page 15: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Shtronte sofrën gjerë e gjatëMe bukë e kripë e zemër të bardhëDhe kokën e mbante lartMe djersën që i rridhte n’ballë.

Shponte tokën si turrjelëE të gjente pak metalPastaj të hapte një minierëFshehur thellë diku në mal.

E të bënte të bënte predhaNga e vogla te më të mëdha,Se, ajo, bishtpërdredhura,Ia kish marrë njërin krah.

Te degë e prerë nxirrnin kokëNjë pas një lastarë të rinj,Çdo ditë më shumë bëheshin tokTa kthenin krahun në vendin e tij.

12.

Dhe një ditë u ngrit kësulaDuke vënë emblemën n’ballëMori përpara siç mer furtunaTë tregojë se është gjallë.

Ngjeshi armë, karikatorëNjëherë e mirë e lirë të jetë.I tha, nga mali me dëborë:Dil këtu, tani, kasketë!

15

Page 16: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dil, po t' pres në istikamMbi supe të malit, në kala!Për një kokë dy duar i kam!Dil këtu, në ta mba!

Dhe i dha një rafalTokë e qiell u bënë një.Shkoi jehona mal më malE kaluara mos kthehet më!

13.

Ecnin kuajt nëpër natë.Mbanin armë e municion.Tutje ndihet një kollë e thatë,Rrokulliset një gur në hon.

Shkumë e bardhë në fund t’samaritSikur bora përmbi breg,Edhe hëna te vetulla e malitMe buzëqeshjen që i prek.

Djersën ujë në mes të dimritMbi kafshë e njerëz që kullonE merr vala e ShkumbinitDrejt detit sikur e çon.

Nëpër fshat kalon një qenMe hundën e veshët bigëTe një pleh një koc e gjenDhe ikën tutje tërë frikë.

16

Page 17: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Asgjë s’dëgjohet. Qetësi..Dridhma trupin ia përshkon.Te një strehë, nën çati,Është një sy që e shikon.

Ikën laroja nga luanët,Ikën, futet në vrimë të minit.Ushtojnë krismat nga të gjitha anëtBashkë me valët e Shkumbinit:

- He, he, heej, dëgjoni burra!Erdhi dhe kjo ditë e jonë!Më në fund, u ngrit kësula,Zgjedhën ta shkund përgjithmonë!

14.

Dha e dha kasketa plakë,Me inat e me tërbim!Tërë kalaja tym e flakë!Një togë trimash në luftim!

Dha e mori kasketa dhelpërMe autoblindat që nga largNën brinj, si një lepur,I fshihej tuta hyrë në bark!

Se nuk mund t’afrohej pranëE të kapej grykë për grykëNga ata pak luanëKishte tmerr e kishte frikë.

17

Page 18: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

15.

Dhe një natë lëshuan gjarprinQë të ngjitej në kala.Fshehtas fshehtas, mos e pikasnin.Te një gur helmin la.

N’ istikame ra rrufeja:- Menjëherë pikat leni!Maje malit qau reja.Këtë kishte bërë helmi…

16.

Në mesnatë iku gjumi.Në lëvizje njerëz, gjë.Një fjalë godet si plumbi:Më ngadalë, ej, mos bën zë!

Nga grazhdet gjedhet zgjidhni!Hauret i lini hapur!Ç’të mundeni në bohçe lidhniDhe nisuni pa e zgjatur.

Andej nga vjen ShkumbiniRrugës për në Prizeren.Mbi Veshallë t’na zë agimi.Gojë më gojë ky refren.

Një kokë varet në sup të nënës.Në dorë merret një bastun.Nga lart lotojnë dhe sytë e hënësLotë që mbushin tërë një lumë.

18

Page 19: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Mallkim! Mallkim! Prej çdo goje.Ecje me kokën kthyer pas.Mbeten pas fshatrat zgjoje.Ah, kjo zemër si nuk plas!

Rrugët, lëmët, muret shkretë.Një mace që mjaullin.Tej më tej një plumb që vret.Një mëz, më poshtë, hingëllin.

17.

Hoxhë dragoi në BrezareMe armën rrinte gati.Pas një mezhde të një areMbi dylbitë dorën zgjati.

Pa tutje, matanë Shkumbinit,Si ngjiteshin hienat blu.Një buzëgaz i erdhi trimit.Armën vuri përmbi gju.

- Bëhi gati, tha, o trima!Drejt vdekjes ata po ecin.T’u biem si vetëtima!Te ky breg duhet të vdesin!

Autoblinda kokën qiti.I la të ecin edhe pak.- Dorëzohuni! Në kulm bërtiti,Sikur stralli kur merr flakë.

19

Page 20: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po helmetat ashtu s' deshën.Hapën dyer për të dalë.Buzët e trimit me dhembje u veshënDhe britën në qiell: zjaaarr!

Një gjëmim e drodhi tokënGrykës mori valë-valë,Ta njoftojë Evropa BotënKëtu ka luftëtarë!

Luftëtarë të lirisë,Luftëtarë me bajrak,Për pragun e shtëpisëJapin jetën, derdhin gjak.

* * *

U ngrit në ajër blindë e parëMe hienat shkrumb e hi.Dhe e fundit u ndez zjarr.Vazhdon lufta për liri.

Mos e vrisni, tha dragoi,Kur pa një hienë të ikë.Domosdo që do tregojëKëtu si i kemi prit’.

18.

Dhe i zunë pikat në maleGur më gur e shkrep më shkrep,Prapa ledheve, në istikame,Si shqiponjat përmbi kep.

20

Page 21: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Topat, tanket villnin zjarrPa ndërprerje, natë e ditë.Dhe luanët në vijë të parëUa kthenin pritë më pritë.

- Këtu ejani, hordhi mizore,Këtu, në fushë t’mejdanit!Këtu ju presim, në llogore!I kemi dalë zot vatanit!

Por s’afrohen, s’afrohen dot.Mijëra gjyle u shkojnë kot.S’mund të vrisnin tërë një malQë në shekuj kish mbetur gjallë.

Dhe i ranë kudo në trup.Në kraharor, në qafë, në sup.Që nga koka gjer te këmbët.I skërmitnin, si ujqër, dhëmbët.

Hapnin plagë, varrë e vrragë.Kudo malit i rridhte gjak.Po dhe merrnin plumba në ballëDhe iknin me bisht ndër shalë.

19.

S’e patën të gjatë helmetat blu.Erdhën dhe ranë në gju.Gjak n’fytyrë s’u kish mbetur.Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur.

21

Page 22: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Foli kësula qetë qetë:Ja, kështu, moj kasketë!Mund t’rrojmë bashkë, po barabar!Jo ti n’shalë e unë n’samar!

Jo ti sipër, përposh unë.Mbaroi më kjo punë!Je kënaqur qe 100 vjet!Është a s’është kështu kasketë?

Po nuk deshe kështu ti,Ndahemi që tani!Nga të dyjat zgjidh e merr,Hesapi si të të del.

Pa pikë gjaku në fytyrë,Herë e zverdhur, herë e nxirrë,Kasketa fjalën mori,Më në fund, mezi foli:

- Dakord, dakord, si të thuash!Unë pajtohem ti si të duash!Po, më mirë të jemi bashkëNë këtë tokën tonë të lashtë.

Paske qenë burrë, kësulë,Për këtë s’mendova kurrë.Ndaj, t’më falësh për të gjithaTani më erdhi në sy drita.

22

Page 23: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe kësula më nuk foliDrejt në sy sytë ia mbolli.Por tjetra shikimin uliGjer te këmbët e përkuli.

* * *

Ja kështu, o trimi im,Këtu mbaron dhe ky rrëfim.Ishte paksa dhe i gjatëDo t’më falësh, paç uratë.

Për të tjera, tjetër herë.Do të vish në një pranverë.Se kam shumë për të treguar Për ç’kam parë e ç’kam dëgjuar…

1985 -2005

23

Page 24: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

24

Page 25: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GURËT E KALASË

Marrin pjesë: Gurët I, II, III, IV, V dhe VI që simbo -lizojnë Ilirët, shqiptarët, romakët, bizantët, serbët dhe turqit(nga tre nxënës, vajza e djem). Gurët e I dhe II janë të ven -dosur në skenë. Të I-ët janë anash ndërsa të II-t qëndrojnëkokëlartë në mes. Në kraharor kanë të lidhur nga një kartonku shkruan GURI I, përkatësisht GURI II. Të tjerët gjendenjashtë dhe, derisa lexohet a thuhet përmendësh PROLOGUnga një nxënës që nuk merr pjesë, ata hyjnë sipas radhës, menumrat në kraharor.

Gurët e I dhe II preferohet, sipas mundësive, të kenëkësula të bardha por mundet edhe pa to. Në sfond mund tëjetë një vizatim i një kalaje.

(Strofat që vijojnë i thonë nga një prej secilit grup.Njëriprej gurëve të II nisë prej fillimit, ndërsa njeri prej Gurëve tëVI prej fundit. Kur guri tjetër II e nisë strofën e dytë, i tretinisë të parën kurse i V-ti strofën e gjashtë e kështu me radhë.Në të vërtetë të gjithë thonë diçka, por asnjeri nuk përputhetme tjetrin.Kështu bëhet një pështjellim i madh aq më tepër kur bërtitjet shoqërohen edhe me gjeste)

25

Page 26: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PROLOGU:

Në një shesh të gjerë,Te muret e Kalasë,Një ditë gjithë poterëGurët janë përplasë.

Dhe sa keq u zunëNjeri kundrejt tjetrit,Me urrejtje shumëI riu ndaj të vjetrit.

Ata qenë të rënëNga muret si lerë,Që koha i kish ngrënëMe dhëmbë, dimër verë.

Po nuk rrinin qetëSiç duhej të rrinëAty ku ishin tret’Me gjithë lashtësinë.

Një herë me ngadalëPastaj me zë plotZunë t’i ngrejnë fjalëtQë aman o zot! (Fund i PROLOGUT)

26

Page 27: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Që kur lindi DielliQë kur lindi HënaQë kur u hap qielliKëtu m’ka bërë nëna!

Prej se u bë botaPrej se u bë maliPrej se u bë tokaJetën këtu ma fali!

Që kur buron lumiQë kur është detiMua s’më zë gjumiSe këtu më gjeti.

Prej se bie borëPrej se bie shiMbi malin shkëmborMbi shpellë, mbi çati!

Që kur digjet zjarriQë kur qet rrufejaQë kur bleron bariQë kur mbulon reja

Unë këtu jam!DenbabadenVend tjetër s’kamDhe këtu do të jem!

(Gurët e I-rë kthehen befas, duke përplasur këmbët dhe me zë të lartë:)

27

Page 28: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ndaluni, ndaluni, mjaftë!Ç’është gjithë kjo zhurmë!Goja ju thaftë!Ç’bërtitni kaq shumë?!

(njeri prej tyre):

Aaa! Ju jeni ata!Ata gurë të shkulur!Që kushedi prej ngaKëtu jeni ngulur!

(tjetri):

Kush mos ju dëgjojëTë flisni më kështu!Se ju që të gjithëTë ardhur jeni këtu!

(tjetri):

Shih si jeni bërë!Mbi muranë, si lerë!Më ashtu të tërëS’keni asnjë vlerë!

(tjetri):

E, ore, pse habiteni!Dhe sytë i keni nxjerrë!Ne këtu jemi Dhe kemi qenë përherë!

28

Page 29: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(tjetri):

Askush s’na ka vënë!Neve s’na ka prurë!Këtë vend kemi zënëNuk dihet prej kur!

(njeri prej gurëve të III-të):

Si? Si? Si the ti?Na qenkeni të parë?Po ne, o derëzi,S’kemi baballarë?

(njëri nga gurët e IV-të,njërit nga gurët e III-të):

Se mos do të thuashSe ju na jeni të parë!Fol ti sa të duashPo askush s’ta var!

(si kapen këta, gurët e I-rë hiqen mënjanë dhe qëndrojnë me kokën lart, me shpinë të kthyer nga ata)

(një nga gurët e III-të, njërit nga të IV-ve):

E themi, po si s’e themi,Madje me zë të lartë!Që këtu do jemiÇdo kush ta ketë të qartë!

29

Page 30: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Guri i II-të, të IV-it):

Dale, dale ti!Aq shumë mos u tund!Kur unë në mur kam hyrëTi s’ke qenë askund!

(një nga të IV-it, njërit nga të II-t):

Si ore s’kam qenë?Ku m’ke parë ti?Ja ku po ta themTi asgjë nuk di! ( i VI-ti, të IV-t):

Dëgjo ti katrosh!I dyti ka të drejtë!Sado të kundërshtosh,E ke të humbur krejt!

(një nga të V-ët, të VI-it):

Ty s’të pyeti kush!Pse përzihesh kot!As mendjen s’na e mbush,As s’ta varim sot!

(një nga të II-t, të V-t):

Ore, ti, shiko!Mos e hap aq shumë!Si njëherë, një kohë,Kur ishim ne në gjumë!

30

Page 31: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(tjetri gur i II-të):

S’na e hedhësh mëSi ke bërë përherëTani jemi në tëDhe ne si të tjerë.

(një nga të IV-t, të V-it):

E di kur ke ardhëMalit, prej matanë?Udhëve u hape varrë,Drurët dridhur janë!

(një nga të V-ët,të II-it):

Jo,s’jam i ardhur unë!Ty kush të ka thënë!Jam i vjetër shumë,Me diell jam,me hënë! (I III-ti, të V-it):

Si the ti, si the?Na qenke më i vjetër?Ti ke ardhur dje,E, mor, turinjdhelpër!

(një nga të IV-t, njërit nga të V-t):

Ç’thua, o i gjorë!Mos e thënç kurrë!Ti je një qorr!Ti nuk je në mur!

31

Page 32: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(I VI-ti, te V-it):

Shih si të kanë rënë,Të kanë rrokullis’,Ke mbet’me një dhëmb,Ke mbet’ pa kurriz!

(një nga të V-t,të VI-it):

Pse më thua muaQë kam hapur varrë?Për vete pse s’thua?S’ke qenë më i larë!

(një nga të II-t, të V-it):

Tamam, tamam e ke,S’ka qenë më i larë!Erdhi me rrufe,Na dogji me zjarr!

(një nga të VI-t, të II-it):

Shpëtuar ju kam unë!Si flitni ashtu1Po të mos isha unë,S’do ishit ju këtu!

(një nga të V-t, të VI-it):

S’kishe ardhur ti,T’isha unë i fortë!S’kam ç’të bëj tashti,Na kanë vënë nën rrotë!

32

Page 33: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Një nga të III-t, të V-it):

As ti mos u mburrQë ke shkelur shumë!Nga të gjithë këta gurëI pari jam unë!

(një nga të IV-t, të III-it):

Po, por unë të shpora!Të hudha në det!Këtë vend kur e moraE mbajta 700 vjet!

(një ngatë V-t, të IV-it):

E mbajte, vërtet,Por nuk bëre gjë.Unë për tridhjetëShumë gjurmë kam lënë!

(I III-ti, të IV-it):

Cilët janë më shumë,7oo, a njëmijë!Kaq kam shkelur unë,Këtë çdo kush e di!

(I VI-ti, të V-it):

Mos do të lavdëroheshQë ke shkelur gjatë?Unë këtu kur erdha,E bëra tërë natë!

33

Page 34: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Një nga të II-t, të VI-it):

Po, ama, ç’të gjeti!Mirë ti mend e mba,Njëzet e pesë vjet,Këtu në kala!

(Një nga të VI-t, të gjithëve):

Pastaj, 500 vjet,Kush ndenji këtu?!Isha unë vetë,Fort mirë e dini ju!

(Një nga të V-t, të VI-it):

Ishe vërtet, gjatë!S’ka asnjë dyshim!Por unë tërë atë natëMendoja për kthim.

(Një nga të II-t, të V-it):

Dhe u ktheve ti,Ah, ti gur mizor,Erdhe përsëriMe thikën nën dorë…

(Një tjetër gur i dytë):

Na e ngule në shpinë,Na e ngule në ijë,Se besë ne të zumë,Ah, ti fqinj i zi!

34

Page 35: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Një tjetër i dytë):

Po s’hipe dot në kullë!Ashtu si njëherë,Dhëmbin e ke ngulëJa, aty, në ferrë.

(Një nga të V-t, të II-it):

(me lutje)

Na lerë të hypim pak!Në kullë të kalasë!Ah, ta shohim detin,Valët si përplasë!

(Një tjetër nga të V-t):

Vetëm pak ta prekim!Pakëz t’i lajmë sytë!Këtë etje ta hjekimJu keni mrekullitë!

(Një nga të III-t, të II-it):

Mos e lerë, mos,S’meriton ai.Deti të bëhet kos,S’ngopet bark i tij!

35

Page 36: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Një nga të IV-t, të II-it):

Mos gabohesh prapëQë të të mashtrojë!Ajo dhelpër plakëTë futë krejt në gojë.

(Një nga të V-t, të gjithëve):

Ç’ përziheni ju!Është punë e ime!Shporruni prej ketu!Se ju bëj thërrime!

(Gurët e III-të):

Pa hë, pa hë nis!

(Gurët e IV-t):

Hë, n’guxofsh, s’ta mba!

(Gurët e VI-të):

More turinj pis!

(Të gjithë):

More tra la la!

(Gurët e III-të):

Ne të bëjmë pluhur!

36

Page 37: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Gurët e IV-t):

Ne të bëjmë hi!

(Gurët e VI-të):

Këta duhet lidhur!

(Të gjithë):

T’i fusim n’kuvli!

(Gurët e I-rë, të gjithëve):

Mjaftni! Mjaftni më!Na shurdhuat veshët!Ç’është gjithë ky zë!Shikoni qafëleshët!

(Një nga gurët e I-rë):

Ç’është këtu, pazar?E dini ju ku jeni!,E, more zuzarë!Llafet shpejt t’i leni!

(Të gjithë gurët e I-rë):

Është kala e jonëKjo, ç’dërdëllisni!Ne kemi qenë gjithmonëDhe jemi të një fisi!

37

Page 38: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Kapen krah për krah me të II-t)

(Një nga gurët e I-rë):

Ju të gjithë, zotërinj,T’ardhur jeni këtu!Prandaj tërë faji,Qëndron përmbi ju!

(Tjetri gur i II-të):

E, si keni ardhur,E dini këtë vetë.Me hekur e me zjarr!Kudo e bëtë shkretë!

(Tjetri):Dhe ne ju duruam‘dhe pse ishit shumë!Sado u munduat,Dot s’na vutë në gjumë!

(Tjetri):Shkelët ju dhe tjerë.Shkelët pa mëshirë.Po të gjithë janë terë.Që të gjithë janë shkrirë.

(Tjetri):Veç ne kemi mbeturSiç ishim gjithmonë,Dhe nuk jemi hequr

38

Page 39: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nga kala e jonë.

(Tjetri):Ju na përvëluat,Na pretë, ju, na vratë!Fëmijët në djep na i shpuat!Pleqtë, vajzat, gratë!

(Tjetri):Po s’na zhdukët dot,Siç zhdukët të tjerë.Këtu jemi sotDhe do të jemi përherë!

(Pas pak, tjetri):Ne s’ju themi prapëNga erdhët, të veni!Jemi demokratë,Zemrën det e kemi!

(Tjetri):Po deshët me neN’barazi të rroni,Një diell të na nxeh,Ja pra, urdhëroni!

(Tjetri):Ju me punën tuaj,Ne me djersën tonë.Mos na vjen i huajiAshtu si gjithmonë!

39

Page 40: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(tjetri):Po, ama, secili,Zot në shtëpi të vet!Të mos e zë trishtimiPo i lirë te jetë!

(Një nga gurët e III-të):Ne kështu pajtohemi!Kështu do të jetë mirë!Për të këqijat, pendohemi,Pranojmë me dëshirë!

(Gurët e IV-të):Dhe ne kërkojmë faljeMe tërë qenien tonë!Ne nuk duam ndarje,Fati na bashkon.

(Një nga gurët e VI-të):Kemi bërë gabim!Sa gabim të madh!Prandaj, kërkojmë faljeNga të gjithë me radhë!

Veç, nga ju, vendas,Që ju bëmë zullum.Jemi për të plas’,Kërkojmë falje shumë.

40

Page 41: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Tjetri):Nëse na pranoniBashkë me ju të rrojmë,Ashtu, si të thoni, Ne nuk kundërshtojmë.

(Një nga gurët e V-të):Po ne? Ç’presim ne?Pse nuk kërkojmë ndjesë?

(Që të tre):Po, po, që të tre,Na falni o njerëz!

(Njëri nga gurët e V-të):Ah, se ç’kemi bërë!Kalasë kur i erdhëmMali të tërëSi bishat iu derdhëm!

(Tjetri):Kemi qenë mizorë!Ah, kjo kokë, kjo kokë!Jemi bërë horrKur shkelëm këtë tokë.

(Tjetri):Nëse më lejoniTok me ju të rrojmë,Dhe ne, si të thoni,Nuk do t’kundërshtojmë.

41

Page 42: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Gurët e I-rë dhe të II-të):Jo, ne nuk duam!Të rrojmë tok me ju!Që tani do ndahemi,Sot e këtu!

Nuk ju zëmë besë!Se dhelpra e ujqër jeni!Prandaj, mos kini shpresë,Dhe në dreq të veni!

(kapen krah për krahu dhe dalin) (Perdja)

1992

Kjo pjesë skenike mori çmimin e tretë në konkursin e revistës „Gëzimi“ – Shkup.

42

Page 43: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

43

Page 44: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGAT DHE ÇIZMET

VETAT:

CiceroniOpinga ilire I, II, III.Opinga arbëreshe I, II, III.Opinga shqiptare I, II, III.Çizmja romakeÇizmja osmaneÇizmja serbe

CICERONI:

Te Pallati i MadhMe kënde e kthina shumë,Shkojnë njerëz me radhëE futen si lumë.

Do të hyjmë sotDhe ne në këtë muzeTok me tërë atë botëTë shikojmë atje.

Ka aty në kthinaTë ndryshme trofe,Në luftë me armiqtë Janë zënë pre.

44

Page 45: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ka dhe eksponateNga të parët tanëArmë e veshmbathjeQë, kur u vranë, i lanë.

Po ne që të gjitha Nuk i shohim sot.Duhen orë me qindraPër t’i parë plot.

Do ndalemi te Opingat,Te çizmet qafëgjataQë rrijnë në vitrinatPranë mureve të lashta.

Pa të vëmë vesh,T’i dëgjojmë se ç’kanë!Ato zihen shpeshVetëm kur janë.

Ja, dëgjohen zëratGjer këtu, n’platé.Zërat vijnë prej brenda.Vijnë prej atje!

Tani le ta hapimDerën me ngadalë.Si duket, mund t’i kapimTek janë zënë me fjalë.

45

Page 46: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Hapet perdja)

OPINGA ILIRE:Si the ti, si the?Na ke qenë romake?Tani me thuaj ç’je!Tani, moj torrollake!

ÇIZMJA ROMAKE:Eh, si isha atëherë!Në botë më e para!S’kish si unë të tjerë,Askush s’më dilte para!

OPINGA ILIRE I:Ah, s’na shkelje ti,Mos ishte tradhëtia!Kur Dhimitrin e ziE hëngri lakmia!

OPINGA ILIRE II:Na shkele, vërtet,Siç shkel gjarpri barin.Kushedi sa vjetMe thundër shtype malin.

OPINGA ILIRE III:Por ne nuk u zhdukëm,Siç zhduke të tjerë.Shumë beteja humbëmPo luftën asnjëherë.

46

Page 47: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA ILIRE I:Dhe pas njëmijë vjetëshU dukëm përmbi tokë,Atje maje bjeshkëshMe shallet në kokë.

OPINGA ILIRE II:Ndaj dhe na kanë prurë,Na kanë vënë këtu.Qëndruam si gurë.Fituam mbi ju.

OPINGA ILIRE III:Shih ti si je bërë!Me qafën lakuar!Perandori e tërë,Ku ke përfunduar!

OPINGA ILIRE I:Të kanë vënë të të shohinNjerëzit me mëri.Por, s’do mund të të njohinNë këtë katandi!

ÇIZMJA ROMAKE:Vërtet, si jam bërë!O, mo zot më keq!N’muze më kanë vënëTë dukem për dreq!

47

Page 48: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

S’ dua të rri këtu!T’më shohin përditë!S’kam unë punë me ju!S’dua t’ju shoh sytë!

OPINGA ILIRE I:Jo, këtu do rrish,Aty ku të kanë vënë!Si dijte atëherë të vish,Të na shkelje me këmbë!?

OPINGA ILIRE II:E mba mend si ishe?Tërë e krekosur!Dhëmbë e thonj kisheBotën për ta sosur!

OPINGA ILIRE III:Tani rri këtu,Ku do rrish përherë!Se mendja për këtë S’të shkoi asnjëherë!

CICERONI:Po ju? Nga ju kemi?Do të na thoni vetë?Këtu prej kur jeni?Keni më shumë vjet? (Heshtje)

48

Page 49: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA ARBËRESHE I:Kanë, si nuk kanë!Këtë e dijmë ne!Ka shumë kohë që janëKëtu në muze.

OPINGA ARBËRESHE II:Por, nuk flasin dot.Sepse kanë turp.E kishin një të zot.Pashain e madh turk.

OPINGA ARBËRESHE III:Dhe erdhën atëherë.O, se si na erdhën!Me këmbë për të na shkel’Si bisha na u derdhën!

OPINGA ARBËRESHE I:Deshën të na hanë!Krejt të na gëlltitin!Po ne asht iu bëmë,E u mbetëm në fyt!

OPINGA ARBËRESHE II:Kishim SkënderbeunNe që na printe.Nën këmbë u dridhej dheuPërreth kur u vinte.

49

Page 50: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ÇIZMJA OSMANE:Mos na e përmendni!Amani, rixha!Se një javë të tërëSyri gjumë nuk ka!

OPINGA ARBËRESHE I:Si një mur i madhJu doli në Ballkan.Ne na bëri gardh,Për të shtrenjtin vatan.

OPINGA ARBËRESHE II:Nëpër gryka maleshTek ngriheshin kalatë,Kudo midis zjarreshJu patkonjtë i latë.

OPINGA ARBËRESHE III:Të kujtohet tyI yti pa sha?Atje, te një vijë,Kur iku e të la?

ÇIZMJA OSMANE:Po unë s’pata faj!Pse më prunë këtu?O, më vjen të qaj!Si do rri kështu?

50

Page 51: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA ARBËRESHE I:Po hë, se nuk je vetëm!Ke dhe shoqe plot!Këtu tërë jetën Do të rrini tok!

Mund të bisedoni,Mund t’i qani hallet.Mund dhe t’i qortoniMbretërit, pashallarët.

ÇIZMJA OSMANE:Jo, më mirë të vdesim!Siç vdiqën ata.E më të mos presim Të tilla hata!

OPINGA ARBËRESHE I:S’keni pse të vdisni,Të mbusheni dëshprim.Ju te njera tjetraDo gjeni ngushëllim.

Ja ku janë gjermanetMe kryqin e thyer,Andej italianetGryka e qafë zbërthyer!

Këtu janë romaket,Bizantinet dy,Serbet, austriaket,Ish perandoritë!

51

Page 52: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA ARBËRESHE II: (publikut)Ish perandoritë,Me emër, me nam!Ja ku janë tani,Vendin ku e kanë!

Këtu në muzeAto do të rrinë,T’i shikojmë neNë kohërat që vijnë.

OPINGA ARBËRESHE III:Në kohërat që vijnëDo hyjnë gjeneratat,Të mësojnë për historinë,Për kordhat, për shpatat.

Si ranë përmbi taMe vrull e me zjarr,Si ikën ataMe bishtin ndër shalë!

OPINGAT ARBËRESHE I, II, III:Si ngadhnjyem neOpinga të çjerraSi erdhëm në muzeNga kohë të tjera.

Kur ishim të bashkuar,Kur ishim si një traNë një kohë të shkuar,N’epokat e mëdha!

52

Page 53: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

CICERONI:Pa t’i shohim pak Këto që janë këtu!Me qafën lak,Pse na rrinë kështu?

E, moj, do na thoni,Pse rrini kokëvarë?Ngrenie dhe shikoni!Ou, jeni duke qarë!

Apo ju rëndon Mendimi mbi kokë,Pse përgjithmonëS’e shkelët këtë tokë!

Dhe, vërtet, ç’ju deshTë shkelnit tokë të huaj?Apo s’ju mjaftonteGjithë ai vend i juaj?!

Kthehuni këndej!Kthehuni t’ju shohin!Ja, ata andej,Duan që t’ju njohin!

Hë, nuk flisni, jo?Nuk i ngreni sytë?Pa shih, pa shih këto,Janë lidhur në fyt!

53

Page 54: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA SHQIPTARE:Janë nga Karpatet!Ato i njohim ne!Madje shumë më parëSe që janë në muze.

OPINGA SHQIPTARE II:Vinin me lëkuraTë parët e tyre,Sepse egërsiraIshin prej natyre.

OPINGA SHQIPTARE III:Kur ne mprehnim qetë,Kur lëronim tokën,Ata s’dinin as vetëKu ta fusnin kokën.

OPINGA SHQIPTARE I:Por dhelprat ngadalëNa hynë në mes.Ne ishim të përçarëMe kokën në thes.

OPINGA SHQIPTARE II:Sava e DanubiKu rrjedhën e kanëAtje ishin tokat E të parëve tanë.

54

Page 55: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGA SHQIPTARE III:Këta na i morënPak e nga pak.Përherë na e hodhënDhe na vunë në lak.

OPINGA SHQIPTARE I:Kur çizmja osmaneIshte e sëmurë,Këta prej çdo ane Mbi ne janë vërsul’.

OPINGA SHQIPTARE II:Për këtë tokë të pakëQë na kishte mbeturSytë u nxirrnin gjakMe kralë e me mbretër!

OPINGA SHQIPTARE III:Dhe u ngritëm ne,Siç ngriheshim gjithmonëTë vdesim atjeKu ishte nderi jonë.

OPINGA SHQIPTARE I:Fqinje me tradhëti,Fqinje e pa besë!Ç’na ke bërë tiPër faqe të zezë!

55

Page 56: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ÇIZMJA SERBE:Ç’ju kam bërë unë!Aman, pse më ngarkoni!Pastaj, këtë punëËshtë mirë ta harroni!

OPINGA SHQIPTARE I:Nuk harrohet dot!Jo, jo, nuk harrohet!Që atëherë e sot Urrejtja po shtohet.

OPINGA SHQIPTARE II:Si mund të harrohenFshatra të tërë,Kur digjen, shkrumohen,Hi e pluhur bërë?

OPINGA SHQIPTARE III:Si mund të harrohenPleqtë, plakat, gratë,Kur s’mundeshin të mbrohenE ju na i vratë!

OPINGA SHQIPTARE I:Si mund të harrohenZërat e fëmijëve,Kur të gjallë përshkohenNga flakët e shtëpive?

56

Page 57: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

OPINGAT SHQIPTARE I, II, III:

(publikut)

Jo, jo, nuk harrohen1Nuk harrohen dot!Kështu po lavdrohenTë na bëjnë dhe sot!

Nuk do të lejojmë T’na bëjnë si më parë!Dhe ne do t’i m’shojmëZjarrit me zjarr!

Zjarrit me zjarr!Hurit me hu!Liria sa më parë Të vijë dhe këtu! (perdja) 1996.

57

Page 58: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

58

Page 59: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

KASOLLJA E MADHE

Pamje pylli. Në sfond (ose në një dru)

të duket shkrimi:

THIRRJE

MUND TË VIJË KUSH TË DOJËKËTË THIRRJE TA LEXOJË.TË GJITHA SHTAZËT MBI KËTË TOKËPREJ SOT DO JENË MIQ DHE SHOKË.QË TA LIDHIM KËTË MIQËSIBASHKË DO NGREJMË NJË SHTËPI.SIKUR NJERËZIT NË QYTETGJITHËSECILI NË DHOMË TË VET.PAS NJË JAVE NË KËTË VENDDO TË VIJMË TË MBAJMË KUVEND

DHELPRA (vetëm), pasi endet disa herë, publikut:Oh, më falni, ju lutem,Që po bredh kështu!Desha t’ju pyes:Kaloi dikush këtu?

59

Page 60: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(…)

Kam një sihariq!Një lajm shumë të madh!Dua t’i lajmërojQë të gjithë me radhë!

Ç’lajm i gëzuar,Është, të dini ju!I madh e i vogëlDo vinin këtu!

Por, ja, ç’ e do!S’po kalon askush!Pa dale, dale të shoh!Po vjen dikush! (shikon me dorën vënë si strehë)

LEPURUSHI (duke hyrë):-Mirëdita, zonja dhelpër!

DHELPRA (krahapur):-Mirëdita, lepurush!Ku më je, o mik i vjetër!S’po të shoh më në fushë?

Ee, dhe ti, tërë jetënE çove në ferrë!Po dil, më, të shkretën,Dil i lirë njëherë!

60

Page 61: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

LEPURUSHI:– Si të dal, moj dhelpër!E di dhe ti vetë!Që të gjithë më presinMe dhëmbët e mprehtë!

Fshehtas ndonjë lakër,E ha, herë pas herë.Me sytë e veshët katërPrapë futem në ferrë.

DHELPRA:-E pra, prej tani,mos u frikëso fare!Se ka dalë i riNjë lajm në këto male!

LEPURUSHI(I habitur):-Po hë, çka ngjarë?!Pa m’thuaj, aman!U tha se diç kanë parë,Po s’e di tamam.

DHELPRA:-Ja, lexo atje!Në di të lexosh!E ka shkruar djeQukapiku larosh!

61

Page 62: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

LEPURUSHI (pasi e lexon):-Obobooo, se ç’sihariq!Kjo s’është parë as s’është dëgjuar!Të gjitha shtazët të jenë miq,Vërtet qenka për t’u gëzuar!

DHELPRA:Dhe shiko, ti, lepurush!Sa më shpejtë të vraposh!Dhe në mal, dhe në fushë,Këtë lajm kudo ta çosh!

Pa prit, pa prit pak!Andej po vjen dikush!Ja, nuk janë dhe aq larg,Një dren e një drenushë!

DRENUSHA:-Mirëdita, lepurush!

DHELPRA:-Mirëdita, oj drenushë!Nga vini e nga shkoni?Ndaluni këtu, shikoni!

(bën me dorë kah shkrimi)

(Ndërsa lexojnë, këta të dy flasin me gjeste)

DRENI:-Ç’është kjo, mor të uruar!As s’është parë, as s’është dëgjuar!Po këto?Ç’janë këtu?E dini ju?

(tregon me dorë gjurmët në fund të shkrimit)

62

Page 63: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Është firma, sigurisht!E vënë me dorë e me gisht!Shputa e ariut mbret!Dhe e ujkut vetë!

(kafshojnë duart)

-Dhe shiko, ngado të shkoni,Që të gjithë t’i lajmëroni!

PAMJA E DYTË

LEPURUSHI (pasi hyn) Publikut:-Jo, jo, o të dashur,Unë nuk vete dot!Sepse kurrë s’ka pasurDrejtësi në këtë botë!

Mirë jam unë në ferrë!O, sa mirë që jam!Të gjitha rrugët çelë,Për të ikur i kam!

(fshehet)

(hyjnë duke biseduar Dreni, Drenusha,

Ketrushi, dy dhi të egra, Suta etj)

DHIA E PARË:-S’na duhet neve dhomë!S’na duhet as shtëpi!Kur kemi shkrepat tonëLart, në malësi.

63

Page 64: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

DRENUSHA:Mund të bëhet mikUjku qimezi?Pa le kur të hyjmë Bashkë në një shtëpi!

Na grin, na bën copë!Me dhëmbët si thikë!Ai s’bëhet shok.Është aq i lig!

DHIA E DYTË:-Jetohet me ariun,Me gjithë atë gojë që ka?Po me gjarprin, me thiun?Jo, nuk vete pra!

KETRUSHI:-As mua s’më duhetTë jetoj me ta!Janë të pagdhendur!Të egër sa s’ka!

Mirë e kam çerdhenAtje, në një dru.Si ta lë degënE të vij këtu?

DRENI (Sutës):Po ti, motër Sutë?S’na thua një fjalë?Me atë zë të butëS’po bëhesh e gjallë!

64

Page 65: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

SUTA:-Unë them, o të dashur,Që kjo është një çark!*T’i bëjmë sytë katër,E t’rrijmë sa më larg!

DRERI:Ashtu dhe unë them,Këtu mos vijmë fare!Më mirë të rrijmë atjeTë lirë nëpër male. (dalin)

PAMJA E TRETË

DHELPRA (duke kaluar):

(publikut)

-Unë do të vete!E pse të mos vete!Ujkun e Ariun Do t’i bëj për vete!

Pastaj ndonjë zogëzDo m’vijë në katua!Aty nëpër dhomëz,Lum e lum për mua!

(del)

65

Page 66: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GJARPRI:Unë do t’shkoj patjetërE të zë një dhomë.Me ata miq të vjetërBashkë të jem gjithmonë.

Jo si këtu iriqiQë s’më le rehat!Me ato ferra frikënMa ka shti në bark!

(del)

IRIQI:-Jam në dy mendje,Unë, iriq ferrëgjati.Po sikur të veteTë shoh si shkon sahati?

Këtij gjarpërziutQë po shkon me gaz,Dhe në vrimë të miutDo t’i vete pas!

(del)

UJKU (duke hyrë):-Oh, ç’më bën zemra!Të lumtë, o ari!Ku të vajti mendjaTe kjo mrekulli!

66

Page 67: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Të vrapoj pas dreritMë s’do kem nevojë!Aty në shtëpiE kam drejt në gojë!

(del)

ARIU (duke hyrë):Auuuu, auuu, auuuu,Unë jam ariuuuuu!Mezi që e pres,Atë ditë, për besë!

Të shoh si do vijnëDreri edhe Suta!Drenusha me dhinë,Me ato kofshë të buta!

E do vë kokënMu te qafë e tyre!Aq i mirë jamUnë prej natyre!

Ah, mos m’dëgjojnë!Se muri ka veshë!S’duhet të hapur gojëPara se t’i keshë.

67

Page 68: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PAMJA E KATËRT

(Para kasolles, të ulur e të shtrirë, janë ariu,

ujku, dhelpra, iriqi, gjarpri, derri).

ARIU (I shqetësuar, dhelprës):

- Ku janë të tjerët!Përse nuk vijnë?O mos është herët,O vendin s’e dinë!

DHELPRA:-Do të vijnë, o ari,Do të vijnë patjetër!Si një e një që bëjnë dy!Ata s’kanë rrugë tjetër!

UJKU (dhelprës)-Ti i ke njoftuar,Me thirrjen e shkruar?

DHELPRA:-Një javë të tërëKëtë punë kam bërë!

GJARPRI:-Mos u shqetësoni, zotërinj,Domosdo do vijnë!

68

Page 69: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ARIU:-Ti hesht atyDhe mos u përzi!Shiko, u bë dreka,E unë pa ngrënë mbeta!

UJKU:-Edhe unë pa gjë në bark,qe një javë, jam bërë lak!

DHELPRA (duke shikuar me dorë vënë si strehë:-Ja, po shoh diçka atje!Ah, jo, jo, iku tutje! (pas pak):Ejani, po duket prapë!Ah, i poshtri, ja dha me vrap!

ARIU:-Dëgjo ti, kunadhja plakë!Do të të shti të gjallë në bark!

(e kapë për fyti)

UJKU:-Dëgjo, ortak, kjo s’ka faj!Do ta shohim këtë pastaj!

IRIQI:-Ngadalë, zotërinj, më ngadalë!Kjo punë duhet parë!Si mendoni or tralalala,Ata janë aq budalla?

69

Page 70: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

T’u vijnë juve drejt në gojë?Unë këtë s’mund ta kuptoj!

(I vërsulen po s’mund t’i afrohen

prej ferrave)

GJARPRI:-Dëgjo ti, iriq ferrëgjati!Mos të vjen inati?Shkurto gjuhë e mbylli dhëmbëtSe të bëj lëmsh me këmbët!

IRIQI:-E mor gjarpër, kokëzi,Po ku i ke këmbët ti?

ARIU:-Hajde heshtni, ju të dy,Mos ju bëj të dyve hi!Pa më thoni, do të vijnë,Dreri, Suta me gjithë dhinë?

DHELPRA:-Do të vijnë, si s’do vijnë!Se n’shtëpi të re do hyjnë!Po pritni, duroni pak,Dhe pse jeni bërë lak!As dhe mua nuk më erdhiAsnjë shpezë,Asnjë thëllëzë, asnjë këndez!

70

Page 71: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

KETRUSHI (Nga magnetofoni):-Pritni, pritni o të marrë!do t’i del gomarit bar!Ju vërtet po besoniSe do mund t’i mashtroni.Kot e keni, or satrapë!Po, nga erdhët, kthehuni prapë!

UJKU: (I zemruar)-Po ç’na bëre moj kunadhe,me gjithë këtë rrenë të madhe!Tani shtriu të të ha!Se barku gjer në fund më ra!Ah, moj, ç’na bëre ti!Qe një javë pa ngrënë të rri!

(Ariu me forcë e prish kasollen dhe i vërsulet dhelprës.

Poashtu edhe ujku.

Pas disa kacafytjeve kjo u shpëton dhe u ikë. Ikin edhe të

tjerët duke i lënë ata në luftim e sipër.). (mbyllet perdja).

1996

71

Page 72: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

72

Page 73: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

G R E T H I D H E B L E T Ë T

Marrin pjesë: GRETHI dhe BLETËT

I, II, III, IV, V, etj. Një nxënës e thotë

PROLOGUN ndërsa pak më tej ndo-

dhet GRETHI. Pjesa mund të shfaqet

edhe në klasë, para prindërve.

PROLOGU:

Një mëngjez kur dielliNdriste mbi kodrinëIshte hapur qielliMë tërë kaltërsinë.

Dhe binin rreze ariTë bardha e të ngrohta,Kokën ngrinte bari,Zgjohej e tërë bota.

Bletët një nga një Me vesë lanin faqet,Ashtu, pa bërë zë,Shpirti të të kënaqet.

Se do shkonin larg,Larg në fushë e mal,

73

Page 74: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Tutje rreth e qarkPër të mbledh’ nektar.

Por, seç u ndodhiAtë ditë në të dalëSa shumë që i lodhiNjë greth hundëmadh.

Rrugën kishte zënëKrahë e këmbë hapurMendjen e kish vënëNdonjë për ta kapur!

-Po ky, ç'do jetë,Që ka ardhë këtu?Pse rri kështu vetë?Mos e dini ju?

Ika, s’e shoh dot!Kushedi se ç’pret!S’ka ardhur këtu kot!Duket si kokëshkretë!

Që është faqezi,Shihet që nga larg,Në brirë, në turinj,Si një derr në çark!

Por, le ta lëmëTë na tregojë vetë.Ka për të na e thënëFare pa e pyet’.(del)

74

Page 75: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(hyn BLETA e I, me vrap)

GRETHI: (I del përpara):-Oj, kush je ti!Ndalu, pse vrapon!Qëndro, qëndro aty!Më thuaj ku po shkon!

BLETA I (ndalet e habitur):-Unë?Unë jam bleta! Me këmbë e krahë të lehta!(i luan krahët)Po ti s’më ke parë,Ndonjëherë më parë?

Po shkoj të punojNë fusha, në male!Atje do fluturojMbi lule, livadhe!

(niset)

GRETHI:-Ndalu, pak, mos ikë!Nja dy fjalë i kam!S’ duhet të keshë frikë.Unë grethi jam!

BLETA:-Grethi?! Ç’kërkon këtu ti?Nuk qenke në gjumë?Hajde, o derëzi,Shko njëherë në punë!

75

Page 76: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GRETHI:-Po ndalu, moj bletë!Ndalu, ku do shkosh!Unë them dhe ti vetëMë të mos punosh!

Je lodhur aq shumëPër t’i mbush’ kosheretDhe mjaltin si lumëTa hanë të tjerët!

BLETA:-E hanë? Le ta hanë!Dhe u bëftë mirë!Unë për këtë jam!Pse, ty s’të vjen mirë?

(del)

GRETHI (publikut):-Sa e marrë që është!Punon për të tjerë!Kokën e ka me kashtë.I ka marrë erë!

(hyn bleta e dytë)

-E moj, ku po ngutesh!Ndalu këtu pak!Ku mendon të futeshMe gjithë këtë vrap!

76

Page 77: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BLETA e II-të:-E pe nga fluturoinjë motër imja bletë?Ku vajti, nga shkoi?Athua ku do jetë!

GRETHI:-Jo, s’ka kaluar!Këndej s’e kam parë!Po ti ç’je hutuar?Ndalu, më ngadalë!

BLETA:-Ua! Ti grethi je!Çfarë po bën këtu?Ah thumbin që ke,Tamam si një hu.

GRETHI:-Po dale, moj bletë,Dale, më, ç’më thua!Mos u bëj e sertë.Unë ty të dua!

BLETA:-Ua, ç’më thua!O greth kokëshkretë!Por ty, pa punuar,Askush s’të merr në jetë!(E sheh të parën dhe i bën me dorë) (del)

(hyn bleta e III, me vrap)

77

Page 78: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GRETHI:-Mirëmëngjesi, bletë!Ku ngutesh aq shumë?Ndalu, se jam vetë.Do shkojmë bashkë në punë?

BLETA:-Si?! Ti në punë?!Ç’të është kujtuar sot?Po hajde, mor tutkun,Hajde, mos rri kot!

GRETHI (duke e kapur për krahu):-E di çka, bletë?Do shkojmë në këtë anë!Janë lulet si det,Sa të bukura janë!

BLETA:-Jo, jo, s’vij andej!Shoqet i kam atje!Në daç eja këndej,Mos daç, rri ku je!

GRETHI:-E di çka, bletë,ato ty s’të duan!I dëgjova vetëMbrëmë kur biseduan!

78

Page 79: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BLETA (kthehet me dyshim):-Urrejtjen s’e besoj!S’ka në mesin tonë!Po më lerë të shkojSe kam mbetur vonë!

GRETHI:-Le po ti s’e di!Se ç’thonin ato!Të kishin ziliNë punë e kudo!

BLETA (duke u prapësuar):-Ua, kush qenke ti!Tani unë të shoh!E, more gojëzi,Të njoh, unë, të njoh!

(largohet)

GRETHI (me lutje):-Po dale, mos ikë!Unë s’të thashë gjë!Pse je kaq e ligë,S’e pata për gjë!

(publikut):-Eh, këto bletët ç’janë!Fare s’ta vënë veshin!Çfarë zemër që kanë,As s’të përshëndesin!

79

Page 80: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(Hyn bleta e IV) Grethi i del për-para dhe me të keq:-E moj, ti, ku vete!Ndal aty ku je!Deri tash ku mbete!Shoqet ku i ke!

Kthehu nga ke ardhë!Prap, nga rruga e ime!Të gjithave me radhëDo t’u bëj thërrime!

(bleta dredhon rrugën dhe vraponpër ku është nisur)

-Ah, n’të zënça unë!N’të zënça, moj e mjerë!Për të parë punëS’ke më, asnjëherë!

(hyn BLETA e V) asaj:-Po ti, ku je nis’!Ndalo po të them!Do të të thej n’kurriz!Se më bëtë helm!

BLETA e V (frikësohet, po e merr veten):-Oo, zoti greth!Ju qenkeni, ju!Po pse jeni zverdh?Ç’bëni këtu?

80

Page 81: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GRETHI (me të butë):-Ty po të pres,ty, moj e dashur!Se, që në mëngjez,Zemra më ka plasur!

BLETA:-Po pse?Ç’të duhem unë?Mos ka ndodhur gjë?Jam e zënë me punëDhe s’mund të rri më.

GRETHI:-Mirë më, mos e thuaj dhe ti atë fjalë!Me atë punën tuajKëtu më keni dalë!

(tregon me gisht majen e kokës)

BLETA:-Po hë, pra, ç’kemi?Do të vish me mua?Fushave të vemi Dhe prapë kthejmë në zgjua.

(e kap për krahu)

GRETHI:-Po, por jo andej!Do shkojmë në këtë anë!Se lulet këndejMë shumë erë kanë!

(bën me gisht prapa)

81

Page 82: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pastaj, ç’të duhet nektariTa mbledhësh për të tjerë!Aty, midis bari,Dua të rrimë njëherë!

BLETA:-Ç’thua, o greth,Kush mos na dëgjojë!Shiko pak përrethDhe mbaje pak atë gojë!

GRETHI:-Dëgjo, ti bleta ime,Shoqet nuk të donin!Ishin gjithë hidhërimeRrugës kur kalonin.

BLETA:-Si the, ti, si the?Shoqet me kanë sharë?!Po ti, ku i pe?

(publikut):-Po, po ka të ngjarë!Jam vonuar sot.Jam vonuar shumë.Është fare e kotëTë bësh tepër gjumë.

GRETHI;-Jo, moj, për atë!Po për diçka tjetër.Pse je më e aftë!Pse punon më tepër!

82

Page 83: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe e di se ç’thonin?Të të lënë vetëm!N’mëngjez mos të të zgjoninMadje tërë jetën.

(Bleta ecën së prapthi dhe ia mbathë)

(Hyjnë bletë të tjera, mundohet t’i kapë, pori i ikin. Një të

fundit e zë dhe e tërhjekë nga fundi i skenës. Ajo bërtet:

Ndihmë! Ndihmë!Hyjnë bletët I, II, III,…të gjitha. Vënë vesh)

BLETA e I:-Dëgjuat një zë?BLETA II:-Po, moj, si s’dëgjuam!BLETA III:-Jo, jo, nuk ka gjë!BLETA IV:-Po, po, shumë mirë dëgjuam!

(Të gjitha bëjnë andej nga dëgjohet

larg “Ndihmë, ndihmë!”

BLETA I: -Ndaluni, ndaluni!Ejani këndej, kapuni!Do ta zëmë me dorë!Do ta zëmë atë horr!

Vërsulen të gjitha me zuuuuuuuu,Zuuuuuuuu, dhe e sjellin në skenë.Ai ecën së prapthi. E futin në mes.

BLETA I:-E more zuzar!S’ke se ku të shkosh!Sot ke për të parëKu do përfundosh!

83

Page 84: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BLETA II: -Ti je parazit!BLETA III: -Ti s’bën asnjë punë!BLETA IV: -Ne s’e kemi dijt’, Na qenke dhe spiun!

BLETA I: -Deshe t’na përçash!BLETA II: -Të na fusësh pykën!BLETA III: -E, more kokëtrashë, S’ta kemi më frikën!BLETA IV: -O do kthesh së mbari, Të punosh si ne, O nën plis bari Ti vendin e ke!

BLETA I:-Dëgjon se ç’të thonë?Hapi veshët mirë! (e kapë për veshi)Në tërë lagjen tonëFaqen na e ke nxirrë!

BLETA II:-Punën që bën ti E bën veç i ligu!Me këtë, o thumbzi,Kënaqet armiku! (ai kundërshton)

BLETA III:-Qenke dhe kokëfortë!Qenke një kokëderr!Kot, e ke, kot!Do të shkosh në terr!

84

Page 85: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Të gjitha BLETËT (publikut):

-Për kokat si kynuk ka vend tjetër!Atje, në kuvli,Do futen patjetër!

(Largohen tutje) Mbyllet perdja.

1996

Kjo pjesë skenike fitoi çmimin e parë

në konkursin letrar në gazetën “FLAKA” të Shkupit.,

1998.

85

Page 86: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

P E N D Ë Z E S T ËD H E

P ËL L U M B A T

Marrin pjesë: KORBI, GALA,

SORRA, STËRQOKU (Të veshur me të zeza)

dhe PËLLUMBAT I, II, III, etj.

(të veshur me të bardha).

KORBI (duke hyrë):- Krra! Krra! Krra! Krra!Sikur unë askund nuk ka! (rreh gjoks)Jam i vetëm në këtë botë,Askush para s’më del dot!

GALA: (duke hyrë):-Ku të kam o Korb, o vëlla!Më merr dhe mua, pra!Dua të jem me ty tok,Edhe në qiell, edhe në tokë!

(Kapen dhe bëjnë të dalin)

STËRQOKU (duke hyrë):-Ndaluni, o ju të dy!Se dhe unë dua të vij!Dua të vij bashkë me ju,Vetëm s’mund të rri këtu!

(u bashkangjitet dhe bëjnë të dalin)

86

Page 87: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

SORRA (duke hyrë):-Stërqok, më prit, më prit, të lutem!Të rri vetëm, këtu, tutem!Ka kohë që ju kërkoj,Por s’ju shoh, as s’ju takoj!

KORBI: -Eja sorrë, eja pra!GALA: -Tok të vemi krah për krah!STËRQOKU: -Dhe në tokë, dhe në hava!TË GJITHË: -Krra, krra, krra, krra! (dalin)

PËLLUMBI I (duke hyrë, publikut):-More, ç’qe një zë?!Një si krrakëllimë?Dëgjoni ju gjë?Ja, andej po vijnë

Po, po, janë ata!Pendëzestë e zinj!Që enden va pa va,Mbi strehë e mbi çati!S’kanë lënë gjë pa ngrënë,S’kanë lënë gjë pa prish’,Në qafë na kanë rënëSiç të bjen një bishë!

(thërret me fishkëllimë dhe hyjnë

pëllumba (fëmijë) të tjerë)

PËLLUMBI II:-Hë, vëlla, ç’kemi?Ç’pate që na thirre?

87

Page 88: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Mos deshe përparaT’u dalim atyre?

PËLLUMBI I:-Po, po, do t’u dalim!Madje , sa më parë!Dhe hovin t’ua ndalimSe boll na kanë vrarë!

Le të bëhemi gatiNga të gjitha anët!Nga qyteti e fshati!E t’i zëmë katranët!

(derdhen nëpër skenë)

PËLLUMBI I:-Ndaluni! Mos u ndani!Gjithë të jemi bashkë!Ejani këndej, ngani!T’ i shohim atje jashtë!

(dalin)

(Hyjnë të frksuar: Korbi, Stërqoku, Sorra, Gala)

KORBI: -Shiko, shiko sa janë!GALA: -Dhe ende po mblidhen!SORRA: -Si duket, vendosur kanë, Në grykë të na hidhen!

GALA: -Nga të shkojmë, o korb!SORRA: -Tani ku të futemi!STËRQOKU: -Gjallë nuk biem rob!

88

Page 89: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GALA: -Më mirë është t’u lutemi!

KORBI:-Qëndroni këtu,E mos kini frikë!Jam unë përmbi ju!Mos bëni panik!

(Pëllumbat hyjnë nga të gjitha anët

dhe qëndrojnë më larg)

KORBI:-Nga vini ju, ç’doni!Kurrë s’ju kemi parë!Përse na rrethoni,Mos doni me na vrarë!

PËLLUMBI II:-Ne ju kemi parë!O korb, o katran!Sa herë na keni vrarëPa nam e pa nishan!

(U bën me shenjë të tjerëve. I rrethojnë dhe fillon për -

eshja. Ata kundërshtojnë. Ua lidhin duart prapa).

PËLLUMBI III:-Hë, tani, ç’do bëni!Ku do shkoni tash!Ndryshe mend nuk veni Ju, të liga kafshë!

89

Page 90: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GALA(duke qarë):-S’kemi bërë gjë,Ne, pse na lidhni?!Ëëëë,ëëë,ëëë!Ku do të na hidhni!

PËLLUMBI II:-Si? Si? S’keni bërë!Dhe e thua këtë fjalë?Një jetë të tërëShpirtin na e keni marrë!

PËLLUMBI I:-As zogj e as venuk na latë n’fole!Ju, o zemërzinj,Keni bërë kërdi!

SORRA(duke qarë):-Po ne s’kemi faj!Ç’na bëni kështu!?Oo, më vjen të qaj!Si u bë kështu?

PËLLUMBI II:-Ja, kështu do bëhet!Ta keni të qartë!Ju do zbritni poshtëE ne do hypim lart!

90

Page 91: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Nisu, ec përpara!Mbërtheu tutje!E, moj turinjthara,S’pranojmë asnjë lutje!

PËLLUMBI III:-Vendin ju e keniatje, në kuvli!Se keni qenë e jeni Shpirt e pendëlzi!

TË GJITHË (publikut):-Kështu do mbarojnëQë të gjithë me radhë,Ata që s’pranojnëTë rrojnë me zemër të bardhë!

1996

Kjo pjesë skenike është blerë në

Konkursin letrar, në gazetën “FLAKA”

1998.

91

Page 92: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NUMRAT LAVDËRAÇË

(Marrin pjesë 10 fëmijë të cilët në kraharor kanë të varur

numrat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 0, në karton ose në

steropol. Një fëmijë e thotë prologun dhe mbylljen.

PROLOGU

Të dashur spektatorë,Nëna, baballarë,Mësues, edukatorë,Prindër e arsimtarë.

Dhe ju o fëmijëQë u rrini në mes,Të gjithëve me radhëUnë ju përshëndes!

Domosdo më njihniJu, më keni parë.Jam në këtë shkollëQë nga klasë e parë!

Dhe e dini pse Kam dalë unë këtu?T’ju tregoj një ngjarje,Ta merrni vesh dhe ju.

92

Page 93: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Njëherë, në një klasë,Numrat kur i mësuan,Aty, në dërrasë,Pa fshirë i harruan.

Dhe dolën një pas njëNxënësit dorë për dore.Ashtu, pa bërë zë,Në fund të asaj ore.

Pastaj, o t’uruar,Pastaj se ç’kishte ngjarë!Numrat qenë ngatërruarDhe ishin zënë me fjalë!

Duke bërë me gjeste,Me duar e me këmbë,Prej dërrase poshtëTë gjithë kishin rënë!

Po një sy i fshehurTe vrima i kish parëSi një sy kamereAshtu siç ka ngjarë.

Dhe ky grup fëmijëshNë skenë e ka vënëQë t'i shohim neJa, ashtu të tërë.

Le t’i shohim praKëta art ist të vegjëlÇ’kanë bërë që kjo ngjarjeMos mbetej veç në letër.

(Fund i prologut)

93

Page 94: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

1-shi:-Unë jam i pari!Çdo kush le ta dijë!Më quajnë flamurtariDhe s’më del njeri!

2-shi:-Ashtu është, o fqinj!Ti tamam e ke!Veç se, pa njeri,Shumë i vocërr je!

1-shi:Le të jem i vocërr,Po, ama, i parë!Jam si një kokërrDhe nuk kam të ndarë.

2-shi-Po si merr guximTë dalësh para meje!Kur unë jam më trimDhe më i madh prej teje!

Jam sa dy herë tiMe çdo gjë në botë!Prandaj rri aty,E mos llafos kot!

94

Page 95: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3-shi:-Ç’ke që i lavdërohesh,O dysh hundëkërrutë!Rri e të turpëroheshSe unë në xhep ju fut!

4-ra:Si? Si? Si the ti?Në xhep i ke të dy?Ti atyre u thuaPo s’matesh dot me mua!

5-a:-Më ngadalë, moj zonja katër,sa shumë gojën që e ke hapur!A s’më sheh se jam këtu,Më e madhja nga gjithë ju?

6-ta:-Më e madhja qenke ti?Pa rri, moj pesë, rri aty!Rri aty, mos u krekos!Se jam 6-ta e të sos!

7-ta:-E sos, ti, e sos moj gjashtë,Të mos isha unë shtatë!E të marr të fus në bark,Me atë qafën si një hark!

95

Page 96: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

8-ta:-Dhe ti shtatëshe mos u mburr!Shih si je, e thatë, pa tul!Unë jam tetëshe, simetrike,Të gjithë më rrijnë në këmbë prëj frike!

9-ta:-Mos do dhe mua t’më frikësosh?Ti me kokë e barkun bosh!Përmbi mua nuk ka tjetër!Jam më e madhe dhe më e vjetër!

0-ja:-Ohoho, moj zonja 9-të,unë jam shumë më e rëndë!Dhe pse ju gjë s’më zini,Gjer këtu nuk më vini!

(prek barkun)

1-shi:-Si? Si?Ti zero e vogël?Pa rri se s’je as sa një gogël!S’ke as hundë, as qafë, as dhëmbë!Rrumbullake kokë e këmbë!

2-shi:E ç’peshë na paske moj e mjerë,Kur je bosh, pa asnjë vlerë!Një si vijë rreth e qark,Me atë formën porsi bark!

96

Page 97: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3-shi:-Hesht ti zero se s’je gjë!Mos dëgjojmë të flasësh më!Je një hiç, e zbrazur fare,E nuk bën as dhe një pare!

4-ra:-Me çka mburresh kokërrote ti?Kur s’të do asnjë fëmijë!Veç pas nesh do të rrish,Të na bëhesh si një bisht!

0-ja:-Pikërisht këtu kam vlerë!Se ju rriti kushedi sa herë!Prandaj rrini e mos folni,Kaq shumë të më nënçmoni!

Me të vërtet unë dukem bosh.Për ju nuk vlej asnjë grosh!Po kur vihem prapa jushGjer më gju s’më vjen askush!

Si do të ishit ju pa mua,Ndonjëherë keni menduar?Vetëm shifra shkruar në letër,Dhe, asgjë tjetër!

Pa veni në kokë gishtin pak,Do të shihni se kam hak!Ju kur jeni një nga njëDhe vetë e dini, s’vleni gjë!

97

Page 98: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

1-shi:-Uaa, po unë bëhem dhjetë!Më i madhi nga ju krejt!Eja motër, më rri pranë,Pa të shohin se ku janë!

2-shi:-Ti dhjetë po, por unë njëzetë!More njësh, more i shkretë!Aty ku je, aty të rrish!Se unë prapë bëhem dyfish!

3-shi:-Për kë bëhesh ti dyfish!Rri ore lavdëraçi dysh!Unë për ju jam tresh!Kur kam zeron ju mbaj në vesh!

0-ja:-Mjaftni, mjaftni me këto dhe ju!S’bën të ziheni më kështu!Se ata që ju dëgjojnëS’munden më t’ju durojnë!

E dini ju se bashkë kur jemi,Gjithë forcën aty e kemi?Dhe në mes kur futem unë,Bëhemi gjithnjë më shumë!

Le të kapemi krah për krah,Siç kapen motër e vëlla!Kështu e bëjmë matematikënDhe të gjithë t’na e kenë frikën!

98

Page 99: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

(kapen dorë për dore)

S’ka njeri që na del para,As në punë e as në gara!As s’e lëmë krimbin në mesE të grindemi brenda nesh.

Le t’ia themi këngës së zjarrtëKëngës sonë që na bashkonLe të ngrihet zëri lartSa më lart në qiellin tonë!

(të gjithë e këndojnë Himnin)

Rreth flamurit të përbashkuarMe një dëshirë e një qëllimTë gjith’ atje duk’ u betuarTë japim besën për shpëtim

Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtorKush është burrë e nuk frikohetPo vdes, po vdes si një dëshmor.

(MBYLLJA)

Ja kështu, të dashur,Mbaroi e gjithë zënkaNga zemra e plasurTriumfoi kënga!

99

Page 100: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe të gjithë e pamëSe s’ka rrugë tjetërTë jemi më pranëNë jetë e në vepër.

Dhe juve spektatorë,Nëna e baballarë,Bashkë me këta aktorëJu përshëndesim më zjarr.

Mirupafshim tjetër herë,Më të mirë, më me vlerë!

(Perdja)

1998.

100

Page 101: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

101

Page 102: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ZËNKA NË DOLLAP

Marrin pjesë: 8 nxënës që në kraharor kanë të shkruar

ose me steropoll emrat e librave. Njeri e thotë proologun.

(prologu)

Te një dhomë e vogël,Aty, në dollap,Librat e një nxënësiTë vënë mbarë e prap,

Ishin zënë një ditë,Sa keq ishin zënë,Dhe ashtu, paprit’,Poshtë kishin rënë.

Po pse, do thoni ju,Përse të jenë kapurPse kjo zënkë e tyreSi shumë ishte zgjatur.

- Ç’më keni hipur sipër!Bërtiste Kimia,Edhe unë jam libërSikur ju të tria!Kështu kishte nisur

102

Page 103: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Një përleshje e gjatëSa nuk ishin grisurNë tërë atë shamatë.

Ashtu siç ka ndodhur,Ashtu siç ka qenë,Këta artistë të vegjëlE kanë vënë në skenë.

Le t’i shikojmë praSi do t’na e thonëSe mund të kishte ngja’Dhe në dhomën tonë.

(mbarim i prologut)

103

Page 104: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

KIMIA:

Ç’më keni hipur sipërMua, që të tria!Edhe unë jam libërMe mësimet e mia!

Hiqmuni prej qafe,Se nuk mund ta mbajGjithë atë trup gjirafeDhe këmbët e saj!

BIOLOGJIA:

Rri aty ku jeMoj kimi e mjerë,Vendin poshtë e keSe unë jam me vlerë!

GJEOGRAFIA:

Po, mos isha unë,Këtu, sipër jush!Sa për këtë punëNuk më vjen askush!

HISTORIA:

Si s’të vjen askush!Unë për çfarë jam!Shiko sa jam mbush’Trupin sa e kam!

104

Page 105: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MATEMATIKA:

Po, po, nuk ka fjalë,I madh je, vërtetë,Por vetëm llafeKe në ato fletë!

HISTORIA:

Po jo si ti, me numra,X-sa , Y-na!Po të dalin nga brendaDo mbushej tërë dhoma!

MATEMATIKA:

Po t’mos ishin numratS’do ishe as tiMe gjithë ato dataQë i ke aty.

GJEOGRAFIA:

Si moj, nuk do ishte?Nga e di këtë?Pa rri se e prishe!Rri se s’di asgjë!

105

Page 106: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

FIZIKA:

Ajo s’ditka gjë?Ti nuk di çka flet!Të gjithë të mblidhemi njëS’bëjmë sa ajo vetë.

HISTORIA:

Mos e rrit aq shumë,Se s’është krejt ashtu,Për mua është një shkumëQë e futë këtu! (në gojë)

FIZIKA:

E fut, po s’e ha dot!Është e rëndë ajo.Gjithë nxënësit në botëNjësoj e mësojnë kudo.

E kam motër unë,Pa të s’bëj një hap!Prandaj më këtë punë Të lutem mos e zgjat!

HISTORIA:

Si moj, mos e zgjas!Çfarë më thua kështu!Unë t’mos isha pasS’do dihej asgjë për ju!

106

Page 107: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GJEOGRAFIA:

Tamam e ke dhe ti,Tamam, e ke qëlluar!S’do dihej, vërtet, pa ty,Asgjë e kaluar.

BIOLOGJIA:

Ç’ma lëvdon aq tepër,Moj gjeografi?Që është shumë e vjetërKëtë dhe unë e di.

Po ti ç’na ke bërëPër vete, na e thuaj!Sa popujt i ke vënëNën këmbë të huaj!

GJEOGRAFIA:

Unë nën këmbë të huaj,Popujt paskam vënë?!Jo, moj e uruar,Kjo mos qoftë e thënë!

Asnjëherë s’kam dashurDhe as që tani dua.Zemra më ka plasur,Po s’më pyesnin mua.

107

Page 108: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BIOLOGJIA:

Sa lumenj ke ndarë,Sa fusha, sa male,Sa njerëz kanë qarëNë gjithë këto ndarje.

HISTORIA:

Pse e akuzon?Nuk ka faj ajo!Kufinjtë kur janë vënëIshte tjetër kohë.

Të tjerë kanë vendosurPër sinorin tonëKanë nisur e kanë sosurT’na ndajnë përgjithmonë.

Këtë unë e diMë shumë se çdo kush tjetërTërë kjo historiËshtë një plagë e vjetër.

Plagë që kullon gjakMë shumë se një shekullE hidhur si farmakDhe ashtu ka mbetur.

108

Page 109: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BIOLOGJIA:

Kanë ngapak fajDhe të parët tanë.Shumë toka, prandaj,Nën këmbë të huaj ranë.

Kur vendosej fatiKur kishte pakëz shpresëQyteti e fshatiIshin me kokë në thes.

S’ishin të bashkuar,Siç duhej të ishinSe fatin në duarPatjetër do ta kishin.

LETËRSIA:

Ashtu është, moj motër,Ashtu ka qenë, vërtet.Kjo frymë në çdo votërS’kishte marrë jetë.

Kishte dhe shkrimtarëQë stolisnin vargjeQë të gjithë shqiptarëtTë kishin shumë bajraqe.

109

Page 110: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MUZIKA:

Kishte dhe këngëtarëQë ditë e natë këndoninNjerëzit e përçarëNë luftë t’i bashkonin.

LETËRSIA:

E vërtetë, motër.Lahuta me një telJa thonte kodër më kodërTë dilnin nga ky terr.

Por, ç’e do. Më kot.Na ndanë që na ndanë.Që atëherë e sot,Ja, kështu na lanë…

FIZIKA:

Hë ju, tash, do qani?Që k’shtu kemi mbetur?Asgjë nuk do bëni.Sa u bë një shekull.

Atë që të parët Nuk e bënë dot,Le t’mblidhen shqiptarëtDhe ta bëjnë sot.

110

Page 111: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Se vetëm bashkimiE ka bërë fuqinëDhe gjer te çlirimiPastaj mund të vijmë.

MUZIKA:

Hej, më ngadalë!Kujdes me zërin tuaj!Pas shpine janë ndalëLibrat e gjuhës së huaj!

FIZIKA:

Ou, po si s’i pamë!Si nuk i vumë re?Sa të poshtër janëDhe prapë i mban ky dhe.

BIOLOGJIA:

S’ka gjë, mos u tutë,S’e dinë gjuhën tonë,Përveç nga ata të tutëNëse nuk ua thonë.

FIZIKA:

Si? Si? Nga të mijtë?Mund t’ua thotë dikush?S’janë dhe aq çilimiS’besoj ta bëjë kush.

111

Page 112: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BIOLOGJIA:

Po, po! Pse habitesh!Dëgjo çka të them:Ngado që të vërtiteshGjarpinjtë i ke me helm.

Fër, fër, fër, me gjuhë,Me sy e me veshë,Sa atje, këtu,Futen në mes nesh.

LETËRSIA:

Ee, ju ku dolëtMe këtë bisedëDhe gjithëçka e morëtSi t’jetë e vërtetë.

Ka, nuk them që s’ka,Po nuk janë pengesë,Po të jemi si një traE të kemi pak kujdes.

FIZIKA:

Uh, sa i urrej!Sa i kam meri!Dot nuk i shikojAta fytyrëzi…

112

Page 113: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MUZIKA:

Nuk bën me urrejtje,As t’i keshë mëri,Po t’u bëjmë vërejtjeT’mos jenë shpirtzinj.

LETËRSIA:

Ee, s’e kanë dert ata!Nuk e kanë për gjë!Gjersa përmbi taNuk ngrihemi me zë!

MUZIKA:

Me zë të bashkuar,Në kor, me orkestër.Të gjithë të akorduar.Ne s’kemi rrugë tjetër!

LETËRSIA:

Ah, sa mirë që fletTi muzikë e jonë!Kështu po të jetëLiria s’do jetë vonë.

113

Page 114: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MUZIKA:

Dhe do të jetë një ditëDo të vijë patjetër!Ja, për këta dy sytë,Do ta bëjmë me vepër!

TË GJITHË:

Do ta bëjmë me vepërQë të gjithë sa jemi,Nga brezat e vjetërAmanet e kemi.

Amanet e kemiVendit t’i dalim zotDhe botës do t’i themiKështu s’jetohet dot!

S’jetohet, jo, kështu!Nën zgjedhë të huaj,Prandaj edhe juBëni detyrën tuaj!

Ju detyrën tuajTa bëni sa më parë,Sa s’ka nisur të vuajëÇdo gjë, të merr zjarr…

Dhjetor, 1997.

114

Page 115: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TREGIMI PËR BUBURRECËT DHE KARKALECËT

1.

Te rrëza e maleve,Buzë detit të kaltërKa qenë një lëndinë E bukur dhe e pastër.

Bardhari, Morava,Rrjedhën ku e kanë,Danubi e Sava,Si lumenj ku janë,

Kufinjtë atje i kishteKjo lëndinë më parë.Ndër të parat ishteE veshur dhe me bar.

Dhe te kjo lëndinë Që vinte si kurorëIshte shumë i madhNumri me banorë.

115

Page 116: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Në fillim të jetës,Kur ka mbirë bariIshin buburrecëtQë dritën panë së pari.

Vraponin e vraponinPas jetës, pas diellit.Natë e ditë punoninNën atë kupë të qiellit.

Ishin aq punëtorë,Ishin aq të mbarë.Me këmbë e me dorëMbushnin plot hambarë.

Ndaj dhe qenë të lumtur,Nga jugu n’veri,Në atë lëndinë të bukurQë quhej Iliri.

2.

Po një ditë se ç’ngjau,Një ditë në të gdhirë:Përmes lëndinës çauNjë si egërsirë.

Pas i vinin vargNjë hordhi e tërëKudo rreth e qarkIa behën me sërë.

116

Page 117: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhanë e dhanë të mbrohen Buburrecat mbarëTë mos u nënshtrohen Po t’u bënin ballë.

Por më kot. PykatU kishin hyrë në mesTë futur si thikat.Çdo gjë ishte ters.

Thoshin buburrecëtPësh, pësh, gojë më gojë:Ore, këta që erdhënJanë një tjetër lloj.

Do jenë lloj i ligAs vendi i vet s’i mbaS’mund të bëhemi mikKurrsesi me ta.

Pa shiko si janë,As qeni nuk i merrTurinjtë si i kanëTë ngjallin krrupë e mner.

Thoshin dhe të tjerëTek hynin në tokë:Si do çohet jetaMe këta mbi kokë?

117

Page 118: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Karkalecë me brirë,Karkaleca djall,Shih si na kanë hyrë!Si do bëjmë,vallë?

Si do rrijmë me ta, Si do rrojmë, më thuaj!Jo, më, jetë s’ka!Janë një gjak i huaj.

Rri më, dhe ti, rri!Mos u bëj merak.Janë vërtetë të zinjPo s’u trembemi aspak!

Jemi n’vendin tonë, Ne, ç’ke pandehur!Dhe do t’ jemi gjithmonëTë gjallë e të vdekur.

Duhet ne patjetërKëtu të qëndrojmë!Nga vendi ynë i vjetërS’kemi ku të shkojmë.

Hajdeni në punëTë shkojmë pa përtesëSe ka dhe spiunëKëtu midis nesh.

118

Page 119: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3.

Kështu kaluan vite,Dekada, shekuj, muaj,Pa një rreze driteNën këmbë të huaj.

Rridhte poshtë lumiSi një lot i gjatëE rëndë si plumbiErdhi dhe kjo natë.

Natë e gjatë pafundNatë e zezë sterëNapa shtrirë gjithkund,Tutje, dimër verë.

Thoshin buburrecatPësh, pësh, pësh, ndër dhëmbë:Sa të mëdha kthetratThundrra sa e rëndë.

Si do bëhet mojMe këta fqinj të zinj.Të fëlliqur soj.Askush nuk e di.

4.Dhe mblidhen buburrecatNga të katër anëtT’i shporrin karkalecatSiç bënin me të parët.

119

Page 120: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Por, qe shumë vështirë.Vështirë me këtë soj.Përplot fëlliqësirëNë trup e në gojë.

Në sy kishin tym,Nga goja nxirrnin flakë.Kudo në udhëtimPinin djersë e gjak.

Gjak të kuq, të pastërGjak të ri si lumë.Siç kafshon një gjarpërDhe nuk të lë gjurmë.

Po shpesh e linin kokënNë vija, në mezhde.Me dhëmbë hanin tokënSiç hanin ndërgjegjen.

Thoshin milingonatKur fshiheshin në dhe:Tokat janë tonat!Do t’i mbrojmë ne!

Ata janë të egërSiç kanë qenë gjithmonëT’i shporrim patjetërNga shtëpia jonë!

120

Page 121: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

5.Dhe nisën buburrecatTë sulen krahëpërkrahëPara karkalecatIknin va pa va.

Prapë ndalonin këmbëtKthetrat duke hapur.Atje t’i ngulnin dhëmbëtTe deti i kaltër.

Dhe thoshin ataTek rrinin të shtrirë:Do të gjejmë për këtaNe një bar të mirë.

Një ilaç do gjejmë,Ilaç opiumQë i bën të flejnë,Që i vë në gjumë.

Në duam t’arrijmë gjallë.Në duam të rrijmë qetë.Siç bëri në përrallëUjku me tre qetë.

6.

I tha ujku të parit ka:Mos rri me ta, or budalla!Tërë livadhi do t’jetë i yti,Më lejo t’i kapë për fyti!

121

Page 122: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Të dytit ia bëri me sy:Gjithë livadhi të takon ty!Ma le vetëm që ta ha,Do të jeshë më i pasuri ka!

Tani ujku e kish shumë lehtë,Kur i tha kaut të tretë:S’të duhet, jo, livadhi ty!Ne s’mund të rrojmë të dy aty!

Dhe i hëngri pa bërë zëTë tre qetë një nga një.Një nga një e tek e tekTamam si ujk i vërtetë.

7.

Qanin buburrecatOi, oi, oi.Na hynë karkalecat Shtëpi më shtëpi.

Ecnin në lëndinëEcnin varg e vargBukën përmbi shpinëMendjen tutje larg.

Ecnin kokulur Mbuluar me djersëGjer në tokë përkulurDhe pa asnjë shpresë.

122

Page 123: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Iknin prapa diellitMe plaçka, katandi.Binte shi nga qielliOi, oi, oi.

Milingonat plakaKëmbët hiqnin zvarrë.Sytë u mbetnin prapaMe lotë rrugët larë.

Hapej tragë në dheHapej varrë n’kraharorNdihej gjer në reGjëma nëpër borë.

E shtynin buburrecatJetën me ngadalëTek mbanin karkalecatSipër si barrë.

Shtynin me ngadalëShekuj, vite, muaj,Hapte e hapte varrëNë trup këmbë e huaj.

Si shushunjë turirinFutur thellë në gjakNgadalë ngadalë e pininJetën si farmak.

123

Page 124: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Buçisnin minaretëDhe kambanat bininKokën në kënetëGjakun ua pinin.

Pinin me ngadalëPinin me pambukSi Qime e GjallëFutur thellë në trup.

8.

Por një ditë se ç’panë në qiell!Gretha me kryqa t’thyer.Nëpër tokë, me uturimë,Vraponin, vroponin kudo të hyjnë.

Thonjtë e tyre tërë të nxirrë.Më shumë se egërsirë.Rrugëve u le nin tragë.Tokës i hapnin plagë.

Karkalecat nga shpina zbritënGrethave t’u zënë pritën.E u thanë gjitonëve të vetSi dhelpra kur prenë e pret:

Ejani, vëllezër, t’luftojmë bashkë!Grethat t’i shporrim jashtë.Të lirë pastaj, të gjithë do jemi,Ejani, me ne, mos u trembni!

124

Page 125: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ç’na shikoni me përtim,Jemi miq, s’ka dyshim!Në fushat tona, te kjo lëndinë,Grethat mos i lëmë të hyjnë!

Gjithësecili në shtëpi të vet,Dhe çdo njeri liri do të ketë.Sa t’i shporrim ata neDo fillojmë një jetë të re.

9.

Buburrecat u shikuanGjatë gjatë e menduanKjo thirrje që u erdhiPikë e pesë të gjithë i derdhi.

- Të mos ngutemi, i pari foliNjë buburrec dhe fjalën mori,Me këtë soj e sorollopMendjen duhet ta kemi top!

- Mirë thua, tha i dytiDhe sytë në ballë ia ngjiti.Duhet pasur kujdes me këtaSepse më të poshtër s’ka!

- Ashtu është! briti i tretiDora e ngritur lart i mbeti. Fjalëve të tyre nuk u besoj.Nuk më ngrohë mua ky soj.

125

Page 126: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

126

Page 127: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Por një tjetër nuk duroi.Ngriti gishtin dhe kundërshtoi:S’është ashtu, janë të mirë!Pa ata e kemi vështirë!

U hodh i pesti e luajti venditPër t’i dhënë drejtim kuvendit:- Këtë mendim dhe unë e kam- Për të shkuar, me ta, jam!

Si e thoni këtë fjalëPa menduar e pa e parë!Po a shkon me ta njeriKur janë katran, katran të zinj.

- Vini re, u çua një tjetër.Prej të gjithëve qe më i vjetër.Kujdes, pas këtyre fjalëveFshihen dhëmbët e kusarëve!

S’e dini ju, shumë kohë më parë,Kur kanë ardhur për herë të parë,Prej votrave na kanë përzënëQë vetë ata, pastaj, t’i zënë.

Prapa shpine këta na ranëDhe fëmijët në djep na i vranë.S’ka, prandaj, pajtim me taMë të ndyrë soj nuk ka!

127

Page 128: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Që të gjithë, mu në sy,E shikonin me kërshëriKëtë plak, plak me mjekër.Sigurisht kish parë më tepër.

- Janë t’pabesë!- shtoi plakuDhe në kokë i hipi gjakuDisa herë i kemi provuarPor gjithmonë na kanë tradhëtuar.

Prandaj mirë ta vëmë n’peshojëFtesën e tyre, se s’është lojë!Të shikojmë më pas, më vonë,Ç’do të bëhet me luftën tonë.

10.

Po nuk kishte kohëShumë për të menduarGrethat përmbi kokë Rrinin hakërruar!

Dhe nisen buburrecatMëritë duke lënëBashkë me karkalecatGrethat t’i përzënë

Nisën dhe njëherëSe s’kishin rrugë tjetërDuke lënë mënjanëHasmërinë e vjetër.

128

Page 129: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nisën dhe njëherëTë ngrihen në këmbëMe gjak dhe me nderTa mbrojnë tokën mëmë.

Nisën dhe njëherëMe të vetmen shpresëSe një frymë e reDo lidhej me besë.

11.

Lufta ishte e madheLufta ishte e egërGjaku nëpër maleDerdhej si me vedër.

Binin karkalecatBinin një pas njëBinin dhe buburrecatSepse ishin një.

Por, ama, s’e shihninQë në sy të tyreIshte ngulur thikaPërsëri pas shpine.

Nga ky soj me laraNga ky gjak i prishurQë në ditët e paraLufta kur kish nisur.

129

Page 130: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe ecnin krahëpërkrahëNë luftra, beteja,Se vinin nga gjithkahMe ide te reja.

Ide pa dallimFeje, gjuhe, ngjyre,Ide për shpëtimNga kjo hallkë mynxyre.

Iknin grethat tutjeShkelnin si mbi zjarrNë ballë të kësaj lufteBuburrecat të parë.

Të parë dhe me nam,Faqeëbardhë, fitues.Mijëra të vrarë ranëMbi grethat pushtues.

Gjak i njomë, i pastër,U derdh si rrëkeNën qiellin e kaltërTë lindin ditë pa re.

12.

Por, një gjëmë e reDo niste përsëriNën qiellin plot me reNën qiellin e zi.

130

Page 131: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nën mëngë karkalecatMbanin nga një thikë.Përmbi buburrecatPrapë të mbjellnin frikë.

Dhe thonin hakërruarTek rrinin në pritë:- Me ju, të mallkuar,Nuk rrijmë asnjë ditë!

Të veni nga të doni,Të ikni sa më parë!Këtë po s’e bëniDo t’u shkojmë në zjarr!

Është vendi ynëKy, si më parë!Atje ku do hyjmëNuk do mbijë bar!

13.

U mbodhën buburrecatRishtas radhë radhëSepse karkalecatPrapë u ranë në qafë.

- Si do bëhet tash,Flitni, si do bëhet!Që atëherë u thashëMe këta nuk luftohet!

131

Page 132: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Foli ai plakuQë kish folur njëherëKur nisën të derdhin gjakunNjëherë për përherë.

Të gjithë ulën kokën.Asgjë s’pipëtinte.Sytë shponin tokën.Dikush psherëtinte.

- Ju thashë, mos luftoniMe këta t’pabesë,Keq do përfundoniSi me kokë në thes.

Ju thashë, mos largoniPërtej tokave tona,Pas grethave të shkoniAtje ku s’është e jona.

U ngrit një i riBuburrec me namFytyra e njomë e tijIshte bërë katran:

- Ndryshe i patëm fjalëtAtëherë kur u nisëmNe ato i mbajtëmPo ata i prishën.

132

Page 133: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nuk ka më të poshtërNuk gjen më të ndyrëAskund faqe botës,Askund në hapësirë.

Ja si na e ngulënThikën përsëriNa e prenë udhënprapë me pabesi.

Gjysmën e lëndinësAta na e zhvatënMe thikën pas shpinësPrapë na prunë natën.

14.

Jeta do vazhduarJeta është e gjatë,Ndaj dhe do jetuarQoftë dhe nëpër natë.

Dhe nisën buburrecatNë gjysmën e robëruarT’i mbajnë karkalecatPërmbi shpinë rënduar.

Ecnin këmbëlidhur,Ecnin barkthatë.Ah, kjo botë e prishur,Ah, kjo natë e gjatë.

133

Page 134: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ah, edhe njëherë,Ah, në na ardhtë!Por kjo ah e tyreKushedi sa do zgjatë.

15.

Shihnin buburrecatPër midis lëndinësSe si karkalecatIa ngulnin shpinës,

Hunjtë majemprehtëHunjtë e tradhëtisë.Lart qanin retëNë kulmin e mërisë.

Andej mbetej nënaMe lot e me vajDhe tretej e tëra Pas bijës së saj.

Këtej tretej bijaMe duart nga nëna.Lart, mbi të dyja,Qanin yjet, hëna.

Dhe toka në thellësiKishte një trishtimKishte një prapësi,Kishte një mallkim.

134

Page 135: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

16.

Dhe e nisën jetën prapëBuburrecët nën kasapë.Ulën kokën, qafën ulënPër të pritur prapë furtunën.

Sërish u derdhën nëpër araPër të mbledhur kokrra, farëra.E t’i futin në hambarëSe do vinte prapë acar.

Aty brenda, thellë në tokë,Bisedonin kokë më kokë.Bisedonin, i qanin halletQë t'i kishin për acar.

Si të ndalet kjo mynxyrëMe këtë soj të ndyrë.E të marrin frymë njëherëDhe vera te bëhet verë.

17.

Po nuk ishte lehtë të hiqet.Gruri korret kur të piqet.E ky grurë kështu, papjekur,Gjithmonë s’kishte për të mbetur.

Dhe ecnin prapë me kokrrat n’shpinëPër t’i futur thellë në vrimë.Kështu me ditë, me muaj, me vite,Pritnin dimrat me ortiqe.

135

Page 136: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

18.

Dhe kur dilnin në pranverëKokën ngrinin herë pas herëTinëz, të shikojnë matanëBuburrecat e lirë si janë.

Ata korrnin, shinin lëmët,Gjer këtu buçisnin këngët.Mblidhnin drithin në hambarQë një ditë t’u bëhej ar.

Dhe me kazma e lopataHiqnin ndryshkun lënë nga nataAg e terr syhapur rrininKarkalecat të mos u hynin.

Për barot nga goja e ndaninNën tokë të thatë e mbanin.Përkrah kazmës dhe maliheriTë ruhej erzi, të ruhej nderi.

19.

Buburrecat tanëNë këtë gjysmën tjetërNë ç’vuajtje që ranëS’thuhet dot në letër

Po unë do përpiqemTa them si ka qenë:Plotësisht përputhenE vjetra me të renë.

136

Page 137: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Madje më e egërËshtë kjo tani.Karkalecët e vjetërPollën më të zinj.

20.

E, që thoni ju,Lufta kish mbaruar.Gjaku gjer në gjuRrëke kishte shkuar.

Buburrecët tanëFestonin plot hareMë në fund, thanë,Erdhi ditë e re.

Hidhnin këngë e vallePër një botë të drejtëPër një botë pa halleQë do vinte shpejt.

Por, nuk qe ashtu.Të drejtë askund nuk ka.Se nisin mu këtuPadrejtësitë e mëdha.

Karkalecë me maskaKarkalecët e rinj.Shkelin përmbi kafkaMë me egërsi.

137

Page 138: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ata ndoqën gjurmënE të parëve të tyreQë kishin humbur rrugënDrejt kësaj mynxyre.

Kishin bërë plane,Kishin proektuarBub’rrecët e kësaj aneNga vendi për t’i zbuar.

21.

Dhe prapë buburrecëtNë tokë hynin thellëMallkonin karkalecëtTë bërë helm e vrer:

Pse kemi luftuar?Përse derdhëm gjak?Bashkë me këta t’mallkuar!Me këta tinëzakë!

Kur dinim ç’kanë bërëMbi tanët më parë!Një shekull të tërëKanë djegur e vrarë.

Vajza, plaka, pleq,Dhe nëna me barrëDhe fëmijët në djepI kanë hedhur në zjarr!

138

Page 139: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Kur dinim që pas shpineDo t’na futnin thikënMe lajka e premtime Do t’na zenin pritën.

Kur dinim që kjo botëDo mbetej siç ka qenëMe arinj në tokëNë detra peshkaqenë.

Përse, o, përse,U besuam shumë?Ky besim pa freNa vuri dhe në gjumë!

22.

Ishte se ç’na ishteGjithë kjo historiTregimin desh ta mbyllteNjë bub’rrec i ri:

- Ky besim i lehtë,Ky besim pa vend Të na bëjë të mprehtëTë na vë në mend.

Që ne buburrecëtShumë kujdes të kemiMe k’ta karkalecëtKudo që të jemi.

139

Page 140: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Më nuk do t’i mbajmë Në shpinë si më parë,Por çdo gjë ta ndajmëMe këta barbarë.

Jashtë nga vatrat tonaNjëherë e përjetë!Kjo tokë ka qenë e jonaDhe jona do të jetë.

S’deshën karkalecëtBarabar të rrojnëMe ne buburrecët,Prandaj, le të shkojnë

Në dreq të mallkuarAndej nga kanë ardhë.Barbarë të tërbuarPa asgjë të bardhë!

Le t’i vëmë në thumbSot e tutjeE t’u japim plumbNë krye të një lufte.

Le t’u bëhet zjarrKjo tokë e jonë e lashtëAtë që s’u dhamë më parëT’ua japim tash!

140

Page 141: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Se mjaftë na kanë vrarë!Mjaftë na kanë djegurTë ngrihemi sa më parëTë gjallë e të vdekur!

Të hidhemi mbi taMe tërë mllefin tonë!Jetë t’pëbashkët s’ka!Sot, sa s’është vonë!

Janar, 1998.

141

Page 142: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PËRRALLA PËR UJQIT E ZES

(Adaptim nga një tregim popullor)

1.Në një fshat, më parë,Mu në fund të pllajës,Mund të kishte ngjarëNdodhi e përrallës.

Se përrallat ngjajnëNë jetën mbi tokë,Sado s’i kemi parë,Ato s’bëhen kot.

Na ishte pra, njëherë,Një fshat. S’dihet cili.Merrte frymë thellëNë fund të një pylli.

Punonin e punoninNjerëzit pa përtuarMbjellnin edhe korrninMe thonj e me duar.

Vera ishte e shkurtër.Pothuaj s’kishte fare.Gjithmonë bora mbushur Rrinte përmbi male.

142

Page 143: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Në dimrat e gjatë,Në dimrat me thëllim,Ka më shumë shtërngatë,Ka më shumë shtërngim.

Se vijnë rreth e qarkUjqit ulurijnëMe dhëmbët tërë gjakNë torrishte hyjnë.

Kështu kishte ndodhurNjë dimër, në mes,Rreth fshatit qenë mbledhurShumë ujqër të zes.

Rreth e rreth në ara,Rreth e rreth në brigjeKishin zënë pllaja,Kishin zënë shtigje.

Prisnin si të çarturPrisnin pa durim,Çdo gjë për të kapurE me dhëmbë ta shky’jnë.

S’lenin as të dalëAs të hyjë njeri.Asnjë gjë e gjallë,As mace as minj.

143

Page 144: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

2.Fshati kishte brendaDele, desh, çobanë,Kishte edhe qentëQë dilnin në stan.

Një ditë morën veshSe ishin t’rrethuarNga ujqit e zesT’uritur e t’tërbuar.

Dhe thanë ata të stanit:Të ngrihemi o burra!Të gjithë qentë e fshatitTë mblidhen te ura!

3.Zunë pastaj të vijnëNga të gjithë mëhallët.Sa më parë t’arrijnëE t’i qajnë hallet.

Ecnin rëndë rëndëBardhoshat me nam.Aty, në një kënd,Mbledhur të gjithë janë.

Dhe shikojnë përtejSi afrohen të tjerë,Ca këndej ca andej,Të veshur e të çjerrë.

144

Page 145: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Një me bisht ndër shalë,Një me veshë të prerë,Një me këmbët zvarrë,Një me leshin stelë…

Një me ngjyrë të bardhë,Një me ngjyrë të zezë,Njëri turinjlarmëNjë me shpinë të verdhë.

Një me mend n’shtëpi,Një s’dihet se ku,Një me plot mërziPse ka ardhë këtu.

Një me lepur n’barkNjë me dridhmë në zemër,Një i zënë në çarkPër lëvdatë e emër.

Po, ama, të gjithë,Erdhën. Pa dallim.Se një gjë i lidhte:Të gjenin shpëtim.

4.

-O burra!-tha më plaku,T’u biem patjetër!Na kanë ardhë te pragu.S’kemi rrugë tjetër!

145

Page 146: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

146

Page 147: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Radhituni në vijë,Fshatit rreth e qark,T’u dalim karshi,T’i shporrim sa më larg!

5.

Dhe nisën përpara,Bam baraba bam bum!Qentë lara lara,me ham e me hum!.

Një me zë të lartë, Një me zë të thellë,Një me lehje të zjarrtë,Një me zë të çjerrë.

Drejt e në shtigjeTe ujqit e zinj,Mbi mure, mbi pirgjeKu kishin pusitë.

Po ujqit, si ujqit.Nuk loznin nga vendi.Gjithë kjo e bërtiturFare nuk i trembi.

Porsa vinin pranëU zbulonin dhëmbët.Qenve më azganëZunë t’u dridhen këmbët.

147

Page 148: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhanë e dhanë e dhanë,Sa patën fuqiDhe ikën e i lanëUjqit po aty.

Erdhën te lëndinaMu në mes të fshatitS’dinin këta “trima”Se ç’t’i bënin “fatit”.

Kishin varur kokëtGjer poshtë, te këmbëtMe turp shihnin tokënDhe shtërngonin dhëmbët.

6.

Ra heshtje e gjatëAty në lëndinë.Asnjë kollë e thatë.Asnjë hungërimë.

Mendjen gjithë e vrisnin:Si u bë kjo punë!Zunë pastaj t’bërtisninMe bam e me bum!:

-T’u biem përsëri!T’u biem sa më parë!Tutje një i riThosh si me të qarë.

148

Page 149: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Prit, mos u ngut!Briti një qafëlesh,Hundët pse i futëKu nuk marrësh vesh!

S’ka çka presim, jo!Mirë e thotë ai!-Pa shiko, shiko!Kush na qenka ky!

-T’u biem! T’u biem!Thosh andej dhe njëri.Po, fare pak u ndieSe i humbte zëri.

-Nuk ka çka të presim!As dhe një minut!Sikur të gjithë të vdesim!Kemi shpallur luftë!

-T’u biem dhe një herë!Po ama, të gjithë! Thosh njeri tërë vrerDhe duke u dridh’.

-Mirë thua ti,Të nisim gjithë fshati!Po jo përsëriSi cjapi te kasapi!

149

Page 150: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhanë e dhanë me duar,Dhanë e dhanë me këmbë,Fare pa menduar Pse kështu u bënë!

-Pritni, mos shpejtoni!Tha andej një tjetër,Dhe mos harroniSe ka këtu më t’vjetër!

7.

Atje në një këndRrinte një.Më plaku.Priste në kuvendTë fashitej gjaku.

Sytë e të gjithëveKthehen tek ai.Tërë ajo bërtitjeRa përsëri.

Dhe, si bie heshtja,U ngrit ai tha:- Pasi thehet qerrja Shumë rrugë ka!

Le t’i qetësojmë gjakratUnë bashkë me ju,E t’i shohim shkaqet:Pse u bë kështu!?

150

Page 151: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Besoj se të gjithëParë e kemi mirë!Se ujqit ishin lidh’Dhe kishin NJË NGJYRË!

Kur t’bëhemi dhe ne Veç një ngjyrë të kemi,Një zemër, një mendje,Atëherë mund të themi

Se mund të luftojmëDhe mund t’u bëjmë ballë!Mund dhe t’i dëbojmë,Të mos ndihen gjallë!

Kështu, po deshëtTë fitojmë mbi ta,Hapni sytë e veshët!Tjetër rrugë s’ka!

8.

Varën kokën qentëHundë e buzë rënduarNjë diçka përbrenda Seç i ka lënduar.

Ç’qe kjo fjalë e plakutQë e tha n’kuvend?Për t’i rënë tragutNuk do dhe shumë mend.

151

Page 152: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po të gjithë sa qenëS’mbetën pa kuptuar:Armikut deng i vjenVetëm i bashkuar!

Ç’ka ndodhur pastajAskush s’e ka parë.Përralla prandajKa dhe pak të ngjarë.

Por ajo flet shumëDhe shumë don të thotë:Mos biem në gjumëAs sot e as n’mot… Mars ’95.

152

Page 153: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

DELET, DESHËT, DEMATDHE DERRAT

(Përrallë)

1.Te një pllajë mali,Njëherë e një mot,Dele, desh e demaDilnin në kullotë.

I ngrohtë ishte dielli,I ëmbël edhe bari I kthjellët ishte qielliNë atë pllajë mali.

Demat ishin vënëTë ruanin kufiE për të mos lënëAskush brenda të hyjë.

Dhe deshët ngrinin kokënAndej herë pas herëE sodisnin tokën Dhe ishin syçelë.

153

Page 154: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ishin aq të lumturDele, desh e shqerra,Sa kjo jetë e bukurNgjante si pranvera.

2.

Por një ditë, papritmas,Mu te qafë e malitU duk një si hijeMes e përmes barit.

Qengjat ngritën veshët.Dhe delet i ngritën.Sytë i hapën deshëtDhe sa nuk bërtitën!

Dhe kaloi hijaTutje larg e largTe bregu, te vija,U bë pak e qartë.

I tha delja dashit:Çdo të jetë kjo?Të jetë për të mirë?S’më besohet,jo.

3.

Dhe ra mbrëmja. TerriShtriu nga çdo anë.Zemra pak u therriPor, të flenë ranë.

154

Page 155: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nesër në mëngjezFrikë s’u kishte mbetur.Ishin tërë shpresëSe hija do ish tretur.

Dhe nisën përsëriTë kullosnin bar.Ishte një mrekulli Nën qiellin e larë.

Nën qiellin e larëAjri i dëlirëDielli rrezearShkëlqente si pasqyrë.

4.

Por, ç’e do, hijaRishtas nxori kokë.Atje, te vërria,Doli , fap, mbi tokë!

Erdhi fare pranëMu përreth vijeDhe të gjithë e panëSe nuk ishte hije!

Ishin ca të zinj,Bark e qafë bashkë.Dy dhëmbë në turinjQë u dilnin jashtë.

155

Page 156: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dashit i tha delja:Kush do jenë vallë?Kësi bishtturrjela,Ne kurrë s’kemi parë!

Shih si bëjnë me hundëHërr e hërr si derr!Vithet duke tundDhe kanë të keqe erë!

5.

Pritën një ditë, dy,Se do ikin,pritën.Por, për çudi,Ata jo që s’ikën,

Por u kapardisënHundë e bisht përpjetëDhe për pak sa s’nisënPllajën ta bëjnë shkretë.

I tha delja dashit:More, ç’bëjnë këta?Po ku jane BalashëtMe brirët sa një tra?

6.

Prit e prit se dematDo t’u tregojnë brirëtDhe nga të gjitha anëtDo t’u zinin shtigjet.

156

Page 157: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Por, më kot, ataS’dukeshin gjëkund.Një trishtim i raPllajës majë e fund.

Si duket, anembanë,Gurëve qenë shpërndarë,Për t’mos qenë pranë,Për të mos u parë.

Domosdo që derratKishin bërë veprimNjë nga një mbi dematTë vrarë e bërë tym.

Tamam si n’përrallëKur i ndau vetëDhe i hëngri të gjallëUjku të tre qetë.

Dhe u futën derrat Si llava kur derdhetU trishtuan shqerratU trishtuan delet.

Deshët dhanë e morënPor kot, e kishin, kot.Përmbi ta u hodhënPo s’i ndalën dot.

157

Page 158: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

7.

Ikën delet, deshët,Ikën tutje larg,Nga thundrrat, rrebeshet,Nga duhmat në thark.

I tha dashit delja:Pa shiko, shiko!Mua s’ma merr mendja.Kjo gjë nuk më ngroh!

Shih si na e morënPllajën me ngadalë,Shumë këlyshër pollënTutje nëpër mal.

8.

Ecnin pastaj lirshëmDerrat nëpër barFeçka e turinj ngriturMe bishtin kular!

Dhe sikur u mësuanPas ca kohë me taNgadalë e pranuanTë zezën që u ra.

Por s’kishin të ngopurDerrat barkmëdhenjDonin për ta rrjepurPllajën tej për tej.

158

Page 159: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhanë e dhanë sa mundënMe thundrra, me dhëmbë,Por delet, qengjat, deshët,Kishin ngulur këmbë.

Mos luanin nga vendiTë iknin përtej detit,Të qëndrojnë këtuSi shqipja majë kepit.

Dhe një ditë se ç’ndodhiNjë ditë në të dalëTërë pllajën e drodhiNjë gjë e paparë.

Barit mes për mesDerrat qenë radhiturMe turinjtë e zesThellë në tokë ngulitur.

Nga një hu seciliE nguli atyGjer në mbrëmje mbiuNjë si gardh i zi.

I tha delja dashit:More, ç’është kjo?Ç’do të jetë vallë?Jo, jo, kjo s’më ngrohë!

159

Page 160: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

160

Page 161: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nesër në të gdhirëKur dita kishte zbardhPanë që kishte mbirëVërtet aty një gardh!

Në zemër seç u therriSytë u mbetën hapur.Natën, sa qe terri,Ishte shtrirë si gjarpër.

E gjatë, e thellë, e thatë,Kjo therrje dhe në shpinë.Eh, moj pllajë e artë,Përjetove zinë.

10.

Vu e vu te gardhiQengjat, deshët, delet.U drodh edhe bariNga britmat, rënqethjet.

I tha dashit delja:Të thash që më parë,Këta bishtturrjelaKanë për të na ndarë

Po dashi kokëvarurRri e qanë me lot.Sikur përtyp fjalëtQë s’i dalin dot.

161

Page 162: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

I thotë qengji deles:Ku më le moj nënë!Në prag të pranverës,Në natën pa hënë!

Po delja s’i përgjigjetQengjit tek po qanëSe në grykë i lidhetNyje një ofshamë.

Turren delet, shqerrat,Deshët, n’përqafim.Por u sulen derrat Me dhëmbët mbi shpinë.

Dhe gurët e drurëtNga dhembja janë çarëQanin edhe udhëtTek u hapej varrë. Qengja, dele, desh,Mbetën në dy anë.Andej sy e vesh.Këndej derrat pranë.

Dhe përralla e jonëKa aq shumë të ngjarëMe këtë gjendjen tonëQë jemi të ndarë…

1995.

162

Page 163: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

SHPATA E MALEVE KRYELARTA

(Poemë)

I.

1.Mu në thep,Përmbi kep,Në shpat mali,Këmbëkryq,Në lurkë e tirq,Është ulurXha Xhemali.

Rreth kësulës një shamiBojëkuqe, përmbi gur.E një cep të saj eraIa shpalos si flamur.

Vetullat si dy ortiqe.Balli një shpat mali.Me këtë pamje si shqipeMë ngjan xha Xhemali.

Syzi e hundëshkabë.Mustaqe e mjekërborë.Xha Xhemal ka qenë i prapë,Shumë armiq ka zënë me dorë…

163

Page 164: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Porsi shqipe kokën kthen.Buzën pakëz vë në gaz.Shkopin me kërrabë tutje e ngrenDhe një duf nga zemra e zbraz.

-Eh, mor bir, ti s’di gjë…E sheh tutje një si mur?Matanë lumit, mbi atë shullë,Një gërmadhë plot me gurë?

-Po, gjysh, po, është kalaja!Çdo vjet shkojmë n’ekskursion.Gjithë nxënësit nëpër dushkajaSikur bletët gumëzhojnë…

-Të pastë gjyshi, nipi im,Po…di gjë ti për atë kala?Di t’më thuash ndonjë tregim?Ndonjë histori që ka?

“…?!”

-Ka shumë e shumë vjetGjyshi im më ka treguar,Në kohë që s’mbahen mend,Kjo kala rrënjë ka lëshuar…

2.

Kur bajlozat vinin Me valët e detitNë qafë ata u bininAnasve të vendit.

164

Page 165: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhëmbët që ke tiNë gojë, më kupton?Rrënjën, ti e di,E kanë që n’embrion.

Malet si do rrininMe korbat mbi shpinë?Vallë, do t’i lininNë votra t’u hynë?

Mbi supe të malitThemelet u hapënSi rrënjë e dhëmballësPër toke u kapën.

(Mos unë ia kujtovadhëmbët, gjyshit tim,pse gojën kisha hapurdhe bëri krahasim?)

Dhe kala e vjetërMbini si një shpatëPër brezi e ngjeshurE maleve kryelartë.

3.

Dhe vinin ataE uleshin këmbëkryq.Sa herë kalaja raPo sërish u ngrit.

165

Page 166: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe brofnin ataNga prushi, nga zjarri,Se në këtë kalaIu hapej varri.

Dhe iknin ataMe bishtin ndër shalëSe ishte kjo kalaSi një shpatë me zjarr.

Dhe të tjerë erdhënBajlozë me namMbi kala u derdhënPo kokën e lanë…

Digjej mali, fusha,Kudo shkrumb e hi,Po rrënjët e lisaveKjo tokë i mbante në gji…

4.

Dhe heshtë xha XhemaliMe mjekrën mbi kërrabë,Me ballin shpat maliMe hundën si shkabë.

Po sytë nuk i ndanNga muret e kalasëPo,ama, se ç’kanë!Ai nuk don të flasë!

166

Page 167: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Ç’ke, o xha Xhemal!Ç’ke! Të lutem, fol!Rrëfimin pse e ndal!Balli pse t’është mrrol'?!

-Të pastë gjyshi, nipi im,-Thotë ai pas pak,Dhe më rrok me rrëmbimSikur eshkën në masat.

Ç’më rrëmon, o kolopuç!E më çon në kohë të largët!Ti po më del me mëngë kapuç,Dhe më bën t’më hapen plagët…

Pse u ndala, thua ti?Së treguari për kalanë?Shumë e gjatë është kjo historiMë të gjata ngjarjet janë…

-Ani, gjysh, le të jenë!Mua mu këtu më bren!Çdo ditë atë e shoh me sy,E asgjë për të mos di!…

-Të pastë gjyshi, biri im,Të më rritesh, t’më bëhesh trim.Mirë, po nisi unë më parë,Nga ato që sytë m’kanë parë…

167

Page 168: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

5.

Gjer atje më shkojnë vitetPërtej motit dymbëdhjetëKur n’beteja m’kalonin ditëtDuke kris’ me maliher.

Kuçedra i kish shtrirëKokat gjerë e gjatë.Kudo ishte zi, Kudo ishte natë.

Me gjuhët e flakësTha: unë këtu do jemMe tehun e shpatësDenbabaden!

U ul përmbi gurU shtri mbi kalatë.Po këmbët si në furrëMbi tokën e zjarrtë.

Ja tehu i shpatësËshtë gjuhë e sajMes e për mes natësTë thajë, të përçajë.

Kudo mbolli tmerreKudo volli zjarrePo kokë e kësaj kuçedreS’arriti dot në male.

168

Page 169: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Se u ngritën shpatat,Se u puqën hutat.Flaka mori fshatratShkëndijat ndritën skutat.

Por s’arrinte shpataNë zemër të sajAjo u shtri si nataBallkanit skaj më skaj.

6.

Nga dy sytë e ballitDy tri pika lotëKëndon zanë e malitDhe këngë e saj thotë:

- O male viganeDuruat rrebeshe, duruat tufaneSi shkëmbenjtë e kësaj ane…O male sa jeni,Me kreshtat, lisat që keni,Nën kuçedrën si do mbeni?…

Dhe kuçedra plakëRëndon përmbi mal.Dragonjtë flakë për flakëFlaka flakë i kall.

Topi vjell në grykaZjarr e barot,Dragonjtë sypetrita

169

Page 170: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nuk i tremb dot.Hidhen si stuhiPër gryke e zënëDhe malit stoliNë sup ia vënë.

Ja gjëmim i tij Ndihet valë valëUshton në historiBuçet në damarë.

Ja, gjëmim i tijËshtë në zërat tuajTë rriteni në liriJo nën këmbë të huaj…

7.

S’duhej vetëm zemra.S’vlente më shpata.Zienin kokat brendaDhe duart e shkathta.

Mjeshtër Bajrami*

Gdhend karajfilen*

Në skutën e Islamit*

Tregtarët mblidhen.

Huta e Hasanit1

E njohur n’BagdadMbi kokë të dushmanitSillej si një çark.

170

1 *Pushkatarë të njohur nga Tetova.

Page 171: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Hutat, karajfilet,Hidhen krahaqafëPër trupi u lidhenDragonjëve me radhë.

-O burra mbi ta!Në kokë bini qenit!Ndihej tra më tra:-Kemi dorë as’kemi!

Dhe gjëmonin grykatDhe buçitën maletMe pykë nxirren pykatLumi, jo, nuk ndalet

Dhe kuçedra plakëIku me bishtin prapa. Mbi supe të malitQepet topi, shpata.

* * *8.

Atje midis maleshN’atë grykë të sertëSi në mes dy stralleshHistoria flet:

…Erdhi një gjeneralMe njëmijë nishaneVeten zot e shpallZot të kësaj ane.

171

Page 172: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Së pari, te gryka,Çapin na e ndali.Majet porsi thika.Ç’pat’ ky gjenerali?

Hypur përmbi shalëDorën lart e ngre.Ç’pate gjeneral!Gjeneral, ç’ke?!

Kokën na e sjellëMajave vërdallë.-Ç’të reja na ke sjell’q’andej, gjeneral?

E zezë një hijeMbi vetull iu ndal.-Eh, ç’të paskan hijeSuporet, gjeneral!

Lart atje mbi kalëBërrr, i bënin dhëmbët.-Ç’pate, gjeneral,Nuk të mbanë këmbët?

Çfarë do tani të hashNë sofrën tonë bujare!Si? Dashke ti t’i mbashNë zap gjithë k’to male?

172

Page 173: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Të duhen grada ty?Spalete ? Nishane?Ja dhe një stoliNga sukat sharrjane…

Atje midis malesh,Te Dera e Vendit,Si në mes dy valësh, Si në krahë të shpendit,

Vazhdon historiaPër lumin, për detin.Si ka rënë boriaNë shekujt që tretin.

Derë e madhe Derë,E maleve kështjellëVetë në shekuj ti Hyre në histori…

Andej shkuan, vanë,Bedelët nizamë.Tej për tej në zemërDevër, plaç o devër! Andej mbanin sytë,Andej mbanin veshët.Si do vijnë zaptitë,Si do bien rrebeshet.

173

Page 174: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Andej vajtën, tretën,Burrat nga çdo anë,Për bukën, për jetën,Pa nam pa nishan

Ti moj Derë e VenditMe atë gojën shpellëNë shekuj, brez pas brezi,Natën na e ke sjellë

10.

Derë e Vendit derëDo të mbyllesh më?-Jo, edhe një herë,me dyzet e një…

Andej u zdorgj nata,Lubi e urryer,Nga Malet e ThataMe kryqat e thyer…

174

Page 175: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

II.

1.

Hingëllimë e kalitJa dha në lëndinë,Në buzë xha XhemalitRrëfimi i ngrin.

Sa vrik kokën kthenAndej nga vjen zëri.Në mend se ç’i bjen.Dhe shtanget i tëri.

Treti me shikiminAsaj gryke tutjeE ta kapë kujtiminKur kthenin prej lufte.

Trimat atdhetarëHypur mbi kuajMe zemrat plot zjarr.Të lidhur si duaj.

Dhe ja, në mend i pruriAto ditë të largëtaKur hapej flamuri Mbi kullat e larta.

Kur gjëmonin malet:-O burra mbi ta!-Liria nuk falet!-Të bëhemi kala!

175

Page 176: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

2.

Unë e prek ngadalëNë sup, xha Xhemalin,Se shoh do pika valëQë i mbulojnë ballin.

-Shko ma sjellë, o bir,-Më thotë dhe shkopin ngre.-Ma plotëso një dëshirëTë shkojmë gjer atje…

Dhe nisim nga udhaKali, unë e xha Xhemal.Një hije mbi rrudhaE n’ballë i është ndal.

Ç’qe ky zë i thellëQë erdhi grykës së malit?Si me thikë ia therrZemrën xha Xhemalit.

Iu kujtuan shokëtVërsnikë që s’i ka?I vjen keq për motetPrapa që i la?

3.

Me duar në samarBuza seç i qeshë.-Ec para, o djalë,ma hiq për kërpeshi!

176

Page 177: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe kokën e ngre.Shikimin hedh mbi mal.Ndër dhëmbë ia merrKëngës “Dalëngadalë…”.

Dhe këmbët e miaEcin në rritëm të sajSi të bie buriaNë shpat e merajë.

Po k’ta zogjtë e malitÇ’kanë që para m’dalin?Vallë, pse xha XhemalitUnë ia heq kalin?

Me atë zë ç’thonë,Mbi lisa, mbi degë?Si të mbanin isonTek ecim shteg më shteg!

Kur këngën mbaron“…n’qetësi”, xha Xhemal,mua m’urdhëronqë kalin ta ndal.

-Të pastë gjyshi, nipi im.Të më rritesh, t’më bëhesh trim!Një pikë loti nëpër faqeRrjedh e ndalet në mustaqe.

177

Page 178: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

4.

-Që thua ti, more bir,Erdhi viti dyzet e një…Ishte një natë e nxirrë,Tërë bujë e tërë zë…

Me sëpata e çizme të gjataLubi e urryer,Erdhi nga Malet e ThataMe kryqat e thyer…

Derë e Vendit derë,U ça dhe një herë!E mbi shpinë të SharritShkeli këmbë e djallit.

Po mali për breziShpatën mbante ngjeshurSa herë që e deshiKrahun e kishte të zhveshur.

Ja, e sheh ti këtë shteg?E sheh ti këtë mal?Armët breg më breg,Vjellnin, nxjerrnin zjarr.

Kuçedra fashiste,Si gjarpër i ziDonte t’i hypte Malit përmbi.

178

Page 179: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po mali ia nxoriDhëmbët një nga një,Qafën ia përdrodhiDhe në vend e vë.

Topa, mitraloza,Buçisnin pa pushim.Buçisnin dhe këngët tonaNë luftën për çlirim!

Dëgjon si këndonAtje poshtë lumi?Është kënga e jonëQë na zgjon nga gjumi!

Ecë, tani, përpara!Të ngjitemi lart vendit.Më t’u humbet faraQenëve dhe bijve të qenit.

5.

Dhe erdhëm ne n’kala.Kali, unë e xha Xhemal.Rrëfimin ai e laGjithë rrugës nëpër mal..

Ajo hije përmbi rrudhëZgjatet zgjatet e merr udhë,Sikur tymi dredha dredhaQë I del me afsh prej brenda…

179

Page 180: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

180

Page 181: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pastaj kokën gjithë e kthenSa këndej e sa andejDuket sheshit që e brenDiçka që i vlon në dej.

Vetëm kërraba në dorë të tijSikur flet me trak e truk:Kësaj toke për liri,I dolëm zot, nuk jemi struk!

Sa arrijmë aty nën portëI kthen sytë njëherë teposhtë.Duart i vë mbi kërrabë,Mjekrën dhe hundën shkabë.

Tutje shpatit sytë i hedhMe shikimin andej bredh.Një shqetësim në shteg të ballitNuk i hiqet xha Xhemalit…

6.

-Xha Xhemal, o xha Xhemal!Pse të thërras, të lutem më fal!Ç’ke që s’flet, o i uruar!Pse më rri ashtu menduar!

Sytë e kokën vrik i kthen.Kushedi se nga vjen…Si dy gaca mu në ballëM’i ngulë mua sikur zjarr.

181

Page 182: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pastaj, ngadalë i afrohet murit.Kërrabën e vë sipër gurit.Nofullën nën nofull luanSikur me to diçka bluan…

-Ja, këtu, mauzeri s’prante.Koka armiqsh tutje hante.Tha, dhe gojën prapë nemiti.Mbi vetull një rreze i ndriti…

Po kjo rreze qe dritëshkurtërSe një re i erdh papritur.Të dy sytë si dy kongjinjI ngulit aty përbri.

-Eh, mor bir, ti s’di gjë…dhe të tjera punë janë bë’…Me tërë afsh e thith llullënTe këmbët vështron kullën…

-Ja, që andej sytë na panëNjë laro afrohej pranë.Pas një koci që lëpinteNë përgjim aty na rrinte.

Plumbi për të ishte pak.Pastaj e ndotte këtë tokë me gjak.Gjak i fëlliqur që kundërmonErë të keqe mbi atdheun tonë.

Një luftëtar i kërceu n’fyt,Ja , mu këtu e mbyt.

182

Page 183: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Pa më thuaj, o xha Xhemal,Mos qe ti ai trim i rrallë!-Shiko andej, biri im,-E humb fjalën rrëfyesi im

Kërraba bën një gjysmërrotull.Nofulla bluan me nofull…-Dikur andej dhe serasqerëtHëngrën truall nga maliherët.

Duart, mjekrën, hundën shkabë,Prapë i vë mbi kërrabë.Diku larg e tret shikiminKur në male kish bërë betimin…

“…Nga Tivari e nga Shkupi,të mos mbetej këmbë halldupi…”Një re i vjen, i zbret mbi ballë.I rigon dy pika valë…

Me sherveten bërë stutël,Në shqeka që e ka të futur,Xha Xhemali fshin mustaqet,Mjekrën borë, mollëzat, faqet.

7.

…Që thua ti, more djalë,Më rrëmbeu pak një mallë…Për ditët e shkuara të rinisëDhe motet e burrënisë…

183

Page 184: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po ecë, ecë or të paça!Të thashë se janë të gjata,Ngjarjet , për kalanë,Në kohërat që shkuan e vanë…

Ecë t’i biem pak më shkurt’!Patëm faj që s' ndejtëm urtë!Po t’i marrim imë-imëNjë javë këtu duhet të rrimë.

Dhe kërraba troket në udhëSiç i bie damari në rrudhë.Xha Xhemali në kalaAtje te muret sytë i ka.

Sa i bëjmë disa hapaPara nesh, ja, dy zdapa!Janë dy zdapa të një rrënjeQë kanë mbirë në cung gështenje.

Se nga i erdhi prapë një re,Përmbi ballë iu nde.Xha Xhemali i vuri dryGojës përplot histori.

Këmbët ngadalë i puthitQëndron gaditu dhe rri në pritë,Si të kthehej nga beteja.Përmbi vetull i rëndon reja.

184

Page 185: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Me dy krahët i përqafonTë dy lisat dhe i shtërngon.Reja që i rri në ballëRigon prapë dy pika valë…

Pastaj renë e hjek nga balliMe shervete xha Xhemali.Sikur me të i mbledh kujtimetQë t’i derdh në rrëfimet.

8.

Xha Xhemali zemërartëLëviz shkopin poshtë e lart.Më bën pyetjen që s’e prisja:-Në ç’të ngjajnë këta dy lisa?

-V-ë e madhe, xha Xhemal,-Ia ktheva si rafal.-Të pastë gjyshi, nipi im,Mbase s’e ke dhe ti gabim!

Ta tregon gjyshi tySi i thonim në kaçakëri!Është shënjestër kjo, o bir,A s’të duket kështu më mirë?

Me këtë V-ë, që thua ti,Armiku kapet me një sy,Për një çast frymën e ndalT’ia këputësh mu në ballë!

185

Page 186: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Nëpër të i kemi parë Ne armiqtë që s’na janë ndarë.Mos u habit ti, o djalë i mirë,Që V-të në sy na kanë mbirë…

9.

-Ja, këtu, në këtë vend,në kohë që s’mbahen mend,te gështenja kurorëgjerëvinin trimat serë-serë.

Dhe vendosnin për kalanë,Për erërat e për havanë *)Si të bëhej shpata topSi të vdisnin për këtë tokë.

Si të vinin gurë në murArinj e dhelpra mos hynin kurrë.Këtu e jepnin tok betiminNdanin helmin dhe gëzimin.

10.

Tani eja të shkojmë më tej.Kam dhe ca të të rrëfej.Të mërzita, biri im.Po ti ç’bën? Po merr shënim?…

Reja mbi atë rrudhë në ballëRrufesë sikur i jep zjarr.Larg shikimin ai e tret.Në tamth damari troket, troket. *(rrethanat politike)

186

Page 187: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Të pastë gjyshi, nipi im,E paç jetën gjithë gëzim!Po ti pushkën e paske në duar!Që tani, o i uruar!

Larg humbet xha Xhemali.Gojën mjaltë sërish e ndali.Jep e merr ai me llullënSi shqiponjë vështron kullën.

Pse u tretën sytë e tij?Pse dhe balli iu nxi?Tutje larg ç’do të ketë parë?Me ata sy tërë zjarr?…

E ka parë mbi mal natënSi e kish mbështjellur Shpatën?Si në këmbëz gishtin mbanteAtë gisht që firmën thante?

Nxjerr sherveten xha XhemalNëpër rrudha e sy e ndal.Sikur me të do të fshijëKrejt pluhurin në kokë që i rri.

Ballin ia shndërrit hareja,Si mbi kreshta kur hiqet reja.Po dy rigat sërish pikojnëTeposhtë rrudhave e mjekrës shkojnë.

187

Page 188: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dorën përmbi sup ma shtrin:-Të pastë gjyshi, biri im,-E m’shikon si ia vëNë fletë lotët e s’bën zë.

11.

Të shkojmë pak andej, matanë.Te një gur, ku trimat janë.Aty ku e dhanë betiminPër këtë tokë se do të binin.

Dhe kërraba trak, truk!Sikur thotë: Si s’jemi zhduk’!Sa ciklopë dashur kanëMe shtatë gojë të na hanë!

Dhe si dalim, andej, përballë,Dorën vë si strehë mbi ballëShkopin tutje bregut zgjatTe lëndina nën shpat.

-Shikon atje ti o djalë,Nje diçka të bardhë, të bardhë?-Po, gjysh, po, është lapidariShkronjat që i ka prej ari.

-Të pastë gjyshi, biri im,Vazhdo të marrësh ti shënim!Dhe i jep kërrabës udhëSi rrezja që i ndrit në rrudhë.

188

Page 189: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

12.

Tani të dy ne kemi ardhëPara lapidarit të bardhë.Shtërngojmë grusht edhe dhëmbëMe nderim qëndrojmë në këmbë.

Zgjatet gishti i xha XhemalitNë pllakën e lapidarit:-Pa më thuaj, biri im,Ç’shkruan këtu, në këtë shkrim!

TRIMAVE ÇLIRIMTARËU NGRIHET KY LAPIDAR.

Tufë lulesh pastaj vëDhe zemrën sikur aty e lë.Xha Xhemali hundëshkabë,Xha Xhemali aq i prapë.

* * *

Tutje kali hingëllin…Sikur nga lufta trimat vijnë…Sërish udhën e kemi marrë,Kali, unë e xha Xhemal…

Nëntor 1983.

189

Page 190: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

190

Page 191: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NË RRJETË TË MERIMANGËS

(Përrallë)

1.

Në një skutë bodrumiKu s’hynin njerëz fareKishin katër muretVetëm një dritare.

Dhe përtej dritaresNga skaji në skajEndte merimangaRrjetën e saj.

Sa të holla fijet S’dukeshin me syVetëm ca si hijeVërtiteshin aty.

Ishte strukur vetëFutur më një anëNdonjë gjah me fletëPriste për ta zënë.

191

Page 192: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe ja, zunë e erdhënAty një nga një.Merimanga mjekrënFërkonte pa zë.

Një flutur me laraDuke fluturuarRa aty e paraMe këmbët ngatërruar.

Sa shumë dha e mori Gabimin ta ndreq!Jo që s’ia doliPo u lidh më keq!

Ha, ha, merimangaQeshi nën zë,Je lidhur në prangaS’do lëvizësh më.

2.

Akoma pa e ndalPërpëlitjen kjo fluturTutje dha ballëNjë mizë si e humbur.

Dha e dha përjashtaMe sa pat’ fuqiMe do punë të mbrapshtaShtëpi më shtëpi.

192

Page 193: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Erdhi e u futKëtu më në fund.Prej ku s’doli më.Mbeti përgjithnjë.

Sytë e merimangësPrisnin pa durimNga ana e anësDhe të tjerë të vijnë.

Rrjetën kishte bërëJo për sytë e zesPo kandrra një sërëTë zen me kujdes.

4.

Se nga kush po ndiqejDhe ikte një bletëNdjeksi nuk i hiqejGjersa futen në rrjetë.

Ha, ha, merimangaQeshi nën hundëQë të dy i kapaVetëm me një plumb!

5.

Tutje nja dy “zonja”Ecnin me ngadalë.Ishin dy mushkonjaVërtiteshin vërdallë.

193

Page 194: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Bletën panë në rrjetëSi s’lëvizte fareMe thimthat shigjetë Sulen në dritare.

Drejt e t' ia ngulinNë bark pa mëshirëPo fijet ua lidhin Këmbët mirë e mirë.

6.

Pati dhe të tjerëQë erdhën e ranëPor, si ra terri,Më nuk u panë.

Vetëm ca rënkimeDëgjoheshin pastajNëpër gojë të tyre Dilte një si vaj.

Deri sa u shuanZërat me ngadalëRënkimet pushuan S’ndihej gjë e gjallë.

Po zonja merimangëAthua ku do jetë?Ajo pak më largE thurr një tjetër rrjetë.!

194

Page 195: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

II.

1.

Një si rreze dielliZbriti në dritareNga një copë qielliAtje përmbi male.

Drita zbardhëlloiSkutën e trishtuarRobërit i zgjoiLidhur këmbë e duar.

Dhe porsa e panë Ata njeri tjetrinAshtu pranë e pranë,Nisën muhabetin:

-Po ty, moj bletë,ç’të gjeti kështu?S’je aq mendjelehtë,Si hyre këtu?

Foli më e para Miza kur e paMe buzët e tharaBletën përkrah.

-Ishte ky aiqë më ndiqte pas!Ky greth i ziDhe unë këtu rashë!

195

Page 196: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Sa mirë ta ka bërë!Më i lumtë atijSe një jetë të tërëNë punë e çove ti!

Ja ku do pushoshTani përgjithmonëDhe më s’do kaloshNëpër lagjen tonë!

-Ç’të keqe ke parë ti nga puna ime?Moj mize e palarëQë më jep “mësime”!

Punova unë, vërtet,Dhe punën e ngre lart!Ndaj, sa isha në jetëHëngra vetëm mjaltë!

-Po, ama, në hojeE fshehe atë.Te dera një rojeS’lëshonte askë!

Ha, ha, qeshi bleta,Për këtë je hidhëruar!Po ku ke parë tiTë hash pa punuar!

196

Page 197: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

2.

Ndërsa këto dyjaVazhduan dhe mëSikur nga boriaVjen një tjetër zë:

-Po he, moj fluturakeÇ’u bëre dhe ti!Sytë ku i pateShiko ku ke hy’!

Si erdhe e re Drejt e në rrjetë!Apo nuk e peNë qoshe, të fshehtë!

I tha një nga “zonjat”Fluturës me laraSe të dy mushkonjatIshin mu përpara.

Krahët ku i ke,Këmishën me tel!Si the, si the?Zëri nuk të del?

Të rrinte aq bukurMbi lule, petale!Këtu ku je futurE ke humbur fare!

197

Page 198: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ne të gjithë xhaketënTa kishim ziliMe të tërë jetënNa je mburrur ti!

-Ç’thua moj mushkonjë,mos e thënç dy herënuk e kam zakontë mburrem asnjëherë.

E ç’faj kisha unëQë nëna natyrëMa kishte qëndisurXhaketën aq mirë?

Ti me atë shigjetë Që e ke në hundëS’na ke lënë të qetë Të lozim askund!

-Ç’ke me hundën timePërse ma përqesh!Mos se të bëj thërrimeA more vesh!!!

-Prit, moj tinëzare,Prit, pse bërtet!Që ke hundë me majeËshtë e vërtetë!

198

Page 199: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

-Ti gjinkallë je?Që bën zhërr zhërr?Shurdhuar na keNjë verë të tërë!

Shiko punën tëndeSe s’je më e larë!Mos na the krëndePa dijtë e pa parë!

I thotë me plot zëGrerëza barkverdhëSe s’duroi mëHelmin pa e derdhë!

3.

Dhe sa shumë u ngritënZërat nëpër rrjetëBërtitën, bërtitën,Si n’luftë të vërtetë.

Kushedi se saDo zgjaste kjo zhurmëTë mos kishin pa’Në mur diç të murmë.

Zbriste ngadalëMu përreth rrjetësAshtu pa u parëI afrohet bletës.

199

Page 200: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dha e dha më dhëmbëDha e dha me kokëMe duar e me këmbë,Sa s’u bë copë!

Fijet i këputiE dridhi tërë rrjetën,Gjersa e shkëputiDhe e liroi bletën.

Pastaj iu kthyeFluturës me laraE kapi për kryeE i dha përpara.

Fap e çliroiNga fijet me telDy tri herë shikoiDhe në shpinë e merr.

Ishte milingona,Kjo trimëreshë e rrallëMe k’to kandrrat tonaHyri në përrallë.

4.

E do thoni juÇka u bë pastaj.Pastaj prapë këtuNisi një si vaj.

200

Page 201: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Dhe përralla zgjatet,Do zgjatet dhe mëSe rishtas nisën llafetMe zë e pa zë.

I thanë milingonës:-O le, le, le, le,Në gojë të merimangësSi do mbarojmë ne!

Na çliro dhe neve,Na shpëto, aman!Nga kthetrat e merimangësTë zeza katran!

5.

Ndalet milingonaDhe shikon përpjetëPersonazhet tonaSi dridhen në rrjetë.

-Jo, mor greth i ziNuk të shpëtoj unë,Se gjithë kohën tiKe qenë një spiun!

Nuk të shpëtoj unëAs ty moj gjinkallëSe s’bëre asnjë punëSa ke qenë gjallë!

201

Page 202: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

202

Page 203: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ty moj mizë kaliNuk të shpëtoj, jo!Se gjak për së gjalliKe thith’ në çdo kohë.

Edhe ty mushkonjëPër të njejtën gjëNuk të shpëtoj moj “zonjë”Se shumë ke bë…

6.

Dhe nisi milingonaTutje si një fugë,Dy fluturat e njomaT’i arrijë në rrugë.

Zërat mbetën pasZëra të trishtuarSe ç’ndodhi më pasMë s’kemi dëgjuar.

Por, se ç’ka bërëPastaj merimangaE dinë ata vet Që mbetën në pranga

1994

203

Page 204: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

204

Page 205: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GURI QË S' FLET MË

1.

Ndanë lumit valëshumëQë zbret malit tërë shkumë,Është një gur me kokën n’qiellNë tokë këmbët ngulur thellë.

Rri përballë dhe e shikojNë sy, në ballë, mbi sup, në gojë…Dua diçka të më flasëPër shekujt e mbetur pas…

Ç’e shikon, o i uruar!Më thotë lumi valëtrazuar.A s’e sheh që gojë e tijKa mbetur hapur me gjithë sy?

Oh, vërtet, si kështu vallë?!Po ti që kur e ke parë?A s’më thua o lum lumiTë folurit si, si e humbi?

Ai heshti për një çast.Valën për shkëmbi e përplas.Si të merr prej tij mendiminDhe të nisë pastaj rrëfimin:

205

Page 206: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

… Domosdo ti ke dëgjuarQë këtë tokë e kanë sulmuarBajlozë, përbindësha e barbarëDuke e shkelur me hekur e zjarr…

...Tym për tym nga një dash të pjekunJavë për javë nga një vashë të zgjedhun...

* * *

Po s’duronin vashat tonaT’ua preknin faqet e njoma.Nga maja e shkëmbit si atkinëHidheshin poshtë në greminë.

I erdhën dhe atij një ditëPërmbi supe, ashtu paprit’.Dorë për dorë, si sorkadhe,Si të luanin, të hiqnin valle.

Ai i pa si u hodhën…Trupi, shpirti iu drodhën…Sy e gojë që atëherëMë s’i erdhën asnjëherë.

2.

E sheh atje, përmbi ballë?Si e ka një të çarë?Dhe ajo, si çdo ndodhi,E ka një histori…

206

Page 207: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ishte verë, nëntëdhjetë e tetë,Lufta kishte marrë jetë.Tre djelmosha si bajrakGurin për qafe e kishin kap’.

Poshtë grykës si mbi zjarrVinin ujqër dhe zagarëMitralozi kërkëllitiBreshër plumbash prej goje qiti.

Dhe thërritën që të tre:Këtu zot jemi ne!Shporruni nga keni ardhë!E rëndoni këtë tokë të bardhë!

Po, ujqit, si ujqit më.Kjo gjuhë, për ta, nuk ishte gjë.Pas ferrash dhëmbët mprehën.Vetëm zagarët lehën, lehën…

Dhe s’e bënë më të gjatëMe ata që sillnin natë.I goditën mu në ballëNdonjë iku me bisht ndër shalë.

Trupin tim të kulluarKërmat e tyrë ma kanë shpuar.Ja, këtu, në buzë, në bark,Qafën kur e zenin lak.

207

Page 208: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po ujqit ishin shumë, shumë,Dhe më shumë korba prunë,Drejt gurit, me motorë,E t’i binin në kraharor.

Se aty i kishte trimat.Pallëlartit, vetëtimat.

Tërë natën, tërë ditën,Sikur qentë u skërmitën.Dhe i ranë ata, i ranë,Ballin pakëz ia çanë.

Ja, e sheh atë vend atje?Aty mbetën që të tre!Te ajo gojë, te ata sy,Kuq rrodhi gjaku i ri…

208

Page 209: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TE STANI I ÇOBANËVE

Te shkëmbinjtë kreshtësertëFaqe malit ballëblertëNjë kasolle aq e vogëlSi e strukur nën kodër.

Ata gurë në mur të lashtëTë mbuluar me gardh e kashtëA s’të çojnë larg ndër viteKur mbi të binin ortiqe?

Dhe i qasem me ngadalëMe dëshirë që m’djeg si valë,Ta përkdhel, ta prek me dorëSi një dele me këmborë.

Sa e madhe qe ajo,Kur në male, në një kohë,Kriste pushka, maliheri,Dridhej beu e serasqeri.

Sa e ngrohtë qe ajoNgricë kur ishte këtu, kudo.Nëpër fusha, mbi ograja,Brigje, gryka, e çufraja.

209

Page 210: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

2.

Ja si hapet trinë e sajSikur ka në buzë një vaj.Tërë shkrumb e shend e verëBrenda në gji pastaj të merr.

Me atë gurin nën hatullTë prek pakëz përmbi shpatullEdhe thotë: Mirë se ke ardh’,Në këtë vatër time të bardhë.

Dhe vërtet, e bardhë e bardhëËshtë aty çdo gjë me radhë.Te ajo hasër, përmbi fier,Nuk ka, jo, asgjë të lyer.

Ja gëzofi dhe rrogozi,Dhalli, gjiza, qumështi, kosi!Përmbi trup e sup t’stanoresXhoka e bardhë si maja e borës

A s’është më e bardhë dhe zemra e sajKur të pret si lulja në maj?Me atë ballin sikur hënëKu buzëgazin e ka vënë?

Ja dhe guna e çobanitQë e prek Bardhoshi i stanit.Hapekrahë, të dy në derë,Të presin si shiun në verë.

210

Page 211: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3.

Përballë i ulur këmbëkryq,Mustaqegjatë, n’mitan e tirq.Vetëm gajtanët të zes, të zesDhe dorëz e kamës në brez

Kur ia ngul shikimin n’harkSytë e mendjes të shkojnë larg:Ky çoban sa shumë i ngjanDikur kaçakut që vinte në stan.

Kështu edhe ai ishteMe ata sy që i kishte.Si shqiponja kur krahët hapMbi armikun të sulet vrap.

Mu këtu kokën e vuriPo gjumi atë kurrë s’e zuriGjersa i dha të hajë tokëQen pashait diku në bokë.

4.

Në këtë kasolle të bardhë të bardhëDhe të tjerë miq kanë ardh’.Në mes të natës si shkëndijëMe tekste e li bra të bardhë në gji.

E janë ulur gju më gjuQë t’i shporrin prej këtuUjqit, derrat, gjarpërinjtë,Skilet, korbat, shpirtzinjtë.

211

Page 212: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Si kjo vorbë aty në zjarrJanë zier e valë kanë marrëTë pafjeturit, barkuritur,Për liri zemrën zhuritur.

5.

Dhe në vite mbi kasolleRanë e ranë ortiqe bore.Vinte rrotull Bardhosh i stanitÇukiste zogu n’kraharor t’çobanit.

6.

Po ç’qe një krismë e një rafalNjë mëngjezi në të dalë?Çka i vinte mu në veshTutje grykës si rrebesh?

Ç’ishte ai qen i ziI madh, i madh si një lubi?Po në qiell ç’fluturoninKorbat dhe e kërcnonin?

Vuri dorën sipër ballitTë shikojë nga qafa e malit:E ngarkuar me dëborëAjo merrte frymë me zor.

Ç’janë andej dy veta që ecin?Herë ngrihen e herë ngecin!Po në supe vallë ç’mbajnë?Pse dëborën mezi e çajnë?

212

Page 213: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Sa s’lëvizi kasollja trimeE të niset drejt tyre.Hapekrahë, me zemrën vrer,E në gji të vet t’i merr.

Si një loke, nënë plakë,Ia vë dorën përmbi plagë:Qëndro, bir, kij durim,Të gjen nëna ty shërim.

Po ç’i keni këto vallë?Si emblema mu në ballë?Nga qielli i keni zbriturQë natën për të ndritur?

Dhe e ndez lokja zjarrin.Vrik e merr në prehër djalin:Rri këtu, ti o trim,Sa të marrësh fluturim.

Se nuk ishte herë e parëDjalë si ky të kishte marrë.Lokes flokët i janë zbardhurTok me trimat që i kanë ardhur.

As i fundit ai s’ishteDasmë e madhe një ditë do nistePoshtë malit n’mugullimSe ç’po ndihej një gjëmim

213

Page 214: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Një gjëmim nga balli i lodrësQë vjen gjer te cepi i kodrës:Hajde djem, djemtë e ri,Nusja e jonë si selvi…

Si selvi në kalë të bardhëNë mes të krushqve pallëlarë.Bini djem, o, bini trima,Me shëndet në sup martina!

Me shëndet në sy ta mbaniShteg më shteg tok të çani.Nusen tonë me duvakTë na e sillni në çdo prag.

8.

Dhe i hapi lokja krahëtAndej nga kërcitnin armëtBashkë me trimat luftëtarë,Parzmën shkëmb, zemrën ar.

Ja këtu, në këtë blozar,Sa kusitë i ka var’.Dhe në grepa, përmbi gardh,Pushkët vënë radhë- radhë.

Sigurisht që e përvëloninNga dhembjet kur rënkonin.Po nënëlokja si një sutëNë plagë i prekte butë butë…

214

Page 215: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

9.Te shkëmbinjtë kreshtësertë,Faqe malit ballëblertë,Kjo kasolle aq e vogël,Si e strukur nën kodër,

Domosdo që më ka parëQë në zemër kam një varrë…Se e hap trinën e sajMe një krismë si në vaj.

E me rrudhat përmbi ballëSikur don t’më thotë një fjalë:Eja prapë, ti, biri im,Në gjirin tim do gjesh shërim…

215

Page 216: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

216

Page 217: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

T O P I

E ngjitën topin përmbi ledh.Nën krështë, te qafa e malit.Ai u kap aty për breg,Siç kapet një riqën për bisht të kalit.

Tytë e tij e gjatë, e murmë,U vërtit me salltanet.Dha e mori tërë zhurmëMe muaj, me javë, me ditë, me net.

Gjylet ai i hodhi largDhe buçiti me tërbim.Ndonjë në sup, ndonjë në bark,Malit i shkonin dhimb’.

Po mali sa shumë kishte parëNë theqafje të tillë topa!Sa e sa i hapën varrëNdaj e ka faqen plot me gropa..

Dhe këtë top, si të tjerë,E vërviti nga qafë e tij.Top i murmë me tytë të mjerëSi qen i ngordhur rri tashti.

217

Page 218: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NJË PIKTORE NËPËR BREGORE

Për çdo vjet, nëpër bregore,Vizaton një piktore.Brushat, ngjyrat, ku i ka?Nën mal mos i mba?

Duart kushedi se sa!Edhe sytë të mëdhenj i ka.Brushën do ta ketë viganeKa marrë ngjyrat prej çdo ane.

Ja, atje, mbi qafë, malitIa ndërroi ngjyrat e ballit.Përmbi sup i vuri gunënQë ta pret nën të furtunën.

Pastaj poshtë, në kraharor,Ia ngjiti si me dorëFrutat, varur si stoli,Sa më parë t’i marrë në gji.

Po piktorja ka menduarPër tabllonë e pikturuar?Më pastaj, kur vijnë shirat,Do t’i bien, vallë, ngjyrat?

1980

218

Page 219: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TE NJË LIS, MBI KUOTË

Atje te kreshta, përmbi mal,Trimi plagë kishte marrë.Duke e mbajtur me njerën dorëAi ecte, por shumë me zor.

Buza pakëz i ishte tharë.Ballit i shkonte zjarr…Te një lis, mbi kuotë,U ndal se s’ecte dot.

Krahun lisi e uli ngadalë.Dorën ia vuri përmbi ballë.Mezi i tha, me pak zë:S’ke gjë, bir, s’ke gjë…

Degët, ama, iu drodhën.Lumë lotësh nga sytë i rodhën..Gjethet ballit i bënë puhiBuzëve lotët u dhanë freski.

Trimi sytë i hapi pak.Por hapur s’i mbajti gjatë.Qeshi, lisin kur e paMbi kokë i rrinte si baba…

219

Page 220: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

LAPIDARI ME BUZË NË GAZ

Ndanë rruge, mbi kodrinë,Ku fshatarët shkojnë e vijnë,Te një krua, atje në mal,Rri krenar një lapidar.

Maleve tej ka hedhur shikiminSikur do ta kapë kujtiminKur luftonin si luanëGrykave, tutje, anembanë.

Buzën pakëz në gaz e ka.Ashtu i mbeti atë ditë që ra.Ai dhe ballin e mbante lartMe sytë e vegjël po të zjarrtë.

Mbi sup të tij një zog ndalonPër çdo ditë aty këndonËshtë refreni i këngës së tij:Ti u vrave, o, për liri.

Ndanë rruge, në kodrinë,Ku fshatarët shkojnë e vijnëLapidari me buzë në gazI përcjellë ata pas…

220

Page 221: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

DJALOSHI QË MBETI

Përmbi gur, me duar në faqet,Rri një çun dhe kënaqetTek shikon në ujëvarëFlokët e malit legjendar.

Ka vënë veshin dhe dëgjonLumi poshtë si gurgullon,Si nën diellin rrezearÇan udhën mengadalë.

Dhe i shkoi mendja djalitKur i digjej kreshta malitNjë djalosh porsi kyKish vënë supin po aty.

S’e kish djersitur ende mustaqenPushkës kur ia qepi faqenDhe shenjonte me një syKëmbë armiku të mos hyjë.

Ai dëgjonte kërkëllimënE armëve dhe ushtimënPas një ylli përmbi malSikur i merrte zemra zjarr.

Që të rridhte lumi qetëAi djalosh aty mbet. Aty mbeti, përmbi gur,I shndërruar në flamur.

221

Page 222: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

222

Page 223: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËN SQETULL TË LISIT

Nën sqetull e ka marrëLisi një lapidar.Degët mbi kraharorIa ka vënë kurorë.

Se lisi e ka parëHer oin kur është vrarë.Gjersa shtinte me maliherDy plumba në gjoks i merr.

Ai u kap për trup të tij.Lisit balli iu nxi.E shtroi si mbi dyshekNgadale, plagët mos ia vret.

Aty te rrënja ia ka vënëKokën dhe e ka lënëTë pushojë pak heroiSepse kishte gjak në gojë.

Trimi lart e mba kokënSe me jetë e mbrojti tokën.Ndaj dhe lisi e ka marrëNën sqetull këtë lapidar.

223

Page 224: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËNA IME

Nëna ime qe fshatare.Lindi, u rrit dhe vdiq në male. N’ ato male me dëborë Me mushkë e pushkë në dorë.

Domosdo që qe bareshë.Me qengja, dele e desh.Ndër bregore do t’ketë ngarë.Këto vetë unë i kam parë:

Mbi sytë e saj si të malit.Një blerim që i rrinte ballitNë dy faqet si lëndinaDhe vetullat si dy kodrina.

Përmbi napën e bardhë në kokëNë ecjen e drejtë mbi tokë.Dhe në gishtin që e ka lojturGati nderin për të mbrojtur.

Si një dele ishte e butë.Këmbëlehtë si një sutë.Ndonjë çast e ndonjë orëIshte dash me këmborë.

Ndryshe s’mund ajo të ishteMe atë zemër që e kishteCopë mali e shkëputurSi një bletë, si një flutur.

224

Page 225: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MBI KOKË TË BABITKA RËNË DËBORË

Mbi kokë të babit ka rënë dëborë.Unë e prek çdo ditë me dorë.Po kjo borë si erdhi e ra?Dhe si ra askush s’e pa!

Mbi qafë të malit, ke parë ti?Si fryn murlani me stuhi?Si me akull pllaja veshet,Si mbi të bien rrebeshet?

Dhe rrebeshi zgjat e zgjatNga mengjezi në ndajnatë.Pastaj bie bie borëDhe shtërngatën tutje shporr.

Mbi kokë të babit dëborë ka rënëMbi të vitet gjurmë kanë lënë.Po pranvera do të vijëDhe këtë borë mbi kokë ta shkrijë?

Kjo pranverë sa herë ka ardhë!Ti ia prure me dorën e bardhë.Babit zemra i bëhet pranverëKur sheh se ti jeton me nder.

225

Page 226: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BABAI IM NË KANAPE

Babai im në kanape.Ç’ka ky babi që nuk fle?Ai sytë n’tavan i mbaDuket mendjen larg e ka.

Babai im s’e ha drekënPa lexuar njëherë gazetën.Po gazeta ç’ka? Ç’ka?Babin pse pa drekë e la?!

Babi, lere tash gazetën!Eja të hamë njëherë drekën!Hani ju, o, hani ju,Drekën unë e kam këtu!

Babit sytë n’tavan i mbetënPasi flaku tej gazetën.Kushedi se ç’do të ketë parëQë iu veshën sytë me zjarr…

1982

226

Page 227: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BABI IM MË RA NË FAQE

Babi im më ra në faqe.Babi im më ra në faqe.Po ti ç’pate, babi, ç’pate?

Pse mbi ballë një re t’u ndal?!Pse s’ma thua ti një fjalë?!Si gjyrik të bën kraharoriBuzën dhëmbi ndër dhëmb ta mori.

Goja ime vesh më vesh.Po ti, babi, pse nuk qesh?N’zemër, babi, mos të rashë?Më fal, babi, nuk të pashë!

Unë mbase, pse nuk qaj,Babai im mbushet me vaj.Pastaj vetëm në dhomë hy.Duket e shkroi këtë poezi.

227

Page 228: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

KUSH DHE PSE

Kush i kërcen babit mbi barkHapa, hop, hopa, hop?Po pse ky babi çdo ditë e kapDhe e hedh lart si top?

Kush i hip babit mbi shpinë?Dhe ecë e ecë, ecë e ecë?Po pse ky babi që trand shtëpinëE lazdron si një kec?

Kush i thotë babit pa-pa!Kur shkon në punë, kur shkon në punë?Po pse e kthen kokën prapaKy babi aq shumë, ky babi aq shumë?

Kush i thotë “natën e milë”Kur bie në gjumë pasdarke përherë?Po pse ky babi me aq dëshirëPas qafe i merr erë, i merr erë?!

228

Page 229: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

T A S I

E kush është që thotëSe s’mund t’ lindet një vjershë!Nga një tas i vogëlKu hahet përshesh!

Ja që mua sotM’u ngulën sytë atyTek hanin ashtu tokTë dy bijtë e mi.

Në këtë enë të bardhëE tëra që shkëlqenBirit tim të madhKosi s’i pëlqen!

I ngre ai buzëtPak si me një anëPse s' ia kemi dhënëTasin por ce lan.

Kosit si kajmakI hedh dhe sheqerPastaj mezi pakPërshesh zë të merr.

229

Page 230: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Eh, ç’më vajti mendjaLarg, në fëmijëri…Dhe nisa t’i përmendjaQë dhe ai ta dijë:

Ti s’ke parë, o bir,Një çanak me groshë.Një të futur lugëtEna të mbetet bosh.

Ti s’ke parë, o bir,Një çanak me dhallë,Kur, në atë mynxyrë,Na ka mbajtur gjallë

Ti s’ke parë, o bir,As përshesh me valë,Zorrët na i ka grirëPo s’kemi bërë fjalë.

Ti s’e di, o bir,Tasin me trahan.Atë ditë kishim festëN’të kur kemi ngrënë.

Dhe, ta dish, o bir,Që k’shtu ka dhe sotBarkun pa e ngirëShumë fëmijë në botë.

230

Page 231: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËNA, UNË E POEZIA

Nëna ime e zë bukënMe ujë mali e me miell.Si i shtje tharmin, kripën,E vë pastaj të ngrohet n’diell.

Dhe thotë nëna: Tash do vijëDo të presësh pak, o Dren!Pa më thuaj moj nënë tiPrej ku dhe si vjen?!

Ajo buzën vë në gazE në furrë brumin futëPiqet buka për një çastAq e shijshme, aq e butë.

Dhe fëmijët i xiglonMu në hundë kjo bukë e ngrohtë- Jetë e saj larg fillon,Nisë nëna e na thotë.

Baballarët i keni parëSi lërojnë e hedhin farë?Dhe më pas kjo farë kur mbinDitë e natë mbi kokë i rrijnë.

231

Page 232: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Që ta herrin e ta rrisinMe mund e djersë e ujisin.Pastaj bëhet si një detDrithë i ëmbël plot shëndet.

Kur të piqet gruri n’arëKorret, fshihet e hyn n’hambarSa më shumë që rri atyBukë m’e mirë bëhet prej tij.

E mulliri që ta blu’jDuhet të ketë më shumë ujë.Nëpër shoshë e nëpër sitëPrapë duhet për ta qit’.

2.

E kam dhe unë “brumin” paraSi përzjeva “ujë e miell”.Është pak si me të çaraPo s’ka gjë, e vë në “diell”.

Por graf’lloi shpejt ky brumë!E ç’t’i bëj, moj nënë, u derdh!Vrae, o bir, vrae shumë!Se si herët ty të erdh’.

Nisem unë nga e paraMirë e mirë brumë të zë.Tërë ditën e ngjesha, e vrava,Se ç’do bëhet s’e di më!

232

Page 233: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Të vijë buka tani pres.Nëna m’shikon e rri përballë.Ma vë dorën me kujdesPërmbi kokë e ballin valë.

Po ti tharm i ke shtënëBukës që e ke zënë?

I kam shtënë, i kam shtënë,Dhe e ngjesha shumë, moj nënë.Tani s’di në do vijëE në furrë më ta shtijë.

Kur të piqet si pogaçeDhe fëmijët t’i kënaqeE në çantë të tyre t’hyjë,Mund të quhet poezi?

233

Page 234: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

VËRTET, S’KA KUPTIM

Me lotë ishte larëShkumësi duke qarëMu në fund të çantësTë shkatëraq Latës:

- Ah, se ç’më gjeti!Jeta këtu më treti!Si do bëj s’e di,Në duart e këtij!

Sa fillon pushimi,Me mua nis vrapimiNëpër korridorTutje në oborr.

Vijat gjatë e gjatë Nëpër mur i zgjatë.Në dyer, në banga,End si merimanga.

Tutje nëpër rrugë,O, ç’më vjen turp!Pastaj në asfaltSa e kam inat!

Shkruan, çka nuk shkruan!Edhe prapë më ruan.- Më lerë, more trim!Vërtet, s’ka kuptim!

234

Page 235: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

MËSUESI YNË

Ja, mësuesi në klasë hyri.I buzëqeshur derën mbylli.Përshëndeti me gjithë zemër.Ulet pastaj në katedër.

Shkruan orën, orë klase.Do na flet diçka, mbase.E dimë ne, ka një dëshirë:Që të jemi ne sa më të mirë.

Hap ditarin aty te emrat.Neve akull na bëhen zemratRrëshqet e ndalet gishti i tij...Balli pakëz iu nxi…

Po buzëqeshja pse iu pre?!Pse mbi vetull iu ngjit një re?Athua mësuesi ç’do të ketë parë,Aty, te emrat, në ditar?

Pse e zë buzën me dhëmbë!Pse trak trak troket me këmbë?Duket zemra i është helmuarMësuesit të pezmatuar…

235

Page 236: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pastaj mësuesi mbyll ditarinSikur mban mbi vete malin.Fare sytë nga ne s’i hodhi.Hyri verë e dimër doli…

236

Page 237: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

THUMBI

Pse mësuesi ecën anuarMe ditarin që mba në duar?Mos ditari është i rëndëPse në të ka shumë lëndë?

Mbase pse ka shumë mungesa!Nota të dobëta, dysha, tresha!Me këso i mbushur plotDhe mësuesi s’e mban dot?

Ecën mësuesi, ecën shtrembëruar,Trupin mënjanë e ka rënduar!Ai ecën e bën shaka,Por diçka thumbon ama.

237

Page 238: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

238

Page 239: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

SHKRUAR NË QERSHOR

1.Na erdhi dhe kjo ditë,Lehtë, lehtë, si pa trokit’.Dhe i bie të fundit herëZiles, aty, përmbi derë.

Korridoret gumëzhojnë.Në qiell çantat fluturojnë!Po në sytë e mbushr plotÇ’lotë janë që rrjedhin sot?

Thellë thellë e kanë buriminBashkë me gazin e hidhërimin.Në këtë çast e në këtë orëKur mbaron viti shkollor.

Sa e madhe ishte djersaPër t’u mbushur këto dëftesa.E t’shtërngohen në kraharorSi bujku grurin kur e korr.

Se dhe ndarja është e madheSikur qengjat në livadheKur i ikin bariut plakE në zemër i pikon gjak…

239

Page 240: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

2.

Erdhi dhe kjo ditë qershori.Mua zemrën sikur ma mori,Bashkë me zogjtë shtegtarëTutje çerdheve të shpërndarë.

Hipi shkallëve, zbres prapë.Diç në fyt seç më kapë.Korridorit, klasë më klasë.Bah, kjo zemër si nuk plasë!

Këto dritare pse s’bëjnë dritë?Këto dyer pse janë nemit’?Hapur gojët pse i kanë,Bangat, sikur do të më hanë!

Kjo dërrasa ç’i ka, vallë?Gjithë ato pesa në ballë?Po karrike e tavolinë,Kështu, vetëm, si do rrinë?

Ju bilbila prapë do viniE gëzimin këtu ta shtini.Nëpër klasa, në oborr, Dhe në shpirtin tim të hollë…

240

Page 241: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ATË NATË

Baba dimër erdhi atë natë.Ju, fëmijë, të gjithë e patë.Trapa trup, me shkop në dorë,Me atë mjekrrën bardhë si borë.

Thesin ai e kish në krah.Duke e sjell’ kushedi prej kah!Dhe pastaj e zbraz e zbrazBashkë me atë buzë në gaz.

Por s’e di, në e patë,Para se të ikë atë natë,Fëmijët n’grykë kur i moriNjë diçka në vesh u foli!

Një pësh pësh u tha në vesh!Mu aty, përpara nesh!Por ne s’dëgjuam dot!Ishim larg dhe qe e kotë.

Erdhi e shkoi ai atë natë.Kishte të bëjë udhë të gjatë.Me atë mjekrrën e bardhë si borë.Ne e pamë në televizor.

241

Page 242: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NË SHIKIM TË HËNËS

1.Sonte erdha midis maleshRrjedhës lumit shkumëbardhëDhe pres, moj hënë, ti të dalëshMe tërë nurin që ke në ballë.

Dhe kur syri yt argjendDo të bjerë mbi pllaja tejMbi çdo skutë e mbi çdo vendPatjetër që do të më gjej.

Do të më gjej se unë të presSiç pret toka shiun në verëPër shumëçka dua të të pyesSi fëmija kur këmbët merr.

Nuk të pyes si rri lartAs ku fshihesh matanë malitUnë këtë e kam të qartëSiç kam dritën në sytë e ballit.

Të bëj pyetje për tjetër gjëMbase që s’ta bënë të tjerëNë gjithë atë udhë që ke bë’Nëpër net, dimër verë.

242

Page 243: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Që kur është kjo tokë, ky lumë,Ti ke ndenjur gjithmonë pa gjumëMe syrin tënd t’shikosh nga lartSiç shikon dikush mbi hartë.

Domosdo që shumë ke parëNga ato që kanë ngjarë,Mbi këto pllaja, fusha, gryka,Kur shekujve u ngulej thika:

A s’më thua, ky mali im,Kur nisi të marrë frymë,Si ishte për herë të parëMe të qeshur a me të qarë!

Pse është dhe kaq shkëmbor?Pse mbi të shumë bie borë?Pse me përroje kaq i ndarëVende vende vjen i tharë?

Pse ka dhelpra, gjarpinj, derra!Në vend që të kishte shqerra,Dele, desh, drerë, suta,Korbat të ishin thëllëza të buta!

Pse ka lepuj, urrithë, arinj,Lakuriqë, laraska, minj!Pse aq shumë dhe kameleonëKa këtu mbi malin tonë?

243

Page 244: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po shushunjat prej kur janë?Gjak të vetin kanë a s’kanë?Pse krimbat e karkalecëtNuk u bënë si buburrecët?

Si u bë që ujqit e zinjMalit tim t’i kenë lakmi?E në llavë pastaj të vijnëNë torrishte të na hyjnë?

Ku qenë çobanët t’u dilnin paraE t’i pritnin me këmbët e para?Apo kishin pyka në mesDhe shikonin me kokë në thes.

Ti hënë po ikë si me ters,Po unë prapë këtu do të presSe kam shumë të flas me ty,Ja, kështu, me poezi…

2.

Dhe dole prapë moj hënë ti,Vetull malit, me ata sy.Të shikosh nga lart në tokëSiç shikon dikush mbi glob.

Hedhi sytë te ky gur!Jam këtu ku rrjedh një gurrë.Aq shumë dua ta dëgjojKur më flet t’i hyjë në gojë.

244

Page 245: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

A s’më merr sonte atje?Si një zog përmbi re?Te balli yt ta vë kokënQë andej ta shikoj tokën…

Për një çast t’i mbylli sytëTë shikoj me sytë e dytë...…Jepi dritës pak më tepërNdriçoi ata gurë të vjetër.

Ja Skardiusi*) im plak!Me kurrizet qe duken larg.Grykat, qafat, shpatet, pllajat.Si kësula s’të ngjajnë majat?

Ja dhe udhët, monopatet,Ku janë derdhur, dergjur fatet.Ku kanë ecur gjyshërit e miPor, prej kur, askush s’e di.

Pa më thuaj hënëz ti,Nga jugu e në veriKush mbini për herë të parë,Cili Fis, nga cila farë?

Andej poshtë qenë ThesariotëtPrej nga vijnë EpirotëtPak më lart janë LynkestëtKandavët e Dasaretët. *) Mali Sharr.

245

Page 246: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po këndej, si brez i mesëmJanë Albanët e Penestët Aty diku janë AmantëtRreth bregdetit Taulantët.

Labeatët e Dardanët,Dokleatët, Ardianët.Në veri qenë DesidiatëtLiburnët e Dalmatët.

Tërë këta, e të tjerë,Janë quajtur kështu njëherë.Po e kishin tok një emërILIRË ishin kokë e themër.

Po kush ishte i pari mbret,Që sundoi për shumë vjet?Qe Bardhyli enkelejKur e nisi gjithandej.

Ja Pelioni ballë BilishtitKu qenë futur luftarët e Klitit!Leka i Madh kur e rrethoiMbret Glaukun e mashtroi.

Pa të shohim pak andejUdhën e Pirros dua ta gjejNga i çoi elefantëtPërtëj detit t’i mund romakët.

246

Page 247: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po kalanë Princezë TeutaMe ato mure e kulla t’gurta,Ku e kishte anës detit?Në Ulqin, maje shkrepit!

Ja Korkyra si grykë VarriKu tradhëtoi Dhimitër FariDhe nisi udhën ky pe i ziTë na nxijë në histori…

Cili ishte i parë fisiKryengritjen që e nisi!Desidiatët në veriMe burra, me gra, me pleq e të rinj.

Ku u zu Bato BreukuSi tre qetë që ndau ujku.Për lakmi ky qorr i ndytëDesidiatit i nguli thikë.

Dhe mua sikur ma ngul në shpinëThika gjer në palcë më hynNga trishtimi sytë më hapenSi në ëndërr kur të ndjek një gjarpër.

Po ikë pas mali moj hënë tiMbase të vjellësh për këtë tradhëti.Por unë prapë këtu do të vijTë shikojmë në histori…

247

Page 248: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3.

Mirëmbrëma, e dashur hënë,Ç’më je kështu vetullrënë!Herë të nxin balli mes reshë,Herë buzën me vaj e vesh.

Po, ama, diçka kërkon.E shoh nga syri që të loton.Ja ku jam unë, te ky lis.Si një qengj që i pihet sisë…

Do të më marrësh përsëri?Kësaj radhe më gjatë të rri…Ta shikoj si nisi e ngrysiNjëzet shekuj i imi fisi.

Epo, si mund të ishte ndrysheNdersa në qafë zgjedhën kishte.Si nje pendë që e pret hulliaNë rrugën Via EGNATIA…

Via Egnatia.Aty ngecë historia.Aty malet frymë s’marrinSe e panë Dhimitër Farin.

Ngricë. Borë. Suferinë.Çarje. Therrje. Ankth. Rënkim.Llavë ujqish, arinj, derra,Kapërcejnë male,serra.

248

Page 249: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Midis pllajash, brigjesh, motesh,Rrjedhin e rrjedhin rrëke lotësh.Ngritje heshtash, çjerrje gunash,Plasje kordhash, përzjerje kësulash.

Në kokë, në degë, në trup, n’kurriz,Mbi tokë që ka për jetë një lis,Patkonj kuajsh, vërtitje themrash,Vithisje, thërmitje zemrash.

Po rrënja thellë aty nën gurNjomësinë s’e shterri kurrë.Priste aty, me shekuj pristeQë jetën një ditë sërish ta niste.

Ja,nga erdhën, matanë KarpateveGërxheve, monopateve.Si ujq dhëmbët duke lëpirëMidis qeve për të hyrë.

Ato udhë n’gjarpinj ngjanin.Në dhëmbë e këmbë helmin mbanin.Tek hyjnë bashtinave gjerë e gjatëÇdo skute t’i sjellin natë.

Rrugës Via EgnatiaU derdhën kryqe me mija.Mbi sup e trup kockë e lëkurëSiç dergjet një i sëmurë.

249

Page 250: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Tek ecnin radhë radhë,Lotët si një lumë i madhMbushën det e oqeanHelm e vrer i zi katran.

Po, aty, ku del burimiDhe ku rrënjët prek ShkumbiniSythat prisnin mugullimGjenin, merrnin ngapak frymë…

Rrugës Via Egnatia,Ku ecte prajshëm mizoria,Nën rrotë rënkonte trolliNga Dyrrahu, Konstantinopoli.

Ky rënkim i gjatë, i gjatë,Vaj i zvargur nëpër natë,Rri e pret me shpresë në gjiNë rrah të del llastar i ri. Lastar i ri që do t’i prijëMe sy në ballë, me diell në sy.Të qeshë njëherë siç qeshë fëmijaUdhës Via Egnatia.

4.Ç’më shikon moj hënë tiBuzëplasur, me lot në sy.Faqen ma vë përmbi ballë Dhe s’e thua dot një fjalë.

250

Page 251: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

S’thua fjalë, por ti flet Me shikimin që e ke tretDiku brenda në kafkën timePse jam kaq me hidhërime.

Si t’mos jem, të lutem shumë,Për fisin tim që qe në gjumë,Kur arinjtë kaptuan maletNë mes vete ndizte zjarret…

Ndriço pak andej matanë.Dëgjon ecjet në revan?Treqind kuajt si ngjiten grykësBuzë lumit të Radikës?

Kush është ai që prin në ballëPërmbi kalin jelebardhë?Me ata që pas i vijnë,Ku duan të arrijnë?

Ç’e kanë në shtizë të kuq një bez’Me atë zog të zi në mes?Ç’janë në duar ato që mbajnëSikur qiellin do ta çajnë?

Ja si ngjiten rreth kalasë Çallmat tutje duke përplasëUdhën marrin lart në kullëMe atë zog të zi n’flamur.

251

Page 252: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Lart atje atë e vënëNë vend të shtizës gjysmëhënëPëmbi kokë që rri si drapërMe dhëmbë të mprehtë, me gojë të hapur.

Shiko si zogu krahët hapGjysmëhënën don ta kapëLarg dëgjohet kur i thotë:Unë këtu jam zot!

Jam se këtu kam qenëDenbabaden!Heshtat ngrihen shpojnë qiellin,Përshëndesin në lindje diellin

Gjysmëhëna si një drapërBie poshtë porsi gjarpërDhe përpëlitet rreth e qarkMe helm në gojë, me helm në bark.

Nga ecë tutje nuk mbin bar,Qafën lak, bishtin kular.Fushave si kotullaç.Plaç, more devër, plaç.

Shpendi i zi me emrin shqipeMe ata sy si rreze drite,Ja, tek ndalet gur më gurMe dy kokët në flamur.

252

Page 253: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

I hap krahët përmbi retëSulet në vdekje a në jetëDhe prapë kthehet përmbi shkëmbTë qëndrojë drejt në këmbë.

Drejt në këmbë me kokën lartShikimin hedhur tutje largT’i vërsulet përsëriMu në kokë gjarprit të zi.

Ecën Drini, përshpërit,Brigjeve me lëmsh në fyt.Buzët anësh kullojnë gjakPër fshatrat që digjen flakë.

Ikën gjarpri zvarrë zvarrëTë tjerë gjarpërinj për të marrëPo s’e kishin dhe ata të gjatëMbi shkrepa shqipet u rrinin shpatë.

Dhe çdo verë dimër e bënëMe atë shtizë gjysmëhënëMe çallmetë e shallvaretëPlot njëzetepesë vjet.

Plot njëzetepesë vjetAi e hëngri kokën e vet.

Unë moj hënë s’e kam të qartëN’flamur shqiponja tek rri lart:Pse një trup dy kokë i mban

253

Page 254: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Por shikimet në tjetrën anë?Skënderbeu, ai trim dai,Këtë vetëm Ai e di…

5.Hënë moj, të lutem shumë,Ti e sheh që nuk kam gjumë.Më zbrit pak atje në KrujëTa shoh Gjergjin si pi ujë.

Si pi ujë e buzët lagMe mendimin tutje largGur më gurë e shkëmb më shkëmb:Do qëndrojnë shqipet në këmbë?

Pse je në shtrat o gjysh trimi!Çohu, po bie kushtrimi!Dëgjon zërat përmbi male,Shpatieve ku digjen zjarre?

Dëgjon kuajt si hingëllijnë?Brirët, daullet si oshëtijnë?Dëgjon Drinin si gjëmon?Përse ti ashtu m’shikon?

Zgjate dorën, biri im.Ma vë pak mbi ballin tim.M’i prek mollëzat, mjekrrën, faqet,Qafën, sytë dhe mustaqet.

Ule pakëz poshtë ballinTë të jap nga buzët zjarrin.E të shohësh pse kam rënë

254

Page 255: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Përse fuqia më ka lënë.Por nga vdekja s’kam merak‘dhe pse ajo nuk m’është larg.As nga dhembja s’më ha malliVeç një gjë më djeg si zjarri:

Do të jenë shqipot një?Kur unë s’do jem më?Do të jenë kokë më kokëE ta mbrojnë të shtrenjtën tokë?

Kjo më bren, o biri im,Dhe më mbushë me ngashërim.Mos ma hiq dorën nga balliDeri sa t’më shuhet zjarri…

Gjysh, o gjysh, si shumë je zverdh’!Po pse shikimin andej e derdh?Dhe më larg t’u tret mendimiNë buzë të mbeti ngashërimi…

Pse malësorët heqin kësulat?Përse flokët i shkulin burrat?Pse me thonj i çjerrin faqet?Përse loti u lag mustaqet?

Do ta ngremë, gjysh, trupin tëndSiç ngrihet mbi sup një shkëmb.Dhe në zemër do vëmë gurKur t’mbulohesh me flamur…

255

Page 256: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËN GËZOF TË BARDHË

Dha e dha murlaniKreshtës me furiNgrinte tallaganiNë akull e në shi.

Hëna që nga lartShikon me pikëllimPërmbi sytë e artëPërplot hidhërim.

Po ç’ka, ajo, ç’ka?Përse rri e ngrysur?Malin e ka pa’Me gunë të grisur.

Pastaj si bareshëAjo mblodhi tufënTërë bashka leshTutje e mbushi kupën2

Ngadalë zë e mbledh,Ngadalë, si me dorë,Malit ia hedhGëzof mbi kraharor.

256

2 Kupa e qiellit.

Page 257: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Malin e ka lodhurEra me furtunë.Ka rënë pak të çlodhet,Të bëjë një sy gjumë…

Hëna nxori ballinPërsëri ka ardhëSonte shikon malin Nën gëzof të bardhë.

257

Page 258: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËNA SI HËNA

Sonte dola në dritareAshtu sikur dal përherëTë shikoj atje në maleBrigjeve, në gryka thellë.

Dhe shikimi atje lartS’është i thjeshtë as s'është i kotëNjë dëshirë e kam të zjarrtëTë më hedhë në tjetër botë.

Mbi parvaz mjekrën vënë.Larg mendimi udhën merr…Pres të dalë e bukura hënëSyrin diku atje ta nxjerrë.

Ja dhe yjet një nga njëXixa xixa në kupën bluAshtu thjeshtë, pa bujë, pa zë,Dritën hedhin gjer këtu.

Edhe hëna në vetull maliNxori syrin si argjendPlot me nur i veshet balliDuke e derdh' në çdo vend.

258

Page 259: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Unë e pyes mengadalëTek m’shikon me përmallim:Nënën time e ke parëPërtej malit, në shtegtim?

Befas iku ajo një ditë.Iku e na la n’vetmi.Atje ku shkoi, pastë dritë,Më s’u kthye përsëri.

- E kam parë, o, e kam parë,Në një kopësht blerime plotNë një lule ka të ngjarëTë jetë kthyer në atë botë.

Ishte posi ti, moj hënë,Me ato faqe, me atë ballë.Ja, kështu, të dashurën nënë,E kishim sa ishte gjallë.

Sa qe gjallë na merrte në gjiPor s’u kthye përsëriPor s’u kthye përsëri…

259

Page 260: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TË SJELLA NGA DETI

PEIZAZHE

1. MËNGJES

Tejpërtej sa të mba syriPërmbi breg e horizontAsgjëkund s’duket fillimiAs mbarimi atje në sfond

Deti i kaltërt pa një valëËshtë i qetë e rri në vendSikur pret diellin të dalëNë mëngjesin e argjendt.

Ja, atje, syrin e nxoriTutje larg, në vetull maliNjë nga një yjet i shoiDhe çdo gjëje gjallëri i fali.

Ja dhe zërat, cicërrimat,Hapat, ecjet nga çdo anë.Pak nga pak dhe pëshpërimatNisin valët e njerëzit pranë.

260

Page 261: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Tejpërtej sa zë shikimiPërmbi breg e përmbi detBashkë me yjet dhe mendimiLarg diku, larg u tret…

2. MBRËMJE

Tërë ditën në kupë të qiellitSi një saç me rrezet arBuzë detit ulet dielliHorizontit me ngadalë.

Afron kokën, e vë pranë,Buzët, gojën, faqet, sytë.Atje larg sikur i lanëPër çdo mbrëmje, për çdo ditë.

Pastaj fshehet me plot hirSi një disk i kuq në detSikur thotë dhe lamtumirëSikur don t’na përshëndet.

Valët tunden qetë qetëAnës bregut rërëshumëI nxjerr plehërat i bukuri detSe s’duron në vete llum.

Njerëzit ikin një nga njëZbrazet, mbetet një imazh.Çdo gjë tretet pa bërë zëBashkë me to dhe ky peizazh.

261

Page 262: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

3. NË PLAZH

Porsa dielli syrinMaje pishës nxjerrE lë prapa pyllinDhe lart kupës merr.

Dalin një nga njëNjerëzit sërë sërëKush e kush ta vëÇadrën përmbi rërë.

Po kush janë këta Që vijnë më të parët?Janë fëmijët praTok me baballarët.

Tutje buzë bregutKu plasen valët proreKa fëmijë që bredhinMe nënat përdore.

Po pse moj nëna dilniKaq herët n’bregdet?Doni ju t’i rritniFëmijët me shëndet?

Xhërr e xhërr gjinkallaVapën e shpërndan.Neve s’na ha pallaDetin kemi pranë.

262

Page 263: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

4. NJË ÇUNAK ME QURRA

Ja atje, në rërë,Një çun zë të qajëMe qurra është bërë Dhe kërkon t’i lajë.

S’ecën dot më tej,I përplas pëllëmbët!- O le, le, nuk vej,Po më djegin këmbët!

- Kthehu prapë, lum nëna,Kthehu pak nën hije.Ah, dhe kjo rëra,Pika që s’i bie.

- Jo, nuk kthehem unë,Qurrat më kanë dalëTurp më vjen shumë!Nuk rri pa i larë.

Merrmë , o babi, ngrykë,Merrmë se s’duroj,Vetëm kam frikëTe deti të shkoj.

Dhe flut’ron nga qejfi,Loti i ndalet n’faqe.Sa i mirë ky deti,Shpirti të t’kënaqet!

263

Page 264: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

5.KËSHTJELLAT ME RËRË

Dhe aty te breguKu vala rërën lagPa të shohim pakÇ’bëjnë do çunakë.

Mbledhur dy e treUlur kokë më kokëPo t’ju vëmë reJanë në tjetër botë.

Ja një grup këtuNdërtojnë një kala.Si e bëjnë kështu?Më të bukur s’ka!

Më të bukur s’kaAskund faqe dheutNdaj e quajnë ataKala e Skënderbeut.

Ata dy atjeE bëjnë me bedenaAshtu i ndërtoiPashai nga Tepelena.

Po këta që prapaI kanë lënë një hyrje?Është nga më të lashtatËshtë kala ilire.

264

Page 265: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ja dhe një vogëlushSa shumë është thelluarCep më cep e mbushRërën nëpër duar.

Fare s’do të dijëPse shikojnë të tjerëSe kala e tij Dallon disa herë.

Muret gjerë e gjatëTë lartë e të fortëKullat drejt si shpatëS’i gjen kund në botë.

Asgjë s’ka harruarPa e vënë n’oborr,Të gjitha i ka ndërtuarMadje, me një dorë!

Por, ç’e do, ç’e do,Gjithë kjo fantazi.Ashtu si kudo Vjen një xhelozi.

Ia shkel në mes.Ikë tutje një çun.Voglushi zë dënesHidhërohet shumë.

265

Page 266: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

6. 15 LEKË BANANET

Do t’ishte i këputur,I mangët ky peizazhPo t’mbetej pa u futurThirrjet nëpër plazh.

Janë do fëmijëQë dalin prej çdo aneEcin e thërrasin:Ja, këtu, banane!

15 lekë këtu,Banane të lira!Urdhëroni edhe juJanë shumë të mira!

Dhe ecin ata tutje,Ecin pa përtim.Sikur kanë një lutjeNë ballë, në shikim.

Më tej një babaZë i shpjegon djalit:E sheh këtë kalama?Rron me djersë të ballit.

Që tani e nisëJetën me mundimNë këtë botë piseMbushur me mjerim.

266

Page 267: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Do ecë për gjithë ditënKilometra të tërëNeve të na i sjellëBananet mbi rërë.

15 lekë bananet!Këtu i keni lirë!Në sytë e një nëneDy pika xhevahir.

Dy lotë dhe në faqeTë xhaxhit poetI rodhën në mustaqeKëtu, te ky det.

Te ky det i gjerëTe ky det pafundKëtu ku fryn një erëDhe dallgët i tund…

7. VOGËLUSHJA ME SY DETI

Plazhi ka vogëlusheNgado që kthen kokënPo është një sylarusheS’e gjen në gjithë botën.

Fare është e vogëlPa mbushur tre vjetPo, ama, kjo gogëlSytë i ka si det.

267

Page 268: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Ndalen e shikojnë Që të gjithë përrethDhe duan ta pushtojnëKur sytë ua hedh.

E ka një të qeshur Që, aman o zot.Dhëmbë e buzëveshurNuk përshkruhen dot.

Atë e quajnë ShpataPse si shpatë pretMe fjalët si flatraKur fillon e flet.

Ky xhaxha i vjershësPa i vënë nuk rriSytë e sylarushësN’poezinë e tij.

Durrës, Gusht 1994.

268

Page 269: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ANIJA E SHEQERTË

Babi preu pjeprinE bëri fetë – fetë.Po sa copë ishin?Tamam për pesë vetë.

Njerën ç'rrëmbeuFitimi ynë me dorë,dhe tha: – Pa shikoni nuk ngjanë në va por.

Ja rremtarët sipërSi janë të radhitur!Presin për të hipurGati për të nisur.

Dhe, pup, hip në ballëSi një timonier,varkës përmbi valëI jep menjëherë.

Tha pastaj, me vete,Me timon në dorëSot më s'ka anijeqë ec pa mo tor.

269

Page 270: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Mori i rrëzoi Farat n'tavolinëDhe nisi, fluturoi,Me tërë fantazinë.

Tej e përtej plazhinSi rrufe përshkoiI madh e i vogëlNdalet ta shikojë!

Çan përmbi detëÇan përmbi valëÇ'anije kjo do të jetë!Si në një përrallë!

Me gojë zë ushtonSikur aeroplanNë dy këmbë qëndronTimonier tamam!

Por mbaron benzina,Fundi prek në rërëTimonier FitiminUria e ka zënë!

– Ha, – i thotë babai– Ha, – i thotë dhe nënaFitim marinariZgjohet nga ëndrra ...

Pastaj ia ngul dhëmbët„Anijes“ në kuvertëËshtë aq e ëmbël...Anije e sheqertë...

270

Page 271: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

BISEDA E DYTË ME DETIN

Ja, të erdha përsëriDet, o deti im,Të dy krahët i kam shtri’Të të marr në përqafim.

Tani më je një mik i vjetërPoshtë këmbëve të kalasëMë vjen se m' flet si plak me mjekërPër breg valët kur përplasë.

Rrudhat tua nëpër ballëPërmbi bebëzat kaltërosheQë të hapen valë – valëPuthin vetullat bardhëlloshe.

N’kraharorin tënd të gjerëE vë kokën e mendoj:S’e ka pasur gjithmonë verëPlaku im me këngë në gojë.

Shpesh është dashur me tallazT’u ngrihet armiqëve të kalasë,Kur iu hodhën përmbi shpinëTa gëlltitin, ta përpijnë.

271

Page 272: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

I sheh tutje ata gurë?Asnjë rrebesh s’i mposhti kurrë!Ndaj të dy ne, gjer n’amshim,Jemi lidhur në përqafim.

Dhe ullinjve andej nga breguKush s’u ra e kush s’i preu!Me atë trupin plot me vrimaNuk të ngjajnë ata në trima?

Oh, vërtet, sa shumë që ngjajnë!Dhe mbi supe shekujt mbajnë.Sikur pleq në moshë të thellëMe kraharoret bërë zgafellë…

Sa panë ata, o, sa panë!Kusarët kur në qafë u ranë.Po u mblodhën kokë më kokëT’i ngulin rrënjët thellë në tokë.

E t’u japin kokërr - kokërrPlot shëndet fëmijëve të vocërrQë aty, me diell, me hënë,Kokën pastaj ata ta vënë…

Ma hedh dorën deti prapëNën sqetull pak më kapë.Luan syrin kaltëroshTa marrë vesh se ç’desh të thosh.

272

Page 273: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po atje, te ullinjtë,Ç’janë ata që m’shohin sytë?Ashtu lart kokën ata e mbanë,Të hollë, të gjatë, si jataganë.

Si shumë mendon ti, biri im,Eja të të japë freskim…Që thua ti, ata lisa,Këtu i quajmë qiparisa.

Dhe ata iu ngjitën malitMbi kraharor e sipër ballit.Dhe sa herë u ranë stuhitëShikuan vetëm kaltërsitë.

Po borigat përmbi shkëmbQë qëndrojnë drejt në këmbë?E deshën kaltërsinë e qiellitQë anojnë pak anës diellit?

Ato nëna shamibardhaQë sjellin qumësht, mollë, dardha,Ku e morën bardhësinë?Nga vala jote që e shtrin?...

Rri këtu ti, biri im,Gjithmonë të të kem në përqafim.

273

Page 274: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ME BREDHIN E VJETËR

Ç’më thua ti, o bredhi plak,Me atë trupin tërë plagë!Kur qëndron ashtu mbi shkrepDukesh sikur pranë më th’rret!

I afrohem me ngadalë.Dorën ai ma vë mbi ballë.- Ulu, vocërrak, ti ke zjarrmiPaske etje për dituri…

Si e nisë pastaj rrëfiminUnë ia qep në trup shikimin.Me ato rrënjë thellë në gurëËshtë kapur kushedi prej kur.

Sa e vogël dora imePërmbi sup të degës trime.Nëpër erëra e në shtërngatëPër bredhin ishte shpatë.

- E sheh tutje detin e kaltër?Sa i gjerë e sa i pastër!Kur lundrojnë njerëzit mbi tëThua më bukur s’ka asgjë!

274

Page 275: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po s’ka qenë gjithmonë kështuPrej se jam unë këtu.Nuk ka qenë as kohë më parëSepse deti ka dhe valë.

Sa bajlozë e sa piratëKanë dalë prej tij të sjellin natëMe atë thikë vënë në gojë,Njerin sy lidhur me tojë.

E sheh atje matanë kalanë?E veshur në gurë, në se të ngjan!Në fund të detit i ka këmbëtRreth e qark në qiell – dhëmbët.

Dhëmbë kanë qenë ata bedenëPër përbindsha e peshkaqenë.Ja, aty e thyen qafënSa herë që mbi të e zgjatën.

Nëpër ta princezë TeutaShikoi detin siç shikon hutaMbi ciklopë e mbi barbarëTë dy sytë i nxirrnin zjarr.

Dhe ranë e ranë tallaze mbi ne.Herë-herë ngriheshin gjer në re.Te ky breg, te këta gurë,Kokën ne s’e ulëm kurrë.

275

Page 276: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

E si ta ulnim, or carrok!Të na e shkelnin këtë tokë?Si ta lenim atë nën këmbëSa herë deshën ta hanë me dhëmbë?

Jo, këtë s’na e la i pariSikur dhe t’na vihej zjarri!Po t' pyes ty, sot, që je me muaËshtë kështu apo si thua!

Drejt e ke, o bredhi im,Dua të jem si ti – trim!Valët mbi mua le të bien,Po zemrën jo, nuk ma thyejnë!

1984

276

Page 277: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ME KALANË

Pranë portës veshin vëE dëgjoj aty një zë.Ai vjen i thellë, i thellë,Si kur je në ndonjë shpellë.

Ç’më shikon ashtu, o çun!Dëshiron diçka nga unë?Do të dish sa vjet i kam,Apo pse prej guri jam?

Foli zëri i fortë i fortëSi të vinte nga tjetër botëTërë ushtimë e sokëllimëKrah për krah me historinë.

Gjithfarë zërash dëgjohen larg,Herë të mbytur, herë të qartë.Troqe kuajsh, kërcëllimë karrocash.Kollitje pleqsh, thirrje gocash.

Vringëllimë shpatash, jataganësh.Ulurimë tigrash e luanësh.Tërheqje harqesh prej heshtarësh.Rendje, britma kështjellarësh.

277

Page 278: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Fishkëllima gjarpinjsh për muri plotQë lëvaren e s’ngjiten dot.Aty, te këmbët e kalasë,Vala pa frymë i përplasë.

Shoh rëshirë, zift, katran,Shkallë gjigande, dhëmbë viganë,Kokë balenash përmbi valëSi e heqin bishtin zvarrë…

Dhe largohem me ngadalë.Andej bregut dal përballë.E shikoj kalanë si rriMe gjithë këtë ushtimë në gji…

Ulqin, gusht 1986.

278

Page 279: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TË SJELLA NGA BJESHKA

Sa kam dëshirë të dal në bjëshkëDhe dielli atje të më rreshkë.Te dëllinjat, te ato stane,Me banorët e asaj ane.

Me ata gurë, me ata shkrepa,Ku vështirë jetohet jeta.Tek ai lumth që gurgullonE këtë jetë më tej e çon.

Sa kam dëshirë t’i shikoj dhentëKur lëshohen rend – rend,Përmbi brigje në rudina, Qafa, shpate e kodrina.

Ato zile që cingërrojnëDhe qengjat që blegërojnë.Kur dëgjoj këto melodiUnë kënaqem si një fëmijë.

Tek ai bar në shullëDua kokën pak ta vë.Asaj lule që s’ka ferrëPa e këputur t’i marr erë.

279

Page 280: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

E të hyj pastaj në stanKu stanorja bulmetin mban.Ta dëgjoj si kosin tundSi zien qumështi gjer në fund.

Me gëzofin të mbulohemHerët në mëngjez të zgjohemRreth e rreth t’i shikoj maletTë dëgjoj si bien kavallet.

Ta prek në bisht atë qengj të butëKur ulë kokën nën gjinj e futë.Dhe ogiçin me këmborëMe brirë e lesh të bardhë dëborë.

E të shkoj brenda në ShpellëAty ku trimat hynë njëherëAty të ulem me çobanëtAshtu si uleshin luftëtarët.

E t’më flasë pastaj ajoPër atë luftë në atë kohëKur kjo bjeshkë u la me gjakTë prekë liria në çdo prag

E të rri më gjatë atyTë shkruaj, pastaj, një poezi.Si mbi lule kur rri një fluturPër këtë vendin tim të bukur.

280

Page 281: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PËRROI QË U HAP

(Në kujtim të nënës time,

në 35 vjetorin e vdekjes).

Ky livadh me luleKjo lëndinë e blertëÇ’më bënë të përkulemEmocionesh krejt.

Dikur nëna ime,Më parë se të bëhej nënë,Këtu me plot ëndërrimeKokën e ka vënë

Luleve në barNë gjethe e petalDiçka u ka marrëDiçka u ka fal’.

Stani aty ishteKu fjeti ajo,Ëndërrat që i nisteJanë këtu kudo.

Mbi fangun e butëMe vesë të pikuarE shoh si një sutëMe sy të lotuar.

281

Page 282: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Kjo e ujit vijë Poshtë që gurgullonTek rrjedh e rrjedh atyDiç në mua zgjon.

Dhe ti, nënë e ime,Erdhe këtu sotMu në zemrën time Që nuk e qetësoj dot.

Disa net e ditëDo t’i kalojmë bashkëNë stanin pa dritëMbulur me kashtë.

Te ky gur i bardhëTe ky shkëmb karshiTe ahu me rrathëDo të rrimë të dy.

Porsi ky përruaQë s’ka qenë atëherëU zbraz thellë në muaGjithë ky helm e vrer.

282

Page 283: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

TUFA E DHENVE TË MIA.

Te këmbët KubesëKu janë vendosur stanetTufë – tufë delet I lëshojnë çobanët.

Hajde, ej, më thonë,Do të vijsh me ne?Këtij shpatit tonëT’i ngjitemi atje.

(Janë ca kolopuçë,Çunakë faqerreshkur.Me ta dhe një çupëMe shajakë e veshur).

Eh, ç’më vajti mendjaLarg në fëmijëriDhe më therri zemraThellë diku në gji…

Hajde, ej, do vijsh?M’përmendin ata.Vetëm s’bën të rrishSe ujku të ha!

283

Page 284: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Po unë vetëm s’jam,Ç’brengoseni juNjë tufë dhensh e kamEdhe unë këtu.

Vështrime në sy.Buzët vesh më vesh…Ore, ç’keni ju aty!Ç’ka për të qesh’!

I dëgjoni zilet?Cingër, cingërrimat?Edhat, qengjat, delet,Deshët, blegërimat?

Do përpiqem unëT’i mëkoj, ushqejT’i malloj më shumëE në radhë t’i vej.

Po, do vij, do vij!Tok me tufën tuaj!S’bën vetëm të rriKam dhe ca të shkruaj.

Tutje do t’i derdhBjeshkës, mbi livadh.Kur të zë t’i mbledhTë më vijnë në radhë.

284

Page 285: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pakëz qumsht të marrinLesh e blegërimëNgjyrën do t’u falinLulet në lëndinë.

Ndonjë dredhës të hanë Mjedra e qershizë,Gjak e mish të vënëMe kos, djathë e gjizë.

Të ecin mbi shkrepaMos rrëzohen kurrëPorsi dhitë e egraTë kenë ngapak gur.

Të pinë ujin akullQë buron nën kepAty te rrënjë e ahutSe fuqi u jep.

Cingërrimë zilesh Të marrin ngapakPërzjerë me zë fyjeshTë dëgjohen larg.

Larg n’ato brigjeNë qafa, në grykaTë hipin në maje,Në shkrepa, në ripa.

Dhe ju kur të vini,Në shkollë kur të veniNdofta nga këtoNdonjë mund të mjelni…

285

Page 286: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NËN DËLLINJË TË BLERTË

Nën dëllinjë të blertëDredhëzë e kuqe flakë.Pse s’më lë të të prekëTë të përkëdhel pak?

Pse je fshehur, xhan,Si çupë e turpëruarDua të të vij pranë,Të të marr në duar.

Ç’m’i ke faqet gjakBuzët si të pjeshkësAtë erë e lëngKujt ia more, bjeshkës?

Asnjë qengj a deleNuk të gjetën ty?Apo të kanë lënëGjersa unë të vij?

Ndaj dhe po të marrKëtu majë bjeshkeTë jeshë stoli e rrallëNë ballin e kësaj vjershe.

286

Page 287: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PEIZAZH I RI DIMRI

Kur mbi breg të fshatit timTa shikoj natyrën dalSytë më marrin fluturimShkrep më shkrep e mal më mal.

Borë e bardhë nga çdo anëNë hapsirën e pafundËshtë hedhur si një jorganI gjerë, i gjatë, shtrirë gjithkund.

Ja, andej, kjo Grykë e Sharrit,Guri Kuq, atje në majë,Krenarinë ia kthyen malitE të mbushin plot uzdajë.

Rrjedh Shkumbini në ujëvarëNë një lot të madh që ngjanHerë me gaz, herë me të qarëMes për mes malin e ndan.

Përtej lumit kala e vjetërSi ballkon përmbi qytetNëpër shekuj e paepurRri aty dhe sikur flet.

287

Page 288: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Tutje Pellgu dhe BardhariSi një çerdhe zogjsh plotAtje tej dhe Gocëtivari.Si ky vend nuk ka në botë.

Mali Thatë vargan varganMe atë Grykën e DerëvenditN’horizontin e paanë,Eh, se ç’hir i japin vendit.

Sytë e mendjes pastaj të ndalinJo më tej se disa muajKur një zjarr e dogji malinPër t’u hequr këmbë e huaj.

Kodra , pyje, mbi livadheU kapluan tym e flakëNdaj ka rënë kjo borë e madheTa zbutë dhembjen nëpër plagë.

Kur mbi breg të fshatit timDal natyrën ta shikoj,Mbushem gaz e hidhërimMë vjen të qaj e të këndoj.

288

Page 289: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

NIPI IM ME SYTË SHKËNDI

Ç’më shikon ky nipi imMe ata dy sytë shkëndiNga portreti n’komodinëJa, aty, në fotografi.

Buzët pak si në të qeshurBallin, faqet, ah, si I ka!Mjekrën, hundën, flokët, veshët,Kur ia shoh më bëjnë t’ia ha!

Dhe vërtet, pa ia ngrënëKur na vjen, nuk mund të rriNipi im që ndrit si hënëNipi im me sytë si yj.

Kur vjen ai qesh çdo gjëQosh më qosh shtëpinë e mbushAh, ç’e ka ai një zëAtë zë s’e ka askush.

Trapa trupa me ato këmbëNëpër dhomë kur hyn e del!Nuk I ka as pesë pëllëmbëPo, ama, është krejt sheqer.

289

Page 290: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

GJUHA E BASHKIMIT DHE ARDHMËRIA E SHQIPËRISË

Të bësh një vështrim introduktor për opusin e një vepre,ku poeti në kërkim të historisë mëton të gjejë lirinë që imungon për të sfiduar shekujt e robërisë me të vetmen arsyese: Ky popull nuk e meriton të mbetet i lidhur mes zinxhirëvetë robërisë e të kryqëzohet mes lindjes e perëndimit megjuhën e bishtnimeve për t’u justifikuar se: treshi i besimit nëZot, e mban peng pirgun e qytetërimeve të gadishullit Ilirikdhe, së bashkë me tokën duhet t’u rrudhet edhe shtati, qënesër të duket me shtat që kuptimin e ka: kukull kohe përkohët.

Pra, të kuptosh poezinë e poetit Hamdi Islami, do të thotë të gjendesh para vështirësive të ndryshme: së pari të kuptoshvargun që ka formë, ritëm dhe rimë, me të vetmin qëllim:emëruesin e përbashkët: gjurmëve të historisë së popullitshqiptar dhe të pyetesh pse?!

Pse, vështrimit i duhet formë që të arrish deri te qëllimiqë lejon të kuptosh figurat e elementeve e, të kufizohesh nëato çështje që poetin e detyruan të gjejë ngjyrat për t’ukuptuar mes dritës që drithëron, nga gjuha e rrëfimit të lisitShtat Gjatë:

“ Ndalu pak më thotë, o djalë, eja ta heqim këtu një mallë! Dhe më merr në krahët e tij Siç më merrte në fëmijëri.”

290

Page 291: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Pra lisi Shtat Gjatë, i rrëfen poetit për motet kur shqiptariballë hapur e krenar derdhte gjakun për t’i bërë dritë shteguttë lirisë, që lirshëm të ecej nga koha në kohë në kërkim tëtokës dhe emrit të tij, pra, moteve kur gjeografinë shqiptare elanë pikë e pesë dhe, se pas gjuhës së pushkës nuk mungonteedhe gjuha e penës, gjuhë, që e kafshonte pesha e prangave,jehonat e kryqeve, dhe nuk mungonte edhe natyra e gjuhës sëbarbarëve, që synonin të shuanin etjen, me gjak shqiptari.

Dhe, në ecje birit të tij, lisi Shtat Gjatë i rrëfen edhe përmotet e kohës kur burgjet dhe varret kishin një ngjyrë:shqiptar jeni të dënuar të jetoni të këtillë si duam t’u shohimne:

“ Ishte kohë e nxirë atë mot kur unë erdha në këtë botë. Babain tim ma patën prerë Copë-copë, kushedi sa herë. “Pra, ishte dhe është koha e viteve të moteve që na ndjekin

pas, vitet e kukamës, vite që kërkohet shtegdalje për të jetuarshqiptari i lirë dhe bashkë me lirinë edhe letra shqipe dhe,bashkë me letrën dhe njeriun shqiptar, të lindet lira me gjuhën e emrit: Shqipëri e bashkuar, Shqipëri e tokës, që të pagëzon:shqiptar.

Dhe, viteve të moteve në fjalë, malet e Sharrit lindëntrima, i rrëfen lisi Shtat Gjatë, trima dhe pena, që t’idëshmojnë kohës për ngjyrën e gjuhës së emrit të njeriut dhetokës.

Me natyrën e motit në fjalë mbi tokën e shqipes u lindaedhe unë, thotë poeti e bashkë me poetin lindi edhe historia,që më detyruan me poezi të pagëzuara Gurët e Kalasë të flasmes nesh ku i kemi sytë, që t’i ikim robërisë e të kuro rëzo --hemi me bashkim – Liri.

291

Page 292: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

Andaj, lirshëm mund të themi se: poezitë, poemat dhepjesët skenike të poetit Hamdi Islami, jehojnë dhe do të je --hojnë mbi barkun e dheut, që ta dëgjojnë ata, se: kjo tokë kaemër.

Në ecje, nga poezitë në poezi, nga poemat në poemë dhenga pjesët skenike në pjesë skenike gjallëron vargu kryeneç e, herë-herë me ritmin zgjohuni, sikur na fton që kohës t’imbetemi syçelë, duke na referuar se:

Gurët e Kalasë, Opingat dhe Çizmet, Kasolla e Madhe,Grethi dhe Bletët, Pendëzest dhe Pëllumbat, Numrat Lav dra --çë, Zënka në Dollap, Bubrecat dhe Karkalecat, Ujqit e Zes,Delet, Deshët, Demat dhe Derrat, Guri që nuk flet etj, të cila --ve u prinë poema Rrëfimet e lisit Shtat Gjatë janë shtigje qëna shpijnë deri te shtjella e dritës që të shohim qartë e mëqartë se jemi të kryqëzuar e të lidhur si moteve të shekujve tëikur.

Pra, duke e njohur botën e terrorit dhe gjeografinë e saj,duke provuar jetën në botën e trishtimit, duke ecur rrugës nëkërkim të lirisë, duke medituar kohën dhe njeriun shqiptar nga pozita e pjekurisë, subjekti lirik në poezinë e Hamdi Islamitedhe më shumë lidhet për natyrën e lirisë, Shqipërisë etnike,për gjeografinë, emrit që na mungon, për burrërinë eshqiptarit shekujve të ikur dhe të kohës, për guximin që dridhBallkanin, ku qartë shihet në çdo rresht, se natyra e krenarisëshqiptarit nuk i mungon edhe pse pesha e robërisë mbi needhe sot rëndon si shekujve të ikur, dhe më shumë.

Kështu që poezi e përgjithësuar dhe emocionale eshpirtërore e subjektit lirik prej gjeografisë Arbërore, nuk dotë kufizohet në vizionet e jetës në kuptimin jetik e as tëngarkohet me natyrën romantike e folklorike, por, flet si poezi med i ta tive mbi fatin e njeriut shqiptar nëpër shekuj dhe,njeriut shqiptar të shekullit të ri, për ngjyrën e tradhtisë që

292

Page 293: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

kurrë s’e kuptuam se si u lind mes nesh dhe se banon mesnesh dhe se burimin e ka atje, ku edhe sot banon, në mes tëEvropës plakë, në kullën e krimeve, atje ku edhe Zotit i vunëkambanë.

Pra, të lexosh poezinë e Hamdi Islamit, e veçmas tëkuptosh ritmin që poezia e cikleve në fjalë të detyron tëmendosh: jam apo jo i lirë, poezi ku poeti i drejtohet brezit tëri, të mesëm dhe të ikur nga mosha, poezi ku qartë shihet se:moti i kohës, mbretëria e matanëve dhe e Evropës shtrigë ecila me egërsinë barbare edhe sot ndëshkon njeriun shqiptardhe fjalën e bukur shqipe, fjalë, që lindet nga dhuntia enjeriut që botës i fali qytetërime.

Si duket poeti, e shfaq hapur se si duket sot trupi ishqiptarisë: plot plagë që rëndojnë nga qelbi dhe myshku iburgjeve, plot e përplot pranga që na tërhiqnin zvarrë qeliveplot e përplot gjemba dhe, me trupin pikë e pesë kemi mbeturmes kryqeve të robërisë të lidhur me zinxhirë të njerëzve qëduke u thirrur paqësor kërkojnë nga ne: që të mbetemi ROB,duke na dëshiruar liri me një rirobrim të kohës së re dhe, duke na frikësuar, sa për të folur se si keni jetuar e si jetoni sot.

Duke na bërë thirrje dhe duke na këshilluar: HarroniEtnitetin. E kemi porosinë, dhe nga hapi në hap, ndiqemi mekëshilla e, poeti mes e përmes veprës me gjuhën e emrit tëtokës, me penë e me ngjyrë të gjakut dhe qiriut të tretur, u jepmesazhe se: nuk kemi nevojë për fat në kuptimin jetik, sa përt’u shkruar si një varg në letër të bardhë, si dëshmi për kohënse: U çliruam o shqiptarë andaj, dashurohuni në Evropën elashtë – djepin e kulturës, shpresën e vetme për ju.

Pra, semantika e kohës si fushë ku lulëzojnë poezitë,poemat, pjesët skenike të veprës në fjalë, dëshmojnë se Hamdi Islami është poet i së djeshmes dhe i kohës sonë, poet i ciliflet me gjuhën e njeriut të gjeografisë shqiptare se: edhe pse

293

Page 294: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

shekujve që ishin, si dhuratë na mbeti robëria, qëndresa jonëpremton se: shekujve që do të vinë, kohës do t’i flasim medhuratën e lirisë. Ngase, vetë ngjyra e motit sfidon sfidat ekohës, që edhe sot hapin plagë mbi kurriz të shqiptarit.

Kështu që, shikuar si tërësi poezinë e veprës në fjalë,koha flet me gjuhën e saj për kohën, se: krenaria natyrore dheqëndresa e lindur në tërësinë e gjeografisë shqiptare, sipasdëshmive, nuk do të duket si shekujt e ikur: duke u kafshuarnga skaj në skaj dhe, se do t’i mbetet historisë siç i mbetimotit të kohës së ikur. Dhe, nga droja se si do të dukeminesër, kur sot dukemi të robëruar dhe pikë e pesë, përballëfurtunës që na kërcënohet, shihet qartë se poeti duke rreshtuar vargje mes rreshtave edhe në kuptim të sugjerimit edhe tëfabulës së gjetur pranë lisit Shtat Gjatë, mëton që të jemisyçelë e të flasim mes rreshtave të politikës së dështuar,politikë, e cila flet për ngjyrën e motit, ikjen pa kthim ngarealiteti dhe, se ajo si politikë është një natyrë: ku njeriushqiptar do të duket sa i përbuzur aq edhe i fyer, polikë, që tëdetyron të harrosh emrin dhe, se toka nesër do të na duket:tokë, që do ta pagëzojnë ata: me një emër i cili do të lindet pas furtunës.

Andaj, jo rastësisht poeti i rreshton rreshtat duke nasugjeruar për përplasjet mes optimizmit dhe pesimizmit dhe,kurajës që e lindim mes nesh, ashtu si vargjet e referimeve tëatyre që na detyrojnë të rreshtohemi për të ecur rrugëve pakthim.

Dhe, me shpresë për vetëdijesim, ana emocionale e poetit që manifestohet me shpresë se: forca e shpitit për të rilindurnuk shteron dhe se çerdhet, kullat e tokës së moçme do t’iruajnë trashëgimtarët e poetit, të mbetur në mëshirën e fatit.

Diku mes rreshtave të poezive, për të sotmen dhe për tëkaluarën e popullit, poeti flet edhe me gjuhën e heshtur për

294

Page 295: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

realitetin e kohës së sotme, me gjuhën e pendimit pse dukemitë tillë dhe, poeti kërkon që nesër ta gjejmë veten me kurorëne lirisë: SHQIPËRINË ETNIKE, për ta thënë të vërtetën qëmoteve të skëterrës nuk arritëm ta themi për shumë arsye, sinë kuptimin jetik dhe intelektual, mes fushës së vetëdijes, qëhistorisë t’i mbetemi: SHQIPTAR.

Në vazhdën e këtyre pikëpamjeve, si dhe rreshtat e lartëshkruar të vështrimit, për vazhdimësi të gjallërimit të thënies,qartë shihet se pena e autorit, me kuptim të figurës, ndryshenga gjuha e sakrificës fizike, kërkon që ta gjejë jehonën eqëndresës për të sfiduar mossuksesin kohor të popullitshqiptar si tërësi, pse nuk arriti deri te gjuha për një forcëunike, që t’i sfidoj sfidat e kohës dhe, me shpresë se brezat eri, penat e kohës do ta thonë të fshehtën, që autori arriti tathotë me gjuhën e penës.

Pra, rirobërimin e shqiptarëve, që nuk flet vetëm si plagëe poetit dhe popullit, por, si zjarr i zemrës – që dita e ushqenme ethet robërisë e nata e pi me gjuhën e hijeve brendakufijve të atdheut – pikë e pesë, kufijve që nuk i njohin murete kullave, gjuhë e qëndresës kombëtare, sepse jemi bërë pjesëe luftës e trashëgojmë nga brezi në brez dhe pa luftën përbashkim kombëtare jemi të detyruar: Jetën ta jetojmë ndryshe.

Por, vepra Gurët e kalasë, si në poezitë, poemat po ashtuedhe në pjesët skenike, me vargjet që gjallërojnë, jo vetëm qëveprën në tërësi e pagëzojnë me emrin: Histori e Shqipërisë,por, edhe me njëanshmërinë kombëtare e sugjeron shqiptarin:që t’i kuptojë ngjyrat e motit të kohës që e jeton – të mosmbetemi – ROB dhe të ndarë pikë e pesë: pa shtetin:SHQIPËRINË ETNIKE.

Pra, me veprën në fjalë poeti Hamdi Islami, jo vetëm qëka krijuar vepër, por edhe i ka hapur rrugët e ngacmimit përguxim, që të dukemi sa më të zgjuar, sa më syçelë dhe lirshëm

295

Page 296: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

ta themi fjalën që në kuptimin jetik nuk quhet poezi, por,unitet për veprim, bashkim për liri, që plagët e shekujve t’ishërojmë me kurorën – BASHKIM I ATDHEUT.

Rami KAMBERI

296

Page 297: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

PËRMBAJTJA

5 Rrëfimi i lisit shtatgjatë25 Gurët e kalasë26 Prologu:44 Opingat dhe çizmet59 Kasollja e madhe73 Grethi dhe bletët86 Pendëzestë dhe pëllumbat92 Numrat lavdëraçë

102 Zënka në dollap115 Tregimi për buburrecët dhe karkalecët142 Përralla për ujqit e zi153 Delet, deshët, demat, dhe derrat163 Shpata e maleve kryelarta191 Në rrjetë të merimangës205 Guri që nuk flet209 Te stani i çobanëve217 Topi218 Një piktore nëpër bregore219 Te një lis, mbi kuotë220 Lapidari me buzë në gaz221 Djaloshi që mbeti223 Nën sqetull të lisit224 Nëna ime225 Mbi kokë të babit ka rënë dëborë226 Babai im në kanape227 Babi im më ra në faqe228 Kush dhe pse229 Tasi

297

Page 298: Hamdi  Islami  Guret E  Kalase

231 Nëna, unë e poezia234 Lëre, s’ka kuptim235 Mësuesi ynë237 Thumbi239 Shkruar në qershor241 Atë natë242 Në shikim të hënës256 Nën gëzof të bardhë258 Nëna si hëna 260 Të sjella nga deti269 Anija e sheqertë271 Biseda e dytë me detin274 Me bredhin e vjetër277 Me kalanë279 Të sjella nga bjeshka281 Përroi që u hap283 Tufa e dhenve të mia286 Nën dëllinjë të blertë287 Peizazh i ri dimri289 Nipi im me sytë shkëndi290 Gjuha e bashkimit dhe ardhmëria e Shqipërisë

298