View
37
Download
2
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: HISTORIKU I MËSONJËTORES KOMBЁTARE
SHQIPE TЁ KORÇЁS
Mentor: Kandidatja:
Mr.Sc. Gjergj Gojani, prof. Zyher Dervishaj
Gjakovë, 2017
2
PËRMBAJTJA E TEMËS
PARATHËNIE.............................................................................................................................................. 2
HYRJE......................................................................................................................................................... 3
I. HISTORIKU I MËSONJËTORES KOMBËTARE SHQIPE TË KORÇËS........................................................... 4
I. 1. VETITË KARAKETRISTIKE TË EVALUMIT TË SHKOLLËS SË PARË TË KORÇËS..................................... 5
1. Mësuesit e parë të Mësonjëtores së Korçës................................................................................. 5
2. Lëndet mësimore sipas të Mësonjëtores së parë të Korçës........................................................... 6
3. Tekstet e para për Mësonjëtores e Korçës...................................................................................... 7
4. Objekti i shkollës së Korçës.............................................................................................................8
5. Numri i nxënësve në Mësonjëtores e Korçës................................................................................... 8
6. Abetarja në gjuhën shqipe............................................................................................................ 9
7. Rilindësit kombëtar të shquar....................................................................................................... 10
8. Revista”Drita”................................................................................................................................. 11
II. MËSONJËTORJA E VAJZAVE TË KORÇËS......................................................................................... 12
III. KONGRESI I MANASTIRIT ............................................................................................................... 13
IV. KURRIKULA NË SHKOLLËN E PARË TË KORÇËS............................................................................ 16
IV.1 Programi mësimor i lëndeve në shkollën e parë të Korçës................................................... 19
IV.2 Programi mësimor në shkollën kombëtare të parë së Korçës e djemeve...............................................20
IV.3 Programi mësimor në shkollën kombëtare të parë së Korçës e vajzave............................................ 24
IV.4 Përmbajtja mësimore e kurrikules së shkollës së parë të Korçës.......................................... 27
IV. 5 Vlerësimi i nxënësve në mësonjetoren e Korçës.................................................................... 34
IV. LICEUN E KORÇËS............................................................................................................... 40
REZUME.....................................................................................................................................41
LITERATURA...............................................................................................................................43
3
PARATHËNIE
Punimin e temës “Vetitë karakteristike të evaluimit të shkollës së parë të
Korçës”, më është dashur që të bazohem në literaturë nga lëmenjtë : Historia
Arsimit dhe Mendimit Pedagogjik Shqiptar , Mësonjëtorja e Parë Laike Shqip,
Shkollat e Para Kombëtare Shqipe, Fjalor Pedagogjik, etj.
Ky punim është i ndarë nga katër kaptina të veçanta:
Në kapitullin e parë kam paraqitur historikun e shkollës së parë shqipe të
Korçës dhe vetitë karaktreistike të evaluimit të shkollës së parë shqipe të
Korçës, sepse siç e dimë përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të
Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle të rregullt shqipe u
intesifikuan në vitet e fundit të shekullit të XIX-të.
Në kapitullin e dytë kam paraqitur mësonjëtorën e vajzave të Korçës, themelimin
e mësonjëtorës, mësuesit e parë, plani mësimor, tekstet që mësonin në
mësonjëtore, numrin e nxënëseve etj.
Në kapitullin e tretë kam paraqitur ndikimin e Kongresit të Manasitirt në
Mësonjëtoren e parë të Korçës,të gjuhës shqipe, të alfabetimit të saj, Ëvetarët apo
abetarët ,lista e delegatëve nga Korça, shoqërinë”Drita”, gazeta “Korça”etj.
Në kapitullin e katërt dhe të fundit kam paraqitur Liceun e Korçës, në raport me
vetivë karakteristike të shkollës së Korçës.
4
HYRJE
Mësonjëtorja Parë e Korçës ka më se një shekull që është hapur në vitin
(1887). Gjatë kësaj periudhe shkolla jonë kombëtare ka përballur shumë sfida
të rënda për të mbijetuar; i është dashur të punojë në klandestinitet, të shpiki
forma dhe metoda të reja punës, si: të mësuarit më mësues shëtitës, shkolla
nate etj. Këto forma herë – herë janë shkruar me gjakë, janë shoqëruar me
tortura, burgosje, etj.
Gjatë periudhës, kur u ngrit Mësonjëtorja e Parë në Korçë (1887), e deri më
sot kemi kapërcyer Rilindjen kombëtare, Pavarësinë,pushtetin fashist, diktaturës e
proletariatit dhe prej më se një dekadë, po jetojmë trazicionin. Përfaqësuesit e
këtyre epokave lanë gjurmët e tyre në arsim.
“Vetitë karaktreistike të evaluimit të shkollës së parë të Korçës”, është një temë
me interes të veçantë, meqë përmes saj studiohen vetitë veçanta dhe
themblësore të evaluimit të shkollës së parë të Korçës.
Në një letër të Thimi Markos, dërguar nga Korça në Bukuresht më 1887
thuhej: “Sot nuk ka vend të Shqipërisë që të mos ndodhen burra shqiptarë, në
fyejt e të cilëve të mos lëvrinjë gjak shqiptari dhe të cilët të mos përpiqen për
këtë të shenjtëruar punë. Nga të gjitha anët e Shqipërisë marrim karta hiri dhe
gëzimi për shkollën që hapmë... Megjithëqë na dërguat afro 600 copë vivlla, u
lutemi të na dërgoni edhe të tjera”
5
I. HISTORIKU I MËSONJËTORËS KOMBËTARE SHQIPE TË KORÇËS
Mësonjëtorja shqipe e Korçës u hap më 7 mars 1887. Ideator dhe realizator i
saj ishte Naim Frashëri. Rilindësit shqiptarë të prirë nga Naim e Sami Frashëri,
ia dolën që nga Porta e Lartë të marrin”një leje në emër të Pandeli Sotirit ,
për të çelur një shkollë shqipe në Korçë”.
Mësues dhe drejtor i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri. Shkolla u vendos në
shtëpinë e dhuruar falas nga Diamandi Tërposi nga Korça, I cili ishte anëtar I
Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit.
Në Stamboll formuan Shoqërinë Kulturore”Vllëzëria shqipëtare”. Në emër të tij,
Naim e Sami Frashëri nxorën lejen për themelimin Mësonjëtores së Korçës dhe
për nxjerrjen e revistës “Drita/Dituria”. Pandeli Sotiri ishte drejtor dhe mësues I
parë I kësaj shkolle. Ai jepte : Shkrim dhe Këndim shqip, Gramatikë të gjuhës
shqipe, Histori, Gjografi,Aritmetikë, Mësim natyre dhe Frëngjisht.1
Mësonjëtorja e pare shqipe, cilësohet shkolla e pare kombëtare shqipe për faktin
se ajo ishte shkolla kombëtare, si nga forma, ashtu edhe nga përmbajtja; ajo
ishte shkolla e parë laike shqipe, e cila kishte për bazë shkencën dhe synim
diturinë; ajo ishte shkollë e përgjithshme në të cilën vijonin mësimin fëmijët
shqiptarë të besimeve të ndryshme; ajo ishte shkollë demokratike në të cilën u
arsimuan fëmijët e shtresave dhe gjinive të ndryshme. Mësonjëtoren e Korçës e
konceptuan ideatorët e Rilindjes Kombëtare, por mbi të gjitha, atë e 1hapi dhe e
mbajti vetë populli shqiptar. Rilindësit luftuan për përhapjen e gjuhës shqipe në
forma të ndryshme ilegale. Mësonjëtoren shqipe të Korçës e mbyllën autoritete
turke në vitin 1902, për t‟u rihapur në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912
dhe u hapë pas pesë vjetësh, përkatësisht më 1917.2
Duke shprehur këtë nevojë të madhe të kohës, sipas Kostandin
Kristoforidhit shkrunate më 1888 citojë : (“ Ndë mos u shkroftë gjuha e
shqipes edhe sot mbë këtë ditë nuk do të shkojmë shumë vjet dhe nuk do të
ketë më Shqipërinë ndë faqe të dheut dhe as nuk do të shënohet më emri
i Shqipërisë ndë hartë të botës”)
1 Më gjerësisht për këtë, shih Dr.Hajrullah Koliqi: Mësonjëtorja e parë laike shqipe, Buletin i Fakultetit Filozofik
nr. XXIII/1993, fq.45-58 2
Hysni Myzyri: Shkollat e para kombëtare shqipe, Tiranë,1978, fq.67
6
I.1 VETITË KARAKTERISTIKE TË EVALUIMIT TË SHKOLLËS SË
PARË SHQIPE NË KORÇË
Vetitë karakteristike të evaluimit të shkollës së parë shqipe në
Korçë janë:
Mësuesit e parë të mësonjëtores së Korçës,
Lëndet mësimore sipas planit mësimor të mësonjëtores së parë të Korçës,
Tekstet e para për mësonjëtoren e Korçës,
Objekti i shkollës së Korçës,
Numri i nxënëseve në mësonjëtoren e Korçës,
Abetarja në gjuhën shqipe,
Rilindësit kombëtar të shquar,
Revista “Drita”.
1. MËSUESIT E PARË TË MËSONJËTORES SË KORÇËS
Mësuesit shqiptarë ishin të arsimuar,edukatorë,kultivonin atdhedashurinë, pajtimtarë dhe miq më të gjithë. Didaktika na mëson se mësuesi është arkitekt që formon njeriun: personalitetin e tij, qytetarin, të diturin, të aftin, humanistin, profesionistin. Në këtë drejtim mësuesit e Rilindjes kanë qenë etalon, model për t„u ndjekur, nga të gjithë, pa përjashtim, kanë lënë gjurmë prej mjeshtrit. Pedagogjia bashkëkohore e vlerëson shumë shembullin personal të tyre. Për hapjen e Mësënjtores shqipe të Korçës, për atë ëndërruan e punuan kolosët e mendimit
përparimtar shqiptar, të cilët ishin edhe mësuesit e parë si : Naimi e Sami Frashëri , Jani Vreto dhe Vaso Pasha, Pandeli e Koto Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami, Janko Minxha, Kristo Vodica, Thanas Nano, Nikolla Lako, Ali Korça, Mati Logoreci, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Nuçi Naçi, Luigj Gurakuqi,Papa Kristo Negovani, Molla Idriz Gjilani, At Shtjefen Gjeçovi etj. Mësonjtorja shqipe e Korçës, shënonte një hap të madh përpara në zhvillimin e arsimit tonë Kombëtar. Ajo ishte e para shkollë fillore shqipe me fizionomi të plotë kombëtare, laike dhe demokratike e kohës. Hapja e Mësonjtores ishte fryt i përpjekjeve të përbashkëta të atdhetarëve brenda vendit e të shoqërive patriotike shqiptare të mërgimit dhe
përbënte një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare.3
3. Prof.Dr.sc.Hajrullah Koliqi : Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar
7
2. LËNDET MËSIMORE TË MËSONJËTORES SË PARË TË KORÇËS
Plani mësimor, të cilin e hartuan Naim e Sami Frasheri, Jani Vreto, Pandeli Sotiri,
Naum Veqilharxhi, etj, përbëhej nga lëndet mësimore të përcaktuar sipas programit
, ku nxënësit mësonin gjuhë amtare, histori,gjeografi,dituri natyre, gjuhë turke,
gjuhë greke, gjuhë frënge, gjimnastik, muzikë etj.Përmbatja e shëndoshë patriotike e
procesit mësimor dhe karakteri kombëtar e laik i Mësonjëtores së Korçes e bëjnë
atë të dallohet nga shkollat e mëparshme që ekzistonin në Shqipëri. Ajo, ndonëse
me vështerësi,hapi përspektiva në një rrugë të paarritur gjerë atëherë. Programet e
planet mësimore, por edhe mësonjësit e saj patën si qëllim kryesor edukimin
patriotik, përparimin dhe arsimimin si dhe përgatitjen e luftëtarëve të lirisë .
Procesi mësimor është punë e përbashkët t nxënësve dhe e mësimdhënësit, ku
nën udhëheqjen e mësimdhënësit si dhe me pjesëmarrjen e vet aktive nxënësit
përvetësojnë dituri, formojnë shprehi, zhvillojnë aftësinë e tyre psiko –fizkike drejt
zhvillimit të gjithanshëm, kjo na jep mundësi të përfundojmë se edhe në
shqyrtimet pedagogjike të Naim Frashërit shquhen shumë mirë këta faktorë, që
ai i respekton dhe që në njëfarë mënyre i përcakton ligjshmëritë sipas të cilave
duhet që të zhvillohet puna edukativo – arsimore.4 Vlerat pedagogjike të shkollës
së parë së Korçës në përhapjen e ideve arsimore dhe shkollore në trojet
shqipatre, ndërsa nga kjo shkollë kanë dalur kuadro dhe resurest njerëzore më
të spikatur të kohës.
Vlerat pedagogjike dhe të arsimimit nga shkolla e Korçës që ka rrezatuar dhe
ndikuar në hapjen edhe të shkollave të tjera shqiptare. Vlerat pedagogjike janë:
emancipimi i mësimdhënësit, edukimi morale, familjar,estetik, edukimi i punës,
intelektual, diciplina seriozitetit në arsim, tekstet shkollore etj.
Procesi i organizimit mësimor ishte:
1.Metoda monologe ose shpegimit gojor,
2. Metoda dialoge ose bashkëbisedimit,
3. Metoda e punës me tekst dhe
4. Metoda e punëve ilusrative –grafike.5
4.Prof. Dr. sc. Nijazi Zylfiu:”Mendimet pedagogjike dhe humaniste te Naim Frashërit” Prishtinë, fq. 85
5. Dr. Xheladin Murati :”Naim Frashëri”, Shkup, 1993, fq.206
8
3.TEKSTET E PARA PËR MËSONJËTOREN E KORÇËS
Tekstet e para për Mëosnjëtoren e Korçës dhe për shkollat e tjera kombëtare I
hartuan Naim Frashëri, (“E këndimit çunave - Këndonjëtorja”,në dy vëllime ;
“ Vjeshta për mësonjëtoret e para”; “Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret e
para”;”Dituritë për mësonjëtore të para; “Istori e Shqipërisë”),
Sami Frashëri,(“ Shkronjëtore e gjuhësë shqip”; “Abetare e gjuhës shqip”;
“Dheshkronjë”) Jani Vreto (“Numëratorja”;” Mirëvetija”etj).
Ato u botuan fshehurazi në shtypshkronjën “Drita” të Bukureshtit. Në vitin
1888 u formua në Korçë”Shoqëria e Mësimit Shqip”, e cila kishte karakter
kulturor-arsimor dhe politik. Ajo synonte që me grumbullimin të mjeteve
financiare, sigurimin e personelit arsimor, të teksteve shkollore, botimin e një
organi periodik-reviste etj., të hapë shkolla të reja shqipe dhe të propagandojë
arsimin kombëtar. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naim
Frashëri, Sami Frashëri etj., dhe që qenë shtypur e ishin dërguar pa shpërblim nga
kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së
shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër
e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët
e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja
dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.
Kundër kësaj shoqërie u ngriten organet e pushtetit Osman dhe të Patrikanës së
Stambollit, dhe për pasojë, e penguan dhe e pamundësuan veprimtarinë e
mëtejshme të saj. Që të arrihej synimi i caktuar, e i dëshiruar, hapja e shkollave
shqipe, u shtypën abetare e libra të tjera në ndihmë të mësimit të shqipës, me
autorë rilindësit tanë të shquar. Jo vetëm në Shqipëri, por dhe në emigracionin
arbëreshe, e në diasporë,atdhetarët tanë bënë çmos që fëmijët shqipatrë të
shkolloheshin në gjuhën amtare. 6
Hapja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm te patriotët brenda e jashtë
atdheut. Poeti i shquar i Rilindjes, Naim Frashëri, duke përshëndetur Mësonjëtoren e
hapur në Korçë, shkruante ploë frymëzim, citoj: (“Hapu, hapu errësirë; Pa jakë
tëhu o dritë; Se arriti koh’ e mirë; U gdhi nata u bë ditë; Lumja ti, moj Korç’ o
lule; Q’i le pas shoqet e tua; Si trimi në ball’ u sule; Ta paçim për jetë hua”).
6 Dr.sc. Hysni Myzyri: Shkollat e para kombëtare shqipe. Tiranë,1978,fq.66
9
4.OBJEKTI I SHKOLLËS SË KORÇËS
Mësonjëtorja e Korçës ishte shkollë fillore. Kishte
katër klasë mësimore të rregullta dhe një klasë
përgatitore.
Nxënësit e saj ishin shqiptarë besimesh të
ndryshme fetar (myslimanë,ortodoksë,krishterë)
dhe të shtresave shoqërore të ndryshme, nga
qyteti dhe fshati. Në mesin tyre kishte edhe
vajza. Aty mësonin jo vetëm fëmijet por edhe të
rriturit. Mësonin në gjuhën shqipe. Nuk duhet të harrojmë se të gjithë shqiptarët e
arsimuar jashtë, që kishin pasur lidhje me klubet dhe shoqatat patriotike, sollën në
këte mësonjëtore fshehurazi librat shqip. Dihet se më 7 mars 1887, u hap shkolla e
parë shqipe në qytetin e Korçës, e cila ishte private, sepse si ndërtesa edhe mjete
mësimore siguroheshin nga banorët. Kjo godinë e vjetër, që ka nxjerrë intelektualë në
fusha të ndryshme të jetës, kishte nevojë për kujdesin e të gjithëve dhe ia vlen që u
quajt “Monument Kulture”. Këto klasa, kjo godinë e
lashtë, e cila na mësoi ABC-në, që na mësoi të dua
mëmë e atë, që ta duam këtë tokë të larë në gjak, të dua
njerëzit e drobitur nga hallet dhe vuajtjet shekullore, por
mbi të gjitha, na edukoi të jemi shqiptarë të arsimuar.
Nga kjo godinë, ku hodhën hapat e para drejt dijes,
kulturës, shkencës dhe mirësisë, e cila na çeli portat e
jetës. Falë punës së tyre dhe vullnetit të fëmijëve, në
dekada nga kjo shkollë kanë dalë mjaft nxënës të
mrekullueshëm, të cilët pas studimeve kanë dhënë dhe
japin vlerat e tyre intelektuale dhe profesionale në fusha
të ndryshme të jetës.
5. NUMRI I NXËNËSEVE NË MËSONJËTOREN E KORÇËS
Qysh në ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Megjithëse edhe
me parë ishin bërë përpjekje për hapjen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçes
dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi
zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa
asnjë dallim. Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh
arriti në 60 dhe në vitin e dytë te saj në 300 nxënës. Numri i nxënësve vazhdimisht
rritet.7
7. http://korcajone.net/lajmet-e-fundit-/mesonjetorja-e-pare-aty-ku-nisi-te-lexohej-shqip.html
10
6. ABETARJA NË GJUHËN SHQIPE
Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ishte e vitit 1844, me titull "Fort i
shkurtër e i përdorshem Evëtar shqip", u përgatit nga
personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi.
Hartimi dhe realizimi i kësaj abetareje e vuri Shqipërine në rradhën
e vendëve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një
popull ka karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonët e veta dhe
me një thesar te trashëguar nga brezat. Ky program i parë
kulturor-arsimor u ribotua me 1845 me titull "Fare i ri Evëtar shqip për djem
nismetarë", me 50 faqe dhe më disa pjesë leximi. Punën e Veqilharxhit e vazhdojë
Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin
1867 botoi një abetare gegërisht dhe nje toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë
bashkëatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri. Epokën e re për librat shkollore
dhe përgatitjen e truallit per shkollen kombetare e përgatiten figurat e njohura si :Jani
Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, te cilet, gjate periudhes se Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit ne vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe". 8
Me pas, rruga e hartimit të Abetares shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilet
punuan me përkushtim brenda dhe jashte vendit si :Luigj
Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906),
Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme
A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar
kështu një tradite tëfuqishme .Punimi i mirëfilltë shkencor i
Abetares shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi
baza shkencore pedagogjike e gjuhësore. Abetaret e viteve të
fundit janë përpunuar duke u mbështetur në arritjet e gjuhësisë dhe të përvojes se
fituar nga shkolla shqiptare të shoqëruara me ilustrime, të cilat i përshtaten veçorive
psikologjike të moshës dhe kërkesave gjuhësore të fëmijve.
Përpjekjet për shqipen e shkruar kanë qenë gjithmonë në rritje. Krahas luftës për
gjuhën shqipe të shkruar, përgatiteshin edhe kryengritjet e armatosura për liri.
Shqiptarëve u duhej një abetare që të mësonin gjuhën e mëmës. Në programin e
Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe
pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj
periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë
të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë
hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar të gjuhës shqipe, që është “Fjalori i
Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
8.
http://buzuku.info/Arkivi/Buzuku%2020/Kulture.htm
11
7. RILINDËSIT KOMBËTAR TË SHQUAR
Emrat e Rilindasëve të shquar si: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim de Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e të tjerë. Këta luftëtarë të shquar kanë ditur ta bashkëdyzojnë çështjen e luftës për liri me çështjen po aq të rëndësishme të hapjes së shkollave shqipe dhe përhapjes së diturisë në gjuhën amtare. Gjithmonë më përpjekje dhe më vështirësi ata shkruan abetare dhe libra, hapën shkolla edhe jashtë Shqipërisë. Abetaret e Veqilharxhit, ato të shoqërisë “Të shtypurit shkronjave shqip”, abetarja e Tahsinit, u përhapën dorë më dorë dhe u bënë sfidë për pushtuesit. Porosia dhe vrulli i tyre, impakti që dhanë, ishte I pandashëm. Por kërkohej hapja e një shkolle të parë kombëtare. Kjo ishte sfida reale dhe me shumë përpjekje u bë e mundur që në Korçë, pikërisht në këtë qytet ku me krenari të ligjshme , me nismën e Komitetit të Stambollit dhe në mbështetje të Komitetit Kombëtar të Korçës, në shtëpinë që fali patrioti Korçar Tërpo, më 7 mars të 1887, u hapë Mësonjëtorja e Parë Kombëtare Shqipe - një akt madhështor, i guximshëm, përjetësisht me gërma të arta do të mbetet në historinë e kombit tonë. Dhe mjeshtërisht është përjetësuar nga Naim Frashëri citoj: (“Lumja ti, moj Korçë, lule/ që le pas shoqet e tua/ si trimi në ballë u sule/ta paçim përjetë hua”). 9
Patriotët e Rilindjes punuan me përkushtim për zhvillimin e arsimit kombëtar. Rilindësit tanë bazament
kishin në radhë të parë mësimin e gjuhës amtare, që luante një rol të rëndësishëm në jetën e popullit
shqiptar dhe që u kishte bërë ballë me sukses trysnive shekullore asimiluese të pushtuesve të huaj,që
pretendonin ta zhduknin këtë gjuhë. Te Rilindasit në përgjithësi ishte formuar bindja se tani vetëm
duke e shkruar mund të ruhej gjuha shqipe, se vetëm me gjuhën amtare mund të zhvillohej arsimi dhe
kultura kombëtare, mund të shkolloheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga gjendja ekonomike,
mund të edukohej atdhetarizmi dhe mund të mbrohej kombi nga asimilimi. Pikërisht në atë periudhë
Kostandin Kristoforidhi shkruante, citoj: “Shqipëria nuk mësonet dot, as nuk ndritet sot, as nuk
qytetëronet dot me gjuhë të huaj, përveç me gjuhën e mëmës ... Edhe ndë u shkroftë gjuha e shqipes
në këtë kohë që gjendemi sot, edhe ndë futet ndëpër skolirat e Shqipërisë, kemi shpresë se do të na
njohën për komp e për vendarë ndë dhe t’onë, edhe do të kemi pjesë e vent ndë rretht e ndë shoqërit
të kombevet tjerë që gjenden në Evropë...”. Të njëjtën ide mbronte Sami Frashëri kur disa vjet më vonë
shkruante,citojë : “S’mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë, s’mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqip,
s’mund të ketë gjuhë shqipe pa shkolla në të cilat do të mësohet shqipja”.Rilindësit bënë përpjekje të
shumta për të nxjerrë nga Porta e Lartë lejen e përdorimit të gjuhës amtare në shkollat e vendit, për
botimin e librave shqip, për shpërndarjen e tyre në Shqipëri dhe për nxjerrjen e një organi periodik
shqip, qoftë edhe me përmbajtje krejtësisht kulturore.
9 Gazeta mësuesi , 8 mars 2007, faqe 8-9
12
8. REVISTA “DRITA”
Leja për botimin e një reviste shqipe u dha nga
Ministria turke e Arsimit në emrin e Petro Pogës. Pas
kësaj, më 10 gusht 1884 doli në Stamboll numri i
parë i revistës “Drita”. Për shkak të censurës, lënda
e revistës u kufizua në shkrime letrare e arsimore.
Meqenëse Porta e Lartë ua ndalonte shqiptarëve myslimanë shkrimin e shqipes, Sami
Frashëri e Naim Frashëri, nga penda e të cilëve u përgatit shumica e lëndës, nënshkruanin
me pseudonime, i pari me tre yje, kurse i dyti me shkronjën “D”. Në revistën “Drita”
botuan shkrimet e tyre edhe Jani Vretoja, Pandeli Sotiri, Koto Hoxhi etj.
Qëllimi i kësaj reviste ishte përhapja e diturisë, zhvillimi i arsimit dhe ngritja e vetëdijes
kombëtare. Revista kryente njëherësh edhe misionin e mësuesit për përhapjen e ideve
iluministe të rilindësve. “Drita” u botua me alfabetin e Stambollit dhe në këtë mënyrë
ndikoi në përhapjen e këtij alfabeti te lexuesit e saj shqiptarë.
Ndonëse përmbante vetëm shkrime me karakter arsimor-kulturor, botimi i revistës
“Drita” shkaktoi shqetësimin e qarqeve klerike e politike greke, të cilat ushtruan trysni të
fortë ndaj Petro Pogës dhe e detyruan të hiqte dorë nga revista, pas botimit të numrit të saj
të tretë. Por atdhetarët shqiptarë të Stambollit nxorën në emrin e Pandeli Sotirit një leje të
dytë për një revistë të re me emrin “Dituria”, e cila u bë vazhdim i “Dritës”. Duke bërë
fjalë për misionin e revistës “Dituria”, Sami Frashëri shkruante në një artikull të
numrit të parë të saj, citoj: “Dituria është ajo që e bëri njeriun të quhet njeri”.
Artikujt me karakter shkencor e pedagogjik që u botuan në “Drita” dhe në “Dituria”
shërbyen si bazë për hartimin e teksteve shkollore shqipe. Revista “Dituria” u mbyll në
numrin 12 të saj, në korrik të vitit 1885.10
Edhe përhapja e shkrimit dhe e shkollës shqipe ndeshte gjithnjë në pengesa të shumta. Në
kohën kur në Shqipëri po shtohej numri i shkollave greke, serbe e bullgare, Porta e Lartë
ndalonte hapjen e shkollave shqipe. Madje Ministria turke e Arsimit tërhoqi edhe lejen që
kishte dhënë për botimin e fjalorit të Kostandin Kristoforidhit. Përhapja e shkrimit dhe e
shkollës shqipe pengohej edhe nga fanatizmi fetar e nga konservatorizmi ,të kultivuar prej
shekujsh, sikundër edhe më fort nga kundërshtimet e turkomanëve e të grekomanëve.
Megjithëse në kushte shumë të vështira, shkrimi i gjuhës shqipe vijoi të mësohej
fshehurazi në vise të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë viteve 1882-1887 u bë një përhapja e i
shkrimit të gjuhës shqipe dhe i ndjenjave kombëtare. Po kështu Kostandin Kristoforidhi,
me t‟u kthyer në atdhe në vitin 1884, hyri si mësues i greqishtes në shkollën e Elbasanit
dhe ashtu siç kishte bërë dikur në Tiranë, filloi t‟u mësonte nxënësve fshehurazi gjuhën
shqipe.
10 www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/323/Organizimi-dhe-veprimtaria-e-diaspores-shqiptare.html - 72k
13
II. MËSONJËTORJA E VAJZAVE TË KORÇËS
Mësonjëtorja e vajzave të Korçës u hap më 15
tetor 1981. Lejen për hapjen e saj nga Porta e
Lartë e nxorri Gjerasim Qiriazi, i cili së bashku me
motrën e tij, Sevastinë, edhe e themeluar atë.
Mësuesja e parë ishte Sevasti Qiriazi, e cila
kishte mbaruar Kolegjin Amerikan në Stanboll. Aty
punonin edhe mësuese të tjera si: Fanka Efthimi
, më vonë edhe Polikseni Luarasi e Parashqevi
Qiriazi etj. Ishte shkolla e parë kombëtare
shqipe për vajzat të besimeve dhe moshave të
ndryshme .
Ajo qëndroi mbi ndarjet fetare. Bazat e
veprimtarisë së saj mësimore ishte gjuha shqipe dhe kultura kombëtare. Ishte
shkollë kombëtare, ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe.
Plani mësimor , të cilin e hartoi Gjerasim Qiriazi , e përbënin këto lëndë: Gjuha
shqipe, Histori, Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re, Aritmetika, Gjeografia, Dituaria
natyrore, Punëdorja dhe elementet e ekonomisë shtëpiake. Në këtë shkollë
nxënësit mësonin edhe gjuhën angleze dhe atë greke.Në mësim përdornin
tekstet e përgatitura nga Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Gjerasim,
Gjergje Sevasti Qiriazi, si dhe tekste të përshtatura ose të përkthyera nga
mësuesit e kësaj shkolle. Qysh në vitin e parë numri i nxënëseve u rrit në 27.
Më vonë shkolla kishte çdo vit 30-50 nxënëse. Shkolla u vendos në një shtëpi
private. Më vonë themelohet edhe një konvikit për ato vajza që nuk ishin nga
Korça. Pas vdekjes së Gjerasimit, këtë shkollë e mbështet dhe ndihmon sidomos
vëllai i tij, Gjergj Qiriazi. Në vitin 1910 kur autoritetet osmane godinën rëndë
Lëvizjen Kombëtare dhe mbyllën të gjitha shkollat shqipe, Shkolla e Vajzave ne
Korçë, e cila gëzon mbrojtjen amerikane, “ishte e vetmja shkollë shqipatre që
funksiononte në vend. Në këtë kohë shkolla mori emrin Shkolla
Amerikane”. 11
"Mësonjëtorja",mësuesja Sevasti Qiriazi që nuk përfilli as kërcenimet e shetit turk
dhe kishes greke,por me guxim të paparë hapi shkollen e parë shqipe te vajzave në
Korçë ,do të persekutohet dhe përndiqet në fund te jetës se saj, jo nga shteti grek apo
turk,por nga sheti shqiptar...
11. Dr.xhon Kuanrud : Besë,shpresë dhe dashuri (Jeta e Gjerasim Qiriazit).
14
III. KONGRESI I MANASTIRIT
Ndikimi i kongresit në Mësonjëtoren e Korçës
Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi
punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32
delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e
shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut,
si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote.
Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend
të vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej
50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e
vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të
Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare. Përhapja e
shkollave dhe e mësimit në gjuhën shqipe, si edhe
zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan
nevojën imediate e caktimit të një alfabeti të vetëm.12
Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të unifikuar të gjuhës shqipe
jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë
ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj hapte horizonte si në
lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e
unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar.
Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një epoke të tërë të
Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të
tërë të iluministëve shqiptarë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj. Një
ndihmesë të vyer dhanë organet e shtypit, sidomos ato të viteve të fundit të shek. XIX
dhe të fillimit të shek. XX, ku spikaten në mënyrë të veçantë revista “Albania”
(Bruksel-Londër, 1897-1909) e Faik Konicës.
Miratimi i alfabetit (alfabetares) të Stambollit, në vitin 1879, ndonëse shënoi një hap të
rëndësishëm përpara në rrugën e vendosjes së një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe,
nuk arriti ta zgjidhte përfundimisht këtë çështje.
Alfabeti i Stambollit u përhap vetëm në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, ndërsa në
Shqipërinë e Veriut, posaçërisht në Shkodër përdoreshin tri alfabete të tjera për
shkrimin e shqipes, ai i shoqërisë “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i Jezuitëve) dhe
alfabeti i shkrimtarëve të vjetër të Veriut, që përdorej më shumë nga klerikët
katolikë.
12. http://forum.theranda.com/index.php?topic=36.0
15
Ky Kongres kryesohej nga Midhat
Frashëri që ishte edhe
ideatori.Pak pas hapjes se
punimeve Kongresi vendosi
krijimin e një komisione nga
delegatet më të aftë për te
zgjedhur Alfabetin. Ky Komision
pati per Kryetar At Gjergj
Fishten. Fillimisht Ky komision i
vuri si detyre vetës tre çështje:
1) Te zgjidhej njëra nga tre
abecete (ajo e Stambollit,
Bashkimit,Agimit),
2) Të merrnin pjesë nga çdo
abece për të krijuar një të re,
3) Të bëhej një alfabet i ri.
Pas diskutimeve për me shumë
se tri ditësh çështjen e
Alfabetit,komisioni doli në përfundime, njëra rrymë mendonte për të krijuar një
Alfabet të mbështetur në 25 germat Latine dhe krijimin e germave të tjera me
bashkimin e dy germave.Ne pak fjale ky Alfabet ishte pothuajse si ai i Shoqërise Agimi.
13
Ndërsa pjesa tjetër perkrahte Alfabetin e Stambollit. Organet e shtypit shqiptar,
ndonëse botoheshin të gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndërmjet tyre. Në
rrethana të tilla, vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe do të arrihej jo vetëm
në luftë me sunduesit e huaj osmanë, që përpiqeshin ta pengonin atë si një arritje që
do të çonte në afirmimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, por edhe duke kapërcyer
frymën dhe interesat lokalë të shoqërive e të grupeve kulturore shqiptare, që
ushqeheshin edhe nga ndasitë krahinore të trashëguara nga e kaluara.Ndonëse në
thelb ishte një çështje kulture, njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe paraqitej njëherazi
një nga problemet më të rëndësishme politike të kohës, zgjidhja e të cilit do të varej
nga zhvillimi i lëvizjes kombëtare në përgjithësi. Në të vërtetë, thirrja e kongresit për
njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe u bë e mundur vetëm në rrethanat e reja, që u
krijuan për lëvizjen kulturore-kombëtare.Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin
e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin
kryesor ndërmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e këtij klubi, menjëherë pas themelimit
të tij, e shpallën zgjidhjen e kësaj çështjeje si detyrën më të ngutshme të lëvizjes
kombëtare.
13. http://gjuha-shqipe.com/permbajtja/per_gjuhen/dokumente/historiku_i_gjuhes_shqipe.html
16
Gjatë mujeve gusht-shtator, pasi kishte marrë edhe pëlqimin e klubeve e të shoqërive
të tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndërmori masat konkrete për thirrjen e kongresit
kombëtar për çështjen e alfabetit. Nisma e tij u prit mirë nga atdhetarët shqiptarë dhe
nga klubet e shoqëritë patriotike brenda e jashtë vendit, që u treguan të gatshme të
dërgonin përfaqësuesit e tyre në këtë kongres.
Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të
gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i
rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të
shek. XX.
Delegatë të tij ishin shkrimtarët dhe
publicistët më të njohur, lëvrues të
gjuhës shqipe, laikë e klerikë, si :
Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre
Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat
Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci,
Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin
Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam
Shkaba; veprimtarë të lëvizjes
kombëtare dhe të klubeve
shqiptare, si Bajo e Çerçis Topulli,
Mihal Grameno, Fehim Zavalani,
Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok
Berisha, Leonidha Naço,
Dhimitraq Buda, Akil Eftimi,
Shefqet Frashëri, Refik Toptani,
Gligor Cilka, Emin bej Shkupi,
Hafiz Ibrahim efendiu (nga
Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu
(nga Ohri), Fahri Frashëri (nga
Resna) etj. 14
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e
Gjergj Qiriazi. Megjithatë, për një varg arsyerash të diktuara nga rrethanat e kohës,
pati edhe intelektualë të shquar (si Faik Konica etj.) që nuk arritën të merrnin pjesë në
punimet e këtij Kongresi. Gjatë dy ditëve të para të Kongresit u zhvilluan mbledhje të
gjera e të hapura, ku morën pjesë, përveç delegatëve, edhe intelektualë e nxënës të
shkollave të Manastirit, si edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, rreth 400 veta.
14.
Gazeta mësuesi ,19 nëntor2008,Tiranë,faqe 8
17
Këto mbledhje u shndërruan në manifestime kombëtare, në të cilat u mbajtën fjalime
patriotike për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë,
ortodoksë e të krishterë, për përparimin e kombit e të kulturës shqipatre.Vendin
kryesor në punimet e Kongresit, duke përfshirë edhe mbledhjet e hapura, e zuri
çështja e caktimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Gjatë
diskutimeve që u bënë në ditët e para, të gjithë shfaqën mendimin se alfabeti që do të
vendosej duhej të kishte si bazë atë latin. Por pikëpamjet e delegatëve më tej u ndanë,
prandaj në ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, të
kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të gjuhës shqipe,
përkrahës të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit”, të “Agimit”, si dhe
intelektualë të tjerë të shquar. Komisionit iu dhanë fuqi të plota për të vendosur për
këtë çështje.15
Pas shumë diskutimesh Komisioni vendosi që të mos merrej në vështrim asnjëri nga
tri alfabetet e përmendura më sipër, por të krijohej një alfabet i ri mbi bazën e atij
latin, duke u dhënë shkronjave latine vlera fonetike në përputhje me nevojat e gjuhës
shqipe. Por Komisioni ndeshi në vështirësi për caktimin e shkronjave dyshe, që
nevojiteshin për ata tinguj të shqipes, që i mungonin latinishtes si : ( dh,gj, nj,
sh,th etj.). Në këto rrethana, pas tri ditë diskutimesh (17-19 nëntor), anëtarët e
Komisionit, sikurse thuhej në vendimin e Kongresit, “shtyrë edhe nga disa shkaqe
të përjashtme”, të nuk arritën të caktonin një alfabet të vetëm për gjuhën shqipe,
prandaj vendosën “të kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me të
bashkë edhe një abece thjesht latine, që të përdoreshin e të mësoheshin
bashkarisht në mes të shqiptarëve”. Të dy alfabetet do të përdoreshin detyrimisht
në shkolla.Ky vendim, që vetë Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga
Komisioni me “disa shkaqe të përjashtme” dhe pikërisht me nevojën për të shtypur me
alfabetin thjesht latin libra jashtë Shqipërisë dhe për korrespondencat me jashtë. Në
të vërtetë, me shkaqe të jashtme nuk kuptoheshin vetëm ato thjesht teknike, por edhe
trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqëritë e ndryshme shqiptare, që
ishin për alfabetin e Stambollit (në Shqipërinë e Jugut) dhe atë të “Bashkimit” në
Gegëri e sidomos në Shkodër. Vendimi për të përdorur bashkërisht dy alfabete u mor
për të mos shkaktuar përçarje në radhët e delegatëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Në të njëjtën kohë ai u quajt si një zgjidhje e përkohshme për të kaluar në të ardhmen
në përdorimin e një alfabeti të vetëm. Ndonëse nuk caktoi një alfabet të vetëm,
vendimi i Kongresit të Manastirit ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e
zgjidhjes përfundimtare të çështjes së alfabetit të shqipes dhe ushtroi një ndikim të
fuqishëm në bashkimin politik dhe përparimin e mëtejshëm kulturor të kombit
shqiptar.
15 Gazeta mësuesi, 19 Nëntor 2008, Tiranë,faqe 15
18
Me këtë vendim iu dha fund kaosit që mbretëronte deri atëherë në çështjen e shkrimit
të shqipes. Në vend të alfabeteve të shumta që ishin përhapur në Shqipëri e në
kolonitë e mërgimit, tani do të përdoreshin vetëm dy, edhe këta bashkarisht.
Përveç kësaj, duke vendosur për dy alfabete, që mbështeteshin në atë latin, Kongresi i
Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur
individualitetin e tyre kombëtar, kundër orvatjeve të xhonturqve për t‟u imponuar
alfabetin arab dhe për t‟i identifikuar ata me turqit.Atë që nuk e çoi dot deri në fund
Kongresi i Manastirit, e zgjidhi përfundimisht vetë jeta e popullit shqiptar.
Alfabeti thjesht latin, duke qenë i papërzier e më homogjen nga karakteri i shkronjave,
më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i
Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë
shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.
Megjithëse çështja e njësimit të alfabetit zuri vendin kryesor në punimet e Kongresit të
Manastirit, vetë Kongresi nuk ishte një mbledhje thjesht gjuhësore, por edhe një
manifestim politik. Krahas tubimeve të hapura, u organizuan edhe mbledhje të
fshehta kushtuar çështjeve politike të kohës.
Objekti kryesor i diskutimeve në këto mbledhje ishin marrëdhëniet e shqiptarëve me
turqit, lufta për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe
ekonomik të vendit, si edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane.
Përfundimet e këtyre diskutimeve dhe vendimet që u morën në këto mbledhje, u
përfshinë në programin kombëtar prej 18 pikash që iu dha deputetit të Korçës,
Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve.
Ky program ështe një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit,
në të cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë territoriale-
administrative të Shqiptarëve.
19
IV. KURRIKULA NË SHKOLLËN E PARË TË KORÇËS
Kërkesa për gjuhën e shkollën shqipe bënte pjesë në të gjitha programet e
përpunuara nga lëvizja kombëtare në vitet 1877 – 1881. Për shkak të kushteve
në të cilat vepruam dhe të kohës së shkurtër të funksionimit është vështirë të
flasësh për programet mësimore – kurrikulat dhe nivelin e shumicës së
shkollave shqipe në atë periudhë. Një ide më e qartë mund të formohet për
shkollat shqipe të Korçës, të cilat ndonëse me vështirësi të shumta vazhduan
për vite me rradhë. Nga afati i studimit dhe nga përmbatja e programeve
mësimore del se shkolla shqipe të Korçës ishin të një nievli mjaft të ngritur
për kohen. Përveq lëndeve kryesore : gjuhë shqipe, aritmetikës, historisë dhe
gjografisë në programet e tyre përfshiheshin edhe lëndet si fizika, gjeometria,
botanika, zoologjia, anatomia etj.16
Me interes është fakti se që të dyja shkollat shqipe të Korçës, veçanërisht ajo e
vajzave, i kushtuan një vëmendje të madhe pregatitjes parashkollore e cila ishte
një pjesë e veçantë e planit të përgjithshëm mësimor të tyre. Me këtë u
hodhën edhe themelet e para të arsimit parashkollor në vendin tonë. Me këtë
u hodhën edhe themelet e para të arsimit të shek. XIX u bënë shumë
përpjekje për t‟i ngritur shkollat laike të Korçës, në një shkallë më të lartë se
shkolla fillore.
Gjatë vështirësive të ndryshme për të krijuar shkollën kombëtare , për të hartuar
tekstet shkollore shqiptare kombëtare dhe programet e planet mësimore,
rilindasit shqiptarë përpunuan dhe paraqitjen edhe pikëpamjet e tyre mbi
arsimin dhe edukatën. Ata u bënë përçuesit e pikëpamjeve iluministe e
pedagogjike përparimtare evropiane në trojet shqiptare dhe me gjithë kufizimet
klasore e ideologjike dhanë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit
pedagogjik shqiptar.
Në shkrimet e Naum Veqilharxhit, Zef Jubanit, Naim e Sami Frashërit, Gjerasim
e Sevasti Qiriazit etj, u shprehen më qartë se kudo tjetër pikëpamjet
pedagogjike të Rilindjes Shqiptare, gjatë së cilës u bënë përpjekjet për të krijuar
një sistem arsimor unik me karakter demokratik.
Të gjitha pengesat e vështirësit që dilnin në rrugën e zhvillimit të arsimit
kombëtar u kapërcyen në saje të mbështetjes së fuqishme që shkolla shqipe
gjeti në forcat e shëndosha të shoqërisë shqipatre, në rilindasit shqiptarë dhe
në rininë trime e patriote.
16. Hysni Myzyri :” Shkollat e para kombëtare shqipe”, Instituti i studimeve pedagogjike, Trianë
1973, fq.125
20
IV.1 PROGRAMI MËSIMOR I LËNDËS NË SHKOLLËN E PARË TË
KORÇËS
Në vitin 1928, Liceu u pajis me rregulloren e vet të hollësishme. Që në hyrjen
e parë lexojmë : “Liceu i Korçës ka për qëllim t‟u japë nxënësve një kulturë të
përgjithshme humanistike e reale dhe t‟i bëjë gati për degët e ndryshme të
universitetit”. Mësimet zhvilloheshin në shqip dhe frëngjisht, studimet vazhdonin
nëntë vjetë dhe pranoheshin nxënës që kishin kryer katër klasë fillore. Liceu
ndahej në dy periudha:
E para - përfshinte filloren dy vjeçare,
E dyta - kishte dy faza të parën me katër vjet, të dytën me tre vjet.
Në filloren dy vjeçare klasa e tretë dhe e shtatë zhvilloheshin lëndet
sipas programit mësimor të cilat ishin :
Frëngjisht, Vizatim, Shkrim, Histori, Gjeografi, Gjuhë, Aritmetikë, Vizita në natyrë,
Këshilla morale dhe Punë dore.
Në klasat e periudhës së parë, nga klasa e tretë (ose e gjashtë) deri
nëklasën e tretë (ose e shtatë) ishin këto lëndë:
Frëngjisht, Histori e përgjithshme, Gjeografi, Histori natyre, Matematikë, Vizatim
,Gjeometri, Gjuhë shqipe, Moral e dijeni, Latinisht, Histori e Shqipërisë,
Gjeografia e Shqipërisë, Kontabilitet, Kimi, Fizikë, Higjenë, Muzikë, Gjimnastikë,
Punë dore,Përkthime.
17. Koli Xoxi :”Liceu Kombëtar i Korçës”, Shtëpia botuese Lumo Skëndo, vitin 1997, fq.64
Në klasat e periudhës së dytë lëndë:
Frëngjisht, Histori e përgjithshme, Gjeografi, Matematikë, Latinisht, Greqisht,
Vizatim, Ekonomia politike dhe elementet e legjislaturës, Fizikë, Kimi, Përkthime,
Letërsia shqipe, Latinisht, Greqisht, Vizatim, Vizatim gjeometrik, Historia natyre,
Filozofi, Higjenë, Kosmografi , Përkthime, Zgjedhja nga gjuhët: Anglisht ose
Gjermanisht sipas dëshirës.17
21
VI.2 PROGRAMI MËSIMOR NË SHKOLLËN KOMBËTARE TË PARË SË
KORÇËS NË SHKOLLËN E DJEMEVE
Programi mësimor i shkollës së djemeve me atë të vajzave ishte afërsisht i njëjtë:
në të parin mungonin gjuha angleze dhe punëdoret por u shtuan dy gjuhë të
huaja si turqishtja dhe frëngjishtja.
Të dhënat që i kemi rezulton se në fillim të shekullit XX dhe ndarja lëndëve
sipas klasave dhe mësuesit që i zhvillonin ato në dy shkollat shqipe të Korçës.
Programi i mësimeve të shkollës shqipe të djemve për vitin shkollor 1900 –
1901, ishin këto lënd mësimore :
1. Stërvitore dhe klasa e I-rë, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Mësimi me gojë gjithë tok (ushtrime të folurit),
2) Këndimi shqip,
3) Këngë,
4) Të shkruarë,
5) Të shkruarit e numravet gjer më 1000.
2. Klasa II-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Këndimi shqip,
2) Mësime me gojë,
3) Histori e Shqipërisë,
4) Greqisht,
5) Numeratorë (aritmetikë),
6) Ushtrime të shkruari.
22
3. Klasa e III-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Këndimi shqip,
2) Shkronjëtore (gramatika),
3) Dheshkronjë (gjeografi),
4) Histori,
5) Këndimi greqisht,
6) Numeratore (aritmetike),
7) Këngë,
8) Kafshë –shkronjë (e nga ato që ka Dituria).
4. Klasa e IV-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Këndimi shqip e shkronjëtore (gramatikë),
2) Histori e përgjithshme – Popujt e vjetër,
3) Njeri – tregonjë,
4) Kafshë –shkronjë,
5) Fizikë,
6) Këngë,
7) Piktime (Vizatime),
8) Letër – shkronjë,
9) Përralla,
10) Këndim greqisht,
11) Numeratore,
12) Dhemasje (gjeometria),
13) Frengjisht,
14) Mirë – shkronjë,
15) Dheshkronjë dhe Këndim turqisht.
23
5. Klasa e V –të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Këndim shqip e shkronjëtore,
2) Historia e përgjithshme,
3) Njeri – tregojë,
4) Kafshë – shkronjë,
5) Fizikë,
6) Këngë,
7) Piktime (vizatime),
8) Letër – shkronjë,
9) Këndim frengjisht e shkronjëtore,
10) Dhemasje,
11) Numeratore,
12) Greqisht,
13) Përralla me të shkruarë,
14) Dheshkronjë,
15) Këndim turqisht.
6. Klasa e VI-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Këndim shqip
2) Shkronjëtore,
3) Dheshkronjë,
4) Këndim frengjisht e shkronjëtore,
5) Këndim greqisht e shkronjëtore,
6) Këndimi turqisht e shkronjëtore,
7) Historia e Maqedonisë,
8) Njeri – tregojnë,
9) Kafshë-shkronjë,
24
10) Oriktologji (mineralogji),
11) Bimë – tregonjë,
12) Mirë – shkronjë,
13) Letër- shkronjë,
14) Fizikë,
15) Dhemasje,
16) Numeratore,
17) Piktime,
18) Këngë,
19) Përralla me të shkruarë.
Duke përjashtuar gjuhën turke e gjithë ngarkesa pedagogjike për të 6 klasët
ndahet midis drejtorit të shkollës Nuçi Naçit dhe mësuesit Thamas Nona.
Lëndët mësimore për vitin shkollor 1900 -1901, ishin të ndara në këtë mënyrë:
Nuçi Naçi
zhvillonte:
Aritmetikë (kl. I-II-III), ushtrime të shkruarit (kl. II), mirë-
shkronjë (kl.III-IV-VI), lexim shqip e gramatikë (kl.IV-V-VI),
Histori e përgjithshme (kl.IV-V), Njeri-tregonjë (kl.IV-V-VI),
Kafshë –shkronjë (kl. IV-V-VI), Fizikë (kl.IV-V-VI), Gjeografia
(kl.IV-V-VI), Historia e Maqedonisë (kl.IV-V-VI), Mineralogji
(kl. VI), Botanikë (kl.VI), Greqisht (kl.II-III), Këngë (kl.III-IV-V-
VI), Piktime (kl.IV-V-VI), Letër – shkronjë (kl.IV-V-VI) dhe
Përralla (kl. IV).
Thanas Nona
zhvillonte:
Ushtrime të folurit (kl.I-II), Leximi shqip (kl.I-II-III), Ushtrime
të shkruarit (kl.I),Histori e Shqipërisë (kl.II), Këngë (kl. II),
Gramatika (kl. III), Gjeografia (kl.III), Histori (kl. III), Kafshë –
shkronjë (kl.III), Aritmetikë (kl.IV-V-VI), Gjeometria (kl.IV-V-VI),
Frengjisht (kl.IV-V-VI), dhe Greqisht (kl. IV-V).18
18. Hysni Myzyri :” Shkollat e para kombëtare shqipe”, Instituti i studimeve pedagogjike, Trianë 1973, fq.211
25
VI.3 PROGRAMI MËSIMOR NË SHKOLLËN KOMBËTARE TË PARË SË
KORÇËS NË SHKOLLËN E VAJZAVE
Në të dy shkollat shqipe të Korçës zhvillohej si lëndë e veçantë edhe mësimi i
fesë. Shkolla e vajzave normalisht vazhdonte 9 vjet, që do të thotë 5 vjet
pregatitore dhe katër klasë të plota me
progarmimin më të ri që ekzistonte.
Në përfundim të shkollës qoftë të djmeve , qoftë
të vajzave, nxënësi pajisej me një dokument
shkollor. Ndonëse me pajisje materiale të
kufizuara dhe me personel pedagogjik të pakët
,shkollat shqipe të Korçës, zbatonin një program
mësimor mjaft të plotë për kohën. Kjo shihet
qartë si në numrin e madh të lëndëve që
përfshihin në planin e tyre mësimore ashtu edhe në numrin e klasave. Në
shkollen e djemeve pregatitja parashkollre ishte përfshirë në programin e klasës
së parë ndërsa në shkollën e vajzave ajo ishte pjesë e veçantë e planit
mësimor dhe zgjaste 1 deri 5 vjet, sipas moshës dhe aftësive të nxënëses.
Programi i mësimeve të shkollës shqipe të vajzave për vitin shkollor 1900 –
1901, ishin këto lënd mësimore :
1. Klasat e pregatitores që zgjasnin sipas moshës dhe
intelegjencës së vajzave 1-5 vjet :
1) Mësim vështrimi,
2) A.B.C. Leximi, shkrim,
3) Aritmetikë
2. Klasa e I-rë, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Leximi – shkrim – të mësuarit përmendësh,
2) Aritmetikë,
3) Gjeografi e Shqipërisë,
4) Greqisht,
5) Anglisht.
3. Klasa e II-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Lexim – shkrim,
2) Gramatikë shqipe,
26
3) Aritmetikë ,
4) Histori dhe gjeografi e Shqipërisë,
5) Anglisht,
6) Greqisht.
4. Klasa e III-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Gramatikë shqipe, lexim dhe shkrim,
2) Aritemtikë,
3) Histori dhe gjeografi e përgjithshme,
4) Histori natyre (zoologji),
5) Dituri natyre,
6) Anglisht,
7) Greqisht
5. Klasa e IV-të, kishte këto lënd sipas plan programit:
1) Gramatikë shqipe, lexim dhe shkrim,
2) Aritemtikë,
3) Histori dhe gjeografi e përgjithshme,
4) Historia natyre (botanikë),
5) Dituri natyre (fizilogjia dhe astronomia),
6) Anglisht,
7) Greqisht,
8) Këngë,
9) Gjimnastikë,
10) Punë dore.19
27
Personeli pedagogjik i shkollës së vajzave në vitin shkollor 1900-
1901, jepte këto lëndë:
Sevasti Qiriazi: Histori e gjeografisë, Histori e Shqipërisë, Histori e
përgjithshme, Anglisht, Greqisht dhe Aritmetikë.
Fanka Eftim: Aritmetikë, Gjeografi, Histori natyrore
Polikseni
Dhespoti
(Laurasi):
Mësime demostrimi, Lexim dhe Shkrim.
Thanas Sina: Gramatikë shqipe , Greqisht.
Grigor Cilka: Anglisht dhe Dituri natyre19
Poeti Naim Frashëri, i frymëzuar nga ngjarjet e Korçës, shkroi poezinë kushtuar Mesonjëtores së
parë shqipe të Korçës :
O vëllezër shqiptarë
Gëzohi! që erth kjo ditë,
Kaq’e mirë e kaq’e mbarë
Që sjell gjithë mirësitë,
Lumja ti! moj Korçë’o lule!
Q’i le pas shoqet e tua,
Si trimi në ball’u sule,
Ta paçim për jetë hua
Hapu,hapu errësirë,
Pa jakë tëhu o dritë!
Se arriti koh’ e mirë,
U – gdhi nata u bë ditë
19. Hysni Myzyri :” Shkollat e para kombëtare shqipe”, Instituti i studimeve pedagogjike, Trianë
1973, fq.125
28
IV.4 PËRMBAJTJA MËSIMORE E KURRIKULËS SË SHKOLLËS SË
PARË TË KORÇËS
Përmbajtja mësimore shkencore në Liceun Kombëtar të Korçës, ka qënë ajo e
shek. XVIII në Francë, e cila që andej u shpërnda në tërë Evropën dhe një
shekull më vonë e Ballkan, pra edhe në Shqipëri, ku shërbeu shumë edhe për
përforcimin e ndërgjegjes kombëtare. Pra, në liceun e Korçës mësohej në
fëngjisht, në një frymë krejt të re që pajtohej plotësisht si me forcimin e
mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare shqiptare ashtu edhe për t‟iu afruar
mundësisht sa më shpejt, qytetërimit perëndimor.
Përmbajtja mësimore e kurrikulës së mësonjëtores së parë është në kundërshtim
të plotë me atë të bizationo – osmane që ndihej pre kohësh në Shqipëri.
Përmbatja mësimore e shkollës së Korçës përbëhej prej nëntë klasash, dy të
parat ose si i quheshin ndryshe e teta dhe e shtata, quheshin klasët
përgatitore. Klasa e nëntë sipas rreshtimit shqip, merrte emrin klasa e filozofisë.
Pas përfundimit të dy klasave të para, Liceu ndahej në dy degë : klasike dhe
reale. Lëndët që zhvilloheshin në të i kemi dhënë fjetkë. Nuk e teprojmë të
themi se Liceu prej shumicës dërmuese të nxënësve vlerësohej si një burim i
freskët ku ata shuanin etjen për dituri dhe edukim.
Në liceun kombëtar të Korçës, studjonin edhe pak nxënës nga trojet shqiptare
nën pushtimin e huaj në Ballkan, nga Kosova, Dibra e madhe dhe Çamërija,
zakonisht me bursë shteti. Me burës studijonin edhe nxënës në gjendje të
vështirë ekonomike familjare. Bursistët po të mos studjonin dhe ta kalonin
klasën, sepse sundonte bindja se shkolla nuk është krijuar për të ushqyer të
vobegtit, por për të ushqyer mendjen dhe karakterin.
Lëndet që zhvilloheshin në Liceun e shkollës se Korçës ishin :
Historia e përgjithshme, e cila zhvillohej disa vjet , shfaqej pasqyra e zhvillimit
njerëzor që nga kohërat më të lashtat deri në fillimet e shek. XX. Qytetërimi i
lashtë mesdhetar, por edhe ai i vëndeve të Azisë, Indisë dhe Kina paraqitej si
një pasqyrë e zhvillimit ekonomik, politik, shoqëror, kulturor e shkencor, e
marrëdhënieve të ngushta midis popujeve në veçanti. Në historinë e mesjetës,
sidomos me Humanizimin dhe Rilindjen evropiane shfaqej shpresa për një të
ardhme më të mirë, ndërsa me shpërthimin dhe fitoret e revolucioneve të
mëdha si ai anglez, amerikan dhe sidomos ai francez i vitit 1789. Pikërisht në
mësimet e historisë përmendej mendimi gjenial i liuministëve, sipas të cilit
qeveritë m qëndrojnë më gjatë në pushtet vetëm atëherë kur ato pajtohen me
gjeninë e popullit të qeverisur prej tyre.
Shkencat e sakta, krahas lëndëve të tjera, vënd të rëndësishëm zinte dhe
fizika. Tekstet e kësaj lënde ishin krejt të rinj në përshtatje të plotë me
kërkesat e kohës. Në lënden e fizikës jepeshin njohuritë kryesore, të mësuarit me
themel të saj e ngrinte lart respektin për perëndinë zemërgjërë e bamirëse, por
29
edhe neverinë për fanatiznin fetar dhe pasojat e tij. Dënimi i Kopernikut, Galileo
Galileit, Mikel Servetit, Xhordano Brunos i çudiste njerëzit për egërsisë e pafund
e të pashpirt.
Si tekste të lëndëve shoqërore dhe ato të shkencave të sakta shoqëroheshin me
ilustrime. Kursi i fizikës eksperimentale filloi të zhvillohej edhe më mirë edhe
me ardhjen e një labaratori të fizikës të dhuruar nga qeveria franceze. Shkencat
e natyrës shpreheshin realizimet e reja dhe zbatimet e fundit shkencor, mëndjet
e nxënësve çliroheshin nga supersticionet.
Materialet krejt të reja mësimore të dhënat nga profesorët, u përshtatshin
koncepteve pedagogjike të shekullit të Dritave, nxënësit pasuroheshin me të
dhëna konkrete, të cilat ua forcinin zellin dhe kurreshtjen.
Edukatës morale, për të cilën, si edhe për lëndët e tjera, kishte tekste të
posaçme. Dilte e qartë për të gjithë, se morali njerëzor kishte çelur shumë dhe
në këtë mënyrë i kishte penguar njerëzit të arrinin mbretërinë e shpresuar
qiellore mbi tokë.
Vetëm morali i shëndoshë e kethente njeriun dy këmbësh në njeri të vërtetë, jo
më ujk për veten e tij, por mik të vërtetë, i arsyshëm dhe i ndershëm. Kërkesë
kjo, që ndihej kudo, por rrallë e hasur në jetën e përditshme. Megjithatë
nxënësit e kërkonin këtë gur të çmuar, siç bëjnë peshkatarët e perlave.
Matematika vështrohej si shkenca e dorës së parë, si themeli i diturisë, që e
kishte detyruar njeriun të fluturonte sa më lartë për të gjetur të vërtetën, duke
pasuruar nëpërmjet kësaj rruge, të gjiyha lëndët e tjera shkencore.
Algjebra ishte dega më e rëndësishme e matematikës dhe roli i saj për të
zhvilluat mprehtësinë ishte i jashtëzakonishëm. Disa profesorë kishin ardhur në
përfundimin se vetëm matematika mund të quhej shkencë e vërtetë sepse ajo
arrinte të zbulonte fshehtësitë e natyrës. Matematika e kishte zhveshur mëndjen
njerëzore nga metafizika.
Kimia, mund të themi se Lavuazje quhej si njëri nga themeluesit vendimatrë të
saj, ai kishte qënë nxënësi i Kondijakut dhe mbeti i parë i kimisë në botë në
kohen e vet. Teoritë e tij morën dhenë edhe në botën e qytetëruar një tjetër
Lavuazje dhe vrasja e tij gjatë revolucionit të madhë kidhte qënë një mekat i
pariparueshëm.
Gjeografia, vështrohej e lidhur me të gjitha shkencat , më afër me ato të sakta
natyrore se ato shoqërore. Ajo kishte për detyrë që të vendoste me saktësi
pozicionin e pjesëve të veçanta të globit, veçoritç e tyre ekonomike, fizike e
sociologjike.
30
Studioshin të gjitha pjesët e globit tokësor, analizoheshin veçoritë fizike të
popullsisë, veprimtaria e saj e e gjithanshme ekonomike, bujqësore, zejtare,
tregëtare, burimet ekonomike dhe mundësitë e shfrytëzimit më të mirë të tyre.
Në mësimet e gjeografisë jepshin figurat më në zë të gjeografisë fizike,
studiuesit e natyrës, sociologët, arkeologët, ekonomistët, lundërtarët, ekspeditat
ekonomike që kishin dhënë kontributë të veçantë në zbulimet e shumta të
globit tokësor, në nhjohjen shkencore për shfrytëzimin e tij, por edhe për një
bashkim të tij historiko –politik, në një të ardhme sado të largët.
Frëngjishtes, gramatikës e sintaksës së saj, mund të themi se ai u vinte për
detyrë që t‟u mësonte nxënësve si të shpreheshin më mirë, më qartë e më
korekt si me shkrim ashtu dhe me të folur, vjershat e mësuara po këtë synim
kishin.
Letërsi, nga klasicizmi francez, nga Bualo, Rasini, Molieri, Komeji, lexoheshin
bëmat e fatosëve të lashtësisë, mesjetare e të re si Bruti, Sidi, pjesë nga vepra
“Letra persiane” të Monteskjës, vjersha nga Voltei, tregime nga Rusoi si: “Shëtitje
në këmbë”, e cila ngjallte tek nxënësit një dashuri të zjarrtë për natyrën, për
qetësinë shpirtërore që ajo krijonte, për ajrin e pastër që merrej dhe për ujin e
freskët që pinte i rraskapitur nga rruga. Lexoheshin poezi të të Hygoit si :
“Natën e Oqean”,”Luani” ,Ati im,etj.
Zhan Valzhanit në veprën :”Të mejrët”. Sundentët ngazëlleheshin kur lexonin
mendimin e Hygoit për rolin e mësuesit të vërtetë në jetë. Aty theksohej se, çdo
zanat me ëndje e zell i shërben zhvillimin njerëzor eçmon atë përpara për të
rrojtuar më mirë e më qetë, por ai i mësuesit është i veçantë sepse ai bën
njerëz.
Përmbajtja mësimore në liceun e Korçës përtypej prej nxënësve nëpërmejt
përgatitjes sistematike të përditëshme deri sa ajo përfundonte me provimet e
bakaloreas.
Për ta qartësuar atë përmbajtje po japim edhe disa teza provimesh të lëndët e
ndryshme, të cilat para se t‟u dorëzoheshin sudentëve, shqyrtoheshin nga një
komision profesorësh i kryesuar nga drejtori teknik që do të dorëzonte njërën
nga të tri tezat.
1) Naim Frashëri në zemrat dhe në mendjen e djaloshit shqiptar. Po japim
disa syresh.
2) Të të mbajmë për njeri të madh është gjë e bukur, por është shumë më
e bukur të të mbajnë për njeri të ndershëm sepse veprat e mëdha kurrë
ndonjëherë nuk t‟i falin fajet e rënda.
3) Letërsia na tregon se në ç‟kohë ka qenë më e gjallë ndjenja e
kombësisë dhe vetqeverimit.
31
Në provimet e bakaloreas të vitit 1933 kemi këto tema për hartimin e
lëndës së frëngjishtes :
1) Në qoftëse do te merrnit pjesë në betejën e Hemanit, do të ishit ju
partizan i klasikëve apo i romantikëve. Jepni arsyjet e zgjedhjes suaj.
2) Diskutoni këtë mendim të La Bryjerit :” Gjithshka është thënë dhe ne
jemi vonuar”.
3) Studijoni këtë mendim të Renanit:”Njerëzit e vëretetë të progresit janë ata
që kanë për pikënisje një respekt shumë të thellë pët të kalurën”. Tregoni
në masën që ju e quani të mundeshme se ç‟vlerë ka kjo maksime për
vendin tuaj.
4) Korneji shkruan në parathënien e veprës “ Herakliu : Subjekti i një
tragjedie të bukur nuk duhet të jetë i hamendshëm”. Rasini shkruan në
parathënien e vepërs “Berenica”: Vetëm e hamëndëshjma të pret në
tragjedi”. Ç‟kanë dashur të thonë secili nga të dy poetët? Dhe në ç‟masë të
dyja frazat e mbushin njëra -tjetrin.
Kishte edhe tema të tilla : vlerësoni këto fjalë të Zhan- Zhak Rusonit:” Vendi i
kimerave në këtë botë është vetmi i denjë për t‟u arrirë”.
Temat e hartimit të letërsisë shqipe në bakalorean të vitit 1934 ishin :
1) Naimi në mëndjet e në zemrat e nxënësve shqiptarë.
2) Bujku e ushtari. Meritat e njerit e të tjetrit ndaj atdheut.
3) Kam qënë dhe jam fjithnjë i kësaj mëndjeje që një shkrimtar i madh
duhet të jetë para se gjithash një i madh qytetar.
Për vitin 1935 jepen këto dy tema në provimet e letërsisë shqipe:
1) Dini të thoni se ç‟pjesë ka pasë zëri i poetëve dhe përgjithësisht e tërë
gojëdhana e jonë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare?
2) Ndjenja e atdheut dhe e njerëzve në poezinë e Naimit.
Në vitin 1936, po në ptovimin e bakaloreas kemi këto tema në letërsinë
shqipe:
1) Shikoj gjërat e mira dhe i pëlqej, por ndjek të ligat.
2) Këndimi i shkrimtarëve të mëdhenj nuk është vetëm ushqim mendor, por
edhe një ngushëllim në rast fatkeqsie.
32
3) Përpara luftëtarit kombëtar: Ndjenja e mendime.
Ndërsa po në vitin 1936, në provimet e bakaloreas jepshin këto tema për
hartimin në letërsinë franceze:
1) Meqenëse çdo njeri do të vdesë , të fillojmë nga dashuria për të vdekurit.
Të mos e njohësh historinë, do të thotë të mbetësh fëmijë për gjithnjë.
2) Me rastin e 100 vjetorit të “Sidit” komentoni këtë gjykim të Sen Bëvit
:”Sidi është fillimi i një njeriu, rifillimi i një poezie, agimi i një shekullit
të madh”.
3) Njëzet herë kthehuni produktit të punës suaj. Pastrojeni pa ndërprerë dhe
ripastrojeni, ka thënë Bualo. Lamartini përkundrazi, “Të krijosh, është e
bukur, por të korrigjosh, të ndryshosh, të prishësh është varfëri e cekët,
është punë prej ustai dhe jo prej artisti”. Cili nga të dy ju duket se ka
arsye? Cilët janë përfitimet dhe pengesat e të dy metodave? A nuk u
përshtaten ato dy temperamenteve të kundërt ?
Në provimet e historisë së Shqipërisë, gjithnjë të bakaloreas në vitin 1937,
jepeshin këto tema:
1) Çfarë pasojash bamirësie ka me pas në jetën tonë shoqërore të zbuluarit
e gruas (heqjes së perçes). Mendime e ndjenja.
2) Studimi i historisë së Skënderbeut e rrit shpirtin e djaloshit shqiptar me
vetija të larta e të bukura. A nuk jeni edhe ju në një mëndje?
3) Njeriu lind për punë. Lumturinë e gjen duke ushtruar fuqinë e veta kah
puna. Çdo punë, qoftë e krahut, qoftë e mëndjes, është e shënjtë, i fal
shpirtit të njeriut gëzim e paqe. E bekuar qoftë punë për shkollën.
Në provimet të gjuhës shqipe për bakalorean e vitit 1938, jepeshin këto
teza:
1. Nëqoftëse historia quhet “magistra vitae”, çfarë mësimi mund të nxjerrim
nga studimi i historisë sonë.
2. Shiko gjithmonë fundin e punës se ky shikim ka për t‟a ndalë vrapim në
paç lëshue kah udha e ligë.
3. Gaberri (i padituri) që shtiret i mësuar bahet loja e botës e të mërzit
shpirtin.
Në provimet e fizikës të vitit 1933, dega matematikë, kemi këto tema:
1. Masa e intensitetit dhe e peshës. Variacionet deg.
2. Ekuivalenti kalorik i kalorisë. Parimi i Zhëlit (Jeule).
33
3. Rendimenti i një makine termike. Parimi i teoremës së Karnos.
Temat në shkencat e natyrës , për bokalorean në vitin 1935:
1. Celula e kafshëve,
2. Struktura, përbërja kimike. Rritja e kockave.
3. Imuniteti i vaksinave, seroterapia.
Tema në provimin e fizikës në vitin 1935, për bakalorean:
1. Diagrami i një makine termike të Uatit.
2. Rendimenti i një makine termike. Pramimi dhe teorema e Karnos.
3. Izoterma e një gazi. Pika kritike.
Temat e provimit në shkencat e natyrës në vitin 1935, kemi këto tema:
1. Fenoment kimike të tretjes.
2. Frymëmarrja e bimëve.
3. Hipoteza transformiste mbi evolucionin e llojeve.
Tema e matematikës, po në atë vit dhe po në bakalorea, kemi këto tema:
1) Interseksioni i një hiperbole dhe një të djathtëze.
2) Ekuacioni i hiperbolës në raport me boshtet.
3) Përcaktimi i hiperbolës nëpërmjet një vatre dhe të një drejtimi.
Tema e provimit të fizikës për vititn 1935, po në bakalorea:
1. Rendimenti i një makine termike.
2. Cilësitë fizilogjike të zërit.
3. Transformatori.
Temat e bakaloreas për të dy klasat matematikë e filozofi , në vitin 1937,
ishin këto tema:
1. Nëqoftëse shkenca s‟ka atdhe, dijetari e ka një. Tregoni se përveç të
vërtetave matematike ka realitete që njeriu duhet t‟i marrë parasysh. Jeta
do të ishte e zbehtë dhe jo e plotë pa gëzimet dhe dritat që burojnë nga
zemra, ajo nuk do të ishte e mundur sepse nuk do t‟u përshtatej
zakoneve dhe traditave të mjedisit. Ajo do të ishte e kotë nëqoftëse ajo
34
nuk do të kishin përpara saj një ideal moral, fetar, patriotik dhe
njerëzor.
2. Cila është ideja juaj për lumturinë njerëzore? Nëqoftëse matematika nuk e
shteron botën reale ajo e bën këtë të njohëshme dhe të dobishme.
3. Ç‟dini për rolin e hipotezës dhe të intuitës në arsyetimin dhe në
njohjen ?20
Nga këto tema , del fare qartë se përmbajtja mësimore dhe përvetësimi i saj, në
liceun e Korçës, pavarësisht se ai punonte e bazuar në programet dhe planet
mësimore franceze dhe në gjuhën frëngjishte, kishte karakter iluminist shkencor,
kombëtar shqiptar, përparimtar i bazuar në një moral të lartë njerëzor. Qëllimi
themelor i asaj përmbajtjeje ishte shndërrimi i nxënësit në një njeri e qytetar
të vërtetë, të cilin e kishin kërkuar personalitetet më të larta të botës iluministe
freanceze dhe asaj të qytetëruar të kohës së atëhershme.
Përmbajtja mësimore e shkencore nga ana e nxënësve, sipas materialeve të
arkivit qendor shetëror të vendit tonë, del se vetëm një pakicë krejt të vogël e
përfundonte shkollën me vlerësimin “shumë mirë” dhe “mirë”, shumica dërmuese
merrnin notën “mjaftueshëm” dhe “kalueshëm”. Kjo dukuri shpejgohet kryesisht me
faktin e njohur se nxënësit hynin në lice pas përfundimit të shkollës fillore në
Shqipëri. Kjo ishte shumë e dobët në krahasim me atë franceze me tradita të
vjetra, pra edhe me mësues shumë më të përgatitur, ndërsa kërkesat ishin të
njëllojta me ato të Francës edhe për shkak të ekuivalencës.
20. Koli Xoxi :”Liceu Kombëtar i Korçës”, Shtëpia botuese Lumo Skëndo, vitin 1997, fq.94
35
IV.5 VLERËSIMI I NXËNËSVE NË MËSONJETOREN E KORÇËS
Realizimi i programit mësimor, jetësor për shkollën e parë të Korçës ishte i
lidhur ngushtë, si kudo, me përgatitjen e ndërgjegjshme të mësuesit apo
profesorit. Detyra themelore e tij ishte që ta pajiste nxënësin me njohuritë
themelore të të gjitha lëndëve mësimore, t‟i zbulonte nxënësit të ri bërthamën
shkencore në të gjitha fushat, matematikë, biologjike, letërsi, histori, gjeografi etj.
Në shkollën e Korçës, ishte një shkollë vërtetë serioze, drejtoria e liceut u rrinte
mbi kokë profesorëve në kryerjen e detyrës së përditshme mësimore, vlerësimi i
nxënësve ishte rigoroz në kuptimin e drejtë, në vlerësimet nuk bëheshin dallime
midis bijve të pasanikëve dhe atyre të të varfërve, të pushtetarëve dhe
qytetarëve të zakonshëm, ato ishin korrekte dhe të rrepta , të bazuara vetëm në
meritat nga një juri (rasti i bakaloreas) e përzgjedhur, e kryesuar, siç është vënë
në dukje nga drejtori teknik tepër serioz i shkollës. Përbërja e jurisë miratohej
me shkrim nga Ministria e Arsimit, e nënshkruar nga vetë ministri. Jurija
tregohej serioze, por edhe dashamirëse dhe e çiltër. Domosdo , ajo gëzohej kur
shikonte se puna e saj nuk kishte shkuar kot pas një lodhje e raskapitje disa
vjeçare.
Vlerësimi i nxënësve ishte në metoden tradicionale, pyetje gojarisht dhe përcjellja
e nxënësit gjatë procesit mësimor. Notimi i notës ishte në dy sisteme :
a) Sistemi frëng,
b) Sistemi shqip.
NOTIMI I NXËNËSVE NË SHKOLLËN E KORÇËS
PËRPARIM SISTEMI FRENG SISTEMI SHQIP SJELLJA
Shumë mirë 10 1 Shembullore
Mirë 9 2 E urtë
Mjaft mirë 8.7 3 Mjaft e urtë
Kaluëshem 6.5 4 E papëlqyshme
Dobët 4.3 5 E keqe 21
Shumë dobët 2.1 6
21. Koli Xoxi :”Liceu Kombëtar i Korçës”, Shtëpia botuese Lumo Skëndo, vitin 1997, fq.176
36
Disa çertifikata për kryerjen e klasave në shkollën e parë të korçës për nxësësit
si në vazhdim:
LYCEU KOMBËTAR
Në Korçë
Korçë, 31/3/1937
Zotni:
Monsiem,
Kemi nderin t‟ju njoftojmë notat e fituara prej nxënësit:
Egrem Shijarn,
të klasës së 6-të të këtij Lycen më të 2 tremuajsh të vitit shkollor
1936/ 1937.
Ju lutem pranoni , Zotni nderimet tona.22
Zv. Drejtori Administrativ Drejtori Teknik
22.
Koli Xoxi :”Liceu Kombëtar i Korçës”, Shtëpia botuese Lumo Skëndo, vitin 1997, fq.179
37
LËNDET QË
MËSOHEN
NOTAT E MESMJA E
PËRGJITHS
HME E
VITIT
TREMUJORI
Kujdesje Detyra
me
shkrim
Pyetje Vletia e
lartinvet
Shkallat Nr.
Nxënësve
Shqip 8 9 71/2
8 35
Fëngjisht 9 7 8 61/2
10
Latinisht 9 9 71/2
2 38
Greqishtja e
Vjetër
Filozofia me
Moral
6 9 1 35
Matematikë 8 7 7 6
Fizikë
Qimi
Shkenca
Natyrore
9 8
Histori 9 8 81/2
2
Gjeografi 9 9 81/2
2
Ricitation 9
Shkrim
Vizatim 6 4
Gjimnastikë 6 8
Muzikë 8 8 4
Sjellja 10
38
LYCEU KOMBËTAR
Në Korçë
Korçë, 30/6/1937
Zotni:
Monsiem,
Kemi nderin t‟ju njoftojmë notat e fituara prej nxënësit:
Syeljman Riza,
të klasës së 4-të të këtij Lycen më të 3 tremuajsh të vitit shkollor
1936/ 1937.
Ju lutem pranoni , Zotni nderimet tona.
Zv. Drejtori Administrativ Drejtori Teknik
39
LËNDET QË
MËSOHEN
NOTAT E MESMJA E
PËRGJITHS
HME E
VITIT
TREMUJORI
Sjellja Kujdesje Detyra
me
shkrim
Pyetje Vletia e
lartinvet
Shkallat Nr.
Nxënësve
Shqip 20 15 17 19 16 2e
30 18
Fëngjisht 18 18 16 18 16 1e 31 17
Latinisht
Filozofia me
Morale
16 16 18 18 1e
30 17
Matematikë 18 18 16 16 20 1e
25 16
Fizikë 20 15 15 15 1e
19 15
Qimi 191/2
1e
26
Shkenca
Natyrore
19
Histori 20 20 19 20 1e
29 19
Gjeografi 19 1e
29 18
Gjuhë te
Gjalla
19 18 19 16 19 1e
8 16
Ricitation 17 1e
10
Kontabilitet 20 17 17 151/2
1e
21
Vizatim 14 21
Gjimnastikë
Muzikë
Sjellja 20
40
Vlerësimi i notës Vlerësimi i notës
20 Fare e mirë 9-8-7 E pakët
19-18-17 Shumë mirë 6-5 Shumë e pakët
16-15 Mirë 4-3 E keqe
14-13 Si e mirë 2-1 Shumë e keqe
12-11-10 E shikueshme 0 Nulla 23
Të nesërmen e asaj dite të shënuar, kur u çel shkolla e
parë shqipe në Korçë, Th.Marko iu drejtoi një letër bashkatdhetarëve në Bukuresht. Ndër të tjera, ai u
shkruante: "Dëshira jonë u mbarua: shkolla shqipe u hap, druri që vumë në dhetë këtu e dy vjet, sot lulëzoi e dha pemë të ëmbla".
Prindërit kënaqeshin, kur dëgjonin fëmijët e tyre që këndonin vargjet aq domethënëse në gjuhën shqipe: "Vëllezër shqiptarë,/ lidhuni me dashuri;/ erdhi koh' e mësimit,/ të fitojmë dituri!"
Por mësimi i shqipes dhe shkrimi i saj nuk u ndërprenë
asnjëherë, siç pohonte Sami Frashëri ynë : "Shkollat nuk u shtuan e të vinin mbarë si duheshe, po shkronjat shqip u përhapën nëpër gjithë anët e Shqipërisë.
Shqiptari është mësuar të nxërë shkronja edhe pa shkollë".
Sot, bota shqiptare, në saje të këmbëngulësisë së vet, ka me qindra e mijëra
nxënës, studentë, profesor, magjistra, doktor, akademik e kandidat shkencash
në lëmi të ndryshme, ushtarak, pra një armatë milionëshe intelektualësh...
Nuk ka fuqi në botë më që mund ta mbys zërin e shqiptarit, këtë tanimë e ka
kuptuar e tërë bota.
23.
Koli Xoxi :”Liceu Kombëtar i Korçës”, Shtëpia botuese Lumo Skëndo, vitin 1997, fq.179
41
V. LICEUN E KORÇËS
Korçës, më 25 mars 1917. Në Korçë ishte themeluar shoqëria “PËRPARIMI” që do të
përhapte ndjenjat kombëtare të vëllazërisë dhe të përparimit kombëtarë. Më 25 tetor të
vitit 1917 në Korçë, u hap liceu kombëtarë me drejtor francezin Vital Gerson, i cili
kishte ardhur nga misioni laik i Selanikut dhe më vonë me të punoi edhe oficeri
francez Recoing, mbi bazën vullnetare, po kështu me ta punonin dhe shqiptarët
Mihail Ballkameni, Vasil Qirko, Dhimitër Gjeorgjani dhe një vit më vonë punuan
Kostandin Xega, Nikuca Ballaci, Sejfulla Ibrahimi dhe Dhosi Haviari. Në vitin e
parë mësimor u regjistruan 36 nxënës nga të cilën morën mature vetëm 9 studentë.
Duke filluar nga viti 1921 arrijnë ne Korçë shumë profesor francez që drejtuan këtë
lice, si :Monboyran, Victor Coutant, Oddes Joles, Bailly Conte, Leon Perreti,
Xavier De Courville , të cilët punuan me pasion dhe profesionalizëm pedagogjik dhe
së bashku me profesorët shqiptarë dhanë një ndihmesë të admirueshme në
konsolidimin e arsimit në vendin tonë.Në vitin 1920 vjen në Korçë çifti Joinon,
profesori Rolandin për kimi dhe profesori Eglise për muzikë, po kështu në
periudha të ndryshme deri në vitin 1938, erdhën dhe professor të tjerë francez si: G.
Limpour, M. Journe, Oddes, A. Marford, Andrea Bregeault, Jean Bigou, Pierre
Saint-Genes, Fracois De Laur, M. Maraval, Celestine Daniele, Cavalier, Paul Boy
si dhe mësuesit e fillores Rene Granier e Lucien Cavler. Krahas këtyre
personaliteteve të botës pedagogjike franceze kanë punuar dhe personeli pedagogjik
shqiptarë si: Mihal Sherko, Simon Shuteriqi, Gjergj Gjeçoja, Haki Mborja, Llambi
Germenji, Aleko Tashko, Petraq Pepo, Ligor Serafin, Nonda Bulka, Kostandin
Xega, Perikli Mborja, Loni Kristo(jepte gjuhën angleze), Angjelin Kromiqi (jepte
gjuhën gjermane), Hilmi Dako, Alush Saraci, Selman Riza, Aldo Çoba, Vangjush
Mio dhe shumë e shumë të tjerë. Veprimtaria arsimore pedagogjike dhe edukative e
liceut të Korçës ishte e admirueshme, ai edukoi me frymën e lirive të njeriut, të
barazisë njerëzore, qindra studentë që studiuan në këtë shkollë elitare. 24 Struktura e
programit mësimor të liceut të Korçës, ishte bërë e tillë që nxënësit të merrnin një
kulturë sa më të plotë në mënyrë që të ishin në gjendje të përballonin kërkesat e
universiteteve prestigjioze europiane. Mësimet zhvilloheshin në shqip dhe frëngjisht
dhe vazhdonin për 9 vjet, pranoheshin nxënës që kishin kryer 4 klasë fillore. Në
drejtimin e liceut ishte një drejtori me dy drejtorë, njëri për pjesën administrative dhe
tjetri për anën mësimore.Liceu ndahej në dy periudha: e para përshinte filloren 2-
vjeçare, e dyta kishte dy faza, të parën me katër vjet dhe të dytën me tre vjet, tërësisht
me nëntë vjet. Nxënësi që fillonte duhet që të mos kishte kaluar moshën 15 vjeç, ato
ndaheshin me pagesë, me gjysmë burse dhe me bursë të plotë. Procesi mësimor
fillonte më 1 tetor dhe pagesat e profesorëve francez ishin dyfishin e atyre shqiptarë 30
napolona, këtyre u paguhej qiraja e shtëpisë dhe shpenzimet për udhëtim në
vendlindjen e tyre një herë në dy vjet.
24. Gazeta mësuesi, 17 Tetor 2007, faqe 14
42
R E Z U M E
Duke u mbështetur në literature nga fusha : Historia e Arsimit dhe
Mendimit Pedagogjik Shqiptar, Shkolla e Pare Kombëtare Shqipe, Historia e Arsimit Shqiptar, Fjalor Pedagogjik, Mësonjëtoria e Pare Laike Shqipe,
Alfabeti I Gjuhës Shqipe dhe Kongresi I Manastirit. Vetitë karakteristike të evalumit të shkollës së parë shqipe të Korçës , janë
të rëndësisë esenciale për arsimin, edukimin dhe prospertitetin e popullit shqiptarë. Konkluzat dhe misioni i këtij punimi kërkimore – shkencorë
pasqyron qelulen e parë të arsimimit të popullit shqiptarë në trojet e veta pas një periudhe të gjatë e të errët, që i kishin vënë pushtusit më të ndryshëm kombit shqiparë.
Forma dhe përmbatja e hapjes së shkollës – mësonjëtorës laike të Korçës paraqet diellin që rrezaton për zënjen e diturisë dhe arsimimit në gjuhën amtare shqipe dhe ishte shëmbulltyrë dhe udhërrefyes për hapjen
e shkollave të tjera në trojet shqiptare siç ishin : në Elbasan, në Dibër, në Krujë, në Berat, në Gjirokastër, në Pogradec, në Vlorë, në Prizren , etj.
Vetitë karakteristike të evaluimit të shkollës së parë të Korçës, ndikuan që dijetaret më të arismuar shqiptar të asaj kohe të mblidhen rreth kësaj
mësonjëtore për të përhapur diturin dhe arsimimin në gjuhën amtare duke avancuar vetëdisimin e popullitë shqiptar duke mbartur dituri nga
vendet e ndryshme të avancuar në shkollim të kohës prej nga edhe vinin (nga shkollat Turko-Osmane, Greke,Franceze,Austro – Hugareze,Italiane, etj).
Në fund të shek. XIX ishte agimi për shumë kombe që ishin nën sundimin Osman dhe Austro – Hungarezë, andaj edhe Rilindësit Shqipatrë e kuptuan momentin ekzistencial të një rrugëtimi të mbushur me
përpjekje edhe të gjakosura , nga armiqet e shkollës shqipe , që në çdo mënyrë e pengonin përhapjen e shkrimit shqip e sidomos fanatizmi fetar
dhe hegjemonizmat e kultivuar prej shkekujsh, sikundër edhe më fort nga kundërshtimet e turkomanëve, e të grekomanëve ndërsa patriot shqiparë të shquar , realizuan objektivin për hapjen e Mësonjëtores Shqipe , ku
do të mësohej, këndohej dhe lëxohej vetëm shqip.
Rrugëtimi dhe evaluimi për abetarën janë të gjata dhe zgjedhja e metodave të lexim-shkrimit të shqipës, kërkonte kohë, përkushtim, profesionalizëm, në psiko – pedagogji dhe lingustikë dhe njohje të parimeve ku janë mbështetur autorët e abetareve nga më të mëdhenjët, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto,Sami Frashëri, L .Gurakuqi, D.Borici, A.Ulqinaku, A.Xhuvani , etj.
Duke konsideruar se ky punim ka paraqitur një rreze drite, për të
ndriçuar fuqinë e madhe që ka mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës, do isha e lumtur poqëse i kam arritur sado pak këtij qëllimi.
43
Shkollimi dhe arsimimi kanë forcën më të madhe se atomi, andaj udhërrefyes për mua kanë qenë thëniet dy dijetareve si më poshtë:
Sipas filozofit Graf I cili thotë, citoj : (“Arsimimi është bimë e
tmerrshme, që s’nxjerr gjethe e s’lulëzon, nëse nuk e ujisim me lot dhe gjak”). Sipas pedagogut Evdin Zhak të cilin e citon një kler françezo-
shqiptar të qujatur Leonardo, i cili lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon : (“ Ne jemi më shumë misionarë të qytetrimit se sa të fesë”).
44
LITERATURA
1. Prof. Dr.sc. Nijazi Zylfiu :“Mendimet pedagogjike dhe humaniste të
Naim Frashërit”, Prishtinë
2. Dr. Xheladin Murati :”Naim Frashëri”, Shkup, 1993 3. Prof.Dr.sc.Hajrullah Koliqi : Historia e Arsimit dhe e Mendimit
Pedagogjik Shqiptar. Prishtinë, 2002
4. Prof.Dr.sc.Hajrullah Koliqi : Mësonjëtorja e parë laike shqipe.
5. Dr.sc. Hysni Myzyri: Shkollat e para kombëtare shqipe.,Tiranë, 1973
6. Emin Selenica:”Korça në faqet e Historisë”, Tiranë,1982
7. Dr.Shefik Osmani: Fjalor i Pedagogjisë, Tiranë 1983.
8. Dr.Musa kraja: Mësuesit për kombin shqiptar, Tiranë,1993
9. Dr.xhon Kuanrud : Besë,shpresë dhe dashuri (Jeta e Gjerasim Qiriazit),
Tiranë, 1998.
10. Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit. 11. Gazeta mësuesi.
Lietarura shtesë nga Interneti :
12. http://www.shqip.dk/modules.php?name=News&file 13. http://korcajone.net/lajmet-e-fundit-/mesonjetorja-e-pare-aty- 14. http://www.shqiperia.com
15. http://www.galeriashqiptare.net/displayimage-23230.html 16. http://www.forumivirtual.com-mesonjetorja-e-pare-aty-ku-nisi-te-
mesohej-shqipja.html
17. http://www.gazeta55.net/index.php?kat=opinion&artikulli=2154 18. http://albaone.top-board.com/historia-shqipetare-f34/historia-e-
korces-t141.htm 19. http://buzuku.info/Arkivi/Buzuku%2020/Kulture.htm 20. http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-27058.html
21. http://forum.qerkinaj.com/index.php?topic=1920.0 22. http://lajme.shqiperia.com/html/media/artikull/iden/131577/tit
ulli/Alfabeti-udhetim-mes-shekujve
Recommended